“Pavarësisht të kaluarës, tani apo në të ardhmen, e gjitha bota ka nevojë ta njohë Kinën e vërtetë”, kështu tha presidenti uruguaian Yamandu Orsi në një intervistë ekskluzive për Grupin Mediatik të Kinës.
Ai tha se partneriteti i gjithanshëm strategjik Uruguai-Kinë po gjendet në fazën më të mirë historike. Kina është një partner i rëndësishëm i bashkëpunimit të vendit të tij. Ai shpreson se të dyja vendet mund të thellojnë në tej shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme për të mirat e dy popujve. Si mbështetëse e palëkundur e multilaterlizmit, Uruguai është e gatshme të bëjë përpjekje së bashku me palën kineze për të ndërtuar një botë më të ndërlidhur, të qëndrueshme dhe harmonike.
Gjatë datave 1-7 shkurt, presidenti Orsi, duke ju drejtuar një delegacion të madh me më shumë se 100 përfaqësues nga qarqe të ndryshme të vendit, bëri një vizitë në Kinë.

Për këtë, ai vuri në dukje se ndryshe nga bashkëpunimi tradicional si tregtia e produkteve bujqësore si mish viçi, soje etj., tani gjithnjë e më shumë përfaqësues të sektorëve industrialë, tekniko-shkencorë, akademikë, të logjistikave etj., kanë treguar interesa të mëdha për të krijuar bashkëpunimin me Kinën.
Kreu i shtetit i Uruguait theksoi në intervistë qëndrimin e vendosur për përmbajtjen e politikës së “një Kine”, duke shtuar se pavarësisht të kaluarës, tani apo në të ardhmen, e gjithë bota duhet ta njohë një Kinë të vërtetë.
Ai vlerësoi se zhvillimi i Kinës i sjell dobi botës dhe i dërgoi popullit kinez urime me rastin e Vitit të Ri të Kalit që fillon në 17 shkurt./cgtn





























































