• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
3 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home Bota

Naiviteti dhe lakmia do t’u kushtojnë shumë Trumpit dhe Netanjahut

12 Prill, 2026
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zoran Meter-geopolitika.news[i]

  • Dikush nga “shteti i thellë” amerikan i lidhur ngushtë me Partinë demokrate dhe mjaftueshëm me organizatat sioniste – u’a ka hedhur bukur mirë si Trumpit ashtu edhe Netanjahut, duke i bindur në suksesin e padiskutueshëm dhe të shpejtë në zgjidhjen përfundimtare të “problemit iranian” të përjetshëm për të dyja vendet, i cili, krahas të tjerave, do t’u sillte edhe fryte të bollshme gjeopolitike: Izraelit pushtet rajonal, ndërsa ShBA-ve atë global, nëpërmjet kontrollit të rrymave të energjisë.
  • Trumpin në të vërtetë nuk u është dashur shumë punë t’a bindnin sepse oferta në fjalë do të thoshte realizim të ëndërrës së tij “MAGA” vetëm me një lëvizje. Për këtë ai injoroi plotësisht rreziqet dhe anashkaloi planin “B” gjithmonë të domosdoshëm nëse ndonjë gjë shkon keq. Në të vërtetë edhe shkoi keq- dhe kjo shumë shpejt.
  • Me 4 korrik do të festohet 250 vjetori i pavarësisë amerikane (1776), po ashtu edhe 80 vjetori i ditëlindjes së Trumpit. Si do t’i festojë dhe me çfarë presdispozicioni këto ngjarje Trumpi?

Lufta e Tretë Botërore, sipas mendimit të një numuri mjaft të madh analistësh botërorë, tashmë ka nisur, ndërsa, sipas disa të tjerëve, po shkohet me shpehtësi drejt saj, dhe se, nëse prirja e deritanishme e zhvillimit të ngjarjeve nuk ndalon shumë shpejt- një konflikt i ri global është i paevitueshëm.

Mendimi im për këtë gjoja hiperbolë (zmadhim), priret për nga i pari, gjë në të cilën mbështetet në një fakt të thjeshtë dhe lehtësisht të vërtetueshëm: dy superfuqitë e vetme dhe globale bërthamore në këtë moment gjenden në luftë me njëra tjetrën. Tani për tani jo direkt mes tyre por me kundërshtarët të cilët për atë superfuqinë e kundërt janë de facto aleatë (jo formalë).

Rusia që në muajin shkurt të vitit 2022, nisi luftën kundër Ukrainës të cilën ShBA-të që në fillim jo vetëm që e kanë sponsorizuar me bollëk në kuptimin materialo-financiar dhe e kanë mbuluar në kuptimin politiko-diplomatik, por de facto me lëvizjet e bëra dhe ndikimin vendimtar të Uashoingtonit në Kiev, sidomos pas Revoluacionit të Majdanit në vitin 2014, krijoi me shpejtësi bazat politiko- ushtarake përinvazionin rus duke gërricuar si kurrë më parë perimetrin e sigurisë së Federatës Ruse me tërheqjen e Ukrainës në sferën e saj të ndikimit. Njëkohësisht edhe Vladimir Putinin e futi në rrugë të gabuar e cila rezultoi me vlerësimin  plotësisht të gabuar strategjik të fuqisë ushtarake të Ukrainës dhe vullnetit kombëtar për rezistencë. Pa marrë parasysh për rolin e tanishëm ndërmjetës të Donald Trumpit në përpjekjen për gjetjen e një zgjidhjeje paqesore, është e qartë se edhe tani, ShBA-të janë padyshim në anën e Ukrainës dhe dëshirojnë t’i sigurojnë asaj kushte të favorshme për paqe sepse në të kundërt kjo do të thoshte dështim i plotë i tërë “projektit Ukraina” të Amerikës, i cilli në të vërtetë është inicuar menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së saj në vitin  1992 dhe në të cilin Uashingtoni ka investuar me dhjetra miliarda dollarë. Them në anën e Ukrainës sepse pakkush beson se Trumpi, sikur t’a dëshironte sinqerisht një gjë të tillë,  nuk do të mundej të kalonte nga politika e tanishme e presionit ndaj Volodimir Zelenskit  për të pranuar kërkesën kryesore ruse mbi tërheqjen e ushtrisë ukrainase nga 15-20% (vartësisht nga cila anë e barrikadës flitet) të territorit të Donbasit, në politikën e detyrimit për t’a bërë këtë. Për këtë të fundit Trumpi mendon se ka ende kohë ndërsa roli i ndërmjetësit i përgjigjet në mënyrën sesi po e realizon tani. Rusinë e mban të fokusuar në luftën ukrainase dhe e cfilit akoma më shumë ushtarakisht dhe financiarisht, ndërsa ai “rregullon” gjërat nëpër botë në përshtatje me interesat amerikane – gjë që e nisi menjëherë me ardhjen e vitit të ri me Venezuelën, ndërsa (megjithëse në kuptim shumë më të vogël pa marrë parasysh bazat ruse në këtë vend) që më përpara me Sirinë.

