• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
3 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Prishtina dhe Tirana ta refuzojnë “Sovranitetin e dyfishtë” për Kosovën

24 Prill, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ndër formulat e shumta, që po qarkullojnë në kuluaret diplomatike europiane për neutralizimin e shtetësisë së Kosovës, ka dalë në sipërfaqe edhe projekti i një “sovraniteti të dyfishtë” për Kosovën. Për sa kohë ishte vetëm temë mediash, mund edhe të mos merrej në shkallën e duhur të konsideratës shtetërore e diplomatike mbarëshqiptare. Por kur në datën 17 pril 2019 në Moskë, në konferencën e përbashkët të shtypit me ministrin e jashtëm serb, ministri i jashtëm i një shteti të rëndësishëm si Rusia, Sergej Lavrov, deklaron se “kemi ende për të diskutuar për çështjen e “sovranitetit të dyfishtë” për Kosovën” dhe thekson se “kjo u takon miqve tanë serbë të vendosin”, atëherë edhe Prishtina, edhe Tirana, duhet të ndalen dhe të analizojnë rrethanat dhe gjitha komplikimet e projektit të “sovranitetit të dyfishtë” për Kosovën.

Në fakt elementet, që janë bërë të njohura deri tani për këtë projekt diplomatik, nuk janë të shumtë. Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç sqaroi në datën 17 prill se kjo do të thotë që Veriu i Kosovës të ketë sovranitet të dyfishtë: edhe nga Kosova, edhe nga Serbia. Në datën 19 prill ministri i jashtëm serb shtoi edhe një hollësi tjetër, duke njoftuar se sipas kësaj formule Veriut të Kosovës do t’i lejohet të organizojë  një referendum brenda 10 vitesh. Anëtarja ruse e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, prof. Elena Guskova, që është drejtoreshë e Qendrës së Krizës Ballkanike në Institutin e Sllavistikës të Akademisë së Shkencave të Rusisë, në datën 19 prill bën interpretimin rus të projektit të“sovranitetit të dyfishtë”,duke e përkufizuar si “sovranitet i shqiptarëve në Kosovë dhe sovranitet i Serbisë mbi serbët në Kosovë dhe mbi kishat dhe manastiret serbe”.

Edhe nga këto pak elemente të publikuara nga figura, që janë të njohur me prapaskenat e përgatitjes së formulave diplomatike për çështjen e normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, e kupton se në thelb kjo formulë zyrtarizon vendosjen e sovranitetit të Serbisë mbi Veriun e Kosovës. Nëse shohim edhe interpretimin rustë kësaj formule, shkohet deri tek legalizimi i sovranitetit të Serbisë mbi serbët e Kosovës, që do të thotë në tërë Kosovën. Pra formula zhbën sovranitetin dhe shtetësinë e Kosovës.

Projekti i “sovranitetit të dyfishtë” rezulton një përpjekje e re diplomatike për të kapërcyer bllokimin, që ndodhi pas hedhjes së tezave të rrezikshme për shkëmbimin e territoreve midis Serbisë dhe Kosovës, teza të cilat i profesuan presidentët e të dy shteteve, për arsye dhe për interesa, që i dinë vetëm ata. Duke parë që formula e “shkëmbimit të territoreve” nuk ndezi dot as në publik dhe as u pranua nga disa shtete të rëndësishme europiane si Gjermania dhe Britania e Madhe, atëherë u hodh në qarkullim propozimi i ri i “sovranitetit të dyfishtë” për Kosovën. Formula e re në fakt zëvendëson apo është një etiketë e re për tezën e “shkëmbimit të territoreve”. Vetëm se në këtë rast nuk shkëmbehet hapur territori dhe formalisht nuk jepet Veriu i Kosovës, por zëvendësohet me vendosjen e sovranitetit zyrtar të Serbisë në Veriun e Kosovës. Kjo duket është planifikuar si  fazë e parë, kurse faza e dytë, siç pohoi  edhe ministri i jashtëm serb, do të jetë referendumi brenda 10 viteve i pjesës veriore, ku pakica serbe është shumicë dhe natyrisht do të votojë bashkimin me Serbinë. Është vërtet skandaloze kur e mendon që bashkësia ndërkombëtare me të drejtë i ndalon të ashtuquajturës “serpska republika” të organizojë referendum për shkëputje nga shteti i Bosnje-Hercegovinës, kurse pakicës serbe në Veri të Kosovës me këtë projekt ia njeh të drejtën e shkëputjes përmes votimit.

“Sovraniteti i dyfishtë” i heq shtetit të pavarur të Kosovës sovranitetin mbi pjesën e territorit të vet, që është Veriu i Kosovës. Dhe më tej, i heq sovranitetin shtetit të Kosovës mbi territorin e vet, ku janë ndërtuar kishat dhe manastiret ortodokse serbe, që praktikisht legalizohen si territore të Serbisë. Me këtë status, që i jep kjo formulë, me sovranitet serb në territoret, ku janë ndërtuar kishat dhe manastiret ortodokse, Serbia fiton të drejtën e drejtimit dhe të kontrollit të atyre territoreve, dhe rrjedhimisht edhe të drejtën e garantimit të sigurisë së tyre. Nën këtë pretekst i hapet rruga futjes së forcave policore dhe speciale serbe në territoret e Kosovës, në emër të garantimit të sigurisë në ato territore të Kosovës, ku janë ndërtuar kishat dhe manastiret ortodokse, dhe që projekti i “sovranitetit të dyfishtë” i legalizon si sovranitet i Serbisë.

