• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Begaj në Uzbekistan: Vizita e parë e një presidenti shqiptar, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe

    Marta Kos: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

    Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

    Begaj në 20-vjetorin e Eurorajonit Adriatiko-Jonian: Bashkëpunimi rajonal, çelës për zhvillimin evropian

    35-vjetori i themelimit të PS, Rama: Ngjitim Shqipërinë në majën e Europës së Bashkuar

    Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

    I hiqet non grata? /Sali Berisha: “Sot unë them: u ktheva. U ktheva”.

    Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet protestës, nuk marrim leksione nga një regjim që shtyp popullin e vet

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

    Ndahet nga jeta Arsim Zekolli, një nga zërat më të spikatur të mendimit kritik shqiptar

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Retrospektive Diplomatike

25 VJET NGA RËNIA E REGJIMIT TË ZJARRVËNËSIT TË BALLKANIT – MILOSHEVIQIT

7 Tetor, 2025
in Retrospektive Diplomatike
A A
Share on FacebookShare on Twitter

SERBIA SHPRESONTE PËR DEMOKRACI, POR ATËHERË IA BEHU VUÇIQI

Nga Prof. Xhelal Zejneli

Më 5 tetot të viti 2000 i erdhi fundi sundimit të kasapit të rajonit, Milosheviqit. Kaluan 25 vjet nga demonstratat masive në rrugët e Beogradit. Piromani i Ballkanit ra nga froni, kurse regjimi i tij u shemb. Ky regjim do të mbahet në mend për luftërat, sanksionet, krizat, inflacionin milionësh dhe rrokullisjen ekonomike të Serbisë.

Në protestat e 5 tetorit të vitit 2000, në qendër të Beogradit vërshuan qindra mijë njerëz nga të gjitha anët e Serbisë, të provokuar nga vendimi i Komisionit Republikan të Zgjedhjeve për të mos e njohur fitoren e kandidatit për kryetar të Opozitës Demokratike të Serbisë (akronimi në serbisht: DOS) – Vojislav Koshtunicës (1944- ), në zgjedhjet e 24 shtatorit të të njëjtit vit.

Koalicioni DOS përbëhej prej 19 partive. Nga Slobodan Milosheviqi (Pozharevac, 1941 – burgu Sheveningen në Hagë, Holandë, 2006) kërkohej që deri më 5 tetor 2000 të pranojë humbjen në zgjedhjet federative, vendore dhe presidenciale. U kërkua edhe dorëheqja e drejtorisë së televizionit shtetëror (RTS) në mënyrë që të krijohet hapësirë për politikë redaktuese objektive të shërbimit publik, në vend të propagandës lakuriqe të regjimit.

Opozita ngulte këmbë se Koshtunica ka fituar 52,54 për qind të votave dhe i kundërshtonte përpjekjet e pushtetit të Milosheviqit për të shkuar në rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Autori Xhelal Zejneli

Besimi në demokraci dhe kthesa tragjike – Rrugët e Beogradit, sidomos zona para ndërtesës së Kuvendit Federativ të atëhershëm, më 5 tetor 2000, u vërshuan nga qindra mijë qytetarë të Beogradit dhe nga njerëz të cilët ende pa gdhirë kishin mbërritur nga të gjitha anët e Serbisë, me autobusë, me automobila të vet, me kamionë. Ka pasur demonstrues të cilët bllokadat dhe barrierat e policisë i kanë shembur me buldozerë.

Protestuesit zotëruan ndërtesën e parlamentit. Ndërtesa pjesërisht u plaçkit, u dogj dhe u devastua (u shkatërrua). Demonstruesit e morën edhe ndërtesën e Radiotelevizionit të Serbisë (RTS), drejtorinë e tij ndërkaq, e dëbuan.

Kah fundi i ditës, policia dhe njësitë speciale të saj kaluan në anën e protestuesve. Gjatë protestave, humbën jetën dy veta – një protestuese dhe një polic, ndërsa 65 veta u lënduan.

Më 6 tetor 2000, nën një trysni të tillë, Milosheviqi i pranoi humbjen, kurse Koshtunicës ia uroi fitoren.

Shumë qytetarë të Serbisë besonin se kjo është humbja përfundimtare e regjimit autoritar. Shpresonin se tani do të fillonin ndryshimet demokratike rrënjësore. I besonin qeverisë së kryeministrit reformator Zoran Gjingjiq (1952-2003).

Por, idili i demokracisë zgjati tejet shkurtër. Kryeministri Gjingjiq u vra në atentat më 12 mars 2003, kurse opozita demokratike ideologjikisht heterogjene shpejt u shpërbë. Konservatori Vojislav Koshtunica u tërhoq nga skena politike, Partia Demokratike e Gjingjiqit u shpërbë në disa fraksione. As ngadhënjyesit e tjerë të 5 tetorit historik të vitit 2000 nuk ia dolën t’u qëndrojnë premtimeve të dhëna as t’i zbatojnë në mënyrë konsekuente në vepër.

