• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

    Begaj në 20-vjetorin e Eurorajonit Adriatiko-Jonian: Bashkëpunimi rajonal, çelës për zhvillimin evropian

    35-vjetori i themelimit të PS, Rama: Ngjitim Shqipërinë në majën e Europës së Bashkuar

    Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

    I hiqet non grata? /Sali Berisha: “Sot unë them: u ktheva. U ktheva”.

    Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet protestës, nuk marrim leksione nga një regjim që shtyp popullin e vet

    E plotë/ Rama përballë gazetarëve të huaj: Protestat, Zvërneci dhe zhvillimi i Shqipërisë

    Intervista për Reuters/ Kryeministri Rama nuk tërhiqet: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

    Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Shqipëria nuk frikësohet dhe qëndron në anën e lirisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

    Ndahet nga jeta Arsim Zekolli, një nga zërat më të spikatur të mendimit kritik shqiptar

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

    Begaj në 20-vjetorin e Eurorajonit Adriatiko-Jonian: Bashkëpunimi rajonal, çelës për zhvillimin evropian

    35-vjetori i themelimit të PS, Rama: Ngjitim Shqipërinë në majën e Europës së Bashkuar

    Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

    I hiqet non grata? /Sali Berisha: “Sot unë them: u ktheva. U ktheva”.

    Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet protestës, nuk marrim leksione nga një regjim që shtyp popullin e vet

    E plotë/ Rama përballë gazetarëve të huaj: Protestat, Zvërneci dhe zhvillimi i Shqipërisë

    Intervista për Reuters/ Kryeministri Rama nuk tërhiqet: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

    Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Shqipëria nuk frikësohet dhe qëndron në anën e lirisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

    Ndahet nga jeta Arsim Zekolli, një nga zërat më të spikatur të mendimit kritik shqiptar

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home FOKUS

A është tejet vonë për hyrjen e Europës në lojë, apo loja e vërtetë fillon tani?

13 Qershor, 2026
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zoran Meter geopolitika.news[i]

  • Shtetet e Bashkuara qysh në fillim të mijëvjeçarit të ri shohin me mosbesim sesi “margaritari” i tyre – Europa po u rrëshqet me shpejtësi nga duart, sikurse pas Luftës së Dytë Botërore Mbretëria Britanike shihte Indinë.
  • Strategjia brilante amerikane pikërisht tani duhet të ketë kujdes që niveli i përshkallëzimit të luftës në Ukrainë të mos marrë përmasat e atij bërthamor në të cilën mund të tërhiqej edhe Amerika.
  • Çfarë mund të fitojë Europa me fillimin e dialogut me Putinin dhe cilët janë rreziqet në një rast të kundërt.
  • Kjo luftë dukshëm cfilitëse e cila nuk mund të zgjatë përjetësisht e kësisoj duhet të bëhen lëvizje dramatike të asaj pale e cila në gjithë këtë punë është vënë me shpatulla për muri (këtu kam parasysh Europën e cila tani është aleati më i madh i Ukrainës dhe e cila ka vënë bastin më të madh në të).

Dje në Moskë u mbajt takimi i ambasadorëve të Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhje Gjermanisë (i ashtuquajturi format E3) më zevëndës ministrin rus të punëve të jashtme Mihail Galuzin. Çkarë ka në prapaskenë dhe çfarë mund të rezultojë nga ky takim do të përpiqem të jap një përgjigje në këtë analizë gjeopolitike.

Në fillim po sjell në kujtesë së ky takim është mbajtur në momentin e tensioneve të mëdha si kurrë më parë mes Rusisë dhe Europës qysh nga fillimi i konfliktit ukrainas, gjë e cila konstatohet në retorikën e dyanshme luftarake, paralajmërimeve se lufta mes tyre është e paevitueshme deri në vitin 2030, nisjen e manovrave të shpeshta ushtarake, përfshirë edhe ato të karakterit bërthamor në afërsi të kufinjve të njëri tjetrit dhe, në përgjithësi, militarizimi i përshpejtuar i cili nuk ndjell gjë të mirë.

Kryeministri polak Donald Tusk para pak kohësh deklaroi se rusët mund të sulmojnë NATO-n në një afat prej disa muajsh, ndërsa Rusia akuzoi europianët se po e ndihmojnë Ukrainën për të realizuar sulmet e saj në Rusi sepse u lejon dronëve ukrianas mbifluturim nëpër territortin e saj ajror për të kryer këto sulme. Europa këmbëngul për sanksione akoma më të forta dhe rritje të ndihmës për Kievin, ndërsa Rusia kërcënon me sulme në fabrikat për prodhimin e dronëve në BE – sikurse para pak kohësh shpjegoi bukur e mirë media ukrainase Strana.

