• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
3 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Diplomacia në epokën e realitetit të fabrikuar dhe Shqipëria

10 Prill, 2026
in Kryesore, OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ambasador Arben Cici

Një mjedis i ri krize: kur informacioni nuk është më i besueshëm

Në dekadën e fundit, transformimi i teknologjisë dixhitale ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si zhvillohen diplomacia dhe menaxhimi i krizave ndërkombëtare. Kjo falë rolit përmbysës të përhapjes së informacionit.  Nëse më parë sfida kryesore ishte mungesa e informacionit, sot problemi është krejt i kundërt. Një tepricë informacioni, ku një pjesë e konsiderueshme mund të jetë e fabrikuar, gëlon në hapësirën publike, zyrtare, diplomatike.

Zhvillimet në inteligjencën artificiale kanë mundësuar krijimin e përmbajtjeve të njohura si “deepfake”, të cilat simulojnë me saktësi të lartë zërin, imazhin dhe sjelljen e individëve realë. Vetëm në vitet e fundit, këto teknologji kanë kaluar një prag kritik: përmbajtja e krijuar artificialisht shpesh nuk mund të dallohet nga ajo autentike, veçanërisht në formatet e shkurtra që dominojnë rrjetet sociale, aq shumë të dashura nga Presidentët, Kryeministratat dhe Ministrat e Jashtëm të ditëve të sotme. Fenomeni i “deepfake”-eve dhe përmbajtjes sintetike ka krijuar një mjedis ku kufiri midis realitetit dhe manipulimit bëhet gjithnjë e më i paqartë.

Shembujt janë konkretë. Gjatë luftës në Ukrainë, video të manipuluara që paraqisnin liderë duke bërë deklarata të rreme u përhapën në fazat e hershme të konfliktit, duke synuar manipulimin e publikut. Në raste të tjera, audio të gjeneruara me IA janë përdorur për të imituar figura politike ose drejtues institucionesh të rëndësishmeë, duke ndikuar perceptimet dhe vendimmarrjen e duhur.

Këto episode nuk janë incidente të izoluara. Ato janë dëshmi e një transformim strukturor të mjedisit informacional në të cilin operon diplomacia sot.

Nga manipulimi në orkestrim: epoka e deepfake-eve të koordinuara

Ndryshe nga format tradicionale të propagandës, deepfake-et moderne janë pjesë e operacioneve të integruara dhe të koordinuara. Një narrativë e fabrikuar nuk mbështetet më në një burim të vetëm, por ndërtohet përmes disa elementeve që përforcojnë njëri-tjetrin. Një operacion tipik sot mund të përfshijë:

  • Një email të fabrikuar që duket si komunikim diplomatik;
  • Një telefonatë me zë të klonuar që konfirmon përmbajtjen;
  • Një video që përforcon narrativën;
  • Një shpërndarje të koordinuar në rrjete sociale për të krijuar efekt viral.

Ky kombinim krijon një iluzion koherence që e bën më të vështirë verifikimin dhe më të lehtë manipulimin e perceptimit publik dhe institucional.

Objektivi nuk është vetëm mashtrimi i një audience, por krijimi i një realiteti alternativ, i cili mund të ndikojë drejtpërdrejt në vendimmarrje politike dhe diplomatike.

Në vitin 2024, një rast i njohur përfshiu përdorimin e teknologjisë së klonimit të zërit për të imituar drejtues të kompanive dhe institucioneve, duke mashtruar zyrtarë të lartë përmes telefonatave të besueshme. Kjo metodë, e transferuar në kontekstin diplomatik, krijon një rrezik të drejtpërdrejtë për komunikimin ndërkombëtar.

Diplomacia përballë një krize besueshmërie

Diplomacia është veçanërisht e ekspozuar ndaj këtij fenomeni për disa arsye strukturore.

Së pari, ajo mbështetet në komunikim të shpejtë dhe shpesh konfidencial midis aktorëve që nuk kanë gjithmonë marrëdhënie personale direkte.

Së dyti, vendimmarrja në situata krize kërkon reagim të menjëhershëm, duke kufizuar kohën për verifikim.

Së treti, një pjesë e rëndësishme e diplomacisë zhvillohet përmes kanaleve joformale, të cilat janë më të lehta për t’u manipuluar.

Në këto kushte, një deepfake që simulon një deklaratë të një zyrtari të lartë mund të ketë pasoja të menjëhershme:

  • Të ndërpresë negociata;
  • Të shkaktojë reagime të panevojshme politike;
  • Të përshkallëzojë tensione ekzistuese.