Nga ana tjetër, ShBA-të në fund të muajit shkurt të vitit 2026, sëbashku me Izraelin (përfundimisht si nxitës dhe provokator megjithatë kjo nuk do të thotë se ka patur rolin vendimtar, madje mendoj se jo) filluan luftën me Iranin. Ky i dyti është partner strategjik i rusëve (dhe kinezëve) dhe anëtar me rëndësi i grupimit të vendeve BRICS-s (dhjetë syresh) dhe Organizatës së Shangait –SCO (gjithashtu dhjetë antarë) – domethënë platformë kyçe për nxitjen e interesave të grupeve të shteteve jashtë sferës së ndikimit të ShBA-ve dhe Perëndimit në tërësi. Krahas kësaj- në ndryshim nga Ukraina e cila nuk e ka kurrsesi këtë rëndësi gjeostrategjike dhe gjeoekonomike globale – është edhe prodhues i madh i naftës dhe gazit.

Pra – dy fuqitë bërthamore tani bëjnë luftëra proxi kundër njëra tjetrës në të cilat janë përfshirë me të gjithë forcat e tyre ushtarake e kështuqë shtrohet vetvetiu pyetja – nëse dialogu serioz mes Moskës dhe Uashingtonit (jo ky i tanishmi, sikurse po zhvillohet me ardhjen e Trumpit në pushtet në mandatin e dytë i cili ngjet tashmë me bllof politik dhe blerje kohe) nuk fillon – kur do të ndodhë përplasja reciproke mes tyre?

Shpresoj se kurrë, sepse është e qartë sesi atëherë ajo do të jetë jo vetëm Lufta e Tretë Botërore, por rruga e shpejtë drejt apokalipsit duke patur parasysh se luftën konvencionale mes dy shteteve dominante as njëra as tjetra nuk e kanë komoditetin  t’a humbasin. Sepse humbja e luftës nga rivali kryesor do të ishte shkatërrimi i tij përfundimtar gjeopolitik – pa mundësi përmirësimi, sepse këtë të dytën fitimtari nuk do t’a lejonte kurrë.

Shpërbërja e rendit botëror dhe ligji i më të fortit.

Kemi folur edhe më parë mbi rendit botëror në shpërbërje, por qysh nga operacioni ushtarako-diversiv i Trumpit në Venezuelë dhe sulmi mbi Iranin me siguri të plotë mund të flitet për shpërbërjen e plotë të tij. Dhe kur është kësisoj, nuk ka më kurrfarë rregullash të dertitanishme nga ato të vendosura pas Luftës së Dytë Botërore. Dhe më këtë as edhe detyrim për ruajtjen e tyre. Me fjalë të tjera, gjithçka ështe e lejueshme. Në kuadrin e sapolindur kushtet më të mira i kanë ata që kanë në dorë fuqinë e stërmadhe ushtarake, natyrisht, në kombinim me vendosmërinë e përdorimit të saj nëse është nevoja, nëse faktori frikë nuk bën punë e tij para kësaj. 