Ndërkohë, përshkallëzimit të raporteve politike dhe zhurmës së paparë, që nga koha e Luftës së Dytë Botërore, të tambureve të luftës në Europë i konstribuojnë edhe sulmet gjithnjë e më të ashpra të dronëve ukrainas në thellësi të territorit rus, gjë të cilën e mbështesin haptazi metropolet krysore europiane duke deklaruar se këto sulme do ta dobësojnë ekonominë ruse dhe makinën e saj luftarake e në këtë mënyrë do t’a detyrojnë Vladimir Putinin të ulet në tryezën e bisedimeve – megjithëse deri para pak kohësh edhe vetë fuqitë europiane i kanë përcaktuar këto lloj sulmesh si vijë e kuqe e cila nuk duhet kaluar në asnjë mënyrë – të vetëdijshëm për reaksionet e mundshme të Moskës.

Për më shumë se kjo e fundit ndërkohë uli pragun për përdorimin e armës bërthamore nëpërmjet revizonimit të doktrinës bërthamore ruse. Në këtë doktrinë, tani mes tjerash, theksohet se sulmet në objektet energjetike strategjike ruse nga ana e vendeve (ose aleanca e vendeve) të cilët luftojnë kundër Rusisë apo vendet (ose aleanca e vendeve) të cilët ndihmonë në këto sulme përbëjnë bazë për përdorimin e këtyre lloj armëve kundër tyre.

Paraliza e negociatave

Natyrisht që për rrezikun e gjithë këtyre më sipër janë të vetëdijshëm që ç’ke me të edhe zyrtarët në të dyja anët e barrikadës. Megjithatë, problemi është se mundësia e çfarëdolloj bisedimesh mes Rusisë dhe Europës ka kohë që është bllokuar nga retorika tejet armiqësore dhe lëvizjet praktike (sanksionet, prona ruse e bllokuar). Janë të bllokuar për faktin se raportet politike mes dy palëve nuk ekzistojnë më, por gjithçka është reduktuar në punë formale të përfaqësive të tyre diplomatike.

Në ndryshim nga raportet mes Rusisë dhe ShBA-ve ku, pas ardhjes së Donald Trumpit në pushtet, janë hapur kanalet e dialogut – të bllokuara paraprakisht gjatë katër viteve  të mandatit të Joe Bidenit i cili refuzonte çfarëdolloj dialogu me Moskën para tërheqjes ushtarakje ruse nga Ukraina. Qoftë edhe sikur dialogu aktual mes Moskës dhe Uashingtonit të mos japë shumë (më mirë të themi kurrfarë) rezultatesh Putini dhe Trumpi mund ta thërrasin njëri tjetrin në telefon në çdo moment dhe të bisedojnë mbi çfarëdo problemi – gjë e cila në kohën e tensioneve të tanishme në kontinentin  europian dhe në botë nuk është gjithsesi punë e vogël. Nga ana tjetër është i paimagjinueshëm bisedimi (madje edhe nëpëmrjet telefonit) mes cilitdo udhëheqësi europian me Putinin. Paradoksi qëndron në faktin se një përpjekje e këtillë (gjë e cila është vërtetuar në praktikë) do të pritej menjëherë me këmbët e para mediatike në kuptimin se ai që e bën një gjë të këtillë (e patën bërë në kohën e tyre edhe Emanuel Macroni edhe Olaf Sholci dhe shumë shpejt shijuan “supën djegëse” nga strukturat “ortodokse” brukseliane ose më mirë të themi të fuqishmëve, për të mos folur këtu pastaj për Viktor Orbanin dhe Robert Ficon) vetëm e lehtëson pozicionin e Putinit dhe e nxit për vazhdimin e agresionit. Në të vërtetë ky është argument absurd i cili a priori përjashton mundësinë e çfarëdo lloji dialogu ose më mirë të themi kërkon prej palës tjetër që të pranojë menjëherë kushtet tuaja në mënyrë që më pas të negociohet. Por atëherë, bisedimet as do të nevojiteshin fare. Me këtë edhe diplomacia në përgjithësi.

