• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
20 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë për Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    KE për hapjen e urës mbi Ibër: Presim konsultime dhe koordinim

    PDK-ja dhe Aleanca refuzojnë takimin me Haxhiun, Dehari insiston në marrëveshje para vazhdimit të seancës

    Si u bë Marrëveshja kornizë e Ohrit?

    Abdixhiku: LDK heq dorë nga postet, LVV mund t’i marrë të gjitha

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    25 vjet nga (Mos)Marrëveshja e Ohrit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë për Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    KE për hapjen e urës mbi Ibër: Presim konsultime dhe koordinim

    PDK-ja dhe Aleanca refuzojnë takimin me Haxhiun, Dehari insiston në marrëveshje para vazhdimit të seancës

    Si u bë Marrëveshja kornizë e Ohrit?

    Abdixhiku: LDK heq dorë nga postet, LVV mund t’i marrë të gjitha

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    25 vjet nga (Mos)Marrëveshja e Ohrit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home FOKUS

BE-ja duhet të “NATO-izohet” sipas urdhërit të anglosaksonëve. Në të kundërtën ata do t’a shembin

29 Prill, 2026
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zoran Meter-geopolitika.news[i]

  • Një administratë e ardhshme amerikane (po supozojmë se do të jetë e demokratëve), edhe përkundër satanizimit aktual të lëvizjeve të politikës së jashtme të Trumpit, sikurse është lufta me Iranin me synim mes zgjedhjet e vjeshtës, me të ardhur në pushtet nuk është se do t’i thotë qeverisë në Teheran “na falni për gjithçka që u ka bërë ai Trumpi i çmendur, jeni të lirë tani e tutje të vazhdoni ta pasuroni uraniumin dhe të zhvilloni programin raketor me largësihedhje të madhe, mund të keni çfarëdo qeverie që të dëshironi dhe të kontrolloni Ngushticën e Hormuzit”, ose do t’i thonë Izraelit të kthejë Jugun e pushtuar të Libanit nën juridiksionin e Bejrutit, ndërsa palestinezëve Rripin e Gazës duke asgjësuar planin paqesor të Trumpit, ose do t’u thotë aleatëve europianë “nuk jeni të detyruar të bleni më gazin e shtrenjtë amerikan dhe armët amerikane për Ukrainën, sepse do t’ua japim pa pagesë, dhe nuk jeni të detyruar të përmbushni detyrimet nga marrëveshja tregtare me ShBA-të të cilat i keni pas nënshkruar ne verën e vitit 2025 me Trumpin”.
  • Sepse Trumpi, si edhe cilido president tjetër amerikan, është vetëm mall konsumi, dhe ka për të qëndruar në pushtet aq gjatë sa kjo t’u nevojitet elitave amerikane domethënë do të varet nga ajo nëse do të jetë në gjendje të realizojë drejtimet strategjike të rrugës amerikane  të orientuara në ruajtjen e interesave financiare dhe interesave të tjera të tyre.
  • Kur vjen fjala të “autonomia strategjike europiane” ide të tilla si rregull shumë shpejt thyejnë hundët në muret e forta të realitetit politik.
  • BE-ja duhet të “NATO-izohet” (mund të themi edhe të anasjelltën sepse kjo nuk i ndryshon gjërat – NATO-ja duhet të “europeizohet”) me krijimin e “nënaleancave” të specializuara ngushtë të shteteve të veçanta.

Janë plotësisht budallallëqe deklaratat e disa politikanëve europianë dhe masave të mediave të këtushme mbi atë se për shkak të konfliktit serioz (dhe real) në relacionin administrata e Trumpit – Bashkimi Europian (sidomos pas nisjes së luftës me Iranin) do të ndodhë destablizimi e ndoshta edhe dështimi i aleancës së NATO-s duke patur parasysh se kjo – po e them këtë afërsisht- në masën dy të tretat financohet dhe furnizohet me armë nga Shtetet e Bashkuara. Për të mos përmendur pastaj çadrën bërthamore mbi aleatët europianë dhe e cila do të ekzistojë edhe për një kohë të gjatë në formën e tanishme pavarësisht nga ata apo këta plane mbrotjeje të Bashkmit Europian i cili gjithnjë e më shpesh bën fjalë për nevojën e zhvillimit të mbrojtjes së vet bërthamore.