Por tani duket se edhe fuqia e madhe dhe vendosmëria akoma më e madhe e tanishme e Trumpit, tani gjithsesi do të jenë të nevojshme duke patur parasysh zhvillimin e gjendjes së luftës me Iranin, nëse do të dëshirojë të dalë politikisht disi në mënyrë të favorshme nga kurthi ka ra në mënyrë të papritur. Tani, pikërisht për këtë, jam plotësisht i sigurtë (më para kam pas paralajmëruar se Trumpi, me nisjen e luftës kundër Iranit shumë lehtë mund të gjendet në kurthin që ka rënë Putini në Ukrainë) meqënëse lufta në Lindjen e Mesme po shndërrohet në konflikt afatgjatë, pavarësisht nga përmasat e forcave ushtarake dhe fuqisë pakrahasimisht shumë më të madhe në anën e ShBA-ve, për më shumë edhe të ndihmuara edhe nga Izraeli.

Gjithashtu jam i sigurtë në këtë edhe pa marrë parasysh se strategjia amerikane e fillimit të luftës ishte plotësisht e ndryshme nga ajo ruse e cila doli se ishte e gabuar. Ajo bazohej në vlerësimet reale të drejta të strategëve të Trumpit sipas së cilave me sulme të forta dhe precize me avionët luftarakë më modernë dhe raketat nëpër bazat ushtarake dhe infrastruturën civile dhe mjediset e fuqisë politike Teheranin do t’a lënë pa kokë politikisht dhe ushtarakisht, gjë e cila menjëherë do të shkaktojë frikë dhe panik dhe do të sjellë shkatërrimin e shpejtë të regjimit (strategjia ruse nisej nga qëllime të ngjashme përfundimtare, por për realizimin e  tyre përfshinte invazionin rus me spektër të gjërë nëpërmjet angazhimit të të tre komponentëve të forcave të armatosura, natyrisht – me përfshirjen e atyre strategjike: forcat tokësore, ajrore dhe detare. Gjë në të cilën të parat, për shkak të vlerësimit të gabuar përjetuan humbje të papritura të mëdha dhe e detyruan Moskën për ndryshimine  strategjisë së bërjes së luftës, por edhe të synimeve fillestare).

Megjithatë, tani, pas një muaji lufte, e kanë të gjithë të qartë se qëllimet kryesore politike të Uashingtonit (dhe Tel Avivit) të cilët dëshironin t’i arrinin, janë të paarritshëm. Askush më, as në Uashington dhe as në Izrael, nuk llogarit ndryshimin e rendit shoqëror teokratik domethënë të regjimit në fuqi (mbasi që ishin të “sigurtë: se pas likuidimit të kreut shtetëror që ditën e parë) nëpërmjet shpërthimit të revolucionit të ri iranian të ngjashëm me atë Islamik – të vitit 1979, por tani të tipit liberal-demokratik; nuk pret më shpërbërjen e vendit sipas ndasive etnike; as asgjësimin e forcave proiraniane në rajon nga të ashtuquajturit boshte të kundërvënies (hutit jemenitë, Hejbollahu libanez dhe milicia shiite irakene); me vendosjen  e burimeve krysore natyrore iraniane (përfshirë tashmë edhe urnaiumin e pasuruar dhe të fshehur në një sasi pre 400 kilogramësh) nën kontrollin e tij.

Për më shumë! Irani u përgjigj me përshkallëzim horizontal – me goditje simetrike nëpër shënjestrat krysore të ShBA-ve dhe Izraelit në mbarë rajonin, por edhe në infrastrukturën e fqinjëve të tij arabë të cilët kanë raporte jorformale prej aleatësh me ShBA-të, duke i’u dhënë atyre territor për bazat ushtarake në këmbim të ofrimit të sigurisë (para së gjithash mbrojtjen kundërajrore). Në këtë të dytën ShBA-të definitivisht nuk patën sukses, sepse për shkak të përgjigjes së papritur iraniane ishin të detyruar (dhe janë  ende) ta orientojnë fokusin e kapaciteteve të tyre mbrojtëse në mbrojtje të instalimeve të tyre ushtarake, si dhe për mbrojtjen e Izraelit.