BE-ja kërkon pa sukses për negociatorin e saj

Për këtë nuk të çudit fakti – duke patur parasytsh rrezikun në rritje të përshkallëzimit – se Bashkimi Europiuan që nga fillimi i këtij viti po kërkon (deri tani pa sukses) për negociatorin e saj të përbashkët me Vladimir Putinin. Motiv për një gjë të tillë është më shumë se pranimi i rrezikut të përshkallëzimit të luftës brenda dhe jashtë Ukrainës, por njëri gjithsesi është me siguri – përpjekja për të rimarrë hapin e humbur me ShBA-të për zgjidhjen e luftës urkainase.

Sepse Europa deri tani është jashtë tryezës së bisedimeve e cila ende është ekskluzivisht e rezervuar për Rusinë, Ukrainën dhe ShBA-të mbasi Trumpi në fillim të vitit të kaluar nisi procesin negociator në këtë format tresh. Frika e fuqive europiane qëndron në atë se mbi kushtet e paqes në Ukrainë, me të cilën ata janë identifikuar plotësisht, domethënë janë rreshtuar në anën e saj, treshja e lartpërmendur do të merren vesh në mënyrën sipas së cilës nuk do të merren parasysh edhe interesat krysore gjeopolitike europiane gjë të cilën e konsiderojnë të palejueshme. Edhe një arësye për kërkimin e negociatorit të saj është edhe vetë pranimi i domosdoshmërisë për rregullimin e marrëdhënieve ruso-europiane, sepse ligjet e gjeografisë nuk bëjnë lëshime. Rusia është fqinji lindor europian – dhe për më tepër fqinjë bërthamor dhe i madh dhe i tillë ka për të mbetur.

Megjithatë, BE-ja kurrsesi nuk po arrin të gjejë një kandidat të përbashkët sepse është e qartë se edhe interesat mes vendeve antare rreth të cilave do të përfaqësohen, por edhe në lidhje me marrëdhëniet e ardhshme me Rusinë janë të ndara. Kështu disa lënë mënjanë mundësinë e bashkëpunimti të ardhshëm energjetik me Rusinë në kontekstin e krizës gjithnjë e më të madhe energjetike, ndërsa të tjera janë a priori kundër etj.. etj. Në këtë kontekst nëpër koridoret e Europës deri tani janë përmendur emra të ndryshëm – nga ish kancelari gjerman Gerhard Schroeder dhe Angela Merkel, më pas ish kryministri italian Mario Draghi deri te shefja e tanishme e diplomacisë e BE-së Kaja Kallas dhe presidenti finlandez Alexander Stubb. Para pak kohësh u shfaq edhe emri i ish presidentit (deri në vitin 2019) të Komisionit Europian Jean-Claud Juncker. Ëshët e qartë pra se një përgjigje të vërtetë ende nuk ka

Për këtë është interesante edhe intervista e të lartpërmendurit Alexander Stubb e para dy javëve dhënë gazetës zvicerane Neue Zürcher Zeitung. Në njëfarë kuptimi pothuajse profetike. I pyetur nga gazetari mbi atë se “qarkullojnë zëra se ju mund të jeni ai i cili do ta thërrasë Putinin” ai u përgjigj si më poshtë:

“Ka shumë zëra, por për mendimin tim përmbajtja është më e rëndësishme se individi. Do të doja që këto negociata t’i bënte një ekip njerëzish. Prandaj edhe kam  vënë rendin: sëpari institucionet e BE-së nisin bisedimet, pastaj përfshihen lojtarët kryesorë europiane. Nëse më vonë do të jetë e nevojshme dhe ndihma jo formale “pas kulisave” edhe kjo është në rregull. Megjithatë ende nuk po bisedojmë për përzgjedhjen e ndonjë personi të caktuar”.

Me fjalë të tjera Stubb-i “profetizoi” “lojtarët udhëheqës europianë” si ata të cilët përfshihen në bisedime – dhe pikërisht këtë po bën formati E3: që nga takimi i javës së kaluar në Londër me Zelenskin, deri te takimi i djeshëm në Moskë me zëvenësministrin rus të punëve të jashtme. Kohë që BE-ja të bëjë diçka në mënyrë të pavarur me përzgjedhjen e negociatorit të përbashkët duket qartë se nuk ka e për këtë tri fuqitë kryesore europiane kanë vendosur t’i marrin gjërat në duart e tyre.

