Me mbi 62 për qind të votave të numëruara në Prishtinë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se Lëvizja Vetëvendosje prin me 49.95%, Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.48%, Partia Demokratike e Kosovës me 18.07% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 4.66%.
Rezultatet e deritashme të Komisionit Qendror të Zgedhjeve e nxjerrin LVV-në të parën me rreth 43% të votave, nën rezultatin prej mbi 51% në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Rreth 2 milionë qytetarë të Kosovës kishin të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, të cilat u organizuan pas dështimit të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit.
Zgjedhjet u zhvilluan pa incidente që do të ndikonin në mbarëvajtjen e procesit.
vijon…




























