Kjo gjithsesi shkaktoi pakënaqësi të mëdha te monarkitë arabe, megjithëse këtë nuk e shfaqin me deklarata të këtij lloji në nivelet më të larta të pushtetit, duke patur parasysh se frika nga Trumpi te elitat sunduese të atjeshme vazhdon të jetë e pranishme. T’i bësh vërejtje Trumpit në kushtet kur lufta me Iranin vazhdon ende kjo do të ishte -dhe me këtë bini dakord me mua – dhe është sipërmarrje shumë e rrezikshme për monarkitë e Gjirit. Më mirë të kesh njëfarë, sesa kurrfarë, mbrojtjeje kundër Iranit i cili e ka bërë të qartë me dije se nuk do të përmbahet nga dhënia e goditjeve akoma më shkatërruese kundër objekteve kryesore të fqinjëve të tyre, të cilët i japin “mikpritje” forcave amerikane ndërkohë që ShBA-të dhe Izraeli nisin përshkallëzim shtesë e cila përfshin sulme akoma më shkatrrimtare dhe(ose) invazion të kufizuar tokësor. Si puna e atij në ishullin iranian me rëndësi strategjike Kharg në cepin verilondor të Gjirit Persik nëpërmjet të cilit eksportohet 78% e naftës iraniane.

Trumpi nuk dëshiron luftë të gjatë dhe të shtrenjtë; demokratët nuhatën erën e gjakut

Pra, Trumpi ka rënë në kurthin e një lufte të mundshme afatgjatë dhe papranueshmërisht të shtrenjtë dhe për këtë është plotësisht i vetëdijshëm. Për këtë tani po përpiqet me manipulime të tipeve të ndryshme ta largojë përgjegjësinë nga vetja për këtë gjendje papritshmërisht të pafavorshme. Ata (manipulimet) lëvizin në hapësirën nga akuzat kundër Izraelit se kryen sulme shumë intensive kundër Iranit pa konsultime të mjaftueshme me ShBA-të sikurse ishte në fazën e parë të luftës; nëpërmjet sulmeve ndaj aleatëve europianë në NATO se nuk deshën të ndihmojnë ShBA-të në këtë luftë sëpaku nëpërmjet çbllokimit të përbashkët të Ngushticës së Hormuzit gjë e cila shkaktoi rritje të madhe të çmimeve të energjentëve fosilë edhe për vendin e tij; deri te zemërimi ndaj vendeve arabe të cilat nuk duan të përfshihen direkt në këtë luftë.

Këto të fundit këtë gjë nuk e dëshirojnë kurrsesi, megjithëse në diskursin politik formal mbeten të hapura për këtë obsion nëse Irani i “kapërcen të gjitha vijat e kuqe”. Natyrisht që Irani ka kohë që i ka kapërcyer: humbjet financiare të monarkive të Gjirit nga asgjësimi iranian i infrastrukturës së tyre energjetike, e për më shumë dhe me bllokadën e Ngushticës së Hormuzit tashmë maten me qindra miliardë dollarë dhe do të kenë pasoja jo vetëm me vite, por me dhjetëvjçarë të tërë në të ardhmen. E terë puna gjendet në një fakt të thjeshtë të cilin të gjithë vendet arabe por edhe ShBA-të dhe Izraeli e dinë mirë tashmë. Vetëm tre vende në rajon kanë kapacitet ushtarak rokësor të krahasueshëm me Iranin: Egjypti, Pakistani dhe Turqia. Të tre këto vende që nga fillimi bëjnë thirrje për domosdoshmërinë e përfundimit të luftës për shkak të rrezikut të zgjerimit të saj jashtë rajonit, por edhe ata të në fakt urrejnë me gjithë zemër Izraelin.

Nga ana tjetër, demokratët kanë ndjerë erën e gjakut (njëlloj si edhe liderët drejtues europianë) dhe nuk i japin shanse Trumpit për të hedhur përgjegjësinë e luftës që ai vetë e ka nisur te tjerët – pa kërkuar lejen e Kongresit (gjë që juridikisht nuk ishte i detyruar t’a bënte dhe nuk duhet t’a bëjë derisa lufta të zgjase më shumë se 60 ditë), dhe pa konsultimin  paprak me aleatët. Demokratët, në vend të shtyrjes së Amerikës në një luftë akoma më të rrezikshme, tani e ftojnë me dinakëri që t’i përkushtohet problemit të çmimeve gjithnjë e më të mëdha në vend, të cilat i ka gjeneruar kjo luftë. Nuk të çudit fakti se Trumpi fajëson akoma demokratët dhe administratën e Bajdenit se i kanë lënë ShBA-të pa armë të sofistikuara të cilat i kanë dërguar falas në Ukrainë, armë të cilat tani do të ishin të mirëseardhura në Lindjen e Afërt. Gjithashtu, me 26 mars, Trumpi deklaroi përsëri se NATO-ja nuk ka bërë asgjë për ShBA-të në luftën me Iranin dhe shtoi “mbajeni mend mirë këtë fakt!”

