Kryeministri Italian shpall zonë të kuqe të gjithë Italinë.
Conte doli ne deklaratë për median mbrëmjen e sotme ku informoi se të gjitha masat shtrënguerse do të ndërmerren në të gjithë Italinë ndërkohë të gjitha shkollat do te qendrojnë të mbyllura deri më 3 prill.
“Të infektuarit, të vdekurit po rriten ndjeshëm” nënvizoi kryeministri Italian, Giuseppe Conte dhe ftoi të gjithë të ndryshojnë qëndrim dhe të kufizojnë lëvizjet.
Numrat – nënvizoi Konte – Na thonë se kemi një rritje të madhe të personave në terapi intensive dhe përfat të keq dhe të personave që humbin jetën. Zakonet tona duhet të ndryshojnë tani.Të gjithë duhet të heqim dorë nga diçka në të mirë të Italisë. Duhet ta bëjmë menjëherë dhe vetëm nëse bashkëpunojmë dhe përshtatemi këtyre masave shtrënguese mund tia dalim”
Deri tani në Itali flitet për 7 985 të infektuar, 463 të vdekur dhe 724 të shëruar. Ndërkohë në të gjithë botën numërohen 4 mijë të vdekur nga koronavirusi.
Plani i masave quhet: “Une rri ne shtepi.”