Rreziku nuk qëndron vetëm në përmbajtjen e rreme, por në faktin se edhe dyshimi për ekzistencën e saj dobëson besimin në komunikimin diplomatik.

Në këtë kuptim, deepfake-et nuk janë vetëm një problem teknologjik,  ato janë një kërcënim strategjik për arkitekturën e diplomacisë.

Autori: Arben Cici

Përgjigjja institucionale: rasti i Departamentit të Shtetit

Përballë këtyre sfidave, disa shtete kanë filluar të zhvillojnë strategji të strukturuara. Një shembull domethënës është ai i Departmentit të Shtetit, i cili ka integruar menaxhimin e rrezikut nga deepfake-et në strategjinë e tij të viteve 2025-26 për inteligjencën artificiale dhe të dhënat.

Kjo qasje përfshin disa elemente kyçe:

  • Verifikim shumëfaktorësh: çdo komunikim kritik kërkon konfirmim përmes disa kanaleve të pavarura.
  • Protokolle të reja identiteti: nuk mjafton më një numër telefoni apo një adresë emaili për të garantuar autenticitetin.
  • Njësi të reagimit të shpejtë: për të identifikuar dhe kundërshtuar përmbajtjen e fabrikuar në kohë reale.
  • Trajnim i stafit diplomatik: për të njohur dhe analizuar përmbajtjen sintetike.

Kjo qasje reflekton një ndryshim të rëndësishëm:

Siguria e informacionit po trajtohet si pjesë integrale e sigurisë kombëtare dhe diplomatike e ndërkohë po shërben si model dhe referencë efikase për aktivitetin diplomatik të shumë shteteve të tjera dhe organizatave ndërkombëtare.

Shqipëria në një mjedis të ri strategjik

Për Shqipërinë, ky zhvillim paraqet një sfidë të shumëfishtë. Si një vend i vogël me ekspozim të lartë ndaj dinamikave rajonale dhe globale, Shqipëria është potencialisht më e ndjeshme ndaj operacioneve të dezinformimit dhe deepfake-et paraqesin disa rreziqe konkrete sepse:

  • Mund të përdoren për të dëmtuar imazhin ndërkombëtar të vendit,
  • Mund të ndikojnë në marrëdhëniet me partnerët strategjikë,
  • Mund të krijojnë konfuzion në situata të ndjeshme rajonale.

Por njëkohësisht, si vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për integrim të plotë në Bashkimin Evropian, Shqipëria ka edhe avantazhe, veçanërisht në krijimin e një kuadri mbështetës për përballimin e këtyre sfidave :

Në plan praktik, kjo nënkupton disa prioritete:

  • Rritjen e kapaciteteve për verifikim dhe analizë informacioni, veçanërisht në institucionet e politikës së jashtme;
  • Integrimin në mekanizmat e përbashkët të NATO-s dhe BE-së për luftën kundër dezinformimit;
  • Zhvillimin e një strategjie kombëtare për diplomacinë dixhitale, që përfshin edhe menaxhimin e krizave informacionales;
  • Forcimin e komunikimit publik institucional, për të ndërtuar besim dhe për të reduktuar ndikimin e përmbajtjes së fabrikuar.

Midis detyrimeve dhe privilegjeve: një reflektim për politikën e jashtme shqiptare

Në epokën e deepfake-eve, politika e jashtme nuk mund të kufizohet më vetëm në dimensionin tradicional diplomatik. Ajo duhet të përfshijë edhe menaxhimin e informacionit dhe mbrojtjen e së vërtetës. Diplomati i shekullit XXI nuk është më vetëm negociator, por edhe analist i informacionit dhe menaxher i krizave dixhitale.

Për Shqipërinë si një shtet i vogël, por njëkohësisht pjesë e aleancave ndërkombëtare, kjo nënkupton krijimin e një balance midis detyrimeve dhe privilegjeve:

1. Detyrim ndaj aleatëve.

Si anëtare e NATO-s, Shqipëria ka detyrimin të kontribuojë në sigurinë kolektive nëpërmjet luftës kundër kërcënimeve hibride, përfshirë dezinformimin dhe manipulimin dixhital.

2. Përgjegjësi ndaj publikut.

Institucionet shqiptare duhet të ndërtojnë një prani të besueshme dhe të vazhdueshme në hapësirën dixhitale, ku informacioni zyrtar të jetë i shpejtë, transparent dhe i verifikueshëm. Heshtja institucionale në një krizë informacioni krijon vakum, dhe çdo vakum mbushet nga dezinformimi. Edukimi dhe formësimi i një publiku të ndërgjegjësuar vetëm ndaj interesit kombëtar dhe kritik e rezistent ndaj manipulimit është thelbësor për stabilitetin demokratik dhe zhvillimin.