Edhe Europa është zemëruar

Por as krerët europianë nuk po i mbeten borxh Trumpit. Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier të martën, në fjalimin e mbajtur në ministrinë gjermane të punëve të jashtme, e përshkroi konfliktin e Trumpit me Iranin si “gabim  katastrofik”, i cili ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Me këtë rast kritikoi edhe politikën e jashtme gjermane, duke thënë se “nuk po bëhet e besueshme vetëm se shkeljen e së drejtës ndërkombëtare nuk e quajmë shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.

Ja edhe disa deklarata të presidentit gjerman të cilat jehuan në mbarë botën: “Sikurse besoj se nuk do të ketë rikthim në raportet me Rusinë siç kanë qënë para datës 24 shkurt 2022, po kështu besoj se nuk do të ketë rikthim në raportet transatlantike në gjendjen e para 20 janarit (dita kur Trump mori pushtetin në Shtëpinë e Bardhë. Shën, i aut.)”; “Nuk ka dyshim se, në çdo rast, justifikimi i sulmit direkt të ShBA-ve nuk pi ujë”; “Përçarja është tejet e thellë dhe besimi në fuqinë politike amerikane është humbur, jo vetëm mes aleatëve tanë por… në mbarë botën”.

Nuk i mbeti borxh Trumpit as shefi i shtatmadhorisë së ushtrisë franceze Fabien Mandon, i cili për Rajtersin me 25 mars tha se nuk kemi ditur gjë për këtë luftë dhe ajo as nuk është në intersin tonë:

“Na ka befasur aleati amerikan, i cili mbetet aleat, por po bëhet gjithnjë e më i paparashikueshëm dhe madje neve as na informon kur vendos për fillimin e operacioneve ushtarake. Kjo ndikon në sigurinë dhe interesat tona”, tha komandanti i ushtrisë franceze me këtë rast. Në Paris po rritet “irritimi” për shkak të vendimit të Uashingtonit për të filluar luftën kundër Iranit në Lindjen e Mesme, mbasi Trumpi tashmë i ka nevrikosur aleatët europianë me planet e tij për Groenlandën.  “Tani kanë vendosur të ndërhyjnë në Lindjen e Afërt pa na lajmëruar. Megjithatë, detyra primare e forcave të armatosura franceze është mbrojtja e qytetarëve francezë në rajon”, konkludoi Mandoni.

Po ashtu, britanikët paralajmërojnë mundësisë e formimit të koalicionit për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit por, besoni ose jo – mbasi të përfundojë lufta! Tani për tani paralajmërojnë konferencë të mundshme për vendeve të interesuara aleate për formimin e këtij koalicioni. Sepse, krerët e BE-së nuk dëshirojnë të hyjnë në konfliktin të cilin e kanë shkaktuar ShBA-të dhe Izraeli, sikurse me 20 mars shkruante EUPespektives. “Por do të dëshironin të ndihmojnë në gjetjen e rrugëdajles”. Media në fjalë më tej nënvizon se, paralaelisht me këtë, është shfaqur edhe “koalicioni i tij i vullentarëve” (Kësaj here për Hormuzin dhe jo për Ukrainën), “të cilin e iniciojnë Italia, Mbretëria e Bashkuara. Gjermania, Holalnda dhe Japonia”.

Trumpi i zënë ngushtë mund të bëhet më agresiv

Gjiuthsesi unë nuk do të nënvlerësoja Trumpin dhe t’a iritoja akoma më shumë me kritika, sadoqë ato të jenë të justifikuara – para të gjithave si puna e atyre të presidentit gjerman nga pozitat së drejtës ndërkombëtare. Sepse të gjithë e kanë të qartë se ai, sëbashku me Benjamin Netanjahun kanë dashur që këtë luftë t’a fitonin  shpejt, pa shkaktuar asnjë ngatërresë sigurie, ekonomike dhe tregtare të cilat mund të godisnin ShBA-të. Nuk deshi të përfshinte aleatët jo vetëm për shkak të frikës nga humbja e befasisë për Iranin, por shumë më tepër donte që kurorën e dafinave t’a mbante vetëm për vete.

