• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
11 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

    Presidenti Begaj në Vuthaj: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët, gjuhën dhe identitetin kombëtar

    Pas zbulimit të varrit masiv në Kalludër, MEPJ: Shqipëria qëndron përkrah Kosovës

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    25 vjet nga (Mos)Marrëveshja e Ohrit

    Devijimi i lumit Ibër do të ishte vazhdimi i genocidit serb në Kosovë!

    Konjufca i reagon Zelenskyt: Keqardhje për riafirmimin e mosnjohjes së Kosovës nga Ukraina

    Kuvendi i Kosovës sërish në tension, seanca konstituive ndërpritet pas incidentit me vezë ndaj Kurtit

    LVV e LDK ende pa marrëveshje, drejt fundit afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit

    Kurti kërkon marrëveshje për presidentin: “Pa konsensus, rrezikojmë zgjedhje të reja”

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

    Presidenti Begaj në Vuthaj: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët, gjuhën dhe identitetin kombëtar

    Pas zbulimit të varrit masiv në Kalludër, MEPJ: Shqipëria qëndron përkrah Kosovës

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    25 vjet nga (Mos)Marrëveshja e Ohrit

    Devijimi i lumit Ibër do të ishte vazhdimi i genocidit serb në Kosovë!

    Konjufca i reagon Zelenskyt: Keqardhje për riafirmimin e mosnjohjes së Kosovës nga Ukraina

    Kuvendi i Kosovës sërish në tension, seanca konstituive ndërpritet pas incidentit me vezë ndaj Kurtit

    LVV e LDK ende pa marrëveshje, drejt fundit afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit

    Kurti kërkon marrëveshje për presidentin: “Pa konsensus, rrezikojmë zgjedhje të reja”

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home Bota

Ukraina është problemi numër një; SHBA-të po kontrollojnë luftën me Iranin; BE-ja është në nokaut

12 Maj, 2026
in Bota, JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zorana Meter-geopolitika.news[i]

Më datë 28 prill 2026, në takimin e kabinetit të ngushtë të Këshillit të Sigurimit, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se po rriten rreziqet nga sulmet terroriste në Rusi dhe kjo kryesisht nga ana e Ukrainës dhe sponsorëve të saj europianë. Njëkohësisht, liderët europianë nuk heqin dorë nga ndihma maksimale ushtarake dhe financiare për Ukrainën, gjë e cila përfshin edhe goditjet e saj në tellësi të territorit rus. Dhe përfundimisht, rejtingu i popullaritetit të presidentit amerikan Donald Trump arriti minimumin historik, dhe shkaku kryesor është lufta e tij tejet jopopullore kundër Iranit. Paralelisht, rejtingu i kancelarit gjerman Fridrich Merz gjithashtu është katastrofal, gjë drejt së cilës (katastrofës) po shkon edhe ekonomia gjermane për të cilën kancelari gjatë fushatës së tij zgjedhore pati premtuar mëkëmbjen por kurrsesi nuk pa i’a del mbanë. Por kur ekonomia gjermane është në krizë, ajo nuk mund të anashkalojë as ekonomitë e tjera të BE-së. Ursula von der Leyen javën e kaluar deklaroi se BE-ja për shkak të luftës me Iranin humbet çdo ditë 500 milionë euro! (Info: POLITICO). Dhe “qershia mbi tortë”, gjë e cila është ndoshta ngjarja me e rëndësishme gjeoekonomike e javës së kaluar – EBA-të deklaruan se me 1 maj do të largohen nga organizata e prodhuesve më të mëdhenj botërorë të naftës OPEC ose OPEC+.

Gjithçka më sipër, parë sëbashku, krijon një përzierje eksplozive e cila ka potencialin e kataklizmës globale nëse problemet nuk fillojnë me ngut të zgjidhen dhe kjo jo në mënyrë jo delitanteske duke mbajtur parasysh karrierat personale të politikanëve dhe interesat partiake. Për këtë mendoj se Urkaina vazhdon të jetë problemi gjeopolitik numur një, megjithëse Irani dhe Lindja e Mesme prej më shumë se dy muajsh janë (me të drejtë) në fokusin e politikës dhe mediave ndërkombëtare. Por lufta me Iranin gjithsesi është plotësisht e kontolluar nga ana e ShBA-ve, domethënë Uashingtoni është ai që vendos nëse dëshiron, kur dhe me çfarë kushtesh – gjë e cila gjithsesi nuk do të përbëjë kërcënim ekzistencial për të (ndoshta vetëm rrezik për prestigjin, domethënë në lidhje me dinjitetin në botë – por me rënien e dinjitetit mund të jetohet).

