• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
28 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Monologu në OKB: pse Kosova nuk mund t’u përgjigjet akuzave të Serbisë

28 Shtator, 2026
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kur një shtet mund të akuzojë dhe pala e akuzuar nuk mund të përgjigjet, problemi nuk është më vetëm politik, por institucional. Rasti i Kosovës ekspozon një boshllëk të OKB-së që kërkon reformë.

Shkruan: Dr. Gurakuç Kuçi – Profesor në Kolegjin UNI dhe bashkëpunëtor i jashtëm në ISLH OCTOPUS

Në Organizatën e Kombeve të Bashkuara një paradoks që rrallë merr vëmendje është kur një anëtar mund ta përdorë foltoren e Asamblesë së Përgjithshme për të ngritur çfarëdo akuzave ndaj Kosovës, por kjo e fundit nuk gëzon të drejtën për t’iu përgjigjur.

Një asimetri e tillë u bë sërish e dukshme me 23 shtator, kur tashme ish-presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq në sesion e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme i kushtoi një pjesë të gjatë Kosovës, duke akuzuar shtetet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës se kanë cenuar Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare, pastaj ai dha një kërcënim se Serbia do ta mbroj integritetin e saj territorial, Kartën dhe Rezolutën 1244. Akuzat e tij shkuan deri në masën sa akuzoi Kosovën edhe për “spastrim etnik” kundër serbëve.

Serbia, si shtet anëtar i OKB-së e ka të drejtën e fjalës dhe të shprehë qëndrimet e saj, mirëpo problemi nuk është tek kjo e drejtë. Problematike është çështja institucionale brenda së cilës arkitekturë ajo artikulohet ku pala për të cilën flitet nuk ka të drejtën apo statusin ekuivalent për t’iu përgjigjur akuzave në të njëjtën sallë.

Kjo çështje tejkalon simbolikat.

Në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si organi kryesor gjyqësor i OKB-së, iu përgjigj një pyetje të ngritur nëpërmjet Asamblesë së Përgjithshme pas iniciativës së Serbisë.

Pyetja drejtohej se: “A është deklarata e njëanshme e pavarësisë nga Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes së Kosovës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare?”

GJND-ja kësaj pyetje iu përgjigj se nuk ishte shkelur e drejta ndërkombëtare, nuk ishte shkelur as Karta e OKB-së, as Rezoluta 1244 dhe as Korniza Kushtetuese e UNMIK-ut.

Kjo përgjigje nga GJND-ja ndaj iniciativës së Serbisë, e bën debatin aktual paradoksal ku vetëm Serbia lejohet të paraqesë versionin e saj të së drejtës ndërkombëtare në OKB dhe ta mohoj tërësisht përgjigjen e GJND-së ndërsa Kosova nuk mund ta mbrojë vetveten dhe kundërshtojë interpretimet nga e njëjta pozitë procedurale.

Problemi nuk është vetëm anëtarësimi

Asambleja e Përgjithshme, të drejtën e replikës me delegacione e lidh nëpërmjet statusit të veçantë për të marrë pjesë në punimet e saj. Sipas rregullit 73 thuhet se presidenti i Asamblesë mund t’i japë të drejtën e përgjigjes një anëtari. Por, Kosova duke mos qenë ende anëtare e OKB-së apo duke mos pasur ndonjë status të veçantë vëzhguesi në AP, nuk e gëzon automatikisht këtë mekanizëm.

Por ka precedenca nga e kaluara kur AP-ja u ka dhënë të drejta të posaqme pjesëmarrje delegacioneve të ndryshme duke përfshi edhe të drejtën e replikës. Kjo nuk e zgjidh çështjen e anëtarësimit por krijon një mekanizëm që i mundëson një pale jo-anëtare të marrë pjesë në mënyrën më substanciale në debatet që e prekin atë drejtpërdrejt.

