Zhang Xiaogang, zëdhënësi i delegacionit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore dhe Policisë së Armatosur pjesëmarrës në sesionin e katërt të legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, dha të martën një intervistë për median, ku foli për goditjen kundër forcave separatiste të “pavarësisë së Tajvanit” dhe ndërhyrjes së forcave të huaja, si edhe për promovimin e zhvillimit paqësor të marrëdhënieve midis dy brigjeve të Ngushticës së Tajvanit dhe të ribashkimit të atdheut.
Zhang Xiaogang u shpreh se ribashkimi i atdheut është një prirje e pandashme dhe “pavarësia e Tajvanit” është një rrugë pa krye. Autoritetet e Partisë Demokratike Progresive orvaten të kërkojnë “pavarësinë e Tajvanit” nëpërmjet ndërhyrjes së huaj dhe përdorimit të forcës, duke e shtyrë gradualisht Tajvanin në gjendjen e rrezikshme të luftës. Partia Demokratike Progresive është shkatërruesja më e madhe e gjendjes së tanishme në dy brigjet e ngushticës dhe është shkaku rrënjësor i paqëndrueshmërisë dhe i trazirave aty. Bashkatdhetarët e të dy brigjeve duhet të bashkohen për të kundërshtuar “pavarësinë e Tajvanit” dhe ndërhyrjen e jashtme, theksoi ai.
“Ne do të kërkojmë me sinqeritetin dhe përpjekjet më të mëdha ribashkimin paqësor të atdheut, por nuk premtojmë që do të heqim dorë nga përdorimi i forcës. Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës do të forcojë më tej përgatitjen luftarake dhe do të shkatërrojë me vendosmëri çdo orvatje për ‘pavarësinë e Tajvanit’ dhe ndërhyrjen e jashtme, për të mbrojtur paqen dhe qëndrueshmërinë në rajonin e Ngushticës së Tajvanit,” tha Zhang./cgtn




























