Por le t’i marrim me radhë

Përzgjedhja europiane dhe “gremçi” i Trumpit

Europa (shtetet e saj kryesore të cilat formojnë politikën e përgjithshme të mbrojtjes dhe të politikës së jashtme të saj në përbërje të BE-së dhe aleancës së NATO-s) kanë marrë vendimin – thënë në mënyrë kolokiale- të ndihmojnë Ukrainën deri në fund dhe me çfarëdo çmimi (Boris Pistorius, ministri gjerman i mbrojtjes në fjalimin etij të javës së kaluar mbi ndihmën afatgjatë gjermane dhënë Ukrainës dhe prodhimin e përbashkët ushtarak) gjë e cila de facto do të thotë pjesëmarrje në luftën kundër Rusisë në fushëbetejat ukrainase deri në fund.

Për këtë, të gjithë e dinë mirë se, ShBA-të, edhe përkundër rolit ndërmjetës në përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike të luftës, në nivel politik mban plotësisht anën e Kievit dhe vazhdon t’i ofrojë ndihmë këshillimore, shërbime klasike të zbulimit (CIA), dhe atë që është më e rëndësishmja – shërbimet satelitore të drejtimit të dronëve dhe raketave ukrainase për sulme në thellësi të Rusisë pa të cilën sulmet do të ishin të pamundura. Por këtu ka një “gremç”.

Presidenti Donald Trump, shumë shpejt pas ardhjes së tij në pushtet, me shumë dinakëri e tërhoqi Amerikën nga balta ukrainase, duke ndërprerë eksportin direkt të armëve si dhe ndihmën financiare për Kievin – duke i’a kaluar tërë ngarkesën ushtarake dhe financiare të kësaj lufte ekskluzivisht Europës (BE+NATO-ShBA-të). Dhe kjo në mënyrë që e para duhet të blejë armë amerikane nëse dëshiron t’ia dërgojë Ukrainës (dhe dëshiron, sespe nuk i ka ngelur asgjë tjetër nëse elitat e saj të tanishme duan të ruajnë pushtetin meqënëse e kanë lidhur fatin e tyre de facto me fatin e Ukrainës qysh në kohën e administratës së Joe Bidenit – përveç kësaj armët që i nevojiten Ukrainës nuk i ka ose i ka në sasi të pamjaftueshme).

Trumpi (i cili vërtetë është ekscentrik, por biznesmen intiligjent dhe dinak dhe kurrsesi budalla sikurse këmbëngulin shpesh t’a përshkruajnë mediat e linjës së mesme, dhe i cili kësaj here nuk është anomali në ndryshim nga mandati i tij i parë) lëvizjen dinake të lartpërmendur e bëri për dy arësye: e para, për asnjë çmim nuk dëshiron të shpjerë Shtetet e Bashkuara në situatën në të cilën, për shkak të Ukrainës, të hyjë në një Luftë të Tretë Botërore kundër Rusisë, aq më shumë që ajo shumë shpejt mund të rritet në luftë bërthamore me pasoja apokjaliptike jo vetëm për këto të dyja – superfuqitë e vetme bërthamore (shohim se Trumpi është bërë shumë shpejt i përmbajtur në lidhje me vazhdimin e veprimtarisë luftarake kundër Iranit, i cili nuk është fuqi bërthamore dhe ndoshta për një kohë të gjatë nuk do të jetë e tillë). Dhe e dyta, arësye jo më pak e rëndësishme – nuk dëshiron që Amerikën ta shpjerë në pozitën e palës humbëse në rast të një humbje bërthamore, për të cilën Trumpi flet shpesh si të paevitueshme nëse nuk arrihet një marrëveshje për përfundimin e luftës (një marrëveshje e tillë, ashtu sikurse e mendon ai, nënkupton lëshime të detyruara territoriale të Kievit në favor të  Moskës, gjë të cilën presidenti Volodimir Zelenski tani për tani e refuzon kategorikisht në të gjitha ngjarjet me karakter ndërkombëtar dhe në të cilin e mbështesin pothuajse të gjithë liderët europianë). Sëpaku e mbështetën deri tani.

Shmangja e kancelarit

Sepse, javën e kaluar për herë të parë publiksht, qartë dhe me zë të lartë kancelari gjerman Friderich Merz gjatë një vizite te studentët në Marsberg, në Rajne-Vesfalinë Veriore, deklaroi se Ukraina ndoshta do të duhet të pranojë humbje territoriale në mënyrë që t’i përbashkohet Bashkimit Europian. “Në një moment Ukraina do të nënshkruajë marrëveshje për ndërprerjen e luftimeve. Në një moment, shpresojmë, marrëveshje paqesore me Rusinë. Atëherë mund të ndodhë që një pjesë e territorit ukrainas të mos jetë më i Ukrainës”, tha Merzi (Info Reuters). Gjtihashtu! tha se Ukraina nuk do ti bashkohet BE-së derisa lufta të zgjasë dhe shtoi se Kievi duhet të luftojë kundër korrupsionit.

