• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë për Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-ja dhe Aleanca refuzojnë takimin me Haxhiun, Dehari insiston në marrëveshje para vazhdimit të seancës

    Si u bë Marrëveshja kornizë e Ohrit?

    Abdixhiku: LDK heq dorë nga postet, LVV mund t’i marrë të gjitha

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    25 vjet nga (Mos)Marrëveshja e Ohrit

    Devijimi i lumit Ibër do të ishte vazhdimi i genocidit serb në Kosovë!

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

NJERIU NË HAPËSIRË DHE NJERËZIA NË TOKË

10 Prill, 2026
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Korolev: Atje në kuti, ka tubeta me ushqim – është dreka, darka dhe mëngjesi.

Gagarin: E qartë.

Korolev: E kuptove?

Gagarin: Kuptova.

Korolev: Sallam, karamele dhe reçel për çaj.

Gagarin: Aha.

Korolev: E kuptove?

Gagarin: Po.

Korolev: Ja pra.

Gagarin: Kuptova.

Korolev: 63 copë, do të shëndoshesh.

Gagarin: Haha.

Korolev: Sot kur të kthehesh, haji të gjitha menjëherë.

Gagarin: Jo, kryesorja është që e kam sallam, për të pirë raki me të.

Nga transkripti i bisedave radiofonike midis Sergej Korolev dhe Jurij Gagarin
disa minuta para nisjes së “Vostok-1”
më 12 prill 1961.

***

Nga Alexey Zaytsev*

Këtë vit u mbushën 65 vjet nga fluturimi i parë i njeriut në hapësirë.
Më 12 prill 1961, për herë të parë në historinë e qytetërimit, njeriu kapërceu forcën tërheqëse të Tokës dhe bëri një udhëtim hapësinor. Zbuluesi i pare i botës së re u bë kozmonauti sovjetik, Jurij Gagarin, i cili pilotoi anijen kozmike “Vostok-1”.

Është vështirë për ta mbivlerësuar rëndësinë e kësaj ngjarjeje. Nisja e “Vostok-1” jo vetëm që thjesht e dërgoi Jurij Gagarin në orbitën e Tokës, por edhe ia hapi njerëzimit një epokë të re të zhvillimit të tij – epokën kozmike. Për herë të parë u vërtetua eksperimentalisht vetë mundësia e qëndrimit të njeriut në hapësirën jashtëtokësore. Zgjidhjet teknike të realizuara në raketën “R-7” nga konstruktori i saj kryesor, Sergej Korolev, hodhën bazat e zhvillimit të mendimit inxhinierik hapësinor për vite të tëra në vijim. Shumë teknologji bashkëkohore të krijimit të pajisjeve raketo-hapësinore, të përdorura në mbarë botën, mbështeten mbi parimet e themeluara nga Sergej Korolev.

Pa dyshim, fluturimi i parë i njeriut në hapësirë u bë një triumf i shkencës dhe i industrisë, jo vetëm ruse, por edhe asaj botërore. Për këtë janë shkruar shumë libra dhe janë thënë shumë fjalë. Megjithatë, do të dëshironim të diskutonim për kuptimin njerëzor dhe humanitar të asaj që ndodhi më 12 prill 1961.

Kush ishte kozmonauti i parë i planetit? Jurij Gagarin lindi në rajonin e sotëm të Smolenskut, në pjesën perëndimore të Rusisë, në vitin 1934. Në shtator 1941, Jura shtatëvjeçar filloi klasën e parë, por vetëm pas një muaji jeta paqësore përfundoi. Lufta e Dytë Botërore arriti deri në Klushino, vendbanimin e tij. Në fshat hynë trupat gjermane. Filluan tmerret e pushtimit nazist. Gjermanët e shpërngulën familjen
e Gagarin me fëmijët e vegjël nga shtëpia dhe ata u detyruan të gërmonin një vendstrehim të nëndheshëm të vogël. Jetonin duke vuajtur nga uria dhe vazhdimisht u nënshtroheshin abuzimeve. Vëllain dhe motrën më të mëdhenj – Valentin dhe Zoja – nazistët i internuan në Gjermani për punë të detyrueshme (më vonë ata mundën të shpëtonin).

