• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
9 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Retrospektive Diplomatike

Lufta e Dytë Botërore tregoi se paqja është një arritje që kërkon bashkim

30 Prill, 2025
in Retrospektive Diplomatike
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga: Prof. asoc. dr. Marenglen Kasmi

Instituti i Historisë/ Akademia e Shkencave, Tiranë

Ky vit shënon jubileun e 80-vjetorit të fitores së Luftës së Dytë Botërore. Në këtë luftë, më të përgjakshmen në historinë njerëzore, që preku mbi dy miliardë veta në mbarë, më shumë se 60 milionë njerëz humbën jetën. Si rrjedhojë e saj, u formuan Organizata e Kombeve të Bashkuara, u vendos një rend i ri global dhe ndodhi transferimi i raportit të fuqive gjeopolitike dhe ekonomike globale.

Në botën e tanishme, kur tensionet e marrëdhënieve ndërkombëtare janë në rritje e sipër, konfliktet ushtarake rajonale ndodhin njëri pas tjetrit, zëri i proteksionizmit po forcohet, dhe ekstremi i djathtë po fuqizohet, paqja e botës është përsëri në rrezik.

Në këtë moment historik, kur rikujtojmë fitoren e Luftës së Dytë Botërore, çfarë mësimesh mund të nxjerrim për të shmangur përsëritjen e tragjedive të tilla të mëdha njerëzore dhe çfarë mund të bëjmë për të mbrojtur paqen e çmuar?

Historiani i njohur shqiptar Marenglen Kasmi, studiues i periudhës në Luftës së Dytë Botërore, u jep përgjigjen e tij këtyre pyetjeve në një artikull që na ka dërguar. Le të shohim si është perceptimi i tij për “trashëgiminë” e fitores së kësaj lufte.

Një luftë që formëson botën e tanishme

Foto nga VCG

Fitorja ndaj bllokut agresor Romë-Berlin-Tokio në Luftën e Dytë Botërore nuk përfaqëson vetëm fundin e një konflikti global me pasoja shkatërrimtare, por përbën njëherazi themelin moral dhe politik mbi të cilin u ndërtua koncepti modern i antifashizmit si vlerë qytetare dhe universale prej gjysmës së dytë të shekullit XX e në vazhdim. Lufta ndaj fashizmit dhe nazizmit u shndërrua në simbolin e përballjes mes ideologjive: nga njëra anë, fashizmi dhe nazizmi si regjime totalitare të bazuara mbi racizmin, shtypjen, militarizmin e agresionin dhe nga ana tjetër një aleancë e gjerë shtetesh që, pavarësisht dallimeve politike mes tyre, u bashkuan në mbrojtje të lirisë, sovranitetit dhe dinjitetit njerëzor. Në këtë kuptim, antifashizmi nuk është thjesht një pozicionim ushtarak apo aleancë strategjike ndaj një armiku të përkohshëm, por një postulat moral dhe politik që formësoi ndërgjegjen e pasluftës dhe legjitimoi shumë prej regjimeve të reja që dolën fitimtare nga ky konflikt botëror.

Megjithatë, menjëherë pas fitores, ky unitet antifashist u përça me fillimin e Luftës së Ftohtë. Koalicioni fitimtar, që përfshinte SHBA-në, Bashkimin Sovjetik dhe Britaninë e Madhe, u fragmentua në dy blloqe ideologjike, duke e ndarë botën më thellësisht se sa e kishte bërë vetë lufta. Lufta kundër fashizmit u pasua nga një përplasje për dominim ideologjik, ku në shumë vende të Europës Lindore, përfshirë edhe Shqipërinë, antifashizmi u përdor politikisht dhe u kthye nga një ideal qytetar në një mjet propagandistik.

Foto nga VCG

Në këtë kuadër, rasti i Shqipërisë është veçanërisht domethënës. Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare përfaqëson një nga momentet më të rëndësishme dhe përcaktuese në historinë moderne të Shqipërisë. Përmes saj u rivendos pavarësia kombëtare e cenuar nga pushtimet e huaja fashiste dhe naziste, u garantua ruajtja e tërësisë territoriale dhe u hodhën themelet e një shteti të ri shqiptar. Për herë të parë pas shpalljes së Pavarësisë në vitin 1912, shqiptarët arritën të organizohen në mënyrë të qëndrueshme në një front të gjerë rezistence, duke e bërë çlirimin e vendit një akt të vullnetit popullor dhe jo rezultat të ndërhyrjeve të huaja. Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare në Shqipëri nuk ishte vetëm një përballje ushtarake me pushtuesit, por ishte para së gjithash një lëvizje me karakter kombëtar, politik dhe shoqëror. Pavarësisht zhvillimeve që pasuan në periudhën e pasluftës, kjo luftë mbetet një akt historik i pakundërshtueshëm për mbrojtjen e identitetit kombëtar, shpëtimin nga copëtimi territorial dhe dëshminë e një vetëdijeje të fortë për të mbrojtur atdheun me çdo çmim.