Natyrisht, me ndihmën e Zelenskit, sepse ai tani për tani është shpresa e tyre e vetme për të shyrë përpara interesat e tyre në tryezën e bisedimeve. Me këtë Zelenski është në një pozitë të përkyer të politikë ssë jashtme, sepse, përveç Ukrainës de facto përfaqëson edhe interesat e Europës e ka mundësi kësisoj që po atë Europë t’a shantazhojë me gjithçka që ai dëshiron të sigurojë për Ukrainën (fluks të pafundëm parash dhe armatimesh, edhe pas fundit të ëndërrës për NATO-n dhe antarsimin e plotë në BE, gjë të cilën shumë veta në Ukrianë e dëshirojnë). Nëse përfaqësuesi europian do të ulej në tryezën e bisedimeve me Putinin gjëja për Europën do të ndreqej që ç’ke me të sepse ajo do të artikulonte në mënyrë të pavarur interesat e saj.

Teoria skepticizmit

Më poshtë do të paraqes teoritë e mia për të cilat mendoj se mund të jenë në prapaskenë të lëvizjeve europiane ndaj Moskës:

E para është “teoria e skepticizmit” e cila dyshon në gatishmërinë e menjëhershme të europianëve për të biseduar me Putinin mbi Ukrainën. Për më shumë nëse shihen kushtet të cilat E3, sëbashku me Zelenskin, në takimin e Londrës i ka vënë Putinit për nisjen e dialogut. Këto kushte përfshijnë ndërprerjen e zjarrit përgjatë vijës momentale të luftimeve “si pikë nisje për dialog”, garanci të forta sigurie për Ukrainën, përfshirë edhe mundësinë e rreshtimit të forcave paqesore multinacionale, pagesën nga ana e rusëve të dëmeve të luftës dhe ngrirjen e aktivëve financiarë rusë, derisa këto kushte të mos realizohen. Me nja fjalë, gjithçka të cilën Putini, edhe sikur të dëshironte dhe me siguri që nuk dëshiron – nuk mund t’i pranojë, sepse një gjë e tillë do të nënkuptonte kapitullimin e Rusisë duke patur parasysh qëllimet e saj për nisjen e luftës.

Skepticizmi në këtë rast është akoma më i madh për faktin se as Trumpi nuk arriti afrimin e synimeve mes Moskës dhe Kievit për zgjidhje paqesore të konfliktit, e si atëherë mund t’ia arrijnë kësaj liderët europianë të cilët janë shumë më të vegjël për nga rëndesa gjeopolitike dhe fuqia ushtarake. Thënë në përgjithësi – përgatitjet europiane për negociata në kontekstin e asaj që u tha më lart ngjajnë më shumë me përgatitje për luftë sesa për dialog me Rusinë.

Me një fjalë ata që shprehen për “teorinë e skepticizmit”, do të mendojnë se këtu është fjala për një rebus europian për të fituar kohë për mobilizimin e mjeteve ushtarake dhe financiare, dhe se liderët europianë theksin e vënë te hapësira informative në kuptimin se “po përpiqemi të fillojmë diçka por Rusia nuk e dëshiron një gjë të tullë e soje neve nuk na mbetet tjetër veçse përgatitje të ngutshme për luftë”.

Këtu gjithsesi ka logjikë (kushtet e lartpëmendura për dialog të cilët de facto e pamundësojnë atë), aq më shumë se skeptikët mund të shtojnë këtu se pa ShBA-të lufta ukrainase kurrsesi nuk mund të përfundojë. Këtë të fundit e theksoj edhe personalisht. Ja përse.

Faktori amerikan si vendimtar

Kohë më përpara kam pas shkruar se lufta ukrainase është produkt i gjeopolitikës amerikane – njëfarë grepi të cilin e gëlltitën të gjithë europianët, para të gjithëve Ukraina dhe Rusia, dhe se lufta do të zgjatë aq gjatë sa ShBA-ve ajo do të jetë në gjendje t’i sjellë dividentë.

