• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

“8 Dhjetori është ftesa për të qëndruar dhe për tu kthyer në atdhe”

8 Dhjetor, 2020
in FOKUS, NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ardit Gjinali

8 Dhjetori  2020 nuk mund të jetë një ditë feste; është një ditë proteste për dinjitet njerëzor dhe liri shoqërore; ditë që evokon  përpjekje dhe sakrificë të vazhdueshme në emër të një të ardhmeje që nuk pengohet nga shkurajimi i imponuar i së tashmes; – është një ditë që e gjen rininë në një të tashme tërësisht të errët dhe në kurthin e ngritur nga keqqeverisja për të humbur shpresën tek e ardhmja; gracka  të vazhudueshme që e ftojnë në formate  kompromisi si “Pakti për Universitetin” apo në të tjera..kompromise  të vogla ku mjeshtrat e lojës “ me dhe pa top” përpiqen  të dërgojnë “mish për top”  sinqeritetin e kauzave dhe pasionin e të rinjve në ndjekje të tyre.  Ky 8 Dhjetor e gjen Shqipërinë në një udhëkryq të rrezikshëm ; – të tillin  mes instalimit tërësor të autokracisë dhe një ndryshimi të thellë politik që do të mundësohej nga një reagim demokratik  proaktiv i flukseve të të rinjve, gjithashtu. Shqipëria ndodhet në udhëkryq sepse rinia ndodhet në udhëkryq;-në udhëkryqin mes largimit nga vendi, moskthimit në të njëjtin apo qëndrimin dhe kthimin për të sjellë dhe për të jetësuar ndryshimin; –   udhëkryq për rininë është inkurujuar nga keqqeverisja që ka krijuar premisat e nevojshme negative për të inkurajuar  largimin e të rinjve nga vendi.

Raportet e ndryshme ndërkombëtare të shoqëruara dhe me anketat e ndryshme të organizmave të pavarura kanë treguar realitetin e dhimbshëm të numrit të të rinjve të larguar dhe të të njëjtëve që shprehen të gatshëm  të largohen nga vendi, gjithashtu.  Sondazhet e Gallup International dhe të fondacioneve të ndryshme dëshmojnë një trend  të vazhdueshëm negativ në përputhje me vullnetin  e të rinjve për të qëndruar  në atdhe; të gjitha sondazhet dëshmojnë që në marzhin 60-70  %  dëshirojnë të  largohen  nga Shqipëria; një studim i publikuar në një stacion televiziv tregonte trishtueshëm që plot 94 % e të rinjve që studiojnë jashtë vendit, të tillët që janë rreth 18 mijë nuk dëshirojnë të kthehen në Shqipëri.

Plaga  e shpopullimit kombëtar  dhe largimit të të rinjve ka ngërthyer trupin e  Republikës dhe shërimi i plagës  nuk mund  të realizohet nga adhamudhët politikë që vijojnë të enden   në një realitet të përshtatur për orekset e tyre politike dhe  interesat ekonomike , gjithashtu ; enturazhi pushtetor është  tërësisht i  larguar nga kalvari i së përditshmes të të rinjve , i tilli..kalvari nuk e prek sepse largësia e tyre me qytetarin dhe të riun/renë halleshumë nuk është vetëm fizike….është një largësi e skalitur nga rehatia e pushtet-mbajtësit që nuk rreket as të mendojë mbi pamundësitë e të njëjtit me të në kontekstin e qënies njerëzore, por që konsiderohet i ndryshëm në statusin shoqëror për shkakun që nuk është pjesë e ekipit të “Shqipërisë që i duhet” – ekipi i duartrokistëve të KryeKreut që ngrohin shuplakat përmes të tillave dhe zhurmojnë realitetin e acartë që ka hyrë në palcën e familjes së një të riu; ai/ajo ..i riu/ e reja  shikon familjarin  dhe vetveten që ndjen përplasjen e derës së burokratit shtetëror,  mediokritetin dhe ngërdheshjen  njerëzore të të mangëtit intelektualisht që ka veshur kostumin e zyrtarit të lartë rajonal, cinizmin e kolltuk-mbajtësit politik që evokon  “detin që nuk bëhet dot  kos”  një  shprehje popullore  pa kripë ndaj qytetarit halleshumë/babai ose nëna e një të riu të /reje   që nuk ka  mundësi financiare për të blerë as bukën dhe as kosin, gjithashtu. Në të njëjtën kohë, një i ri/ e re prek nivelin e ulët të shërbimit në arsimin publik; tarifat e rritura, mungesën e lehtësive  të premtuara vazhdimisht, vlera e ulët e diplomës,  ndjesia e humbëtirës post-diplomim  në një treg të punës të deformuar nga konkurrenca e pandershme, konkurset fiktive të pranimeve në punë apo praktikat/internshipet   e pavlera  dhe të papaguara që nuk ndihmojnë  në  rritjen profesionale të tyre.

