• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
3 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Nga Donjecku në veri të Kosovës: Lojërat gjeopolitike me precedentin e Kosovës

19 Qershor, 2025
in FOKUS, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. Gurakuç Kuçi

Hulumtues i Lartë në Institutin për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS” dhe profesor në Kolegjin Universum

Deklarata e presidentit rus, Vladimir Putin më 19 qershor 2025 në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut se “DPR (Donjecku) dhe LPR (Luhansku) kishin të drejtë të shkëputeshin nga Ukraina pa lejen e Kievit, bazuar në precedentin e Kosovës”, përbën një akt të strategjikisht të rrezikshëm. Ajo është njëkohësisht një instrument presioni ndaj Perëndimit dhe një sinjal i dyfishtë me pasoja konkrete për të ardhmen e Kosovës, sidomos për veriun e saj.

Kjo deklaratë u parapri nga dy zhvillime të tjera:

  • Pjesëmarrja e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Samitin e Evropës Juglindore në Odesa të Ukrainës, më 11 qershor; dhe
  • Deklarata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Truth Social se do të rikthente paqen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më 15 qershor;

Ky rend kronologjik mund të jetë një rastësi, por edhe sinjal se një valë e re e diplomacisë është në zhvillim dhe Kosova duhet të ketë kujdes.

1. Kosova – ofertë për pazarin e Ukrainës?

Në pamje të parë, deklarata e Putinit mund të interpretohet si një “pranim faktik” i ekzistencës së Kosovës. Megjithatë, ky “pranim” nuk është as njohje politike, as pohim juridik, por një instrumentalizim cinik i rastit të Kosovës.

Putini kërkon që ajo çfarë u lejua për Kosovën nga Perëndimi, të lejohet tani për Donjeckun dhe Luhanskun.

  • Ai përdor gjykimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) për Kosovën, të vitit 2010, por me interpretim jo të plotë.
  • Në fakt, GJND nuk krijoi precedent. Ajo tha se “deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare” dhe se Kosova është rast sui generis (sepse pyetja drejtuar GJND-së ishte në atë mënyrë).

Kjo do të thotë se deklarata e Putinit është një ofertë e kamufluar për marrëveshje, ku Ukraina detyrohet të pranojë ndarjen territoriale në këmbim të paqes, dhe këtë ai e legjitimon përmes shembullit të Kosovës.

2. Një sinjal i rrezikshëm për Kosovën: Legalizimi i modelit Donjeck-Luhansk në veri

Deklarata e Putinit është një thikë me dy tehe, sepse përveç që i drejtohet Perëndimit, dërgon sinjale destabilizuese për Ballkanin, veçanërisht për Kosovën. Këtu shfaqet një rrezik strategjik i rëndësishëm:

  1. Legalizimi i ndarjes së veriut të Kosovës?

Putini, përmes përmendjes së Kosovës, po jep sinjal të rrezikshëm për një model të ndarjes së kontrolluar në veri të Kosovës, me këto hapa të mundshëm:

  • Faza 1: Intensifikimi i përplasjeve civile dhe kërkesa për një “kordon sanitar” ndërkombëtar, si “masë stabilizimi”.
  • Faza 2: Krijimi i strukturave paralele dhe mohimi i autoritetit të institucioneve të Kosovës në veri.
  • Faza 3: Shpallje e një “pavarësie lokale” dhe kërkesë për bashkim me Serbinë, një reflektim i skenarit Donjeck-Luhansk.

Putini e ka dhënë precedentën që i nevojitet Beogradit. Mjafton një shkëndijë për të aktivizuar këtë skenar me kosto të lartë për sigurinë e Kosovës.

  • Tradhti ndaj Serbisë apo koordinim strategjik?
  • Nga një këndvështrim serb, kjo deklaratë duket si një lëshim i madh, një njohje e Kosovës që minon vetë narrativën serbe.
  • Por në thelb, kjo mund të jetë e koordinuar me Beogradin, si pjesë e një zgjidhjeje të madhe: Serbia heq dorë nga “e gjithë” Kosova në këmbim të një pjese (veriut).
  • Kjo do të jetë një fitore për Rusinë dhe Serbinë, që e përdorin “Kosovën si precedent” për të institucionalizuar ndarjen e mëtejme në rajone të tjera të Ballkanit dhe ish-BRSS.

3. Rreziku i manipulimit të së drejtës ndërkombëtare

Putini nuk është duke apeluar realisht te e drejta ndërkombëtare, ai po e përdor atë si armë retorike për të maskuar një akt agresioni. Duke përdorur Kosovën si precedent të gënjeshtërt, ai përpiqet të krijojë një iluzion të barazisë midis dy rasteve që janë thelbësisht të ndryshme.