Ky segment strategjik (për ndërtimin e të cilit në kuptimin teknik, ose më mirë të themi të njohurive, Europa ka padyshim mundësi) përveç që është tejet i shtrenjtë dhe do të kërkonte dekada të tëra kohë që të arrinte nivelin e tanishëm të armëve bërthamore strategjike të Rusisë dhe ShBA-ve, të cilët kanë 70 vite që punojnë për të dhe kjo me kushtin që këto dy të fundit të mos i zhvillojnë më aspak – Europës kurrë nuk do t’ia lejojnë Shtetet e Bashkuara sepse në perspektivë një gjë e tillë do t’u jepte atë të cilën e ëndërrojnë elitat e saj, dhe herë pas here edhe nxjerrin në sipërfaqe ide të ndryshme politike.

Është fjala për “autonominë strategjike europiane” ide të cilat, megjithatë, shumë shpesh thyejnë hundët në muret e forta të realitetit politik (mungesës së unitetit të brendshëm europian rreth udhëheqësisë duke patur parasysh se në gjëra të tilla të ndjeshme vetëm njëri mund të jetë ai qe jep urdhërin për përdorimin e armës barthamore, sepse këtu nuk ka dhe nuk mund të bëhet fjalë për drejtim të përbashkët dhe marrje vendimesh sepse shpejtësia e marrjes së tyre në situata krize do të thotë, në kuptimin e vërtetë të fjalës, jetë e vdekje). Le të përfytyrojmë vetëm se si do të ishte fuqia bërthamore amerikane sikur vendimin për përdorimin e saj t’a merrnin shtetet federative ose sëpaku Kongresi Federal me ndonjëfarë shumice absolute apo të dy të tretat e votave sipas bazave partiake të përfaqësuesve kundërshtarë.

Nuk ka dobësim të NATO-s, vetëm po fillon specializimi i saj, dhe ky në një drejtim të njohur mirë

Me fjalë të tjera, dëshiroj të them se nuk ka kurrfarë dobësimi të NATO-s (gjë mbi të cilën ditëve të fundit flasin analistët analfabetë të cilët ka muaj që ndotin hapësirën mediatike), por është fjala ekskluzivisht për rirreshtimin ose transformimin e saj në përputhje me ndryshimet gjeopolitike të shkaktuara nga ndryshimet globale dhe kontinentale (europiane) ose nevojës për t’iu adoptuar atyre. Njëfarë specializimi i NATO-s nën dorën e forttë të bllokut anglosakson (ShBA, Mbretëria e Bashkuara) ku asgjë nuk i lihet rastit.

Ky specializimin, ashtu si e sheh blloku i lartpëmendur – përbëhet nga integrimi i tërë BE-së në një formë të re ndërtimi sigurie dhe reduktohet vetëm në një detyrë: parandalimin e Rusisë dhe ruajtjen e fokusit të sigurisë dhe të mbrojtjes ndaj Moskës në Europë (në radhë të parë nëpërmjet luftës ukrainase megjithëse ndoshta jo vetëm nëpërmjet saj, gjë për të cilën do të bëhet fjalë më poshtë në këtë tekst) me synim dobësimin e “boshtit të rezistencës” kinezo-ruse në kohën kur Uashingtoni përgatitet për larjen përfundimtare të llogarive me Kinën (jo detyrimisht ushtarake, por nëpëmrjet presioneve të forta të cilat sipas nevojës do të përfshinin edhe komponenten e përballjes direkte, sikurse po bëhet tani me Rusinë në Europë).

Me fjalë të tjera, Bashkimi Europian duhet të “NATO-izohet” (mund të themi edhe të kundërtën sepse kjo nuk i ndryshon gjërat –NATO-ja do të “europeizohet”) nëpërmjet krijimit të “aleancave ushtarake” të specializuara të disa shteteve antare si puna e Korpusit Ekspedicional të përbashkët tashmë të ndërtuar në krahun Verior të NATO-s, nën udhëheqjen e Britanisë së Madhe etj. Përveç kësaj, këtë rol BE-ja tashmë e ka pranuar plotësisht në verën e vitit të kaluar nën presionin e  fortë të Trumpit, dhe për këtë do të duhet të marrë mbi vete kryesinë e mbrojtjes së saj si dhe financimin e plotë të Ukrainës dhe dërgimin e armëve në këtë vend me të njëjtin synim, sikurse javën e kaluar në takimin e Grupit të Kontaktit për ndihmën e Ukrainës (ish grupi Ramstein) të mbajtur në Berlin e përsëriti Sekretari i përgjithshëm Mark Rute- për t’a detyruar Rusinë të pranojë marrëveshjen paqesore dhe të njohë mossuksesin e  fushatës së saj ushtarake.

