Sot shënohet 20-vjetori që kur trupat e NATO-s u futën në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe shovinizmit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës.
Në ceremoninë shtetërore që u organizua sot në Kosovë për këtë datë historike për kombin shqiptar, ishin të pranishëm edhe ish-Presidenti i SHBA Bill Klinton, ish-kreu i NATO-s Uesli Klark, ish-Sekretarja amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, si dhe një përfaqësi e madhe ndërkombëtare.
Këtë ngjarje do ta përkujtonte dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, i cili përmes një foto-albumi nga takimet e sotme në Kosovë, nuk harron të falënderojë në rrjetet sociale SHBA-të, NATO-n dhe në mënyrë të veçantë presidentin Amerikane Bill Klinton.
“Gëzuar 20-vjetorin e lirisë Kosovë e dashur! Falënderim dhe mirënjohje përjetë SHBA, NATO-s dhe Presidentit Klinton!”, shkruan Presidenti Meta në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”.