Shtetet e Bashkuara qysh në fillim të mijëvjeçarit të ri shohin me mosbesim sesi “margaritari” i tyre –Europa po u rrëshqet me shpejtësi nga duart, sikurse pas Luftës së Dytë Botërore shihte Mbretëria Britanike Indinë. Kjo u duk më së miri kur u përballën me lëvizje të rëndësishme të politikës së jashtme të fuqivve kryesore kontinentale – Franca dhe Gjermania – si edhe Rusia e Putinit. Sëbashku iu kundërvunë invazionit amerikan në Irak në vitin 2003 pa mandatin e Këshillit të Sigurimit; marrëdhëniet ekonomike mes Europës dhe Rusisë nisën të zhvilloheshion me një dinamikë të tillë saqë plotësisht haptazi nisi të flitej për “hapësirë unike nga Lisbona në Vladivostok” gjë që ishte në të vërtetë projekt gjeopolitik– ku sipërmarrjet europiane do të marrshonin në tregun e madh dhe fitimprurës rus, ndërsa Rusia do të furnizonte me energji të lirë Europën për zhvillimin e saj të shpejtë dhe konkurencën globale.

Konturet e mësipërme të reja gjeopolitike në kontinentin euroaziatik Uashingtoni me të drejtë i përceptoi si “antiamerikane”. Jo në kuptimin se Europa dhe Rusia po i’a punojnë pas shpine, por thjesht nëpërmjet faktit se në një skenar të këtillë dominimi amerikan jo vetëm në Europë, por edhe globalisht – shumë shpejt do të përjetonte rrënim. Dhe një gjë të tillë Uashingtoni nuk mundej as nuk donte t’a lejonte.

Për këtë nëpërmjet projektit Ukraina sistematikisht dhe me durim, nëpërmjet investimit të parave krijoi bazat shoqërore dhe politike që këtë vend t’a shpinte deri në atë pikë saqë Rudia do të duhej të ishte e detyruar të niste luftën sepse Ukraina në të kundërt do të përfundonte në NATO gjë që do të ishte dështim gjeopolitik rus (NATO do të merrte plotësisht nën kontroll Detin e Zi – Turqia, Bullgaria, Rumania dhe Ukraina me Krimenë si pika kryesore për kontrollin e tij – ndërsa raketat ukraianse do të ishin 10 minuta larg Moskës, gjë që do të përbënte kërcënim të vërtetë për sigurinë kombëtare gjë të cilën Rusia nuk mund t’a lejonte), ndërsa Europa do të duhej të ndërprriste plotësisht domethënë të hiqte dorë nga “politika lindore” e saj dhe të kthehej në përqafimin amerikan. Kjo përfshin bahkëpunim të madh nën udhëheqjen e ShBA-ve, blerjen e energjentëve amerikanë në vend të atyre rusë, dhe në fund – marrjen e përgjegjësisë për vetë ecurinë e luftës ukrainase në shpinën e saj nëpërmjet financimit të buxhetit ukrainas dhe furnizimit me armë të ushtrisë së saj – gjë e cila ndodhi me ardhjen e Donald Trumpit në pushtet.

Strategji brilante amerikane e cila pikërisht tani duhet të ketë kujdes që niveli i përshkallëzimit të luftës në Ukrainë të mos marrë përmasat e atij bërthamor në të cilën mund të futej edhe Amerika – gjë të cilën ajo, në mënyrë krejt logjike nuk e dëshiron (natyrisht nuk e dëshiron as Rusia).

Teoria mashtrimit europian të Trumpit

Pyetja e logjikshme do të ishte përse Europa kërkon negociata me Rusinë duke i vënë asaj paraprakisht kushte të pamundura?

Është e mundur edhe teoria se në këtë mënyrë E3 synon që para Uashingtonit ose më mirë Trumpit të mbulojë dëshirën e saj reale për dialog serioz me Moskën, duke e ditur mirë se në të kundërt – nëse ky dialog nuk do të bëhet pra – mund të ketë pasoja. Sepse kushte të vëna në këtë mënyrë, sikurse është bërë me 7 qershor në takimin e Londrës, mund t’a lënë Trumpin të qetë në kuptimin se europianët ndoshta po u gatuajnë diçka pas shpine amerikanëve.