Bashkimi Europian ka marrë një detyrë të cilën nuk do të mund t’a refuzojë

Pra, Europa (BE+antarët e NATO-s) në përputhje me strategjinë e re amerikane të dominimit global (jo hegjemonisë sepse kjo nuk është më e mundur dhe do të thoshte drejtim i gjithçkaje dhe të gjithëve) në dukje do të bëhet përfundimisht e pavarur gjë për të cilën ajo ka nevojë për mobilizimin e masave dhe ruajtjen e elitave ekzistuese. Por ky proces do të zhvillohet patjetër nën kapelën e Uashingtonit detyrat e të cilit ajo duhet t’i pranojë dhe t’i realizojë. Europa, sikurse kam pas shkruar unë më parë, do të shndrrohet në një “gropë e rrethuar me tela me gjëmba dhe llogore të hapura”- tejet larg nga vizioni i “parajsës së gjelbër” në mes të xhunglës, gjë për të cilën jo shumë kohë më parë pati folur në mënyrë naive ish shefi i diplomacisë europiane Josep Borell.

Kjo shihet më së miri nga lajmet e  javës së kaluar të cilët, sikurse ndodh zakonish te ne, (do të thoja më shumë nga mungesa e profesionalizmit dhe e mosdijes sesa nga ndalimi nga ana e qeverisë etj.) mbetën jashtë fokusit të opinionit publik dhe hapësirave mediatike. Nga ato lajme shihet se elitat europiane përfundimisht e kanë marrë vendimin e tyre ose më mirë të themi Europa ka pranuar konfliktin afatgjatë me Rusinë si përcaktim të sajin strategjik. Po i marrim me radhë.

Sikurse shkruan me datë 3 prill 2026, media ukrainase Kyiv Post, ish emisari i Trumpit për zgjidhjen e çështjes së luftës në Ukrainë Keith Kellog propozoi krijimin e një aleance të re mbrojtëse ndërkombëtare e cila mund të përfshije Ukrainën, me ç’rast kritikoi NATO-n si e paefektshme gjatë konfliktit me Iranin. “Duke folur në emisionin Hannity në Fox News, Kellog pohoi se NATO-ja nuk arriti të përgjigjet në mënyrë adekuate ndaj sfidave kryesore globale të sigurisë dhe propozoi që ShBA-të të rishqyrtojnë strukturën momentale të aleancës. “NATO-ja po shndërrohet në qyqare. Ndoshta na nevojitet një NATO e re, një strukturë e re mbrojtje”. Kellog paraqiti bllokun e mundshëm alternativ i cili mund të përfshijë vende të gatshme për të marrë një rol aktiv, duke nënvizuar Japoninë, Gjermaninë, Poloninë dhe Ukrainën mes partnerëve potencialë”- konstaton  media ukrainase.

Në këtë rast ndokush me të drejtë mund të thotë se është e mundur që Kellogu gjithsesi është ish këshilltari i Trumpit e kësisoj nuk ka shumë rëndësi ajo që thotë. Për këtë do të sjell një argument shtesë i cili vërteton  tezën time mbi transformimin e NATO-s, ose më mirë të themi BE-së në qendër për parandalimin e ri të Rusisë – nëpërmjet fjalëve të zyrtarëve të lartë tani brenda Pentagonit. Duke folur para pak kohësh në senatin amerikan zëvendësministri i luftës Elbridge Colby tha se Trumpi tani është i prirur për të arritur një kompromis mes Ukrainës dhe Rusisë gjë për të cilën “po shqyrton arritjen e një paqe të tillë e cila do të jetë elementi më i rëndësishëm i sistemit të parandalimit afatgjatë të Rusisë”.

Dhe që skenari po zhvillohet pikërisht në këtë drejtim, dëshmon edhe faqja zyrtare e qeverisë britanike gov.uk në të cilën, me 15 prill 2026, bëhet me dije se Mbretëria e Bashkuara këtë vit do t’i japë Ukrainës as më pak as më shumë por 120.000 dronë si dhe dronë detarë të cilët janë treguar të dobishëm në kushtet e luftës. Dorëzimi ka nisur që këtë muaj – nënvizohet në tekstin e deklaratës. Po atë ditë, ministri britanik i mbrojtjes John Healey në Berlin falenderoi kolegun gjerman se Gjermania do të dërgojë në Ukrainë 120.000 copë dronë të saj dhe shumë gjëra të tjera.

Ministrja britanike e financave Rachel Reeves më vonë në takimin ndëkrombëtar të ministrave të financave në Uashington DC, deklaroi edhe masat e ardhshme të mbështetjes financiare britanike për Ukrainën e cila përbhet nga pagesa e 752 milionë funta Kievit, gjë e cila është pjesë e një huaje më të gjërë prej 3,36 miliardë funta. “Ky është financim i ndihmës e kësisoj dërgohen pajisje luftarake në mënyrë që Ukraina të mbrohet nga lufta e shkaktuar nga ana e Rusisë”. Tha Reeves fjalët e së cilës me 15 prill i përcolli edhe BBC.