Për hir të së vërtetës, edhe unë vetë në fillim isha i prirur nga mendimi, atëbotë dominues, se ka qënë Netanjahu ai që e ka shtyrë në mënyrë vendimtare Trumpin në aventurën e kësaj lufte me Iranin e paparashikueshëm dhe jo mjaftueshëmrisht të qartë në lidhje me rezistencën e tij ushtarake dhe politike (lufta 12 ditore izraelito-iraniane e qershorit të vitit të kaluar për vlerësimin e  sigurisë së kësaj nuk kishte si të ishte e mjaftueshme, gjë e cila tani po del e qartë), tani jam i prirur  të mendoj se dikush nga “shteti i thellë” amerikan i lidhur ngushtë me Partinë demokrate dhe mjaftueshëm me organizatat sioniste – u’a ka hedhur bukur e mirë si Trumpit ashtu edhe Netanjahut, duke i bindur në suksesin e padiskutueshëm dhe të shpejtë në zgjidhjen përfundimtare të “problemit iranian” të përjetshëm për të dyja vendet, i cili, krahas të tjerave, do t’u sillte edhe fryte të bollshme gjeopolitike: Izraelit pushtet rajonal, ndërsa ShBA-ve atë global, nëpërmjet kontrollit të rrymave të energjisë dhe tregjeve të naftës në tërësi. Trumpin në të vërtetë nuk u është dashur shumë punë t’a bindnin sepse oferta në fjalë do të thoshte realizim të ëndërrës së tij “MAGA” vetëm me një lëvizje. Për këtë injoroi plotësisht rreziqet dhe anashkaloi planin “B” gjithmonë të domosdoshëm nëse ndonjë gjë shkon keq. Në të vërtetë edhe shkoi keq – dhe kjo shumë shpejt.

Përveç kësaj ka qënë i trimëruar nga operacioni, deri tani i paparë në botë për nga efektiviteti, në Venezuelë, si dhe thyerjen e mundshme të Kubës komuniste, dhe krahas kësaj edhe me demonstrimin e ndikimit të tij vendimtar në mundësinë e eksportit të naftës ruse gjë të cilën nuk ka arritur t’a bëjë deri tani asnjë president amerikan! Këto janë dafina të cilat me siguri nuk e qetësojnë  fitimtarin, por e shtyjnë drejt rezultateve, apo orekseve, akoma më të mëdha – duke i krijuar iluzionin e pathyeshmërisë dhe për shkak të frikës paralizuese që mbjell te të gjithë ata që ka rreth vetes në bashkësinë ndërkombëtare.  

Për hir të së vërtetës, nëse aventura e Trumpit dhe e Netajahut do kurorëzohet – jo me kurorë dafinash, por me dështimin personal dhe gjeopolitik të ShBA-ve dhe Izraelit – që të dy këta shtetarë lehtë mund të numurojnë ditët e fundit të qeverisjes së tyre, madje pa pritur zgjedhjet e radhës (Trumpi impeachment, ndërsa Netanjahu rinovim të procesit gjyqësor për akuza korrupsioni)

Shumë veta nga “shteti i thellë” nuk donin as Trumpin as Netanjahun. Të gjithë mund të kujtojmë  ende mirë protestat masive dhe afatgjata në mbarë Izraelin kundër Netanjahut pas të cilave qëndronin demokratët izraelitë dhe amerikanë ndërsa në krye të vendit ishte administrata e Bajdenit, dhe para ngjarjeve ngjethëse me masakrën kundër Hamasit në Izrael në tetor të vitit 2023.

Tani këto dy obsione të mjaftja politike, në rast dështimi të aventurës me Iranin, “me një gur do të vrasin dy zogj” – dhe kësaj herë, njëherë e përgjithmonë. Në ShBA pas kësaj do të mbesë pakgjë nga lëvizja MAGA e lëkundur të cilën Trupi e ka sjellë në pushtet – sëpaku jo deri në momentin kur mund të ringrejë krye pas një lideri të fortë (në këtë kuptim imponohet zëvendëspresdienti JD Vance i cili është nga bashkëpuntorët e Trumpit që e ka kundërshtuar luftën me Iranin).