Çerek shekulli nga ajo datë e rëndësishme e historisë më të re të Serbisë, sot janë të rrallë ata që objektivisht dhe bindshëm do të pohojnë se ai “shkëlqim historik i demokracisë” e ka shtyrë atë vend me hapa të mëdhenj në familjen evropiane të kombeve të çmuara.

*   *   *

Për shkak të akuzave për krime lufte, Milosheviqi iu dorëzua gjykatës në Hagë, në kohën e qeverisjes së kryeministrit Zoran Gjingjiq, i pari i zgjedhur në mënyrë demokratike. Milosheviqi vdiq në vitin 2006 në burgun Sheveningen, pa e përjetuar aktgjykimin. Në pushtet ishte pak më shumë se dhjetë vjet. Serbia priste demokraci, por pasoi një kthesë tragjike.

OGLAS

*   *   *

Zoran Gjingjiqi donte një Serbi normale. Ai kishte do virtyte që vështirë të gjenden në botën politike. I kuptoi lojërat e pushtetit, por në fund edhe vet u bë viktimë e tyre. Cili ka qenë roli i tij 20 vjet pas vrasjes? Kur u vra pas gati dy vjet në detyrën e kryeministrit të Serbisë, shumë gazetarë në nekrologjitë e tyre e përshkruan atë si një “politikan të jashtëzakonshëm”. Por ai nuk donte të ishte i jashtëzakonshëm. Atributi i dyshimtë i një personi përjashtues dhe të jashtëzakonshëm i shkonte më shumë kundërshtarit të tij politik të asaj kohe, Milosheviqit.

Përkundrazi, Gjingjiqi donte të ishte një njeri normal i cili nuk noton mbi valët e miteve kombëtare, por merret me probleme ekonomike dhe sociale, njeri që kërkon modele që mund t’i zbatojë në jetën e përditshme dhe jo të nxisë trazira.

Por Gjingjiqi mbeti një përjashtim. Në vend që ta ndiqte atë në rrugën drejt Evropës, Serbia ishte një vend i rraskapitur, me lëvizjet midis Lindjes dhe Perëndimit. Një kurs i tillë në kohë lufte kërkon më shumë shkathtësi sesa kishte vetë Gjingjiqi.

Farkëtari i 5 tetorit – Si personalitet, kreu i atëhershëm i Partisë Demokratike, Gjingjiqi, vërtet ishte një fenomen i jashtëzakonshëm. Tejet i shkolluar, depërtues dhe i pajisur me një energji politike të konsiderueshme, njeri me integritet dhe i sjellshëm, ai kishte do virtyte që në politikë s’i gjen dot lehtë.

Akti me rëndësi i tij ishte revolucioni që e orkestroi kundër Milosheviqit, e që kaloi pa një gjakderdhje të madhe. Autokrati Milosheviq pa dyshim u dobësua pas luftës së fundit të humbur, luftës në Kosovë. Por ai ende kishte pas vete një aparat efektiv pushteti. Reputacioni i Milosheviqit në popull ishte i lartë, por Gjingjiqi krijoi në qetësi një koalicion të gjerë.

Për të parandaluar ndërhyrjen më 5 tetor të Beretave të Kuqe, Gjingjiq u takua edhe me komandantin e Njësisë së Operacioneve Speciale, Milorad Ulemek “Legia” (1968- ) i cili më vonë u bë xhelati i tij.

Shënim: Milorad Ulemek “Legia” (Beograd, 1968- ) ka qenë një prej organizuesve kryesorë të vrasjes së kryeministrit të Serbisë Zoran Gjingjiq dhe të ish-kryetarit të Kryesisë së Serbisë, Ivan Stamboliq (1936-2000). Ulemeku katër herë u dënua nga 40 vjet në formë të prerë. Është në vuajtje vetëm të një dënimi prej dyzet vjetësh. Vrasës i Gjingjiqit ka qenë Zvezdan Jovanoviq (Pejë, 1965- ).

*   *   *

Qeveria që formoi Gjingjiqi pas përmbysjes së Milosheviqit nuk e kishte aparatin e duhur të forcës. Ushtria, policia dhe do pjesë të burokracisë nuk ishin besnike ndaj shtetit, por ndaj ish-presidentit Milosheviq. Kur Milosheviqi u largua nga skena, këto struktura u dhanë pas interesave të veta.