Po atë ditë Gjermania dhe Ukraina nënshkruan marrëveshjen mbi bashkëpunimin reciprok në fushën e bashkëpunimit ushtarak dhe nisjen e prodhimeve të përbashkëta luftarake. Por atë ditë, ministri ukrainas i mbrojtjes falenderoi Berlinin dhe deklaroi se do të përdorin dronët gjermanë dhe raketat me lërgësihedhje të madhe: për sulme në thellësi të territorit rus (këtë nuk e nënvizuan në mënyrë eksplicite as ministri britanik dhe as ai gjerman kur folën për dërgesat në Kiev). Po ashtu me 16 prill, Volodimir Zelenski falenderoi emër për emër shtetet të cilët kanë vendosur ta ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën – nga Britania e Madhe, Norvegjia, Hollanda, Belgjika dhe Gjermania, nëpërmjet Francës, Spanjës, Italisë e deri të Polonia, Lituania dhe Estonia.

Paralajmërimi më i ashpër deri tani i ministrisë ruse të mbrojtjes

Me 15 prill, krahas informacionit shtesë dhe me 16 prill, nëpërmjet një deklaratë direkte u prononcua edhe Ministria ruse e mbrojtjes. U prononcua për vendimin përfundimtar të Europës të datës 26 mars 2026, sipas të cilit “si pasojë e mungesës së ushtarëve urkainas” ka vendosur të nisë prodhimin e përbashkët ushtarak me Ukrainën të avionëve pa pilot në fabrikat europiane për nevojat e forcave të armatosura të Ukrainës, gjë me të cilën Europa rreshtohet direkt në luftën kundër Rusisë.

Kjo nuk është më një deklaratë diplomatike e ministrisë së partpërmendur e cila deri tani zakonisht ka konstatuar faktet, por paralajmërimi i saj i parë për atë që do të vijë më pas nëse realizimi i planit si më sipër nis të realizohet. Dhe në kontekstin e përditëshmërisë, duhet të nënvizojmë edhe sulmet mjaft të suksesshme ukrainase me dronë nëpër shënjestrat në truallin e Rusisë, në të cilët, përveç atyre energjetike dhe infrastrukturës, dëmtohen edhe vetë qytetarët gjë e cila krijon problem akoma më të madh për Moskën. Më saktë, në deklaratën e mësipërme të Ministrisë ruse të mbrojtjes, listohen në mënyrë precize emrat e shteteve dhe uzinave, si dhe adresat ku gjenden dhe ku do të fillojë prodhimi i përbashkët me Ukrainën. Ja disa nga vendet e përmendura: Gjermania, Britania e Madhe, Spanja, Franca, Polonia, Izraeli, Turqia dhe disa vende të tjerta – banorët e të cilave Ministria ruse e mbrojtjes në të njëjtën deklaratë i njofton se duhet të njihen me adresat e sakta të uzinave në fjalë. Me një fjalë aludohet për sulme të mundshme ajrore ruse ndaj tyre nëse sulmet urkainase në thellësi të Rusisë vazhdojnë edhe pas nisjes së prodhimit të përbashkët.

Madje edhe analistët e matur ushtarakë dhe politikë rusë në lidhje me këtë flasim jo vetëm se gota e durimit rus dukshëm është plot, por edhe se për Moskën është bërë e nevojshme të nisë përshkallëzimin duke patur parasysh se Europa edhe përfundimisht ka zgjedhur drejtimin e të bërit luftë me Rusinë. Disa ish zyrtarë aktivë ushtarakë flasin publikisht madje edhe për mundësinë e përdorimit të ‘armës speciale” (në terminologjinë ushtarake ruse kjo do të thotë armë bërthamore), qoftë të goditjes përfundimtare nëpër mjediset ukraianse të vendmmarrjes gjë që deri tani nuk është bërë – për këtë i drejtohen shembullit të Izraelit dhe “të drejtës” së tij për të goditur këto shënjestra në rajonin e Lindjes së Afërt për të cilët mendon se kërcënojnë interesat e tij kombëtare– që nga Libia, nëpërmjet Sirisë dhe Irakut e deri te Jemeni – dhe përfundimisht Irani.

