• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

ARTISTI XHEVAT LIMANI – PROMETEU QË SHPËRNDAN KUDO NË BOTË FLAKËN E SHQIPTARIZMËS

16 Nëntor, 2021
in FOKUS, SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Shpendi TOPOLLAJ

I pashoq në atë që është dhe në atë që bën, aktori, regjisori dhe dramaturgu strugan me banim në SHBA, Xhevat Limani, kur e takon për herë të parë, të duket njeri krejt i zakonshëm. Jam njohur me të në Fierishtë, buzë liqenit të Ohrit, vendlindja e tij, kur ai kishte ardhur në dasmën e kunatës së sime bije. Kishte një portret imponues, me flokë dhe mjekër të gjatë e pak të zbardhur, me zë kumbues dhe me sy zhbirues që dukej se fshihnin së brendshmi një zjarr që priste të shpërthente. Fliste qetë, mendueshëm dhe fare thjeshtë, me të gjithë ata që vinin dhe e takonin. I pyeste me rrënjë e me degë, çka linte të kuptoje se largimi qysh nga viti 2002, nuk ja kishte zbehur aspak kujtesën. Por siç mësova më pas, ai vinte shumë shpesh aty. Vinte, pasi i shtyrë nga ndërgjegja profesionale dhe sidomos ajo atdhetare, dhe duke jetuar me hallet e problemet që u nxirrte koha shqiptarëve kudo që ishin, e ndiente si detyrë të jepte ndihmesën e tij. Ishte ndihmesa e çmuar e një artisti emërmadh, i cili kishte zgjedhur forcën e fjalës për të ngritur peshë zemrat e bashkëkombasve të tij në këto kohë që ai me të drejtë i quante të vështira. Vërtetë kufijtë qenë hapur dhe Kosova e kishte fituar pavarësinë e saj, por ende kishte mjaft pika të pazgjidhura, si me shtetin maqedon, si me djallëzitë serbe, ashtu edhe me ndërkombëtarët. Për më tepër, grindje e përçarje kishte edhe midis vetë shqiptarëve. Në këto kushte, ky artist që kishte studiuar në klasën e Faruk Begollit, që kishte dhënë si profesor në gjimnaz gjuhën dhe letërsinë dhe që kishte aktruar për rreth dy dekada në Teatrin Shqiptar të Shkupit, e për më tepër, që kishte krijuar “Teatrin Shqiptar në Amerikë”, nuk mund të kufizohej vetëm me disa pjesë e role, ku i duhej të priste spektatorët.

Kishte luajtur Lulashin e Anton Pashkut, Besnikun e Nexhat Mustafait, Hamidin e Kapitenin e Teki Dervishit, Mbretin Klaudi të Shakespeares, Milosin e F. Arrabal, Arganin e Molierit, Dikun e Hysen Matoshit, Ushtarin Hauptman të Resul Shabanit, Medvedevin e M. Gorkit, Eminencën Gri të N. Islamit, Koçin e K. Floqit, Mbretin Kreon të Sofokliut, Adhamudhin e Çajupit, Mishkinin e Dostojevskit, Laokoontin dhe Profesor Lakon e Ismail Kadaresë, Baba nga A. Mala, Burri në Pikturë nga K. Trebeshina, Kolonelin e T. Dervishit, Gentin e Sherif Delvinës, Macuo Bashon e E. Bondit, Hija e Mefistos të B. Musliut, Sekretarin e M. Peza, Rudolfo të Artur Milerit, Nuri budallë e A. Rusit, Dhëndërin e Zhorzh Fejdo, Majorin e E. Robles, Mbretin gungaç të G. Jetishit, Palin e Josif Relas, Sherifin e Shtajnbek, Princin Eraku dhe Binjaku siamez të Y. Shkrelit, Komisarin e R. Pavelkiçit, Dhaskalin e I. Breshan, Hoxhën e Xh. Ahmetit, Komandantin e A. Rusit, Hetuesin e S. Nuredinit, Kapitenin Alfredo të M. Shahiqit (komedi), Inspektorin “X” dhe mësuesin të A. Gashit, Kryeplakun e Zh. Çingos, Eminen cagri të N. Islamit, Grombach të R. Shelig, Paralajmëruesi të E. Ioneskos, Kryebashkiakun e Nikola Shop, etj. deri te “Skënderbeu” i Ethem Haxhiademit. Këtë bagazh artistik do ta kishte zili çdo aktor, por tani, ai e gjykonte se duhej të shkonte vetë te spektatori kudo që ishte, anë e kënd botës mbarë. Nuk ishte e lehtë një ndërmarrje e tillë, por ai kishte përvojë; kishte shkruar dramën “Anatema”, “Varrtarët”, “Muri i lotëve”, “Albaniada” (8), “Dodona”, dhe kishte vënë në skenë si regjisor mjaft autorë që nga Eskili e Lukiani e deri te Beketi, kishte luajtur në disa filma me metrazh të gjatë e të shkurtër, kishte shkruar e botuar disa libra dhe nga ana tjetër, e njihte mirë shpirtin e madh të popullit të tij, bujarinë dhe atdhedashurinë.

