• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
9 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Urbi et Orbi, Papa: jo garës së armatimeve, jo më jehonë vdekjeje

20 Prill, 2025
in Bota, JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Papa Françesku shikon nga Lozha e Bekimeve. Teksti, i dorëzuar nga Sekretari i Shtetit, Kardinali Parolin, përfshin thirrjen për armëpushim në Gaza, për paqen në Ukrainë dhe në rajonet afrikane dhe një ftesë për të mbështetur popullsinë e Mianmarit, të goditur nga tërmeti. “Asnjë paqe nuk është e mundur pa çarmatim të vërtetë”, pohon Papa, që bën thirrje për respektimin e lirisë fetare dhe kërkon lirimin e të burgosurve të luftës dhe të burgosurve politikë, gjatë Jubileut.

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku shikon nga Lozha e Bekimeve në Bazilikën e Shën Pjetrit. Teksti, i dorëzuar nga Sekretari i Shtetit, Kardinali Parolin, përfshin thirrjen për armëpushim në Gaza, për paqen në Ukrainë dhe në rajonet afrikane dhe një ftesë për të mbështetur popullsinë e Mianmarit, të goditur nga tërmeti.”Asnjë paqe nuk është e mundur pa çarmatim të vërtetë”, pohon Papa, që bën thirrje për respektimin e lirisë fetare dhe kërkon lirimin e të burgosurve të luftës dhe të burgosurve politikë, gjatë Jubileut.

MESAZHI URBI ET ORBI

I ATIT TË SHENJTË FRANÇESKUT

PASHKË 2025

E diel, 20 Prill 2025

Krishti u Ngjall, aleluja!

Vëllezër e motra, Gëzuar Pashkët!

Sot në Kishë më në fund rikumbon Aleluia, jehon nga goja në gojë, nga zemra në zemër, e kënga e saj e bën të lotojë nga gëzimi popullin e Zotit në botën mbarë.

Nga varri i zbrazët i Jerusalemit vjen deri tek ne lajmi i pabesueshëm: Jezusi, i Kryqëzuari, “nuk është këtu, u ringjall” (Lk 24:6). Nuk është në varr, është gjallë!

Dashuria e mundi urrejtjen. Drita pushtoi errësirën. E vërteta fitoi mbi gënjeshtrën. Falja, mbi hakmarrjen. E keqja nuk është zhdukur nga historia jonë, do të mbetet deri në fund, por nuk ka më sundim, nuk ka më pushtet mbi ata që e mirëpresin hirin e kësaj dite.

Vëllezër e motra, sidomos ju që keni dhimbje e ankth, klithma juaj e heshtur u dëgjua, lotët tuaj u mblodhën, nuk humbi asnjë! Në mundimin dhe vdekjen e Jezusit, Zoti mori mbi vete gjithë të keqen e botës dhe me mëshirën e tij të pafund e mposhti: e zhduku krenarinë djallëzore që helmon zemrën e njeriut dhe mbjell dhunë e korrupsion kudo. Qengji i Zotit fitoi! Për këtë arsye sot brohorasim: “Krishti, shpresa ime, u ringjall!” (Sekuenca e Pashkëve).

Po, ringjallja e Jezusit është themeli i shpresës: duke u nisur nga kjo ngjarje, shpresa nuk është më një iluzion. Jo. Falë Krishtit të kryqëzuar dhe të ringjallur, shpresa nuk zhgënjen! Shpresa nuk humbet! (krh. Rom 5:5). Dhe kjo nuk është shpresë evazive, por shpresë sfiduese; nuk është tjetërsuese, por fuqizuese.

Ata që shpresojnë te Zoti i shtrëngojnë duart e tyre të brishta në dorën e tij të madhe dhe të fortë, ngrihen përsëri në këmbë dhe nisen në udhëtimin e tyre: së bashku me Jezusin e ringjallur bëhen shtegtarët e shpresës, dëshmitarët e fitores së Dashurisë, të fuqisë së çarmatosur të Jetës.

Krishti u ringjall! Ky lajm përmban gjithë kuptimin e ekzistencës sonë, e cila nuk u bë për vdekjen, por për jetën. Pashkët janë festa e jetës! Zoti na krijoi për jetë dhe do që njerëzimi të ringjallet! Në sytë e tij çdo jetë është e çmuar! Ajo e fëmijës në barkun e nënës, e ajo e të moshuarve apo të sëmurëve, që në një numër në rritje vendesh, shikohen si njerëz që duhen zhdukur.

