Më 13 qershor paradite, u zhvillua në Xiamen të provincës Fujian të Kinës Juglindore Konferenca e 18-të e Forumit të Ngushticës. Forumi i sivjetshëm është vazhdim i temës “Zgjerimi i shkëmbimeve civile, thellimi i zhvillimit të integruar”. Siç mësohet, do të zhvillohen aktivitete tematike dhe 58 veprimtari përkatëse, si shkëmbime mes shtresave bazë, mes të rinjve, kulturore, ekonomike.
Këtë vit, bashkatdhetarët tajvanezë që marrin pjesë në këtë forum janë nga sektorët, profesionet dhe grupmoshat e ndryshme. Ndër to, numri i bashkatdhetarëve tajvanezë që vijnë për herë të parë dhe numri i të rinjve, janë në rritje të vazhdueshme.
Forumi i Ngushticës është aktiviteti i shkëmbimeve civile me përmasa më të mëdha, sferë më të gjerë dhe ndikime më të thella. Që nga viti 2009, kur u zhvillua forumi i parë, kanë marrë pjesë gjithsej 100 mijë pjesëmarrës tajvanezë./cgtn





























