“Zelenski ka patur idenë e bashkimit në BE me 1 janar 2027. Kjo nuk do të arrihet. Madje edhe 1 janari 2028 është datë joreale”, tha Merzi. Në vend të kësaj propozoi që Ukrainës t’i ofrohet statusi i vëzhguesit, gjë e cila do t’i mundësojë pjesëmarrjen në institucionet e BE-së pa të drejtën e votës ose vendimmarrjes. Në këtë qëndrim Merzi nuk është aspak i vetmuar brenda BE-së. Në ndryshim nga ShBA-të (me shumë siguri edhe Mbretëria e Bashkuar megjithëse Londra nuk e thotë publikisht) të cilat shtyjnë hyrjen e Ukrainës në BE që në vitin 2027, si njëfarë kjompensimi për humbjen e pritshme të territoreve.

Megjithatë, Zelenski hedh poshtë me vendosmëri të gjitha ofertat që kanë të bëjnë me “antarsim simbolik” në BE, duke deklaruar se ushtarët e tij e mbrojnë Europën jo simbolikisht, por vënë jetët e tyre në rrezik.

Njëkohësisht si edhe Merzi, edhe komisari i Bashkimit Europian për mbrojtjen lituanezi Andrius Kubilues, deklaroi se Ukraina ende nuk mund t’i bashkohet NATO-s, dhe kësisoj as që bëhet fjalë për hyrje të shpejtë në BE.

Perspektiva e hyrjes së Ukrainës në NATO, madje edhe në një të ardhme të largët është e “vdekur”- deklaroi javën e kaluar edhe media britanike The Economist, sikurse i kishin deklaruar asaj disa zyrtarë anonimë perëndimorë. Përmendet edhe se ish presidenti amerikan Biden ka qënë kundër antarsimit të Ukrainës në aleancën Veriatlantike, ndërsa presidenti i tanishëm është akoma më kategorik.

Këtu po paraqes shkurtimisht përse është fjala në të vërtetë. Gjermanët pra, janë të gatshëm ta ndihmojnë ushtarakisht dhe financiarisht Ukrainën sa të jetë e nevojshme. Megjithatë, duke patur parasysh planet aktuale të mbrojtjes së BE-së – në të cilët Gjermania ka rolin kryesor, gjë për të cilën bën fjalë edhe strategjia e mbrojtjes për Bundeswehr-in e aprovuar para pak kohësh, (sikurse është nënvizuar në paraqitjen e saj nga Boris Pistorius mund të ndryshohet dhe ndreqet në ecje e sipër, në përputhje me zhvillimin e gjendjes së sigurisë në kontinent– është e qartë se Ukraina (sëpaku derisa të jetë në luftë dhe nuk do të ketë një marrëveshje të fortë paqeje me Moskën) është antare e padëshiruar. Në këtë rast, nëse miratohet politika e përbashkët dhe unike e mbrojtjes, ose më mirë të themi struktura e përbashkët e mbrojtjes, domethënë një pandam BE i NATO (gjë për të cilën aktualisht po punohet, megjithëse nuk besoj se NATO- lexo ShBA-të-  do t’a lejojnë) tërë BE-ja do të ishte de facto në luftë me Ruysinë (sëpaku edhe në atë formën e saj të ngrirë po e cila gjithsesi mund të shkrihet).

Këtë gjë Berlini nuk e dëshiron, dhe me siguri as Parisi dhe as Roma. Uashintonin një gjë e tillë natyisht nuk e shqetëson. Ai është edhe kështu jashtë “loje” në lidhje me gjithçka e cila përbën kërcënim ekzistencial për ShBA-të.

Ndoshta edhe bisedime vendimtare

Që është kështu dëshmon edhe lajmi se me 29 prill, me iniciativën e rusëve, është zhvilluar biseda telefonike mes Trumpit dhe Putinit. Vetëm dy ditë pasi ky i dyti në Shën Pjetërburg priti delegacionin e lartë iranian me në krye shefin e diplomacisë Abas Araghchi, dhe biseda me iranianët madje zgjati dy orë plot. Moska ofrohet si ndërmjetëse për përfundimin e luftës me Teheranit dhe Uashingtonit, ofron përkujdesje për uraniumin e pasuruar iranian, dhe ndërkohë Putini tha se i kundërvihet ashpër ndërhyrjes së mundshme tokësore amerikane në atë vend – duke theksuar vazhdimin e partneritetit strategjik mes Rusisë dhe Iranit, duke i dërguar përshëndetje liderit të ri suprem Mojtaba Hamenei – gjë e cila bën qartazi me dije se Moska nuk dëshiron kuurfarë ndryshimi të pushtetit politik dhe shtetëror në këtë vend.