Ka diplomatë, që përpiqen ta justifikojnë “sovranitetin e dyfishtë” si një mënyrë për të joshur Serbinë që të pranojë njohjen e Kosovës si shtet. Në fakt “sovraniteti i dyfishtë” është një darovitje për Serbinë, që e nxit më shumë të mos e njohë sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Sepse, përderisa sovraniteti i Kosovës po mohohet në Veriun e territorit të saj, përderisa sovraniteti i Kosovës po mohohet në ato pjesë të territorit të saj, ku janë ndërtuar kishat dhe manastiret ortodokse serbe, kjo do të thotë që praktikisht nuk do të ekzistojë një sovranitet i shtetit të Kosovës, nëse ndiqet formula e “sovranitetit të dyfishtë”.

Ajo, që e bën interesante intrigën diplomatike dhe mediatike të projektit të“sovranitetit të dyfishtë” është sforcimi i Beogradit për t’u shtirë sikur ai nuk është dakord me këtë formulë. Madje edhe presidenti serb, edhe ministri i jashtëm serb, po bëjnë të habiturin nëpër konferenca shtypi sikur e dëgjojnë për herë të parë. E vërteta e thjeshtë historike dhe aktuale është se projekti i “sovranitetit të dyfishtë” për Kosovën është një projekt i vjetër i diplomacisë dhe i shtetit serb. Po freskojmë kujtesën e diplomacisë dhe të mediave serbe, ballkanike dhe europiane, se në datën 19 dhjetor 2011, gjatë vizitës së tij në Shkup, presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, deklaroi zyrtarisht dhe publikisht propozimin e Serbisë: “Një zgjidhje e mundshme për Kosovën mund të jetë sovraniteti i dyfishtë,i bazuar në precedentët e praktikës ndërkombëtare”. Këtë projekt të vjetër të diplomacisë dhe të shtetit serb Beogradi po kërkon ta shesë sikur nuk ka origjinë serbe, por qenka brukselian, gjerman, etj. Por memoria historike dhe diplomatike e ka regjistruar identitetin e projektit si produkt diplomatik i Serbisë. Ndaj dhe Rusia e shprehu përkrahjen në 17 prill për këtë projekt dhe ministri i jashtëm rus nuk deklaroi më kot se u takon “miqve tanë serbë ta vendosin”.

Deklarata e Sergej Lavrovit se “kemi akoma për të diskutuar për “sovranitetin e dyfishtë”, tregon se diplomacia ruse po punon fort që kjo formulë të zërë vend dhe të pranohet ndërkombëtarisht. Një formulë, që nuk e zgjidh aspak problemin, dhe e cila plotëson oreksin e Serbisë për Veriun e Kosovës, dhe që gjymton sovranitetin dhe shtetësinë e Kosovës. Pra, e lë problemin hapur si burim konflikti midis dy shteteve, ashtu siç i intereson Rusisë, e cila nuk është për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Rusisë i duhet vatra e hapur e konfliktit midis Serbisë dhe Kosovës, si për të mbajtur të lidhur Serbinë pas vetes, ashtu dhe për të patur një shteg ndërhyrje të vazhdueshme në Ballkan.  Nuk është e rastit që në komunikatën e saj të 18 prillit Ministria e Jashtme ruse përsërit urrejtjen e saj klasike kundër pavarësisë së Kosovës. Nuk është e rastit që një zë autoritar i mendimit politik zyrtar rus si akademikja Guskova, i drejtohej në 19 prill protestuesve serbë, që protestojnë çdo të shtunë në rrugët e Beogradit, që të dalin me thirrjen dhe parullën “Jo pavarësisë së Kosovës”.

Në një situatë të tillë, kur qëllimisht po krijohet konfuzion, kur diplomacia e kulisave po ofron formula e projekte të dëmshme, sipas parimit oportunist “të kënaqin edhe dhinë, edhe lakrën”, pra edhe shtetin  agresor, edhe shtetin  viktimë, qeveritë në Prishtinë dhe në Tiranë duhet të jenë syçelë dhe të mos ndjekin pa u menduar formulat e gabuara. Prishtina dhe Tirana duhet të mos kundrojnë të heshtur nga galeria vorbullat e njëpasnjëshme diplomatike, që synojnë të mbysin shtetin e pavarur të Kosovës. Serbia dhe udhëheqësit serbë flasin pesë herë në ditë dhe kudo që shkojnë për formulat, që përkojnë me interesat e tyre në bisedimet me Kosovën. Nuk ka informacion se kush ua ka këshilluar Prishtinës dhe Tiranës që të mos prononcohen për formulat e dëmshme, që po dalin njëra pas tjetrës, dhe të harrojnë nevojën për t’i kundërshtuar ato dhe për të mbrojtur interesat shtetërore dhe kombëtare të Kosovës. Heshtja e pakuptimtë nuk i forcon pozitat biseduese në tavolinën e tratativave diplomatike. Përkundrazi shpreh inferioritet dhe dobësi. Ndaj Prishtina dhe Tirana duhet, veç e veç ose së bashku, ta refuzojnë formulën e dëmshme të “sovranitetit të dyfishtë” për Kosovën./dita

Related- Posts

OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026
enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Pamje e zymtë e realitetit energjetik europian: shkaqet dhe pasojat

2 Tetor, 2026

Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

2 Tetor, 2026

Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

2 Tetor, 2026

Kina feston 77-vjetorin e Ditës Kombëtare me një rritje rekord të udhëtimeve

2 Tetor, 2026

Sondazhi i CGTN | “Java e Artë” dëshmon forcën e ekonomisë së festave në Kinë

2 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.