Ministria e Jashtme kineze hodhi poshtë të shtunën si gënjeshtra dhe shpifje pretendimet e një komisioni të Kongresit amerikan lidhur me Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit në veriperëndim të Kinës.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje të medias për Komitetin e Përzgjedhur për Kinën të ShBA-së, i cili e quajti “moralisht të papranueshëm” vendimin e “Starbucks”-it për të hapur dyqane në Xinjiang për shkak të pretendimeve për të ashtuquajturin “gjenocid”, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Guo Jiakun tha se i ashtuquajturi “gjenocid” në Xinjiang është “një gënjeshtër e hapur”.

Foto nga Starbucks dhe chinanews.com
“Ky grup amerikan njihet për sulmet e motivuara politikisht ndaj Kinës dhe nuk ka aspak besueshmëri,” tha Guo.
Ai shtoi që Xinjiang-u sot gëzon qëndrueshmëri shoqërore, zhvillim ekonomik, unitet mes kombësive dhe harmoni fetare.

Foto nga Starbucks dhe chinanews.com
Lidhur me kompanitë e huaja, zëdhënësi tha se pala kineze do të vazhdojë të zgjerojë hapjen në nivel të lartë dhe të krijojë më shumë mundësi që bizneset e huaja të investojnë e të zhvillohen në Kinë.
Të martën, “Starbucks”-i hapi dy dyqane në Xinjiang, duke hyrë për herë të parë në këtë rajon dhe duke zgjeruar më tej praninë e vet në Kinë, tregu i dytë më i madh i kësaj kompanie pas Shteteve të Bashkuara./cgtn




















































