Në një deklaratë të lëshuar herët në mëngjes të enjten, Dmitry Kuleba akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për sulmin ndaj vendit të tij dhe bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare.
Deklarata e plotë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës
Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin ka njoftuar fillimin e valës së re të agresionit kundër Ukrainës.
Qëllimi i operacionit ushtarak sulmues rus është të shkatërrojë shtetin ukrainas, të pushtojë me forcë territorin ukrainas dhe të vendosë kontrollin okupues.
Forcat e Armatosura ruse kane nisur sulme ndaj qyteteve paqësore të Ukrainës nga drejtime të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe nga territoret e Donbasit dhe Krimesë të okupuara perkohesisht, psi dhe nga rajoni Juglindor.
Ky është një akt lufte, një sulm ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, një shkelje brutale e Hartës së OKB-së (UN Charter) dhe normave dhe parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare.
Ukraina ka aktivizuar të drejtën e saj për vetëmbrojtje në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
Shpirti luftarak i ushtrisë ukrainase është i lartë, mbrojtësit tanë janë të gatshëm t’i japin një përgjigje vendimtare shtetit agresor dhe do të mbrojnë tokën ukrainase me të gjitha forcat e tyre.
Ukraina i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë menjëherë. Vetëm veprimet e bashkuara dhe vendimtare mund të ndalojnë agresionin e Vladimir Putin kundër Ukrainës.
Partnerët tanë duhet të miratojnë menjëherë një paketë sanksionesh të reja. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje kryeqyteteve mike që të vazhdojnë të forcojnë aftësitë mbrojtëse të Ukrainës duke ofruar armë dhe pajisje ushtarake.
Jo vetëm jeta dhe siguria e qytetarëve ukrainas, por edhe siguria e qytetarëve të të gjithë Evropës dhe e ardhmja e rendit botëror varen nga reagimi ynë i përbashkët.



























