  • Rasti i Kosovës erdhi pas shkeljeve sistematike të të drejtave të njeriut nga Serbia, pas ndërhyrjes ndërkombëtare dhe nën një administratë të përkohshme të OKB-së (UNMIK).
  • Rasti i Donjeckut dhe Luhanskut është produkt i ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të ushtrisë dhe shërbimeve sekrete të Federatës Ruse, pra një agresion klasik ndërkombëtar.

Krahasimi është i rremë në substancë, por funksional në propagandë.

Udhëtimi i Vuçiq-it në Odesa: “Sinjal i zgjidhjeve të imponuara mbi territore të caktuara”

Deklarata e Putinit nuk është gjest paqësor, as sinjal për tërheqje nga narrativat anti-Kosovë. Ajo është një përdorim cinik i Kosovës si instrument për qëllime strategjike në Ukrainë dhe Ballkan. Në thelb:

  • Kosova përdoret si mjet presioni diplomatik ndaj Perëndimit, për të barazuar rastet e saj me ato të rajoneve separatiste pro-ruse;
    • Njëkohësisht, legjitimohet ideja e ndarjes së veriut të Kosovës, si pjesë e një “zgjidhjeje realiste” mbi baza etnike;
    • Më e rrezikshmja: e drejta ndërkombëtare keqpërdoret si mbulesë propagandistike, jo si bazë për paqe dhe stabilitet.

Vizita e Presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Odesa nuk ishte ndoshta thjesht simbolike. Ajo duket se u përdor si kanal paralel për dakordime të heshtura mbi territore të kontestuara, nga Donbasi e deri te veriu i Kosovës. Me këtë akt, Ukraina dhe BE-ja, duke e pranuar Vuçiçin si të barabartë në tryezë, jo vetëm që minojnë integritetin e vet politik, por u japin legjitimitet strukturave të jashtme që mbështesin ndarjet etnike dhe gjeopolitike në Ballkan dhe Ukrainë, gabim që e bëri edhe Zelenski.

E ardhmja e Kosovës dhe rreziku për shqiptarët në Luginën e Preshevës

Kosova është një shtet sovran dhe çdo ide për ndarje territoriale është e papranueshme. Qëllimi i skenarëve të tillë nuk është as stabiliteti dhe as kompromisi, por defunksionalizimi dhe, në fund, zhdukja e Kosovës si entitet shtetëror.

Rreziku nuk qëndron vetëm në veri. Në momentin që pranohet të flitet për ndarje, qoftë edhe teorikisht, etnocidi administrativ dhe kulturor mbi shqiptarët në Luginën e Preshevës do të intensifikohet, me qëllim të krijimit të një “realiteti tjetër në terren”.

Ky është një model që Serbia e ka provuar më parë:

  • Që nga momenti kur ideja e shkëmbimit të territoreve u shfaq në diskursin politik, shteti serb intensifikoi fushatat e diskriminimit institucional dhe ekonomik ndaj shqiptarëve në Luginë;
  • Sepse kur një ide e tillë del në sipërfaqe, duhen vite për t’u negociuar dhe implementuar, ndërsa terreni përgatitet që në heshtje me mjete administrative;
  • Kjo do të çojë drejt një spastrimi gradual dhe të heshtur të shqiptarëve nga Lugina, deri në atë pikë sa çdo opsion për reciprocitet apo korrigjim do të shndërrohet në një mashtrim diplomatik pa përmbajtje reale.

Kosova nuk ka luksin të jetë spektatore në këtë lojë të re gjeopolitike. Ajo duhet të forcojë pozicionin e saj si subjekt aktiv dhe jo objekt i diplomacive ndërkombëtare, duke kërkuar qartësisht nga partnerët ndërkombëtarë që precedenti i saj të mos përdoret për të legjitimuar agresionin, ndarjen dhe shkatërrimin e shteteve të tjera.

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Pamje e zymtë e realitetit energjetik europian: shkaqet dhe pasojat

2 Tetor, 2026
Bota

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026
FOKUS

Nga masat e sigurimit te prezumimi i pafajësisë: Çfarë ndryshon në Kodin e Procedurës Penale

30 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Pamje e zymtë e realitetit energjetik europian: shkaqet dhe pasojat

2 Tetor, 2026

Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

2 Tetor, 2026

Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

2 Tetor, 2026

Kina feston 77-vjetorin e Ditës Kombëtare me një rritje rekord të udhëtimeve

2 Tetor, 2026

Sondazhi i CGTN | “Java e Artë” dëshmon forcën e ekonomisë së festave në Kinë

2 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.