Biseda telefonike mes udhëheqësit amerikan dhe atij rus zgjati dy orë e gjysëm të mira, sikurse i deklaroi pas saj Trumpi gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, u bisedua më shumë për Ukrainën dhe shumë më pak për Iranin. Pyetjes së gazetarëve se cila luftë do të përfundojë më parë, ajo ukrainase apoi iraniane, Trumpi i’u përgjigj: “Kjo është një pyetje interesante. Cila luftë do të përfundojë e para? Nuk e di. Ndoshta kanë kuadre të ngjashme kohore. Mendoj se Ukraina është e mundur ushtarakisht. Këtë nuk do t’a kuptonit po të lexonit lajme të rrejshme, por ushtarakisht – hidhni një sy flotës së saj detare. Kanë patur 159 anije. Tani çdo anije është pak a shumë nën ujë. Kjo konsiderohet pak a shumë rezultat i mirë”.

Trumpi këtu përzieu në gjithçka Ukrainën dhe Iranin. Gjithashtu mendoj se nuk mund të flitet ende për kurrfarë humbje të Ukrainës apo fitore të Rusisë. Ndoshta Rusia kontrollon ushtarakisht 20 përqind të territorit ukrainas, por t’a quash fitore këtë, në kushtet kur ushtria ukrainase godet çdo ditë me dronë në thellësinë e Rusisë, kjo është e pamundur dhe këtë me siguri do t’ua thoshte edhe çdo rus sikur t’a pyesnit në rrugët e qyteteve të atjeshme.

Ajo që Moska ka kohë që e pohon si në nivel zyrtar ashtu edhe analitik – Trumpi nuk dëshiron të bëjë presion vendimtar ose më mirë të themi përfundimtar ndaj Zelenskit në mënyrë që ky të pranojë zgjedhje me marrëveshje të luftës, e kësisoj nuk të çudit fakti që në bisedën telefonike mes Trumpit dhe Putinit, sikurse diçka më vonë e deklaroi këshilltari i Putinit për marrëdhënie ndërkombëtare Jurij Ushakov – kur tha se “Rusia do të arrijë qëllimet e saj në një mënyrë apo në një tjetër”.

Moska kërcënon me përshkallëzim – megjithëse ende jo zyrtarisht

Dhe këtu vimë te problemi kryesor duke patur parasysh retorikën e lartpëmrndur të Zelenskit dhe zyrtarëve europianë, si puna e deklaratës së javës së kaluar të presidentit finlandez Alexander Stub sipas së cilës Ukriana është e nevojshme për Europën dhe kjo e dyta duhet të vazhdojë t’a ndihmojë sepse ka fituar ekepseriencë në luftimin kundër Rusisë të cilën Europa nuk e ka. Kjo deklarata shkaktoi konsternacion (kapsllëk- shen i përkth.) në Moskë, po ashtu si edhe një sërë deklaratash të tjera, si puna e komandantit të ushtrisë belge gjeneralit të forcave ajrore Frédéric Vansin në një intervistë për të atjeshmen Le Soir, kur deklaroi si më poshtë: “Viti 2030 do të jetë vit i vështirë për Europën. Deri atëherë, shpresojmë, konflikti në Ukrainë do të përmbyllet. Rusisë do t’i mbetet ushtria me 650.000 deri në 700.000 ushtarë të kalitur në luftime. Për këtë, deri në vitin 2023 duhet ti themi Vcladimir Putinit: madje edhe sikur ShBA-të të mos luftojnë në anën tonë, ai nuk do t’a fitojë luftën kundër Europës. Kemi akoma disa vite përpara. Në sajë të trimërisë dhe gjakderdhjes së ukrainasve, ata kësaj here do të na shpëtojnë. Për këtë edhe u ofrojmë një mbështetje kaq të fortë”.

Moska deklarata të këtilla i interpreton si “tregues” se Europa preferon luftën “deri në ukrainasin e fundit” dhe blen kohë për armatosjen e saj për luftën kundër Rusisë deri në vitin 2030, gjë e cila implikon vazhdimin e një ndihme akoma më të madhe për Kievin dhe “obsktruktimin” e procesit paqesor në përputhje me “shpirtin e Alaskës” (mendohet përgjithësisht për marrëveshjet në parim të arritura mes Putinit dhe Trumpi në samitin e 15 gushtit të vitit të kaluar mb i konturet e mundshme të përfundimit politik të luftës).