Për këtë Trumpi është i gatshëm për shumë gjëra, kësisoj, as më pak as më shumë, me 25 mars kërcënoi në mënyrë ultimative Iranin me ferr të paparë nëse nuk pranon bisedimet. Wolt Street Journal po atë ditë publikoi lajmin pothuajse të pabesueshëm se Trumpi dhe Izraeli përkohësisht përjashtuan shefin  iranian të diplomacisë dhe shefin e parlamentit nga lista e personave të parashikuar për likujdim në një afat prej 4-5 ditësh derisa të përgjigjen  ndaj ofertës së tij për përfundimin e luftës!

Por Teherani deri tani nuk është impresionuar. Për më shumë! Lajmëron për përgjigje të papara ndaj shenjëstrave ushtarake dhe ekonomike amerikane në mbarë botën nëse ShBA-të realizojnë kërcënimet e deklaruara.

Nxitimi i Trumpit nuk është pa arësye

Pra, askush nuk e di në këtë moment zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve, gjë për të cilën jam i sigurtë se plane reale, të mirëmenduara ushtarake amerikane nuk ka më, porse vendimet merren sipas situatës – ad hoc.  Por për këtë di vetëm se me 4 korrik të këtij viti festohet 250-vjetori i pavarësisë amerikane (1776), gjithashtu edhe 80-vjetori i ditëlindjes së Trumpit. Ai me siguri nuk dëshiron t’i festojë këto data nëse është në luftë me Iranin (e cila në atë datë- në korrik pra- do të jetë në muajin  e saj të pestë).  Prandaj nuk të çudit fakrti se ka dhënë një afat të ri për përfundimin e luftës – 15 majin (tejet i zgjatur në krahasim me disa ditët e fillimit e më pas 3-4 javët).

Por jo vetëm kjo! Trumpi e ka zgjedhur ndoshta këtë datë sepse me 15 maj shkon për një vizitë dyditore në Kinë (duhej të bëhej në fund të marsit por Trumpi e shtyu për shkak të luftës). Në Pekin, te mikpritësi i tij Xi, si minimum, ai nuk dëshiron të shkojë i mundur dhe mbi këtë bazë të punojë për vënien e rregullave të reja mbi tregtinë mes dy ekonomive më të mëdha të botës. Gjithsesi do të shohim sesi do të shkojë punët. Irani, përveç kërcënimeve të lartpërmendura në rast të realizimit të “kërcënimit me ferr” të Trumpit paralajmëron, përveç Ngushticës së Hormuzit, bllokadën edhe të një vendi tjetër strategjik i cili mund të paralizojë tregtinë e përgjithshme botërore, jo vetëm atë të energjentëve. Është fjala për Ngushticën Bab El-Mandeb, e cila lidh detin e Arabisë në jug dhe detin e Kuq në veri deri në kanalin e Suezit. Nuk është nevoja të flasim se çfarë do të nbodhte në këtë rast. Hutitët jemenitë qysh në fundin e vitit 2023 dhe gjatë tërë vitit 2024 kanë demonstruar publikisht se janë në gjendje të asgjësojnë anijet tregtare dhe ushtarake që lundrojë  aty. Përveç kësaj, ngushtica në fjalë përbën grykën më të ngushtë të kabllove kryesore nëndetare të komunikimit mes Perëndimit dhe Lindjes së planetit tonë. Nëse këto kabllo do të priten (madje tashmë janë dëmtuar gjatë sulmeve të lërtpërmendura të hutitëve) kjo do të thoshte kthimin e tregtisë reciproke, thën figurativisht, në epokën e gurit në lidhje me transaksionet financiare, Internetin dhe gjithçkaje tjetër.

Edhe hutistët edhe hejzbollahët e Libanit ende nuk e kanë marrë “shkeljen e syrit” nga Teherani për nisjen e sulmeve më të mëdha, dhe është e qartë se Teherani i ruan, si edhe kapacitetet e tij, pikërisht për betejat vendimtare në rast të një lufte totale kundër tij të nisur nga ShBA-të dhe Izraeli.