Më tej, trashëgimia e vërtetë e kësaj lufte nuk qëndron vetëm te përfitimi politik që u bë më vonë prej saj, por te sakrifica dhe vetëdija kolektive që u krijua në popull për të kundërshtuar çdo formë pushtimi. Kjo trashëgimi ka nevojë të lexohet sot përtej ideologjive që e përdorën dhe e deformuan atë. Ajo përfaqëson ndoshta momentin e fundit në historinë moderne të Shqipërisë ku populli, në mënyrë të organizuar dhe të ndërgjegjshme, vendosi të marrë fatin në dorë në emër të lirisë, pavarësisë dhe dinjitetit kombëtar.

Përfundimisht, Lufta e Dytë Botërore ka një rëndësi të shumëfishtë. Së pari, kjo luftë tregoi se e keqja mund të mposhtet vetëm përmes bashkimit të vlerave dhe forcave të ndryshme. Së dyti, antifashizmi nuk është ekskluzivitet ideologjik, por një vlerë njerëzore universale.

Kontributi i Kinës në Azinë Lindore për fitoren e Luftës së Dytë Botërore

Zhvillimet luftarake në Azinë Lindore gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë qenë thelbësore për dinamikën dhe fitoren përfundimtare të Aleatëve, ndonëse për shumë kohë ato nuk kanë marrë vëmendjen që u takonte në historiografinë perëndimore. Ky teatër lufte u formësua përpara shpërthimit të luftës në Europë dhe u karakterizua nga përplasje të mëdha midis Japonisë militariste dhe forcave aleate, përfshirë edhe praninë e konsiderueshme të fuqive koloniale europiane në rajon. Japonia, e cila synonte të vendoste hegjemoninë e saj në Azi përmes krijimit të “Sferës së bashkëprosporitetit të Azisë Lindore”, ndërmori fushata të dhunshme ushtarake në territore të kontrolluara më parë nga Britania e Madhe, Franca dhe Holanda. Pavarësisht retorikës “çlirimtare” ndaj kolonializmit europian, Japonia zëvendësoi një formë sundimi me një tjetër, shpeshherë më brutale dhe më shkatërrimtare për popullsitë vendase.

Foto nga VCG

Në këtë kontekst, lufta e Kinës kundër agresionit japonez përfaqëson një kontribut thelbësor në përpjekjet globale antifashiste. Kina përballoi një pushtim të egër që nisi me incidentin e Urës Marco Polo në korrik 1937 dhe zgjati tetë vjet. Rezistenca kineze, e udhëhequr nga forcat kryesore të Frontit të Bashkuar Antijaponez, ku Partia Komuniste Kineze luajti një rol të rëndësishëm, sidomos në luftën guerile dhe mobilizimin popullor e më vonë themeloi edhe Republikën Popullore të Kinës, arriti të përballojë sulmet sistematike japoneze, duke penguar përqendrimin e plotë të Japonisë në frontin e Paqësorit dhe duke i shkaktuar asaj humbje të mëdha. Luftimet përfshinë masakra të tilla si ajo e Nankingut (1937–1938), betejat në Changsha dhe ofensivën “Ichigo” në 1944, ndërkohë që miliona civilë u mobilizuan në mbështetje të përpjekjeve luftarake. Kina mbajti të lidhura një pjesë të madhe të trupave japoneze, duke vonuar dhe destabilizuar projektet e mëtejshme ushtarake të Japonisë.

Një nga aspektet më pak të theksuara, por jashtëzakonisht të rëndësishme të këtij kontributi, ishte ndikimi që lufta kineze ushtroi mbi strategjinë japoneze ndaj Bashkimit Sovjetik. E zhytur thellësisht në konflikt me Kinën, Japonia nuk ishte në gjendje të hapte një front lindor kundër sovjetikëve, veçanërisht pas vitit 1941, kur Gjermania nisi ofensivën e saj në Lindje. Edhe pse pjesë e boshtit tripalësh Gjermani-Itali-Japoni, Japonia vendosi të mos e shkelë paktin e mosagresionit me Bashkimin Sovjetik, pikërisht për shkak të angazhimit të saj të thellë në Kinë. Kjo i dha Moskës një avantazh vendimtar, duke i mundësuar transferimin e trupave siberiane për të mbrojtur frontin e Moskës në dhjetor 1941 – një moment kyç që ndikoi në ndaljen e ofensivës gjermane. Prandaj, lufta rezistuese e Kinës nuk pati vetëm rëndësi lokale, por ndikoi drejtpërdrejt në ekuilibrat strategjikë euroaziatikë, duke kufizuar manovrën japoneze dhe duke krijuar hapësirë kritike për ndërhyrjen sovjetike.