Opozita demokratike e Serbisë ishte një tufë e polarizuar disidentësh, nga e djathta e skajshme deri tek e majta e skajshme, e cila kurrë më parë nuk ishte paraqitur para votuesve në atë përbërje. Gjingjiqi me karizmën e tij arriti të krijonte një unazë rreth këtij grupi. Parullat i diktonte ai. Në kartën evropiane investoi gjithçka. Vendimi më i vështirë i tij ishte ekstradimi i Milosheviqit në Tribunalin e Hagës. Për t’u afruar Serbia me Bashkimin Evropian, ky ishte një çmim që duhej të paguante ajo. Gjingjiqi e dinte këtë.

Politikisht Gjingjiqi u rrit si një i ri në protestat e studentëve në maj të vitit 1968 Beograd dhe në Evropë. Si student në Beograd, i përvetësoi veprat e anarkistëve rusë dhe kundërshtoi brezin e thinjur të partizanëve, të udhëhequr nga Josip Broz Tito i cili e ka drejtuar ish-Jugosllavinë për dekada të tëra.

Në vitin 1978, me një bursë, Gjingjiqi mori doktoratën në filozofi në Konstanz të Gjermanisë. Më pas shkoi të punonte me filozofin gjerman dhe teoricienin social në traditën e teorisë kritike dhe të pragmatizmit, Jyrgen Habermas (Jürgen Habermas, 1929- ) i cili ishte ikonë e Shkollës së Frankfurtit.

Në qarqet intelektuale, ai merrte pjesë me lehtësi në debatet teorike në gjermanisht. Kur u kthye në Beograd në fund të viteve ’80 të qindvjeçarit XX, ai nuk ishte më një utopist social, por një pragmatist liberal. Gjingjiqi kurrë s’e fshehu se sa i ndikuar ishte nga konceptet universitare gjermane të viteve ‘70.

Lufta për pushtet – Pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2000, Gjingjiqi u angazhua në çështjen e rregullimit të pushtetit, përfshi edhe kushtetutën që për të s’ishte veçse një mbetje e epokës së Milosheviqit. Ai besonte se në Serbi kishte ndodhur një revolucion i vërtetë.

Por për presidentin e ri Vojislav Koshtunica, një legalist anglofil, protestat në rrugë nuk ishin gjë tjetër veçse një korrigjim i zgjedhjeve të vjedhura më parë. Brenda pak javëve, dy liderët e Serbisë së re u bënë rivalë të ashpër. As pas vrasjes, Koshtunica nuk ka shkuar të nderojë Gjingjiqin, s’ka bërë homazh në vendin ku prehet ai.

Viktima e politikës së vet të denjë –  Në Serbi nuk kanë munguar kurrë ofendimet ndaj Gjingjiqit. E kanë quajtur “Shvaba” (gjermani). Kundërshtarët e tij në Serbi thoshin se ai është i manipuluar nga Gjermania, është instrument në duart e gjermanëve, spiunë i Berlinit, njeri i  padenjë. Kur ai solli një fabrikë amerikane duhani në vendin pa industri siç qe Serbia, kontrabandistët e cigareve e akuzuan atë për kontrabandë cigaresh. Sakaq u shtruan dilemat: A thua nuk iku ai në kohën e bombardimeve të NATO-s në vatrën e krimit, në Mal të Zi? Në prag të 5 tetorit, a nuk bëri një “marrëveshje” të ndyrë me liderin e skuadrës së vdekjeve si Beretat e Kuqe? A thua gjatë luftës nuk iu afrua Radovan Karaxhiqit (1945- ), vetëm për ta dëmtuar Milosheviqin?

Si opozitar, Gjingjiqi nuk nguronte të mbante kontakte edhe me kriminelët e luftës dhe me bosët e krimit. Por, kur e mori pushtetin, Gjingjiqi nuk u tërhoq asnjë milimetër në luftën kundër këtyre strukturave. Ky qëndrim i kushtoi atij me jetë. Plumbi i snajperit i erdhi pikërisht nga pjesëtarët e njësisë Beretat e Kuqe.

Pas vdekjes së “politikanit të jashtëzakonshëm”, në Serbi u rikthye dalëngadalë një normalitet paralizues, që vazhdon edhe sot e kësaj dite.

*   *   *

OGLAS

Pas vrasjes së Gjingjiqit Serbia udhëhiqet prej bashkëpunëtorëve të Milosheviqit – Pushtetin në Serbi, çerek shekulli më vonë, e ndajnë pasardhësit politikë të regjimit të Milosheviqit. Partia Socialiste e Serbisë, e tij, që e udhëheq Ivica Daçiqi (1966- ), është partnere kyçe e koalicionit e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) dominuese, e cila është derivate e Partisë Radikale Serbe e të akuzuarit të Hagës dhe partnerit të dikurshëm të koalicionit të Milosheviqit, Vojislav Sheshel (1954- ).

