Shqipëria, gjatë vitit 2019 ka kryesimin e nismës SHBA – Karta e Adriatikut (A5) dhe për këtë ka marrë mirënjohje nga Zëvendës Asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA–së, Znj. Laura Cooper.
Gjatë fjalës së saj, zyrtarja amerikane u shpreh se gjatë drejtimit të Shqipërisë, ky vit ka qenë produktiv.
Laura Cooper: Shqipëria është një shembull i jashtëzakonshëm për të mbështetur operacionet e NATO-s në të gjitha koalicionet dhe kohët e fundit në kuadër të luftës së gjirit.
Do të doja t’ju sigurojë që angazhimi i ShBA për aleancën e NATO-s mbetet shumë e fortë.
Udhëtimi në vendet e a5 është me rëndësi të posaçme. Angazhimi i ShBA në këtë rajon ka qenë vazhdimisht prezent
Shumë prej forcave tona të armatosura qëndrojnë afër njëra- tjetrën për të mbështetur misionet në Afganistan, K5 dhe në koalicione të tjera.
Vendet tuaja janë të rëndësishme sa i përket ofrimit të sigurisë, jo vetëm për vendet e rajonit, por edhe në kuadrin ndërkombëtar. Siguria që ofroni është e rëndësishme, por i përshtatet aspekteve taktike të situatave me të cilat përballemi.
/Ora News.tv/