Paradoksi bëhet edhe më i madh kur Kosova, ndonëse nuk njihet nga vende si Kina, India apo Spanja, zhvillon tregti të rregullt me to dhe është pjesë e sistemit ndërkombëtar të qarkullimit të mallrave, pagesave dhe procedurave doganore. Vetëm Kina përbën mbi një të dhjetën e importeve të Kosovës. Pra, mosnjohja politike nuk e ka penguar ndërveprimin ekonomik dhe juridik në praktikë; megjithatë, në OKB statusi politik vazhdon t’i mohojë Kosovës edhe mundësinë për t’iu përgjigjur akuzave që bëhen ndaj saj.

Anëtarësimi i Kosovës mbetet pre e çështjeve politike nga vetoja e Rusisë dhe Kinës në KS të OKB-së dhe jo nga kriteret e së drejtës ndërkombëtare. Kjo çështje atëherë me të drejtë ngre nevojën për reforma të organizatës.

Një test për reformën e OKB-së

Në fjalimin para AP të OKB-së, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kërkoi reformimin e Kombeve të Bashkuara me argumentin se ky institucion nuk po arrin të përmbushë misionin e saj për të cilën është krijuar. Një debat i tillë nuk është shumë i ri, por që më shumë është zhvilluar në qarqet akademike se sa ato politike.

Debati për reformën e OKB-së zakonisht përqendrohet te vetoja, përbërja e Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësimi i fuqive në zhvillim. Çështja e vetos është pjesa ku Rusia kundërshton më së shumti e cila njëherësh është edhe kundërshtari kryesor i anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe përsëri edhe kësaj radhe bëri deklarata kundër Kosovës në lidhje me kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 që bien ndesh me konstatimin e GJND-së.

Në kuadër të kësaj kërkese për reformë duhet shtuar edhe një problem themelor procedural se kush ka të drejtë të flas kur është objekt i drejtpërdrejt i debatit apo fjalimit të ndonjë shteti.

Një reformë e tillë nuk do të kërkonte që statusi i anëtarësimit dhe e drejta për t’u dëgjuar të trajtoheshin si e njëjta çështje. Përkundrazi, OKB-ja mund të përcaktojë një standard procedural sipas të cilit çdo palë që bëhet objekt i drejtpërdrejtë i akuzave në Asamblenë e Përgjithshme të ketë mundësi të japë një përgjigje, pavarësisht nëse gëzon apo jo statusin e anëtarit të plotë. Kjo do ta ndante çështjen e statusit politik nga nevoja elementare për një debat të drejtë institucional.

Në të njëjtën kohë, reforma nuk duhet ta anashkalojë problemin e anëtarësimit. Kur pranimi i një shteti varet nga rekomandimi i Këshillit të Sigurimit, vetoja e fuqive të përhershme mund ta shndërrojë një çështje të përfaqësimit ndërkombëtar në peng të rivaliteteve gjeopolitike. Rasti i Kosovës tregon se pasojat e këtij bllokimi nuk kufizohen vetëm te mungesa e ulëses në OKB, por ndikojnë edhe në aftësinë për të marrë pjesë në debatin ku diskutohet drejtpërdrejt për të.

Prandaj, reforma duhet të ecë në dy drejtime paralelisht: të rishikojë mënyrën se si bllokimet politike ndikojnë në procesin e anëtarësimit dhe, deri atëherë, të krijojë një të drejtë procedurale të qartë për përgjigje. Kjo do ta kthente çështjen nga një privilegj i statusit në një standard të drejtësisë institucionale.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

27 Shtatori, Dita e Përkujtimit në Azerbajxhan: 44 ditët që ndryshuan Kaukazin Jugor

27 Shtator, 2026
FOKUS

Papa Leo XIV në Paris, 800 mijë besimtarë në meshën historike në Place de la Concorde

26 Shtator, 2026
FOKUS

Papa Leo XIV në Francë, një vizitë me peshë për Kishën, Evropën dhe dialogun me botën laike

25 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Çmimi i psikozës së luftës

28 Shtator, 2026

Monologu në OKB: pse Kosova nuk mund t’u përgjigjet akuzave të Serbisë

28 Shtator, 2026

Kina përkujton 2577 vjetorin e lindjes së Konfucit

28 Shtator, 2026

Xi Jinping thekson nxitjen e nismës së Kinës së Sigurt për garantimin e modernizimit kinez

28 Shtator, 2026

Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

28 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.