Sepse, nuk duhet harruar sesa shumë dhe shpesh Trumpi gjuan ashpër në Europë – edhe në Bashkimin Europian edhe në Britaninë e Madhe nën udhëheqjen e liberalit Keir Starmer. Ka thënë haptazi se BE-ja në formën e tanishme nuk është mike e Shteteve të Bashkuara dhe se duhet të ndryshojë dramatikisht, të bëhet aleate e sinqertë e Amerikës e cila do të zbatojë çdo urdhër të dhënë nga Uashingtoni, të blejë energjentë amerikanë, të heqë dorë nga blerja e prodhimeve kineze dhe të blejë ato amerikane, të shpenzojë më shumë mjete financiare për mbrojtjen e gjithfarësh tjetër. Janë të njohura edhe deklaratat e tij: “BE-ja është krijuar për të asgjësuar Shtetet e Bashkuara”….. duhet ta shqyrtojmë nëse ka kuptim që Amerika të mbetet në NATO”, “Groenlanda duhet të jetë amerikane”.

Pra, ka mundësi që liderët europianë tani përnjëhrësh kanë nisur të fantazojnë mbi njëfare revolte të heshtur – në mënyrë që të shpëtojnë atë që mund të shpëtohet akoma nga imteresat europiane autonome, jashtë atyre amerikane.

Personalisht nuk i besoj, por gjithsesi nuk i përjashtoj plotësisht, supozimet e mësipërme si motive europiane për negociata.

Teoria sipas së cilës Europa beson te fitorja ukrainase

Ndër të gjithë këto me siguri ekziston edhe teoria sipas së cilës Europa tani përsëri beson të mundësia e fitores ushtarake ukrainase. Kjo mund të shihet ënpërmjet rrëfimit të ndyrshuar befas në mediat europiane të cilat nisin paralelisht me forcimin e sulmeve ukrainase me dronë në thellësi të Rusisë të cilët përputhen në kohë me fillimin e luftës amerikano-izraelite kundër Iranit.

Nëpërmjet këtij rrëfimi vihet theksi se Ukraina e fiton luftën, se ekonomia ruse është para kolapsit dhe se po rritet zemërimi popullor i cili shkon në drejtim të kërkesës për përfundimin e luftës – gjë që është devijim i plotë nga titujt mainstream të mëparshme në po këto media, sipas të cilave Ukraina është në situatë tejet të vështirë, para kolapsit energjetik, me një gjendje dëshpëruese në fushëbeteja për shkak të mungesës së armëve dhe municioneve perëndimore, rënies së moralit dhe rezistencës gjithnjë e më të madhe të qytetarëve ndaj mobilizimit…

Në këtë kuptim Bloomberg-u publikon një tekst interesant në lidhje me iniciativën e lartpërmendur E3 ndaj Rusisë. Sipas artikullit mendohet se inicitiva e liderve europianë është sigurimi i mbështetjes së Trumpit për planin e tyre të zgjidhjes së luftës i cili i është dëshmuar Putinit (kushtet e lartpërmendura të takimit në Londër), gjë të cilën synojnë t’ia dëshmojnë në samitin e ardhshëm të G7. Kjo media pohon se tre vendet kryesore europiane besojnë se lufta është kthyer në përfitim të Ukrainës, gjë e cila krijon mundësi për revizionimin e kushteve paqesore për të cilët Trumpi dhe Putini janë marrë vesh në Alaskë (tërheqja e ushtrisë ukrainase nga Donbasi, njohja e juridiksionit rus në territoret e aneksuara, shkrirja e pronës ruse).

Ndoshta kjo është edhe kështu sikurse shkruan Bloomberg-u, por përsëri më duket se në njëfarë mënyre  nuk ka kurrfarë logjike të shkohet te Putini me qëndrime të papranueshme nëse vërtetë dëshirohet dialog i sinqertë. Por kjo del gjithsesi nga teksti i lartpëmrndur i medias amerikane – domethënë kërkojnë lejen e Trumpit që mbi këto baza të zhvillohet dialogu. Të gjithë ata në metropolet europiane të cilët e njohin Putinin dhe mënyrën e tij të të menduarit e dinë mirë se një gjë e tillë thjesht është e pamundur.

Për më shumë që, nuk besoj se Trumpi mund të pranojë që mbi këto baza të fillojë të bëjë presion ndaj Putinit për të përfunduar luftën, sepse një gjë e tillë kërcënon që edhe komunikimi me Putinin shumë shpejt të reduktohet në atë që kishte Joe Bideni, gjë që me siguri nuk e dëshiron aspak. Sepse, përveç Ukrainës, ka plot tema të tjera të rëndësishme nëpër botë mbi të cilat ai mund të bisedojë me Putinin nëse kjo është e nevojshme.

