Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se Kosova nuk do të njihet nga Serbia deri sa ai të jetë president.
Në deklaratën e tij, të thënë gjatë një intervistë në emisionin “TV Prva” u shpreh se Beogradi nuk do ta njohë Kosovën deri në prill të vitit 2022, kur edhe do të mbahen zgjedhjet presidenciale në Serbi.
“Mendoj se pyetja më e mirë është nëse angazhoheni për njohjes ose mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës. Deri në prill të vitit 2022, kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale, kjo sigurisht që nuk do të ndodhë”, tha Vuçiç.
Vuçiç gjithashtu u shpreh se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës, cilado administratë të jetë në pushtet.
“Është e vërtetë që SHBA-të po humbin durimin, por Serbia po arrin të rezistojë dhe të zvarrisë”, tha Vuçiç.
Kjo deklaratë e tij ka sjellë reagimin e ministres së jashtme të Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla e cila ka ngritur dy hipoteza për deklaratën e Vuçiç.
Ministrja, përmes një statusi në rrjetin e saj social në Twitter, ka shprehur se “Serbia po përjashton veten nga dialogu i ndërmjetësimit të Bashkimi Europian deri në vitin 2022” ose “ Ndërmjetësuesi beson se ‘normalizimi i plotë’ nuk nënkupton domosdoshmërisht njohjen reciproke.”
Hoti thotë se këto deklarata nuk i kontriubojnë dialogut. Ai siguron se pa njohje reciproke Kosovë-Serbi, s’ka as marrëveshje për të cilën po zhvillohet dialogu. Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke
Kosova mbetet e përkushtuar që të gjitha çështjet e hapura me Serbinë të përmbyllen përmes dialogut, i cili po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.
Deklaratat se fqinji ynë verior nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës nuk i kontribuojnë dialogut. Dialogu ka rifilluar mbi parime të qarta për marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke, dhe nuk do të ketë marrëveshje të pjesshme. Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje.
Kosova do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian.
© Argumentum