Udhëheqësit e ekonomive kryesore demokratike, G7 ranë dakord dje për një deklaratë të përbashkët që mbështet vetëmbrojtjen e Izraelit dhe kundërshton një Iran të armatosur me armë bërthamore.
Në një deklaratë të lëshuar nga shtatë ekonomitë kryesore demokratike, në samitin e organizuar në Kanadanë perëndimore, G7 e quajti Iranin “burimin kryesor të paqëndrueshmërisë dhe terrorit rajonal”.
Sipas deklaratës, shtatë vendet – të cilat përfshijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë dhe Kanadanë – bien dakord që Irani “nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore”.
Grupi tha gjithashtu se Izraeli kishte “të drejtë të mbrohej” dhe se G7 mbështeste sigurinë e Izraelit.
Ne deklarate, gjithashtu G7 bëri thirrje për shmangien e një përshkallëzimi më të gjerë të armiqësive në Lindjen e Mesme, duke përfshirë armëpushimin në Gazë.