3. Privilegji i euro-atlantizmit.

Ekziston privilegji i aksesit në burime dhe inteligjencë që do të ishin të paaritshme për një shtet të izoluar.  Procesi i integrimit në BE ofron jo vetëm mbështetje financiare dhe teknike, por edhe një kornizë normative për menaxhimin e këtyre sfidave.

4. Nevoja për diplomaci dixhitale aktive.

Sfida kryesore qendron në shfrytëzimin efektiv të këtyre avantazheve për të kaluar nga një qasje reaktive në një strategji proaktive, duke ndërtuar kapacitete të brendshme për rezistencë, monitorim, analizë dhe reagim ndaj përmbajtjes së fabrikuar.

Përfundim: Diplomacia kur e vërteta nuk është më e garantuar

Në një botë ku realiteti mund të fabrikohet me një nivel të lartë besueshmërie, diplomacia përballet me një transformim thelbësor. Sfida nuk është më vetëm menaxhimi i marrëdhënieve ndërkombëtare, por menaxhimi i vetë perceptimit të realitetit.

Deepfake-et dhe përmbajtja sintetike nuk janë thjesht mjete manipulimi; ato janë instrumente që riformësojnë mënyrën se si ndërtohet besimi midis shteteve, institucioneve dhe publikut. Në këtë kontekst, kriza më e madhe nuk është dezinformimi në vetvete, por erozioni i besueshmërisë.

Për diplomacinë shqiptare, kjo sfidë kërkon një përgjigje të shumëanshme dhe afatgjatë.

Së pari, në nivel strategjik, MEPJ duhet të adoptojë një qasje të integruar ku siguria e informacionit të trajtohet si pjesë e pandashme e sigurisë kombëtare. Kjo nënkupton përfshirjen e saj në dokumentet kryesore strategjike, si dhe alokimin e burimeve të dedikuara për zhvillimin e kapaciteteve teknologjike dhe njerëzore.

Së dyti, në nivel institucional, kërkohet ndërtimi i mekanizmave të reagimit të shpejtë ndaj krizave të informacionit. Koha është faktori vendimtar: një narrativë e rreme që nuk kundërshtohet në kohë reale ka potencialin të konsolidohet si e vërtetë në perceptimin publik dhe ndërkombëtar.

Së treti, po në nivelin diplomatik, Shqipëria duhet të zhvillojë një profil më aktiv në diplomacinë dixhitale, duke përdorur platformat ndërkombëtare jo vetëm për të reaguar, por për të vendosur narrativën e saj. Në një mjedis të mbingarkuar me informacion, ai që arrin të artikulojë i pari një narrativë të besueshme, fiton avantazh strategjik.

Së katërti, në nivel shoqëror, investimi në besim publik është kyç. Institucionet që perceptohen si të besueshme kanë një avantazh të natyrshëm në luftën kundër dezinformimit. Transparenca, koherenca dhe përgjegjshmëria nuk janë vetëm vlera demokratike, por edhe instrumente sigurie.

Në fund, për një shtet të vogël si Shqipëria, fuqia nuk matet vetëm me kapacitetet ushtarake apo ekonomike, por me aftësinë për të ruajtur integritetin e informacionit dhe besueshmërinë ndërkombëtare, sepse në një epokë ku realiteti mund të fabrikohet dhe ku e vërteta është gjithnjë e më e brishtë, besueshmëria bëhet burimi më i rëndësishëm i fuqisë diplomatike, veçanërisht për shtetet e vogla.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

Bota

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026
OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026
President Donald J. Trump delivers remarks to the 81st session of the United Nations General Assembly, Tuesday, September 22, 2026, at U.N. Headquarters in New York City. (Official White House Photo by Daniel Torok)
Kryesore

Rroftë OKB-ja! Vendim i paralajmëruar! Një  G – 2? Putini në Miami!

30 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Pamje e zymtë e realitetit energjetik europian: shkaqet dhe pasojat

2 Tetor, 2026

Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

2 Tetor, 2026

Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

2 Tetor, 2026

Kina feston 77-vjetorin e Ditës Kombëtare me një rritje rekord të udhëtimeve

2 Tetor, 2026

Sondazhi i CGTN | “Java e Artë” dëshmon forcën e ekonomisë së festave në Kinë

2 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.