Konkluzion

Nuk do të çuditesha nëse Trumpi në fund t’i drejtohej edhe goditjeve kundër Iranit me armë (jostrategjike) bërthamore. Humbja nuk lejohet, ndërsa variante rrugëdalje fitimtare tani për tani nuk ka. Të gjithë kompromiset eventuale që mund të arrinte me Teheranin gjatë bisedimeve, ai me siguri do t’i shpallte si fitore të tij. Ndërkohë, është problem se askush tjetër, përveç tij, nuk do t’a besonte – as demokratët, as aleatët amerikiane, as rivalët e ShBA-ve, as vendet e zakonshme nga radhët e të ashtuquajturit Jugu Global, të cilët ndjekin me vëmendje të pazakontë sesi do të përmbyllet kjo luftë, e  cila, për Trumpin krejtësisht në mënyrë të papritur, u bë përplasja kryesore globale gjeopolitike gjë që në këtë kuptim i’a kalon (dhe me të drejtë) edhe luftës ukrianase dhe rrezikut padyshim tejet të madh të saj në rast përshkallëzimi.

Nëse kjo luftë nuk përfundon shpejt ekziston probabiliteti i justifikuar se Kina dhe Rusia të konstatojnë për herë të parë brishtësinë e Amerikës dhe të fillojnë e ta ndihmojën Iranin njëlloj sikurse bëjnë ShBA-të me Ukrainën – edhe materialisht edhe nga pikëpamja e zbulimit. Mund të konstatojnë shansin historik që ta lërgojnë  njëherë e përgjithmonë nga froni hegjemon rivalin e tyre më të madh.

Nëse megjithatë kjo nuk do të ishte arësye e mjaftueshme për uverturën e nisejs së luftës së tretë botërore të lartpëmendur, atëherë vërtetë nuk e di se çfarë tjetër mund të jetë.

Në dukje paradoksale, arsenalet e stërmëdha bërthamore të këtij trekëndëshi kryesor gjeopolitik tani për tani janë  mjeti më i mirë që ata të mos luftojnë mes tyre. Them në dukje – sepse këto armë janë zhvilluar në radhë të parë për t’iu vënë fré kundërshtarëve nga çfarëdo lëvizje të pamenduar ndaj njëri tjetrit, gjë të cilën ata nuk mund t’a tolerojnë. Por, nëse Trumpi ose Izraeli  do t’a përdornin  këtë armë kundër Iraniut (njëlloj si Putini në Ukrainë), kutija e Pandorës do të hapej, ndërsa gara për armatime bërthamore, si i vetmi garant për sigurinë kombëtare – do të zgjerohej në mbarë botën dhe askush më nuk do të jetë në gjendje as t’a kontrollojë dhe as t’a ndalojë.

Kjo është arësyeja që këtë tekst do t’a përmbyll me pyetjen e titullit të një prej analizave të mia të mëparshme: a ishte nisja e luftës amerikano-izraelite kundër Iranit “Zemërim  epik” (sikurse quhet zyrtarisht operacioni ushtarak) apo “Gabim epik”?

Për përgjigjen përfundimtare dhe të njëmendtë ndoshta nuk do të na duhet të presim shumë.


[i] https://www.geopolitika.news/analize/tjedna-analiza-zorana-metera/tko-im-je-smjestio-porazom-irana-izrael-bi-dobio-regionalnu-a-sad-globalnu-vlast-vrijedilo-je-pokusati/

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

Bota

Putin: “Takimi me Xi-n në APEC do t’i japë shtysë marrëdhënieve Kinë–Rusi”

1 Tetor, 2026
Bota

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026
Bota

SHBA largohet nga Iraku pas 23 vitesh, Trump: “Fitore për Amerikën dhe Irakun” – Irani feston tërheqjen

30 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Pamje e zymtë e realitetit energjetik europian: shkaqet dhe pasojat

2 Tetor, 2026

Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

2 Tetor, 2026

Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

2 Tetor, 2026

Kina feston 77-vjetorin e Ditës Kombëtare me një rritje rekord të udhëtimeve

2 Tetor, 2026

Sondazhi i CGTN | “Java e Artë” dëshmon forcën e ekonomisë së festave në Kinë

2 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.