Analistë rusë të afërt me Kremlinin nëpër televizionet shtetërore ditëve të fundit shprehin madje edhe fraza të tilla si “domosdoshëmria e ndërprerjes së luftës me synim sigurimin e marrëveshjes me Perëndimin, por ekskluzivisht me synim arritjen e fitores”! E gjithë kjo retorikë e cila ka ndryshuar në mënyrë dramatike e cila ndjek më shpejtësi edhe deklaratat e  zyrtarëve të lartë rusë, si puna e ministrit rus të punëve të jashtme Sergej Lavrov  javën e kaluar në Pekin gjatë takimit me liderin kinez Xi Jinping, i cili në këtë kuptim nuk sulmon vetëm Europën dhe NATO-a të cilët janë, sipas mendimit të tij, protagonistët kryesorë të politikës antiruse, por direkt edhe Shtetet e Bashkuara.

Këtu gjithashtu duhet të informojmë edhe për deklaratat e ambasadorit rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së Vasilij Nebvenzi të datës 15 prill, kur tha për herë të parë se Europa përfundimisht ka ndërmarrë poltikën e “shkaktimit të mundjes strategjike të Rusisë”, gjë për të cilën duhet të mbajë përgjegjësitë, dhe se ka marrë pozicionin e një filiali të “Rajhut të ri”.

Kujtojmë se Trumpi, si kompensim për lëshimet territoriale të cilat Kievi duhet t’ia japë Rusisë nëpërmjet zotërimit të aj të plotë të Donbasit, kërkon pranimin e përshpejtuar të Ukrainës në BE deri në fillim të vitit 2027. Sipas kësaj logjike, me hyrjen në BE, pjesa e mbetur e Ukrainës (e kjo është rreth 80% e territorit të saj) de facto do të hynte në aleancë të politikës së jashtme me Perëndimin pavarësisht sesi do të auhet ai –BE ose NATO, apo diçka e tretë.

Trumpi nuk është “anomali“ si ishte në mandatin e parë

Në nëse ndokush mendon (dhe këtë e mendon jo vetëm shumica e njerëzve të zakonshëm por edhe ekspertët nga sfera të ndryshme) se Trumpi gjithë këto gjëra kaq shokuese që po bën nëpër botë qëkur në fund të janarit të vitit të kaluar mori mandatin e dytë i bën në mënyrë të pavarur, në kokë të vet, si trill i çmendurisë së tij – gabohet rëndë. Kjo është një strategji e përpunuar, le t’a quajmë kështu, e “shtetit të thellë” amerikan, e cila është përcaktuar me qëllim jo vetëm për parandalimin e rënies globale të ndikimit amerikan i cili me ardhjen e Trumpit ka marrë vrull dhe kërcënon me vendosjen e një raporti të ri forcash në botën tashmë pa rolin dominant të ShBA-ve, por edhe vendosjen e një udhëheqësie globale amerikane duke eleminuar rivalin kryesor global Kinën dhe kërcënimin me të madh për ShBA-të nga ana e superfuqisë bërthamore Rusisë, nga “loja e re e fronit”.

Sepse Trumpi kurë nuk do të mund të vinte në pushtet, as të bënte këtë që po bën, pa “dritën jeshile” të rrymave të fuqishme brenda shoqërisë amerikane të cilat tërheqin fijet nga prapaskena (rrethi i ngushtë i mbartësve të kapitalit të madh në të cilin bazohen ShBA-të që nga ndërtimi i tyre). Kujtojmë vetëm mandatin e parë të Rumpit kur po ky qark e bllokoi shumë lehtë gjë që në fund përfundoi me rrënim të plotë: triumfin zgjedhor të Bidenit, dhe përndekjet ligjore kundër Trumpit dhe satanizimin e tij në hapësirën mediatike.

Sepse Trumpi, si edhe cilido president tjetër amerikan, është vetëm mall konsumi, dhe ka për të qëndruar në pushtet aq gjatë sa kjo t’u nevojitet etlitave amerikane domethënë do të varet nga ajo nëse do të jetë në gjendjte të realizojë drejtimet strategjike të rrugës amerikane  të orientuara në ruajtjen e interesave financiare dhe interesave të tjera të tyre.

Nga ana tjetër, sikur të mos ishte kështu, e thua vallë do të panikosej kaq shumë Bashkimi Europian: ai thjesht do të priste që mandati i Trumpit të përfundonte në një mënyrë apo në një tjetër e më pas gjithçka “do të kthehej në normalitet”. Por ky normalitet nuk ekziston më, sepse këtu është fjala për politikën stratregjike amerikane e cila është konstante (për këtë diçka më shumë më poshtë në këtë tekst), dhe këtu nuk është i rëndëishëm ky apo ai president. Kushdo që të vijë do të duhet që me të gjitha forcat t’a realizojë në masën më të madhe. Kjo kurrë nuk është e mundur në tërësi sepse ekzistojnë edhe lojtarë të tjerë globalë – por gjithsesi synohet drejt kësaj. “Hap pas hapi”, gërryhet tabela globale e shahut dhe formësohet në mënyrën që u shkon për shtat elitave. (Në këtë moment duket sikur “aksionet” e Trumpit po dobësohen me shpejtësi duke patur parasysh popullaritetin e tij të ulët rekord si president – të paparë që nga koha e sundimit të Richard Nixonit pas aferës Watergate).