Moska në dy javët e fundit paralajmëron në mënyrë konstante mbi goditjet ukrainase me dronë mbi infrastruktureën e saj kryesore energjetike, por edhe në atë civile, gjë e cila, përveç që, sipas fjalëve të Putinit në hyrje të takimit të lartpërmendur (në hyrje të kësaj analize), është terrorizëm klasik “përbën edhe kërcënim  ekologjik”.

Para se të vazhdoj më tutje me mendimin këtu do të sjell në kujtesë se ShBA-të tashmë prej dy muajsh kanë hequr përkohësisht sanksionet ndaj eksportit të naftës ruse për shkak të krizës në furnizimin global të shkaktuar nga lufta me Iranin gjë e cila ka ndikuar në ekonominë dhe shoqërinë amerikane. Kjo lëvizje i mundëson Moskës të mbushë me shpejtësi buxhetin në kushtet e gjendjes gjithnjë e më të keqe ekonime e cila ka hyrë tashmë në vitin  e saj të pestë dhe sanksioneve të papara ekonomike nga ana e Perëndimit të cilët vazhdojnë po prej kaq kohësh.

Megjithatë, goditjet e intensifikuara urkainase me dronë në këto javët e fundit kundër rafinerive dhe naftsjellësve kryesorë, gjë për të cilën është përdorur edhe hapësira ajrore e antarëve të NATO-s, Estonisë dhe Finlandës, për sulme kundër rafinerive balltike në Ust Lugi dhe Primorska (zona e Leningradit) – ka çuar edhe në retorikë tejet të ashpërsuar në kreun politik të këtij vendi dhe në mediat ruse në përgjithësi. Në ditën që po shkruhej ky tekst ukrianasit goditën me dronë një prej rafinerive më të mëdha ruse – Lukoil-Permnefteorgsintez, tës vendosur në afërsi të qytetit milionësh Perm, në pjesën europiane të Rusisë, në afërsi të Uralsko Gorje.

Tani po i kthehem mendimit që shpreha më lart lidhur me përshkallëzimin. Nëpërmjet paralajmërimeve të shpeshta të këtij tipi Moska krijon atmosferën që opinioni publik vendor po përgatitet për nevojën e përshkallëzimit të plotë të luftës ukrainase – jo vetëm me goditjen me “armën speciale” (gjë që është termi zëvendësues për armën bërthamore) në Ukrianë, por edhe për sulme në disa shënjestra të caktuara në truallin e Europës, ose më mirë të themi të aleancës së NATO-s.

Në analizën e mëparshme kam shkruar se Ministria ruse e mbrojtjes për herë të parë ka bërë publike emrat e shteteve dhe adresat e sakta të fabrikave në të cilat prodhohen, sëbashku më Ukrainën, dronë dhje komponentë të tjerë ushtarakë për nevojat e forcave të armatosura ukrainase mbasi Europa para pak kohësh ka vendosur të fillojë këtë formë prodhimi të përbashkët. Mesazhi që synohet t’i dërgohet Perëndimit nuk fshihet aspak. Është fjala për shënjestra të mundshme të kundërpërgjigjeve ushtarake ruse kundër të gjithë atyre për të cilat folëm më lart.

Javën e kaluar madje edhe ministri rus i punëve të jashtme Sergej Lavrov foli për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë se, nëpërmjet Ukrainës “Perëndimi tani po lufton haptazi kundër Rusisë”. Kjo është deklaratë tejet serioze nga goja e një prej zyrtarëve më të lartë të vendit e kësisoj nuk duhet kurrsesi të injorohet. Pra, Moska tani po përgatit për përshkallëzim të mundshëm opinionin publik rus dhe atë Perëndimor “si mënyra e vetme e mbrojtjes së sigurisë kombëtare ruse”, sepse atë tjetrën (diplomatike) nuk duan të marrin në konsideratë. Për më shumë, Moska përsërit se kërkesat ruse për bisedime në Perëndim intepretohen në dy mënyra të gabuara: ose si dobësi e rusëve, ose si pavendosmëri e rusëve, gjë e cila pastaj implikon lëvizjet e Perëndimit edhe në raport me Rusinë edhe me Ukrainën si dhe ndaj negociatave.

A është injoruar me të vërtetë në Europë deklarata e Lavrovit, apo në lidhje me të diskutohet nëpër koridoret e Brukselit nuk e di, por gjithsesi nuk do të befasohesha për injorimin.