Kozmonauti i parë i ardhshëm i Tokës, si fëmijë, jo vetëm që përjetoi tmerret e luftës, por u bë dëshmitar i drejtpërdrejtë i mizorive që pushtuesit kryenin në territoret e zaptuara dhe për mrekulli nuk u bë viktimë e gjenocidit të nisur nga nazistët kundër popullit sovjetik. Prandaj, vite më vonë, kur brenda natës ai u bë njeri më i famshëm të planetit, ai jo vetëm që mbeti i afërt nga pikëpamja shpirtërore për një brez të tërë njerëzish në mbarë botën, jeta e të cilëve ishte gjymtuar nga lufta, por edhe u bë simbol i jetës paqësore dhe i zhvillimit, i triumfit të njerëzisë mbi ideologjinë të atyre që ushqenin urrejtje ndaj njerëzimit, që e imagjinuan veten “mbinjerëz” dhe ua mohuan të drejtën e ekzistencës kombeve të tëra.

Sipas kujtimeve të vetë Gagarin, pikërisht gjatë viteve të luftës ai u bë i dhënë pas qiellit. Një herë, jo larg Klushinos, u ulën dy avionë gjuajtës sovjetikë. Pamja e avionëve dhe e pilotëve la një mbresë të madhe te Jura i vogël, duke ia dhënë fillesën ëndrrës për fluturim, të cilën e mbajti gjallë ndër vite të rënda të luftës dhe pasluftës dhe në fund, kur u bë pilot, e përmbushi. Për ne, ky është një mësim: edhe në ditët më të errëta, duhet ditur të dallosh një rreze drite që ty të jep shpresë.

Fati i Sergej Korolev, babait të programit hapësinor sovjetik, është po aq
i mbushur me ngjarje. Ai kaloi shumë vite nën arrest për akuza të rreme politike. Megjithatë, këto sprova të rënda nuk e thyen shpirtin e tij dhe nuk e bënë ta hiqte dorë nga ëndrra e tij – eksplorimi i hapësirës kozmike me fuqinë e mendimit shkencor dhe inxhinierik. Siç kujtonte kozmonauti Aleksej Leonov (njeriu i parë që doli në hapësirën kozmike të hapur), Sergej Korolev, pavarësisht fatit të rëndë, nuk ishte kurrë i hidhëruar, nuk u ankua kurrë dhe nuk e mallkoi askënd – nuk kishte kohë për këtë.

Ku qëndronte vepra herioke e Gagarin? Veprimi i tij kërkonte një guxim të jashtëzakonshëm. Para fluturimit, dihej shumë pak për hapësirën. Para
12 prillit 1961, askush nuk e dinte se çfarë ndikimi do të kishte ajo tek trupi i njeriut; shkencëtarët ndanin një mendim se mendja dhe psikika nuk do të funksiononin në mënyrë normale në kushte të tilla dhe trupi nuk do t’i duronte mbingarkesat. Kozmonauti i parë u nis në fluturim me një raketë që kishte pothuajse aq nisje të dështuara, sa të suksesshme. Për më tepër, në anije praktikisht mungonte sistemi i shpëtimit. Inxhinierët modernë, duke u nisur nga parametrat teknikë, vlerësonin si 50% probabilitetin e kthimit të pilotit të “Vostok-1” të gjallë.

Për rrezikun e jashtëzakonshëm të kësaj nisjeje flet vetë udhëzimi i fluturimit: “…të verifikohet mundësia e qëndrimit të njeriut në hapësirë…, të kontrollohet pajisja e anijes gjatë fluturimit, …të sigurohet besueshmëria e mjeteve të uljes së anijes dhe të kozmonautit“.

Mund të imagjinohet tensioni që përjetuan Jurij Gagarin dhe Sergej Korolev para nisjes. Konstruktori bëri gjithçka që kozmonauti të shqetësohej sa më pak. Kështu shpjegohen momentet e bisedave të tyre radiofonike para lançimit, të cilat ishin shumë prekëse, njerëzore, dhe që ndonjëherë të kujtojnë bisedën e një gjysheje me nipin. Një citatë e shkëputur nga këto biseda është vënë si epigraf i këtij artikulli.

Më 12 prill 1961, pas kthimit të Jurij Gagarin në Tokë, kur mediat në të gjithë planetin përhapën lajmin për fluturimin e kryer, ndodhi një gjë e çuditshme. Bota, e ndarë në kampe ideologjike dhe e zhytur në “luftën e ftohtë”, për një moment harroi mosmarrëveshjet politike. Ndoshta, për herë të parë në histori njerëzimi u ndje vërtet i bashkuar, u bë plot me krenari për arritjen e qytetërimit. Pavarësisht nga gjuha, kultura dhe pikëpamjet politike, njerëzit në vende të ndryshme e perceptuan fluturimin e kozmonautit rus si një triumf të të gjithë njerëzimit, si triumfin e vet. Për këtë flasin në mënyrë shumë kuptimplotë titujt e gazetave të asaj dite të paharrueshme.