Sa vullnet vdekjeje shohim çdo ditë në konfliktet e shumta që prekin pjesë të ndryshme të botës! Sa dhunë shohim shpesh edhe në familje, mbi gratë apo fëmijët! Sa përbuzje ndjehet ndonjëherë ndaj më të ligështve, të  përjashtuarave, mërgimtarëve!

Në këtë ditë do të dëshiroja që të shpresonim përsëri dhe të besonim tek të tjerët, edhe tek ata që nuk janë afër nesh ose vijnë nga vende të largëta me zakone, mënyra jetese, ide dhe prirje të ndryshme, nga ato më  familjaret për ne, sepse të gjithë jemi bijtë e Zotit!

Do të dëshiroja të shpresoja se paqja është e mundur! Nga Varri i Shenjtë, Kisha e Ngjalljes, ku këtë vit Pashkët festohen në të njëjtën ditë nga Katolikët dhe Ortodoksët, drita e paqes ndriçoftë mbarë Tokën e Shenjtë e mbarë botën. Jam pranë vuajtjeve të të krishterëve në Palestinë dhe Izrael, si dhe të gjithë popullit të Izraelit dhe atij palestinez. Të shqetëson klima në rritje e antisemitizmit, që po përhapet në mbarë botën. Njëkohësisht, mendimet e mia shkojnë tek popullsia e, në veçanti, tek bashkësia e krishterë e Gazës, ku konflikti i tmerrshëm vazhdon të krijojë vdekje e shkatërrim dhe të shkaktojë një situatë dramatike e të ultë humanitare. U bëj thirrje palëve ndërluftuese: të pushojnë zjarrin, të lirojnë pengjet dhe t’u japin ndihmë njerëzve, të cilët janë të uritur e dëshirojnë një të ardhme paqeje!

Të lutemi për bashkësitë e krishtera në Liban dhe Siri që, ndërsa vendi i fundit po përjeton një tranzicion delikat në historinë e tij, dëshirojnë stabilitet dhe pjesëmarrje në fatet e kombeve të tyre përkatëse. I bëj thirrje të gjithë Kishës t’i shoqërojë me vëmendje dhe lutje të krishterët e dashur të Lindjes së Mesme.

Mendim të veçantë i kushtoj popullit të Jemenit, i cili po jeton një nga krizat më të këqija humanitare “të zgjatura” në botë për shkak të luftës dhe i ftoj të gjithë të gjejnë zgjidhje përmes dialogut konstruktiv.

Krishti i Ngjallur i dhëntë dhuratën e Pashkëve të paqes Ukrainës së torturuar dhe inkurajoftë të gjithë aktorët e përfshirë që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Në këtë ditë festive, të mendojmë për Kaukazin e Jugut dhe të lutemi për nënshkrimin dhe zbatimin e hershëm të një marrëveshjeje përfundimtare të paqes ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit, që do të çojë në pajtimin e shumëdëshiruar në rajon.

Drita e Pashkëve i frymëzoftë propozimet për harmoni në Ballkanin Perëndimor dhe i mbështetët aktorët politikë në punën për të shmangur thellimin e tensioneve dhe të krizave, si dhe partnerët në rajon në refuzimin e sjelljeve të rrezikshme dhe destabilizuese.

Krishti i Ngjallur, shpresa jonë, u dhuroftë paqe e ngushëllim popullsive afrikane, viktima të dhunës e të konfliktit, veçanërisht në Republikën Demokratike të Kongos, në Sudan e në Sudanin e Jugut, dhe të mbështesë ata që vuajnë për shkak të tensioneve në Sahel, Bririn e Afrikës dhe Rajonin e Liqeneve të Mëdha, si dhe të krishterët që në shumë vende nuk mund ta shprehin lirisht fenë e tyre.

Asnjë paqe nuk është e mundur, aty ku nuk ka liri fetare as liri  mendimi, fjale dhe respektimi të mendimeve të të tjerëve.