Kërcënimi me sulme bërthamore

Rusia mund ta sulmojë Ukrainën me armë taktike bërthamore nëse Kievi nis kundërofensivë të sukseshme ose sulme me raketa balistike kundër Rusisë, tha Pavel Elizarovi, zëvendëskomandant i njësisë për mbrojten e vogël antiajrore, fjalët e të cilit i përcolli me 30 prill media ukrainase Strana.

Vlen të përmendet se Perëndimi frikësohej se mos Rusia mund të përdorte armën taktike bërthamore gjatë ofensivës së vjeshtës së kaluar të forcave të armatosura ukrainase në rajonin Herson, kujton Strana. Kjo, sipas mediave perëndimore, shpjegoi edhe tërheqjen relativisht të padhimbshme të Rusisë nga Hersoni dhe konsolidimin në jug të Ukrainës, nëpërmjet ndërtimit të linjave mbrotjëse. Sipas gazetarit amerikan Woodward, i cili ka marrë informacione nga zyrtarë të Shtëpsië së Bardhë, Rusia kërcënonte me përdorimin e armës bërthamore taktike nëse forcat e saj në bregun e djathtë të lumit Dnjepër do të mundeshin. Por administrata Biden atëbotë pati bërë gjithçka ishte e mundur që të siguronte tërheqjen e qetë të rusëve.

Supozimi i Pavel Elizarovit vërteton kryesisht logjikën e paraqitur në librin e Woodëwrdit: nëse situata përkeqësohet shumë për Rusinë në lidhje me luftën në Ukrianë, ajo mund të përdorë armë bërthamore. Më pas gjithçka varet nga reaksioni i botës. Nëse nuk përgjigjet me ndonjë lloj kundërpërgjigje shkatërruese (gjë e cila nga ana tjetër mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore), Moska do të vazhdojë me sulmet bërthamore kundër Ukrianës derisa Kievi të dorëzohet plotësisht.  

Nuk ka dyshim se ky skenar mbart rreziqe jo vetëm për Rusinë, përfshirë edhe reaksionin ndërkombëtar dhe rerzikun potencial për shpërthimin e luftës globale. Për këtë Moska ende nuk i është drejtuar armës bërthamore. Por gjithsesi, nëse situata përkeqësohet për Rusinë, kjo nuk mund të përjashtohet. Këtë, sikurse e shohim, e pranon edhe komanda ushtarake ukrainase.

Në këtë rast, për Ukrainën shtrohet problemi strategjik: cili duhet të jetë qëllimi i luftës, nëse qoftë edhe fitorja në front nuk do t’a afrojë vendin me fitoren, por me goditjen bërthamore? Gatishmëria e vendeve të tjera për të ofruar përgjigje shkatërrimtare shkakton te ata dyshime për shkak të frikës nga lufta bërthamore. Përgjigja e zakonshme ndaj kësaj është argumenti perëndimor dhe ukrainas: “Duhet vetëm të luftojmë dhe heret a vonë Rusia do të shkatërrohet”. Por çfarë ndodh nëse nuk shkatërrohet, ose qoftë edhe nëse vjen buzë dështimit e për pasojë përdor armën bërthamore në mënyrë që të evitojë këtë dështim? Për këtë pyetje nuk ka një përgjigje, sepse një diskutim i tillë as është bërë dhe as bëhet. Evitohet plotësisht. 

Ndërkohë, çështja bërthamore vazhdon të shtrohet në Rusi në kontekstin e tensioneve në rritje në raportet me Europën. Kështu, zëvendëspresidenti i Këshillit rus për sigurinë Dmitrij Medvedev, me 30 prill deklaroi se “apokalipsi bërthamor është në fakt i mundshëm”. “Shpesh më akuzojnë se përdor retorikë të ashpër dhe flas për apokalipsin bërthamor, por për fat të keq, kjo është mundësi reale. Kushdo që nuk e kupton ose është fantazist ose budalla. Por me të vërtetë nuk dëshiroj që një gjë e tillë të ndodhë”, thya Medvedevi.

Ndërkohë Rusia vazhdon të akuzojë Europën për shkaktimin e luftës bërthamore. Britania e Madhe dhe Franca kanë shqyrtuar transferimin e kompenonteve të armës bërthamore në Ukrainë, tha diplomati rus Andrej Belousov, i cili udhëheq delegacionin rus në Konferencën për marrëveshjen mbi mospërhapjen e armëve bërthamore në Nju Jork. Sipas fjalëve të tij, kjo është “ide skandaloze, absolutisht e papranueshme e cila është në kundërshtim me parimin e NPT-së”. “Forca të caktuara në Londër dhe Paris kanë shqyrtuar seriozisht mundësinë e dërgimit të elementëve të armës bërthamore në Ukrainë”, deklaroi Belousovi.