Ndaj nisi të krijojë një vepër unikale të titulluar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. E ka quajtur poemë dramatike, por realisht është kulmi i eposit tonë, janë ngjarjet më shkëlqimtare të historisë të drejtuara nga një burrë që mbartte gjithë vlerat dhe cilësitë më të larta të popullit tonë, vepra e të cilit ka tërhequr e vazhdon të tërheqë prej pesë shekujsh vëmendjen dhe simpatinë e politikanëve, strategëve e historianëve të botës mbarë. Ne krenohemi me heroizmin e asaj qëndrese kundër pushtuesve turq. Dhe do vazhdojmë të ndihemi krenarë për gjithësa bënë të parët tanë, dhe jo vetëm për ne, por edhe për qytetërimin evropian. Ndaj, duke parë se në kohën që po kalojmë, te ne, sikur ka një shkrehje të shpirtit atdhetar, shkaktuar nga qullësia e politikanëve, interesat e ngushta të tyre, qofshin të pushtetit, qofshin rrjedhojë e korrupsionit të tyre, hiletë prej skilesh të fqinjëve, qëndrimi shpesh diabolik i të huajve që hiqen sikur na duan të mirën dhe kanë marrë frenat në shtëpinë tonë, duke e quajtur folklorike dashurinë për Atdhe, dhe të dëmshëm si “nacionalizmin” tonë ashtu edhe teorinë e “Shqipërisë së Madhe”, Njeriu dhe Artisti i shquar Xhevat Limani që veç epiteteve të tjera, dikush e ka quajtur me të drejtë Lorenc Oliverin shqiptar, ngre skenë më skenë zërin e tij të fuqishëm duke u kujtuar se shqipëria ka Zot. Dhe zot të saj janë stërnipat e Heroit të pavdekshëm, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Nisur nga mbi 100 rolet e tij dhe mbi 700 shfaqjet e dhëna, por veçmas për këtë poemë dramatike, ai, fituesi i shumë çmimeve prestigjioze, dhe i cilësimeve mëse të merituara, është quajtur një misionar, një Promete i vetëm që çdokund shpërndan flakën e madhe të Shqiptarizmës. E takova sërish këtë artist në Prishtinë ku kisha shkuar i ftuar nga Instituti Albanologjik që nderonte mësuesin e tij dhe mikun tim Prof. dr. Nuhi Vinca me rastine 90 vjetorit të lindjes dhe më dhuroi dy libra; këtë poemën dramatike dhe “romanin” jetësor “Triumf…” I lexova pa e zgjatur dhe më mrekulloi ajo që kish kohë që nuk e shihja; kurajua për të folur pa drojë për çështjen kombëtare. Ja si shprehet ky autor: “ai që është shqiptar i lindur prej Nëne dhe Babe, jo prej sorre, por prej shkabe, duhet t`i mjaftojë që Heroi ynë ishte shqiptar”. Me “Skënderbeu” – n e tij, me muzikën rrëqethëse të A. Peçit, duke pasur në krah të bijën, sopranon Era Hoxha e cila ka vendin e vet në këtë shfaqje dhe kryezonjën – bashkëshorten Lule si menaxhuese, pra familjarisht, ai shkon në të katër anët, në mbi 50 shtete dhe ngjitet në një pafundësi skenash, kryesisht atje ku ndodhen shqiptarët, qofshin ata edhe të ikur qysh shekuj më parë. Pritet kudo me madhështi dhe ngre peshë zemrat e tyre. Shikuesit e shumtë brohorasin pareshtur “Skënderbeu është gjallë!” E përshëndesin atë edhe ata që nuk dinë shqip, pasi ndjenjat e sinqerta kanë çelsin e përbashkët të deshifrimit. Loja emocionuese aktoreske, i bën ata ta quajnë më shumë se artist, një misionar.