Sjellja politike qeverisëse në aksin arrogancë politike-pashpirtësi njerëzore është shkaku  kryesor  i numrit të lartë të të larguarve nga vendi, përkatësisht të rinjve që kanë ndjerë vendin e tyre si tokën e mundësive të munguara , të mohuara apo të ndaluara nga hordhitë e pushtetit që në mungesë të ndjesive dhe ndërgjegjes njerëzore e kanë shndërruar Shqipërinë në një realitet të zbrazëtisë….një enumeracion i dhimbshëm zbrazëtie që fillon me të njëjtën në territor dhe përfundon me tentativën e keqqeverisjes për ta instaluar  zbrazëtinë e shpresës;- Shpopullimi kombëtar është plaga e thellë që duhet gishtuar për të grushtuar demokratikisht përmes angazhimit dhe pjesëmarrjes qytetare  një rend keqqeverisjeje që endet mes retorikës vajtuese politike dhe paaftësisë së qëllimtë të shndërruar në djallëzi.

8 Dhjetori duhet të jetë një ditë reflektimi për aktorët politikë-bërës për llogaridhënie dhe transparencë publike , të tillët që janë dy komponentë thelbësorë që diktojnë pozitivisht praktikën e qeverisjes së mirë; -Shqipëria qeverisëse e 2020 e konsideron një sakrilegj qeverisjen e mirë…..në akte, por  jo në retorikë. 8 Dhjetori i tanishëm nuk ngjason me të ngjashmit në datë të viteve apo dekadës së shkuar; jemi dëshm itarë të largimeve masive, të stepjes së segmenteve të caktuara të shoqërisë, të frikës për tu shprehur apo angazhuar për shkak të hakmarrjes së makinerisë së pushtet.

Ky 8 Dhjetor është ftesa për të vrarë frikën, hezitimin, stepjen, mosbesimin dhe për të inkurajuar një qëndresë demokratike që do të derdhet në kutitë e votimit; bardhësia e 8 Dhjetorit është mbrujtja e një shprese të re për një pranverë shqiptare  përmes votës më 25 Prill. 25 Prilli është afati i afërt kohor që inkurajon shpresën për ndryshim, moslargimin nga vendi dhe kthimin në atdhe sepse ndryshimi nevojitet të realizohet dhe të formësohet, gjithashtu. Ky 8 Dhjetor duhet të shembë  udhëkryqin e të rinjve dhe është ftesa për të mos u larguar, qëndruar dhe kthyer në atdhe; largimi i udhëkryqit të të rinjve është temjani ndaj djallëzi –qeverisjes që ka patur qëllimin e vetëm- largimin e të rinjve nga vendi dhe instalimin përfundimtar të autokracisë.

Qëndrimi dhe kthimi në atdhe është ftesa për ditë më të mira,  shpresë të re, ndryshim thelbësor, bashkim të madh për një Shqipëri normale dhe Kryeministër normal, gjithashtu. Bashkim i madh  në emër të pamundësive të imponuara, arritjeve të penguara, psherëtimës dhe ankthit të përjetuar, lotit  dhe zërit të mekur të prindit që vuan; -bashkim i madh për ti kthyer buzëqeshjen dhe për ti ngritut kokën vetes dhe Shqipërisë, gjithashtu. Koha për të qëndruar dhe për tu kthyer është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë….

/argumentum.al

© Argumentum

Tags: 8 dhjetoriardit gjinaliShqiperia

Related- Posts

KOSOVA

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026
FOKUS

Nga masat e sigurimit te prezumimi i pafajësisë: Çfarë ndryshon në Kodin e Procedurës Penale

30 Shtator, 2026
FOKUS

Çfarë do të thotë për zgjerimin dokumenti i ri i Komisionit Europian (Pre-enlargement reforms policy reviews)?

30 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Putin: “Takimi me Xi-n në APEC do t’i japë shtysë marrëdhënieve Kinë–Rusi”

1 Tetor, 2026

Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

1 Tetor, 2026

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026

Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

1 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.