Por në gjithë këtë ka edhe një element me rëndësi i cili ndoshta është vendimtar për motivimin e liderve europianë për të ndërmarrë iniciativën e bisedimeve me Rusinë. Është fjala për krizën globale gjeopolitike me rritje të shpejtë, para së gjithash në Lindjen e Afërt e cila mundet, nëse lufta me Iranin përshkallëzon, ta vërë Europën në një situatë tejet të vështirë në lidhje me furnizimin me karburante gjë e cila mund të ndikojë në ekonominë edhe kështu të dëmtuar, gjithsesi të tejngarkuar me rritje të buxhetit për mbrojtjen, gjë e cila dje i ra kokës edhe ministrit britanik të mbrojtjes i cili dha dorëheqjen gjë që lëkundi seriozisht qeverinë e Starmerit.

Po rriten tensionet mes Izraelit dhe Turqisë në kontekstin luftës izraelite në Liban dhe gjendjes në Rripin e Gazës e cila nuk po lëviz nga pika e vdekjes edhe përkundër marrëveshjeve të mëdha dhe ambicioze të Trumpit. E gjitha kjo kërcënon me valë të reja emigrantësh drejt tokës europiane.

Për këtë, megjithëse e vogël, ekziston mundësia për nisjen e një dialogu serioz mes Europës dhe Rusisë duke patur parasysh se çfarë kërcënohet nëse ai nuk ekziston. Sepse rreziqet e përshkallëzimit, deri në nivelin e atij bërthamor rriten proporcionalisht, si nëpërmjet këmbënguljes për vazhdimin e goditjeve me dronë në thellësi të Rusisë (një i tillë ishte edhe sot në Festën e Ditës së Rusisë). Nga ana tjetër, Reuters-i shkruan mbi goditjet masive ruse nëpër portet rreth Odesës “të cilët kërcojnë kolapsin e eksporteve” të këtij vendi. 

Kjo është natyrisht një luftë e cila nuk mund të zgjasë përjetësisht e kësisoj duhet të ketë lëvizje dramatike të asaj pale e cila në gjithë këtë punë është gjendur me shpatulla pas muri Këtu kam parasysh Europën e cila është tani aleati më i madh i Ukrianës dhe ka vënë baste të mëdha për të.

Për këtë vetëm përfundimi i shpejtë i luftës mund të zbuzë rreziqet e lartpërmendura.

Ekzistojnë  skenarë të nbdryshëm për nisjen e dialogut të përmendur Europë-Rusi, por në secilin prej tyre do të ketë tre faktorë: gjendja në dhe rreth luftës me Ukrainën, qëndrimi i ShBA-ve në gjithë këtë punë, dhe çmimet dhe aksesi në energjentë në tregjet botëore.


[i] https://www.geopolitika.news/analize/velika-analiza-zorana-metera-dok-gore-ruske-rafinerije-i-luke-oko-odese-e3-ulazi-u-igru-pozadina-i-posljedice/

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

FOKUS

Shqiptarët u rebeluan,jo kundër flamingove, por kundër një epoke qeverisjeje denigruese

13 Qershor, 2026
FOKUS

Ku po shkon Bosnja dhe Hercegovina?

12 Qershor, 2026
FOKUS

Ambasadori rus në Tiranë: “Pa një Rusi të fortë dhe sovrane, krijimi i një rendi botëror të drejtë është i pamundur”

11 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

A është tejet vonë për hyrjen e Europës në lojë, apo loja e vërtetë fillon tani?

13 Qershor, 2026

Dita e 14-të e protestave qytetare, mijëra qytetarë marshojnë në Tiranë: “Shqipëri e re”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”

13 Qershor, 2026

Shqiptarët u rebeluan,jo kundër flamingove, por kundër një epoke qeverisjeje denigruese

13 Qershor, 2026
The Japanese flag atop the Liberal Democratic Party (LDP) headquarters in Tokyo, Japan, on Monday, Sept. 8, 2025. Japan’s ruling party faces a tough decision over its future as it searches for a new leader to replace outgoing Prime Minister Shigeru Ishiba, stop the slide in its support at the polls and reassure investors. Photographer: Kiyoshi Ota/Bloomberg

CMG: Po jepet një tjetër sinjal i rrezikshëm për “rimilitarizimin” e Japonisë

13 Qershor, 2026

Ministria e Jashtme e Kinës kritikon dredhitë politike të Sekretarit të Mbrojtjes së Filipineve

13 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.