Kujtojmë se, në muajin shkurt shërbimet e jashtme ruse të sigurisë pohuan se Britania dhe Franca “punojnë aktivisht” për transferimin e armës bërthamore në Ukrainë, duke e fshehur këtë si zhvillim të vetë Kievit. Putini dhe Medvedevi gjithashtu e komentuan këtë temë, gjatë të cilit ky i dyti e kërcënoi Europën me goditje bërthamore.

Për shkak të të gjithë këtyre kam konstatuar në pjesën hyrëse të tekstit se lufta ukrainase është problemi më i madh gjeopolitik – shumë më i madh dhe se ai i Iranit, i cili përmban në vetvete probleme shumë më të mëdha ekonomike dhe energjetike për botën.

Për këtë jam i bindur se Trumpi, edhe sikur të dojë (por mendoj se nuk do) nuk mund t’a ndalë më luftën ukrainase. Kjo, sikur të donte, mund t’a kishte bërë shumë lehtë në fillim të mandatit kohë kur ishte më i fortë dhe kur i binin në gjunjë në Shtëpinë e Bardhë shumë krerë botërorë, përfshirë edhe ata aleatë nga Europa. Përshembull, drjtori i CIA-s John Ratcliffe, para pak kohësh, edhe pse askush “nuk e tërhoqi për gjuhe”, tha haptazi se CIA i ofron Ukrainës informacione të rëndësishme mbi objektet ushtarake, industriale dhe energjetike ruse (pavarësisht nga ajo që preka më lart se Trumpi, përkohësisht, i ka hequr sanksionet ndaj naftës ruse me qëllim stabilizimin e tregtisë globale).

Përveç kësaj, Trumpit, çfarëdo presioni ndaj Zelenskit për t’u dorëzuar, do t’i sillte sulme të fuqishme nga ana e demokratëve dhe e një pjese të mirë të republikanëve të cilët mbështesin Ukrainën, krahas atyre tashmë të fuqishme për shkakun e Iranit. Pra, tani i takon Rusisë dhe Putinit vendimi për mënyrën sesi do të vazhdojnë luftën duke patur parasysh sepse shpresa reale mbi mundësinë e Trumpit për një ndërmjetësim të drejtë nuk ekzistojnë më te askush në qarqet politike dhe analitike ruse, ndërkohë që sulmet ukrainase me dronë intensifitkohen gjithnjë e më shumë dhe kërcënojnë me fërkime gjithnjë e më të mëdha brenda vetë shoqërisë ruse. Mbi të gjitha të motivuara me mënyrën e deritanishme të Putinit të bërjes së luftës “me njërën dorë të lidhur”- duke pritur që luftën t’a përfundojë dikush tjetër në vend të Moskës.

Meqënëse folëm për luftën iraniane, në vend të përfundimit po i kthehemi obsioneve që i kanë mbetur Trumpit.

Tre obsione të mundshme, nga të cilat asnjëri pa rrezik.

I pari: Trumpi heq bllokadën në këmbim të disa lëvizjeve të caktuara të Iranit, si puna e hapjes së Ngushticës së Hormuzit pas së cilës negociatat do të vazhdojnë, megjithëse pa asnjë garanci për sukses. Në fakt Irani do të dalë nga lufta si fitimtar, sepse fuqia në Teheran nuk ka ndryshuar por është shtuar. Fushat e naftës së vendit mbeten në kontrollin e tij, gjë e cila i mundëson vazhdim të sigurtë të eksportit të naftës. Të gjithë fqinjët e tij do të shohin se çfarë levash fuqie ka në dorë Irani (mbyllja e Ngushticës së Hormuzit), si edhe faktin se Amerika nuk mundi të bëjë asgjë për këtë problem, gjë që në mënyrë të paevitueshme do të ndikojë në situatën gjeopolitike në rajon. Më tej, Teherani atëherë do të jetë në gjendje të përshpejtojë programin e tij bërthamor. Një sulm tjetër nga ana e ShBA-ve do të bëhet gjithnjë e më i vështirë meqënëse po afrojnë meszgjedhjet për Kongresin.

