28 korrik 1922 shënon një moment vendimtar për diplomacinë shqiptare pasi daton vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ambasada Shqiptare në SHBA thotë se Shqipëria mbetet gjithmonë mirënjohëse për partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbështetjes së vazhdueshme në momente kulminante të popullit tonë.
“Ne mbetemi të përkushtuar që të rrisim bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona në nivelet më të larta, bazuar në Deklaratën e Partneritetit Strategjik të nënshkruar në vitin 2015, që përbën gurin e themelit të bashkëpunimit dhe bashkërendimit strategjik Shqipëri-SHBA dhe fokusohet në partneritetin mes dy vendeve në tre plane: partneritet për çështjet globale; partneritet për çështjet rajonale dhe partneritet për agjendën dypalëshe – dialogu politik, siguria, forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri, zhvillimi ekonomik, siguria energjetike dhe shkëmbimet arsimore-kulturore”, -bën me dije ambasada Shqiptare në SHBA. /ata