Që kam të drejtë më së miri flet fakti se një administratë e ardhshme amerikane (po supozojmë se do të jetë e demokratëve), edhe përkundër satanizimit aktual të lëvizjeve të politikës së jashtme të Trumpit, sikurse është lufta me Iranin me synim mes zgjedhjet e vjeshtës, me të ardhur në pushtet nuk është se do t’i thotë qeverisë në Teheran “na falni për gjithçka që u ka bërë ai Trumpi i çmendur, jeni të lirë tani e tutje të vazhdoni ta pasuroni uraniumin dhe të zhvilloni programin raketor me largësihedhje të madhe, mund të keni çfarëdo qeverie që të dëshironi dhe të kontrolloni Ngushticën e Hormuzit”, ose do t’i thonë Izraelit të kthejë Jugun e pushtuar të Libanit nën juridiksionin e Bejrutit, ndërsa palestinezëve Rripin e Gazës duke asgjësuar planin paqesor të Trumpit, ose do t’u thotë aleatëve europianë “nuk jeni të detyruar të bleni më gazin e shtrenjtë amerikan dhe armët amerikane për Ukrainën, sepse do t’ua japim pa pagesë, dhe nuk jeni të detyruar të përmbushni detyrimet nga marrëveshja tregtare me ShBA-të të cilat i keni pas nënshkruar në verën e vitit 2025 me Trumpin”.

Njëlloj si edhe administrata e Bidenit më ardhjen në pushtet nuk asgjësoi vendimin “ e pavarur” të Trumpit për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore me Iranin në muajin maj të vitit 2018, gjë e cila i detyroi edhe bashkënënëshkruesit, të cilët u përpoqën t’i kundërviheshin ashpër sepse u kërcënoheshin marrëveshje fitimprurëse ekonomike me Iranin, as tërhoqi tarifat doganore ndaj Bashkimit Europian për çelikun dhe gjithçka tjetër.

Styrategjia e politikës së jashtme amerikane është konstante

Dëshiroj të nënvizoj se strategjia e politikës së jashtme amerikane është konstante. E ideuar me vite përpara dhe të cilën nuk e hedh poshtë asnjë administratë, cilado qoftë. Eventualisht ndonjë prej tyre e modelon sipas nevojave, duke patur parasysh faktin se gjeopolitika gjithsesi nuk përcaktohet ekskluzivisht në Uashington sepse ekzistojnë edhe lojtarë të tjerë. Pra, modifikohet nëpërmjet modifikimit të dokumentave të reja strategjike, shpesh edhe nëpërmjet plotësimit të tyre, si puna e dokumentit mbi mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare të cilin në fundin e vitit të kaluar e miratoi administrata e Trumpit (nënvizojmë kthimin e pjesshëm te “doktrina Monro” mbi dominimin e ShBA-ve në Hemisferën Perëndimore). Nëse, për ndonjë çudi, ndonjë prej administratave amerikane vendos në mënyrë të pavarur t’a nxjerë Amerikën “nga kuadri i vendosur i lojës strategjike” shumë shpejt vjen “skenari Trump”  i mandatit të parë.

Këtë leksion Trumpi e ka mësuar mirë, e kësisoj në qëndrimin e tij të palëkundur dhe luftënxitës është bërë ndërkohë armë ideale për të fortët e Amerikës për arritjen e synimeve të reja strategjike mbasi dominimi global amerikan ishte vënë seriozisht në pikëpyetje.

Është krejtësisht tjetër gjë sesi do të përfundojë kjo? Por, përfundimisht elita ka vendosur të luajë me të gjitha osë asgjë. Deri në cilin kufi – deri në zgjerimin maksimal të ndikimit amerikan në tërë botën ndërsa rivalët e tjerë të mos thonë “mjaft” nga ana e tyre, ose në të kundërtën do të nisë përplasja epike e titanëve me të gjithë pasojat që sjell ajo; ose sëpaku duke marrë parasysh edhe këtë përplasje? Për mendimin tim kjo e dyta është më pak reale sepse edhe elitat do t’a kenë të vështirë të jetojnë nëse dëshirojnë të shkaktonë përplasje ushtarake direkte me superfuqitë bërthamore (Rusia dhe Kina).