Aleksandar Vuçiqi (1970- ) dikur ka qenë bashkëpunëtor i afërt i kriminelit të luftës Vojislav Sheshelit. Në vitin 1999 ka qenë ministër i Informimit i qeverisë nën Molosheviqin. Vite me radhë ka qenë udhëheqës i Partisë Përparimtare Serbe (shkurtesa serbe: SNS). Tani është në fund të mandatit të dytë si kryetar i Serbisë. Mbi dhjetë vjet është alfa dhe omega e pushtetit në Serbi. Disa herë ka thënë se nuk do të kandidohet për së treti. Por, vitet e fundit regjimi autoritar i tij është i ngarkuar me shumë afera, me korrupsion dhe me projekte të dyshimta, me një borxh shtetëror që arrin mbi 38 miliardë euro dhe me labirintin politiko-ekonomik midis Bashkimit Evropian, ku synon të anëtarësohet, si dhe Rusisë e Kinës, të cilat i sheh si miq dhe partnere besnike të tij.

Kriza e pushtetit të Vuçiqit – Kriza e pushtetit të Vuçiqit u përshpejtua me tragjedinë që ndodhi më 1 nëntor të vitit 2024 kur me rënien e strehës së stacionit hekurudhor të rinovuar para do kohësh në Novi-Sad, humbën jetën 16 veta, kryesisht të rinj, kurse një person është i lënduar dhe ka mbetur me pasoja të përhershme. Kjo tragjedi shkaktoi protesta masive. Sipas protestuesve, fajtor kryesor i kësaj tragjedie është pushteti. Punët korruptive të tij dhe punimet e rikonstruktimit të stacionit, të kryera në mënyrë të pandërgjegjshme kanë shkaktuar rënien vdekjeprurëse të strehës.

Protestat pothuajse të përditshme që zgjasin tanimë 11 muaj, i udhëheq lëvizja studentore qëllimet kryesore të të cilëve janë vendosja e shoqërisë demokratike, ndërtimi i vlerave evropiane, sundimi i së drejtës dhe i institucioneve, në vend të oligarkisë partiake të Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

Protestat dhe lëvizjen studentore e cila e ka fituar mbështetjen e gjerë të bashkësisë akademike dhe të qarqeve shoqërore mbizotëruese, pushteti i Vuçiqit i quan “revolucion i ngjyrosur” dhe synon t’i shuajë me represion gjithnjë më të hapur, me arrestime, me rrahjen e veprimtarëve si dhe me procese politike në organet e gjyqësisë.

Qendra e Beogradit para parlamentit të shtetit, e cila më 5 tetor të vitit 2000 ishte vatër e rënies së regjimit të Milosheviqit, sot është qendër banimi e tendave të ithtarëve të Vuçiqit, kurse në Parkun e Pionierëve, para zyrës zyrtare të tij, qysh në prill është ngritur një kamp, gjoja i një grupi studentësh, kundërshtar të lëvizjes studentore burimore. Në të vërtetë, ata s’janë veçse persona të cilët kundërshtarët e Vuçiqit i shohin si banditë me të kaluar të dyshimtë dhe si “gardë pretoriane”* e tij.

Shënim: Garda pretoriane ka qenë njësi elitare e ushtrisë perandorake të Romës, anëtarët e së cilës kanë shërbyer si truproja personale dhesi  agjentë të inteligjencës për perandorët romakë. Gjatë Republikës së Romës, pretorianët kanë shërbyer si shoqërues të zyrtarëve të lartë, duke përfshirë senatorët dhe guvernatorët e provincave, siç janë prokuratorët. Në legjionet romake kanë shërbyer edhe si truproja të oficerëve të lartë.

Policia serbe ka qenë dhe mbetet polici e regjimit dhe e partisë.

/Argumentum.al

Related- Posts

Retrospektive Diplomatike

«Artikulli i Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri për Ditën e Fitores»

9 Maj, 2026
Retrospektive Diplomatike

7 Prilli 1939 – 87 Vjet nga Pushtimi i Shqipërisë nga Italia Fashiste

7 Prill, 2026
Retrospektive Diplomatike

Shqipëria shënon 70-vjetorin e anëtarësimit në Kombet e Bashkuara

14 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Begaj në Uzbekistan: Vizita e parë e një presidenti shqiptar, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe

16 Qershor, 2026

Zelenskiy i propozon takim Putinit në G7 ose në SHBA

15 Qershor, 2026

Marta Kos: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

15 Qershor, 2026

Samiti i G7: SHBA do ta rikthejë fokusin te Ukraina pas marrëveshjes me Iranin, thotë Trump

15 Qershor, 2026

Trump mbërrin për samitin e G7-s, pas marrëveshjes historike me Iranin

15 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.