Një misionar nga ata që dr. Bexhet Asani (duke marrë vetëm njërin prej tyre), shprehet: “Ai me zërin e tij kumbues dhe hyjnor lë gjurmë të thella në artin, dramaturgjinë dhe kinematografinë shqiptare në veçanti dhe në atë botërore në përgjithësi… Më i madhi nga të gjithë të mëdhenjtë, më i miri nga të gjithë të mirët, sepse ai s`di të bëjë lajka e lajthitje, por aktron shqip e shqipërisht kudo, në Evropë, në Amerikë dhe kudo tjetër shkel këmba e këtij Anteu Titan Shqiptar. Ky emër i madh, nëse për struganët është mburrje, për shqiptarët është krenari”. Dhe ai nuk e ndrydh punën e tij atdhetare brenda tre faqeve të skenës; ai del në rrugë e në sheshe, hipën mbi kale si dikur Skënderbeu mbi Murzakun e tij dhe demonstron qyteteve tona lavdinë e së kaluarës. Joseph Conradi thosh se “Artisti është njeri i veprimit, nëse krijon një personalitet, shpik një mjet apo zbulon problemin e një situate të ndërlikuar”. Dhe Xhavit Lumani si intelektual dhe formim demokratik, pra duke u ndierë i lirë, si qytetarët e vendit ku jeton, nuk dridhet e spërdridhet me nënkuptime, por flet hapur e me zë të lartë edhe politikisht. Pasi demaskon krimet dhe synimet sllavo – ortodokse ndaj nesh, ai ulëret: “I ngrëntë një mortje politikuajtë shqiptarë, edhe ashtu të korruptuar, që nuk ngulën këmbë një herë Shqipërisht dhe t`ia përplasin Evropës dinake e kukudhe në fytyrë, hipokrizinë e saj qelbanike plot urrejtje ndaj kryevlerës së civilizimit, kombit shqiptar”. Dhe duhet ditur se ky korife i skenës tonë është ndeshur me pengesa nga më absurdet, qofshin dhe të natyrës burokratike, dhe gjithmonë ka dalë fitues mbi to. Pra, së bashku me të bijën e talentuar, me gruan që e mbështet dhe inspiron, me ndihmën e të gjithë atyre që në emër të atdhedashurisë e mallit të pashuar për vendin e tyre e kanë ndihmuar, ai ka triumfuar. Dhe jo vetëm ka triumfuar, por edhe ka dhënë shembullin për çdo artist, intelektual a njeri tjetër se ç`mund të bëjnë edhe kur shteti nuk u gjendet pranë. Për këto kontribute të jashtëzakonshme ai është fitues i disa çmimeve të mëdha, ku dallon Titulli “Kalorës i Urdhërit të skënderbeut”, akorduar nga Presidenti i republikës zoti Ilir Meta. Ja, ky është vigani Xhevat Limani, i barabarti me një institucion të tërë, energjik e të përgjegjshëm, njëkohësisht, ai burri i thjeshtë që njoha dikur nën hijen e një mani, atje në Fierishtë buzë liqenit të Ohrit, për të cilin nuk kam se ç`t`u shtoj fjalëve të një kolosi tjetër të skenës, Enver Petrovci i cili thotë: “Nuk ka artist shqiptar në faqe të dheut që flet shqip, në skenë dhe në jetë si Xhevat Limani!”

Argumentum.al

Tags: shpendi topllajxhevat limani

Related- Posts

FOKUS

Nga masat e sigurimit te prezumimi i pafajësisë: Çfarë ndryshon në Kodin e Procedurës Penale

30 Shtator, 2026
FOKUS

Çfarë do të thotë për zgjerimin dokumenti i ri i Komisionit Europian (Pre-enlargement reforms policy reviews)?

30 Shtator, 2026
FOKUS

Disa mite thjesht refuzojnë të vdesin

29 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Putin: “Takimi me Xi-n në APEC do t’i japë shtysë marrëdhënieve Kinë–Rusi”

1 Tetor, 2026

Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

1 Tetor, 2026

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026

Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

1 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.