Serbet duke festuar krishtlindjet ortodokse me thirrje nacionaliste kunder shqiptareve ne Kllokot
Serbët e Kosovës kanë festuar ditën e sotme krishtlindjet ortodokse. Atyre u janë bashkuar edhe shumë serbë të ardhur nga Serbia.
Gjatë festimeve në zonën e Kllokotit por edhe në zona të tjera në Kosovë serbët e kanë tensionuar kremtimin e festës ortodokse.
Gjatë festës ata kanë bërë thirrje nacionaliste kundër shtetit të Kosovës dhe shqiptarëve.
‘Mbështetje për Kishën e Zotit në Mal të Zi për ruajtjen e shenjtorëve dhe besimit ortodoks nga banorët e fshatit Klokot nga Kosova dhe Metohija. Paqja e Zotit, Krishti ka lindur!’, ka shkruar një serb i cili ka publikuar një video.
Gjatë thirrjeve të tyre nacionaliste, serbët i kanë shoqëruar këngët me simbolin e tre gishtave i cili si simbol ka origjinë fetare por që serbët e kanë përdorur vazhdimisht për qëllime nacionaliste.
Kujtojmë se gjatë luftërave të shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 90′-të, simbolin e tre gishtave e kanë përdorur edhe çetnikët dhe ushtria serbe./newsbomb.al/