• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Ne e dogjëm vetë katedralen tonë

17 Prill, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Heshtja kaploi mbrëmë miliona njerëz, ndërsa ndiqnin drejtpërdrejtë djegien e katedrales së Notre Dame të Parisit. Rrallëherë fatkeqësia e një godine mund të prekë aq thellë në brendësinë e qenieve njerëzore. Të shtangur, me një vështrim të mpirë prej trishtimit, me dhimbjen për atë masë gurësh mbi 800-vjeçarë, njerëzimi përjetoi rrënimin e një pjese të historisë së tij. Dukej se në flakë nuk po kallej një ndërtesë, por një qenie e gjallë, që kish marrë jetë në shekuj në shpirtin e çdo francezi. Ndoshta e njëjta dhembje, mbase edhe më e madhe, nëse do të bëhej fjalë për një tragjedi me jetë njerëzore .

Ekzistenca e një ndërtese mund të marrë trajtën e një ekzistence njerëzore përsa kohë ajo është e lidhur me kujtimet e atyre që jetojnë me të. Ajo kthehet në pjesë të jetës së tyre jo thjesht si objekt, por si një dëshmitare e dashurive, vuajtjeve, gëzimeve, ngjarjeve të vogla apo ndodhive të përditshme. Bëhet pjesë e rrëfimeve dhe e memories njerëzore, mbartëse e kujtimeve qindravjeçare që brezat ua transmetojnë njëri-tjetrit. Ekzistenca e saj është diçka që njerëzit e zakonshëm e përcjellin edhe si dëshmi të ekzistencës së tyre. Duke e pasur të pranishme në rrëfimet e tyre, ata komunikojnë me të, krijojnë një raport të veçantë emocional, preken kur rikthehen pas një mungese të gjatë, u mungon kur largohen nga vendi i tyre, mjafton një foto që t’i përlotë, duke përzierë në shpirtra kujtime të largëta që ai objekt i mbart ndër gurët e tij.
Janë pikërisht këto ndërtesa, qofshin madhështore si Notre Dame apo të thjeshta si kinemaja e vjetër e një lagjeje, që lidhin rrënjët dhe shpirtrat e atyre që jetojnë bashkë me to. Ato përbëjnë “memorien e pafajshme”, që i bën njerëzit më të ndjeshëm, më të butë, më të dashur me njëri-tjetrin, që krijon historinë e vogël të përbashkët dhe kujdesin për ta përcjellë atë të padëmtuar tek ata që vijnë më pas. Kjo memorie mban gjallë emocionet, nostalgjinë, historinë dhe vetë rrëfimin e lashtë që i jep kuptimin jetës njerëzore. Godinat, pemët, rrugicat, madje edhe qentë apo macet e lagjes, që e përbëjnë këtë memorie, frymojnë bashkë me banorët e tyre. Ndaj, humbja e tyre dhemb po ashtu si një humbje njerëzore.
Shoqëritë njerëzore që nuk e kanë këtë dimension të ekzistencës së tyre, janë më të vrazhda, me mungesë thuajse të plotë të solidaritetit human. Ato motivohen nga materializmi, eksitimi për të fituar, individualizmi dhe papërgjegjshmëria ndaj të përbashkëtës. Për këto shoqëri, gjithçka fillon e mbaron brenda mureve të shtëpisë së tyre. Memoria e tyre regjistron vetëm vlerën e pasurisë që mund të mbledhin, si të vetmen vlerë që do të lenë pas. Rrëfimi i përbashkët që do t’i bënte qenie më sociale, më të ndjeshme e më të përgjegjshme, e ka humbur fillin dhe konflikti, si dominim i më të fortit, kthehet në ligjësi.

Ne të gjithë jemi dëshmitarë se si ndër dhjetëra vjet ranë të gjitha godinat, lagjet dhe hapësirat ku gjallonin kujtimet tona. Bashkë me to u fshi edhe ajo memorie e pafajësisë që kishte rritur disa breza. U zhduk Tirana historike, shtëpitë e vjetra, pastaj me radhë kinematë, fushat e sportit, dyqanet e vogla, parqet e lodrave. U shkatërrua lulishtja emblematike e sheshit “Skënderbej”, u shemb stadiumi, do të prishet Teatri Kombëtar, Durrësi antik e kështu me radhë. Më të fortët do ngrenë kulla, ndërtesa moderne, kryevepra të arkitekturës, të cilat do të prodhojnë memorien tonë të re, atë të asgjësimit të përkatësisë së përbashkët dhe lartësimit të etjes për të fituar, duke shkelur mbi gjithçka e mbi gjithkënd.

Prej shumë vitesh po ecim në këtë rrugë dhe habitemi pse jemi gjithnjë një shoqëri në konflikt permanent. Prekemi papritur vetëm nga një foto bardhezi, që dikush e hedh në “Facebook” e na provokon nostalgjinë për qytetet tona, që nuk i përfshiu flaka, por i fshiu kazma që i vumë vetë ne. Ku jetojnë kujtimet e gjyshërve, prindërve tanë? Po kujtimet tona, cilat janë? Nuk ka mbetur më asgjë. Edhe fotot ngacmojnë emocionet e atyre që i mbajnë mend dhe i kanë përjetuar lagjet e qyteteve tona të dikurshme e që do vazhdojnë të jetojnë edhe pak kohë pas tyre. Po fëmijëve tanë, çfarë memorie u kemi lënë nga jetët e mëparshme? A ndjejnë ata diçka kur shemben edhe shenjat e fundit të kujtesës sonë, për t’ua lënë vendin strukturave të xhamit e betonit?

Në sytë e tyre nuk do të gjendet kurrë ai trishtim sublim që rridhte tek miliona francezë ndërsa shihnin katedralen e Notre Dame të përpëlitej mes flakëve. “Sot po digjet një pjesë e jona – tha presidenti francez. – Ajo është historia jonë, letërsia jonë, imagjinarja e jonë. Ajo është epiqendra e jetës sonë”. Po epiqendra e jetës sonë, cila është? Atë ne e kemi djegur prej kohësh. Prandaj është e kotë, ne nuk do të përjetojmë kurrë të tilla ndjesi si ato që përjetuan mbrëmë miliona qenie njerëzore, ndërsa shihnin të digjej një pjesë e shpirtit, e jetës dhe e kujtimeve të tyre.
Lapsi.al

Related- Posts

OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026
enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Pamje e zymtë e realitetit energjetik europian: shkaqet dhe pasojat

2 Tetor, 2026

Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

2 Tetor, 2026

Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

2 Tetor, 2026

Kina feston 77-vjetorin e Ditës Kombëtare me një rritje rekord të udhëtimeve

2 Tetor, 2026

Sondazhi i CGTN | “Java e Artë” dëshmon forcën e ekonomisë së festave në Kinë

2 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.