Të shtunën, Samiti i 10-të i Komunitetit të Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve (CELAC) u mbajt në Kolumbi, vendi kryesues i radhës i CELAC-ut. Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një mesazh urimi këtij samiti.
Xi theksoi se, që nga themelimi, CELAC-u është angazhuar për të promovuar paqen, qëndrueshmërinë, zhvillimin e lulëzimin në Amerikën Latine dhe Karaibe, duke i dhënë një shtysë të re unitetit, bashkëpunimit dhe zhvillimit të përbashkët të Jugut Global.
“Majin e kaluar u mbajt me sukses në Pekin Takimi i Katërt Ministror i Forumit Kinë-CELAC. Unë mora pjesë në ceremoninë e hapjes dhe njoftova nisjen e përbashkët të pesë projekteve të mëdha nga Kina dhe Amerika Latine: uniteti, zhvillimi, qytetërimi, paqja dhe ndërlidhshmëria njerëzore, të cilat morën një përgjigje pozitive nga vendet e Amerikës Latine. Gjatë vitit të kaluar, Kina dhe Amerika Latine kanë punuar ngushtë së bashku për të thelluar dhe forcuar vazhdimisht këto pesë projekte, duke sjellë përfitime të prekshme për popujt e të dyja palëve,” tha ai
Xi Jinping-u vuri në dukje gjithashtu që Kina do të jetë gjithmonë një mike dhe partnere e mirë e vendeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve, duke i mbështetur ato në mbrojtjen e sovranitetit, sigurisë dhe interesave të tyre të zhvillimit. Kina është e gatshme të punojë me vendet e Amerikës Latine për të mbështetur drejtësinë ndërkombëtare dhe për të shkruar së bashku një kapitull të ri në ndërtimin e një bashkësie me të ardhme të përbashkët Kinë-Amerikë Latine./cgtn





























