Asnjë paqe nuk është e mundur pa çarmatimin e vërtetë! Nevoja që çdo popull ka për të siguruar mbrojtjen e tij nuk mund të shndërrohet në   garë të përgjithshme armatimi. Drita e Pashkëve na nxit t’i shembim barrierat që krijojnë përçarje dhe që janë shtatzënë me pasoja politike dhe ekonomike. Na nxit të kujdesemi për njëri-tjetrin, të rrisim solidaritetin e ndërsjellë, të punojmë për të favorizuar zhvillimin integral të çdo njeriu.

Në këtë kohë, nuk duhet t’i mungojë ndihma jonë popullit birman, tashmë të torturuar prej vitesh nga konflikti i armatosur, që po përballon me guxim e durim pasojat e tërmetit shkatërrues në Sagaing, shkaktar i vdekjes për mijëra njerëz dhe burim vuajtjesh për shumë të mbijetuar, përfshirë jetimët dhe të moshuarit. Lutemi për viktimat dhe të dashurit e tyre dhe falënderojmë nga zemra të gjithë vullnetarët bujarë që po kryejnë aktivitete shpëtimi. Shpallja e një armëpushimi nga aktorë të ndryshëm në vend është shenjë shprese për të gjithë Mianmarin.

U bëj thirrje të gjithë atyre në botë që kanë përgjegjësi politike të mos dorëzohen para logjikës së frikës që mbyll, por të përdorin burimet në dispozicion për të ndihmuar shtresat në nevojë, për të luftuar urinë dhe për të ndërmarrë iniciativa që nxisin zhvillimin. Këto janë “armët” e paqes: ato që ndërtojnë të ardhmen, në vend që të mbjellin vdekjen!

Të dashur vëllezër dhe motra,

Dua që ju të dini se nuk ka butona, që mund të përdoren për politika e që nuk janë të disponueshme për t’u identifikuar, në mënyrë që të gjeni atë të duhurin për informacionin tuaj, për detyrat në nevojë, për të luftuar urinë dhe për të promovuar që të nxisin vëmendjen e tyre. Këto janë “armët” e paqes: ato që ndërtojnë të ardhmen, në vend që të mbjellin vdekjen!

Të mos humbasë themeli i parimit të humanizmit, si guri i veprimeve tona të përditshme përballë mizorisë së konflikteve që kanë civilët e pambrojtur, shkollat, spitalet dhe punonjësit humanitarë. Nuk mund të harrojmë se nuk  objektivat, por njerëzit me shpirt dhe dinjitet.

Dhe në këtë vit jubilar, Pashkët janë edhe  rast i favorshëm për lirimin e të burgosurve të luftës dhe të burgosurve politikë!

Të dashur vëllezër dhe motra

Në Pashkët e Zotit, vdekja dhe jeta u ndeshën me njëra-tjetrën në një duel të jashtëzakonshëm, por Zoti tani jeton përgjithmonë (shih Sekuencën e Pashkëve) dhe na rrënjos sigurinë se edhe ne jemi thirrur të marrim pjesë në jetën që nuk ka mbarim, në të cilën përplasja e armëve dhe jehona e vdekjes nuk do të dëgjohet më. Le t’ia besojmë veten Atij që, i vetëm, mund ta bëjë gjithçka të re (krh. Zbulesa 21:5)!

Gëzuar Pashkët të gjithëve!

/vaticanews

Related- Posts

Emmanuel Macron, President of France, and his wife, Brigitte Macron, welcome German President Frank-Walter Steinmeier and his wife, Elke Buedenbender at the Elysee Palace. Photo: Bernd von Jutrczenka/dpa
Bota

Gjermania do të mbetet e përkushtuar ndaj Evropës, Steinmeier i premton Macronit

8 Tetor, 2026
Bota

Trumpi mendon se Amerika nuk mund të ekzistojë pa të

8 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

8 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Jemeni si front i rivalitetit saudito-iranian

8 Tetor, 2026
US Secretary of State Marco Rubio speaks at the Pnyx hill, where ancient Athenians held democratic assemblies, with the ancient Parthenon temple atop the Acropolis in the background, in Athens, Greece October 7, 2026.   Mark Schiefelbein/Pool via REUTERS

Rubio në Athinë: Kur historia bëhet doktrinë politike

8 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

8 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.