I dyti: Trumpi ruan bllokadën duke mos vazhduar luftimet ndërsa Irani nuk pranon kërkesat amerikane. Duke gjykuar sipas rrjedhjes së informacioneve në mediat amerikane, këtë mendim kanë edhe këshilltarët e Trumpit, të cilët besojnë se Iranit, në një afat prej një muaji apo dy, do ti’ shterrojnë të gjithë rezevrat e naftës dhe do të jetë i detyruar të ndalojë prodhimin e naftës, ndërsa mungesa e eksportit do të ndikojë seriozisht në buxhetin iranian. Për këtë, sipas logjikës së tyre, Teherani në fund do të jetë i detyruar të bëjë lëshime, sidomos në lidhje me bllokadën e Hormuzit sepse ajo (bllokada) është në përfitim të naftës dhe gazit amerikan.

Megjithatë, këtu ka disa çështje të diskuteueshme. A: ekziston raporti i kundërt mbi vëllimin e bllokadës amerikane. Herë pas here shfaqen lajme se tankerë iranianë të veçantë eksportojë naftë, gjë që bën të duket jo real obsioni i detyrimit për lëshime nga ana e udhëheqjes iraniane. B: nëse Irani ka vështirësi buxhetore, kinezët mund ti ndihmojnë nëpërmjet forcimit të ndihmës financiare. C: nëse eksporti iranian i naftës si dhe buxheti i tij vërtetë përkeqësohen, atëherë lëshimet për Trumpin nuk janë obsioni i vetëm të cilin Teherani mund t’a marrë në konsideratë. Ka mundësi që në një rast të tillë të godasë anijet amerikane të cilat bllokojnë Hormuzin. Duke patur parasush faktin se ato i janë afruar shumë bregdetit iranian, ekziston mundësi që sulmet të shkaktojnë dëme serizoe për anijet si edhe viktima në radhët e amerikanëve.

I Treti; vazhdimi i sulmeve ushtarake, te të cilët disa këshilltarë të Trumpit mbështeten si mjet për të bërë presion ndaj Teheranit. Në fakt, ShBA-të tashmë ka rreshtuar forca ushtarake të rëndësishme në Lindjen e Afërt gjatë kohës së armëpushimit. Izraeli gjithashtu mbështet vazhdimin e luftës, duke patur parasysh se sa më gjatë armëpushimi aq më e vogël është mundësia që Trumpit të pranojë vazhdimin e luftës, sepse po afrojnë zgjedhjet për Kongresin. Megjithatë, kjo nxit të njëjtët probleme të cilët e kanë nxitur në fillim Uashingtonin të ndërpresë luftimet dhe të shpallë armëpushimin. Kjo përfshin pamundësinë e asgjësimit të Iranit vetëm me goditje ajrore, vështirësi tejet të mëdha në realizimin e ndërhyrjes tokësore, shterrimin e shpejtë të rezervave të armëve dhe shumë faktorë të tjerë. Por, duke patur parasysh atë çfarë në lojë në këtë luftë për ShBA-të (në fakt, prestigji i tyre gjeopolitik global i cili mund të dëmtohet nëse Irani mbetet pa përgjigje), skenari luftarak nuk mund të përjashtohet.

Nëse ndokush, nga gjithçka që u tha në këtë analizë, mund të gjejë diçka pozitive për të ardhmen e Europës dhe të botës, atëherë në të vërtetë është optimist i pandreqshëm. Unë nuk jam aspak afër tyre.

Aq më tepër! Kam mendimin se çmenduria (e cila ka qënë e pranishme përherë në politikë) kësaj here është në një sasi kritike (nga e cila vështorë të ketë rrugëdalje) dhe për më shumë e ka mundur urtësinë dhe mençurinë.


[i] https://www.geopolitika.news/analize/tjedna-analiza-zorana-metera/tjedna-analiza-zorana-metera-ukrajina-goruci-problem-broj-1-sad-kontrolira-rat-s-iranom-eu-u-nokdaunu/

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Partneriteti për sigurinë dhe mbrojtjen BE-Shqipëri, bashkëpunim kundër kërcënimeve hibride e kibernetike

11 Gusht, 2026
Bota

Me vizitën e Zelenskit Vuçiçi arriti atë që dëshironte

10 Gusht, 2026
JO VETEM LAJM

Edward P. Joseph: Kurti të dalë me deklaratë të fuqishme, Kosova duhet ta dyfishojë mbështetjen për Ukrainën

10 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Partneriteti për sigurinë dhe mbrojtjen BE-Shqipëri, bashkëpunim kundër kërcënimeve hibride e kibernetike

11 Gusht, 2026

Kina i kërkon Sekretariatit të PIF ta respektojë parimin e “Një Kine”

11 Gusht, 2026

Buxheti rekord i mbrojtjes i Japonisë nënvizon ambicien e saj për të zgjeruar ushtrinë

11 Gusht, 2026

Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

11 Gusht, 2026

Me vizitën e Zelenskit Vuçiçi arriti atë që dëshironte

10 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.