Prandaj ka më shumë shanse që të luajnë lojën e vërtetuar historikisht të cfilitjes afatgjatë, gjë e cila u testua me sukses gjatë Luftës së Ftohtë, në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar në të cilën edhe Europa, njësoj sikurse pati bërë atëbotë nëpërmjet NATO-s – do ta bëjë përsëri. Sepse thjesht nuk do të ketë mundësi tjetër zgjedhjeje: ShBA-të nuk do t’a lejojnë të ndreqin marrëdhëniet me Rusinë sepse do të vazhdojë të jenë të varur nga çadra amerikane e sigurisë, nga ana tjetër do të jetë e etur në mënyrë kronike për energjentë në gjendjen e ndërlikuar të sigurisë në Lindjen e Afërt në lojën e rrezikshme të sigurisë të së cilës do të duhet të përfshihet më shumë edhe Kina, e ndoshta edhe Rusia. Europën e kërcënon vartësia e plotë nga energjentët amerikanë, domethënë nga përcaktimi i pavarur i amerikanëve të çmimit të tyre, gjë të cilën Europa ka dashur dhe i’a ka arritur t’a evitojë gjithmonë, njëlloj si me çështjen e atyre ruse në çmimet e të cilëve ka arritur të ndikojë.

Nga ana tjetër Pekini nuk do të mund të vështrojë me qetësi sesi Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të sundojnë tërë naftën dhe politikën e naftës së Lindjes së Afërt duke patur parasysh se ky rajon, krahas Rusisë – është bazeni kyç për furnizimin strategjik kinez me naftë dhe me gaz.

Spanja gjatë një muaji lufte me Iranin mori nga Rusia sasi rekord LNG

Meqë ra fjala për energjentët në kontekstin e përmbysjeve globale gjeopolitike, dhe në fundksion të shfaqjes së tërë ndërlikueshmërisë së pozitës së sotme europiane në lidhje me këtë çështje kyçe, krahas asaj të mbrojtjes dhe sigurisë – po tregoj edhe atë çfarë shkruan El Pais-i  e famshme spanjolle me datë 16 prill. Në të shkruhet se importi spanjoll i gazit rus nga Rusia është dyfishuar dhe ka arritur reekordin historik 10.000 GWh gaz rus muajin e kaluar, që është sasi e cila tejkalon edhe furnizmin gjatë krizës së çmimeve të vitit 2023.

“Importi i gazit të Spanjës nga Rusia, një nga prodhuesit më të mëdhenj të këtij hidrokarburi është rritur befasisht. Fdurnizimi nga ky vend…, ka arritur 9.807 gigavat/orë (GWh) në muajin mars, sipas të dhënave të operatorit të gazit Enagas”. Media në fjalë sjell në kujtesë se megjithëse blerja e energjisë nga Rusia është nën sanksione, renditjen që ka miratuar Bashkimi Europian parashikon që importi i gazit rus është i mundur deri në vitin 2027.

Po ashtu, një numur i madh mediash të tjera shprehin mendimin se, për shkak të problemeve momentale me furnizimin me energji nga rajoni i Gjirit Persik, afatet e përcaktuara europiane për ndalimin gradual të importit të energjentëve rusë mund të rishikohen në të ardhmen.

Konkluzion

Gjithçka u tha më lart në këtë analizë flet për lëkundjet e nisura globale gjeostrategjike të cilat më qëllim kanë çuar në shkatërrimin e rendit ndërkombëtar të deritanishëm (ky i fundit nuk i shkon më për shtat ShBA-ve të cilëve u shkonte më së shumti kur nxirrte përfitimin kryesor, por jo fuqive të vjetra të reja (Rusisë, Kinës) të cilat përsëri kërkojnë pjesën e tyre në përmbysjet historike për pozitat e humbura ndërkohë). Tani pikërisht është në proces lindja e rendit të ri ndërkombëtar.

Si do të jetë ai ende nuk dihet. Një nga përpjekjet e krijimit të ndonjëfarë themeli për modelimin e tij në të ardhmen, dhe me këtë edhe vendosjen e rregullave minimale të sjelljes për të gjithë – do të jenë takimet e nivelit të lartë në Pekin. Fillimisht mes Trupit dhe Xi Jinpingut, dhe dy ose tri javë më pas, edhe të Putinit me mikpritësin e tij kinez, pas të cilëve ndoshta do të bëhet e qartë se në cilin drejtim do të ecë bota.