Përkujtimi i 80-vjetorit të fitores së luftës së popullit kinez ndaj agresionit japonez është një rast për të reflektuar jo vetëm mbi qëndresën e gjatë dhe të dhimbshme të popullit kinez, por edhe mbi rëndësinë e kësaj lufte në përmasat globale të konfliktit. Roli i Kinës duhet të vlerësohet si një faktor thelbësor në ruajtjen e fitores aleate në Lindje dhe në stabilizimin e një situate globale që ndodhej në prag përmbysjeje. Rëndësia e këtij kapitulli nuk qëndron vetëm në dimensionin e sakrificës dhe të humbjeve njerëzore – të cilat ishin kolosale – por edhe në faktin se përbën një rast ku një vend në zhvillim, në kushte të jashtëzakonshme, arriti të mbajë një vijë frontale përmes mobilizimit të qëndresës popullore dhe ndihmës ndërkombëtare.

Në këtë kuptim, Kina nuk ishte thjesht një viktimë e agresionit, por një aktore aktive dhe e domosdoshme në përpjekjen globale për shkatërrimin e boshtit fashist. Lufta e saj kundër Japonisë i dha legjitimitet të ri ndërkombëtar dhe forcoi pozicionin e saj si një nga katër fuqitë e mëdha aleate që do të ndikonte në arkitekturën e paqes pas vitit 1945.

Mësime nga Lufta e Dytë Botërore

Foto nga VCG

Me rastin e 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, reflektimi mbi këtë ngjarje monumentale nuk duhet të mbetet vetëm në kuadrin historik, por duhet të shërbejë si një thirrje për ndërgjegjësim ndaj përgjegjësive që sjell paqja, demokracia dhe bashkëjetesa midis popujve. Ky konflikt i përgjakshëm na mësoi se indiferenca ndaj agresionit, kompromisi me ideologjitë e urrejtjes dhe përçarja ndërkombëtare mund të hapin rrugën për katastrofa të pakontrollueshme. Lufta e Dytë Botërore tregoi se liria nuk është një e mirë e përhershme, por një arritje që kërkon vigjilencë, bashkim dhe përballje me padrejtësinë. Mbi të gjitha, ajo dëshmoi se e keqja mund të marrë përmasa botërore kur kombet hezitojnë të mbrojnë vlerat themelore të njerëzimit.

Sot, teksa bota përballet sërish me konflikte të rënda – si luftë në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme, shpërthimet e nacionalizmit ekstrem dhe polarizimi i thelluar politik – mësimet e Luftës së Dytë Botërore duken më aktuale se kurrë. Ato na kujtojnë se paqja nuk është mungesë lufte, por pranimi i ndërsjellë, ndërtimi i besimit dhe respektimi i rendit ndërkombëtar të bazuar mbi të drejtën dhe jo mbi forcën. Kujtesa për luftën dhe sakrificat e saj duhet të shërbejë si themel për një angazhim të ri ndaj multilateralizmit, solidaritetit dhe refuzimit të çdo forme dhune ideologjike, raciste apo imperialiste.

Në këtë përvjetor nuk mjafton vetëm përulja para kujtimit të miliona jetëve të humbura. Kërkohet një përballje morale me të kaluarën, por edhe një pozicionim i qartë ndaj së tashmes. Mbrojtja e paqes, e së drejtës ndërkombëtare dhe e dinjitetit njerëzor mbetet detyrë e çdo brezi. Lufta e Dytë Botërore është e shkuara jonë e përbashkët, por mësimet e saj janë përgjegjësia jonë e përhershme./CGTN

Related- Posts

Retrospektive Diplomatike

Në 80 Vjetorin e Konferencës së Paqes në Paris !

21 Gusht, 2026
Kryesore

65 Vite pas ndërtimit të Murit të Berlinit

13 Gusht, 2026
Retrospektive Diplomatike

Pse Enver Hoxha ishte kundër Republikës së Kosovës në kuadër të Federatës Jugosllave?

22 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Emmanuel Macron, President of France, and his wife, Brigitte Macron, welcome German President Frank-Walter Steinmeier and his wife, Elke Buedenbender at the Elysee Palace. Photo: Bernd von Jutrczenka/dpa

Gjermania do të mbetet e përkushtuar ndaj Evropës, Steinmeier i premton Macronit

8 Tetor, 2026

Trumpi mendon se Amerika nuk mund të ekzistojë pa të

8 Tetor, 2026

Jemeni si front i rivalitetit saudito-iranian

8 Tetor, 2026
US Secretary of State Marco Rubio speaks at the Pnyx hill, where ancient Athenians held democratic assemblies, with the ancient Parthenon temple atop the Acropolis in the background, in Athens, Greece October 7, 2026.   Mark Schiefelbein/Pool via REUTERS

Rubio në Athinë: Kur historia bëhet doktrinë politike

8 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

8 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.