Ndërkohë, vetë kozmonauti mbeti gjithmonë çuditërisht modest. Gjatë lançimit ai tha shprehjen e tij të famshme “Nisemi!”. Ndërsa ishte në orbitë, raportonte për gjendjen e anijes, gjendjen shëndetësore të tij dhe vëzhgimet, duke përsëritur herë pas here fjalë admirimi për bukurinë e Tokës. Pas uljes, në shkresën e tij të famshëm, ai u bëri thirrje shkurtazi njerëzve që të mos e shkatërronin planetin tonë, por ta ruanin atë. Asnjë patetikë dhe fjalime të përgatitura me pathos. Vërtet, modesti e përmasave kozmike!

Pothuajse menjëherë pas fluturimit historik, Jurij Gagarin u nis në një turne botëror, “Misioni i Paqes”, gjatë të cilit vizitoi gati tridhjetë vende, përfshirë edhe ato perëndimore. Kudo ai u prit në nivelin më të lartë – nga krerët e shteteve dhe monarkët. Megjithatë, vetë kozmonauti Nr. 1 mbeti gjithmonë jashtëzakonisht
i thjeshtë, komunikoi hapur me njerëz të zakonshëm, nuk u refuzonte fotot e përbashkëta dhe autografet dhe kurrë nuk u soll si yll, edhe pse padyshim ishte një i tillë. Jurij Gagarin tregonte se në këto udhëtime merrte me vete kopsa reserve. Njerëzit jo vetëm që përpiqeshin ta përqafonin, por edhe t’i merrnin atij diçka për kujtim, duke ia shkëputur atij vazhdimisht kopsat e uniformës. Mirësia, thjeshtësia, njerëzimi dhe buzëqeshja e famshme e Jurij Gagarin e bënë të gjithë botën ta dashuronte atë.

Disa vjet pas fluturimit të parë të njeriut në hapësirë, Bashkimi Sovjetik nisi programin e bashkëpunimit për eksplorimin e hapësirës kozmike – “Interkozmos”. Falë këtij projekti, vendet që nuk kishin kozmonautikën e tyre (në një mori rastesh, një numër prej tyre vetëm disa dekada më pare kishin qenë koloni të Perëndimit) mundën të përfshiheshin në hulumtimin e hapësirës rreth Tokës dhe të forconin potencialin e tyre shkencor. Në kuadër të programit, kozmonautët e tyre u shfaqën në Çekosllovaki, Poloni, Republikën Demokratike Gjermane, Bullgari, Hungari, Vietnam, Kubë, Mongoli, Rumani, Francë, Indi, Siri, Afganistan, Japoni, Britani të Madhe, Austri.

Paralelisht, u zhvilluan format e bashkëpunimit hapësinor me SHBA-në, duke përfshirë “Sojuz – Apollo”, “Mir – Shuttle” dhe programin e fluturimeve të kryqëzuara të agjencive hapësinore të dy vendeve.

Tashmë në kohët më të reja, me anijet ruse kanë fluturuar kozmonautët e parë të Sllovakisë, Afrikës së Jugut, Brazilit, Malajzisë, Koresë së Jugut, Danimarkës, Kazakistanit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bjellorusisë.

Sot Rusia vazhdon traditat e vendosura nga triumfi i Sergej Korolev dhe Jurij Gagarin, duke forcuar rolin e hapësirës si një faktor bashkues për botën, duke promovuar iniciativa paqësore të lidhura me përdorimin e hapësirës dhe, më
e rëndësishmja, duke vënë në qendër vlerat universale njerëzore.

*Ambasadori i Rusisë në Shqipëri     

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

3 Gusht, 2026
OP/ED

Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

21 Korrik, 2026
OP/ED

Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

20 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

PDK-ja dhe Aleanca refuzojnë takimin me Haxhiun, Dehari insiston në marrëveshje para vazhdimit të seancës

15 Gusht, 2026

CMG: Vizita e Putinit në Ishujt Kuril lëshon një sinjal të qartë gjeopolitik

15 Gusht, 2026

Kina dënon lëvizjet negative të Japonisë në lidhje me Yasukuni në përvjetorin e kapitullimit të Luftës së Dytë Botërore

15 Gusht, 2026

A ndikon përçarja SHBA – Europë tek Ballkani Perëndimor?

15 Gusht, 2026

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë për Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari

15 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.