Ose drejt bllokadës së kontinentit kyç euroaziatik – në perëndim nëpërmjet presionit ndaj Rusisë, dhe në lindjen e tij nëpërmjet presionit të ShBA-ve dhe aleatëve të tyre aziatikë ndaj Kinës nëpërmjet kërcënimit me konflikte lokale me synim parandalimin e projektimit të ndikimit global të tyre; ose ndoshta sipas njëfarë detante dhe ndarje të sferës së interesave brenda këtij trekëndëshi kyç global gjeopolitik nëpërmjet përcaktimit të qartë të vijave të kuqe reciproke të cilat asnjëra palë nuk guxon t’i kapërcejë.

Ndërsa deri vonë (deri para shfronëzimit që i bëri Trumpi Nikolas Maduros në Venezuelë në fillim të janarit) isha i prirur drejt këtij opzionit të dytë, tani nuk do të vja lehtë bast për të. Sepse, është i mundur edhe skenari kaotik në të cilin superfuqitë “do të ngrenë frenat e dorës” ekskluzivisht në rast rreziku real nga konflikti direkt mes tyre dhe ndaj njëri tjetrit. Megjithatë, ai nuk mund të zgjasë shumë, sepse këto situata do të bëheshin gjithnjë e më të shpeshta e kësisoj “ngritja e frenave të dorës” nuk do të kishte më kuptim sepse gjithçka shumë shpejt do të rritej në përballje direkte duke patur parasysh interesat e tyre të kundërta për çështjet kyçe.

Ndoshta duke nisur nga Irani, ku Pekini zyrtar në ditën kur po shkruhet ky tekst për herë të parë shprehu në mënyrë eksplicite mospranimin e  synimeve amerikane të bllokimit të Ngushticës së Hormuzit për tankerat kinezë të destinuar për importin e naftës iraniane, si dhe marrjen e “masave prakatike” për parandalimin e saj. Mes këtyre masave është e vështirë të mos njihet “eskortimi” i supertankerëve kinezë nga ana e anijeve luftarake kineze kur të vijë nevoja për përdorimin real domethënë kur rezervat kineze të naftës të vinë një një nivel rrezikshëm të ulët për ta. Sepse masa të tjera praktike vështirë se ekzistojnë.

Me sa duket Pekini vlerëson se Trumpi, i cili nuk po arrin të thyejë ushtarakisht Iranin por po fillon bisedime (megjithësë njëkohësisht vazhdon të flasë për fitoren ushtarake amerikane) vështirë se do të vendosë për të sulmuar anijet kineze dhe të vijë në pozitat e iniciatorit të luftës edhe me fuqinë bërthamore dhe detare të Klinës (për më shumë edhe në mesin e një lufte jo direkte me Rusinë në Ukrainë) dhe para vizitës vendimtare në Pekin e cila është planifikuar të zhvillohet në mesin e muajit maj.

“Loja e madhe” i rirreshtimit global të forcave po hyn në fazën e saj kulmore, dhe në të, deri në njëfarë mase, ndjehen komod vetëm fuqitë bërthamore, çfarëdo që të flasin për armët bërthamore si destruktive dhe asaj që duhet të zgjidhë. Bashkimi Europian në planet e tij të cituara në fillim të këtij teksti e vërteton më së miri këtë. Asnjë shtet që e zotëron atë kurrë nuk, do t’a bëjë. Dhe e dinë mirë përse.


[i] https://www.geopolitika.news/analize/tjedna-analiza-zorana-metera/tjedna-analiza-zorana-metera-eu-se-mora-natoizirati-po-nalogu-anglosasa-u-suprotnom-ce-ju-rasturiti/

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

Bota

“Rruga kineze e mëndafshit” nëpër akull si përpjekje për alternativë të Suezit

19 Gusht, 2026
FOKUS

Demokracia nuk mund të qeveriset nga zhurma

19 Gusht, 2026
Screenshot
FOKUS

Trump publikon hartë ku Ngushtica e Hormuzit etiketohet si “territor i ri i SHBA-së”

18 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kërcënimet e Vuçiqit me ndalimin e ujit: Forcë apo dobësi?

19 Gusht, 2026

“Rruga kineze e mëndafshit” nëpër akull si përpjekje për alternativë të Suezit

19 Gusht, 2026

Shteti i Bektashinjve – akt tradhtie e lartë kundër Republikës së Shqipërisë!

19 Gusht, 2026

Demokracia nuk mund të qeveriset nga zhurma

19 Gusht, 2026

SPECIALE/ Ambasada e Kazakistanit në Tiranë zhvilloi një takim informues mbi Kushtetutën e re dhe zgjedhjet për Kurultain

18 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.