• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

DRITAN ÇOKU ME NJË LIBËR MADHOR PËR KULLAT E SAHATIT NË SHQIPËRI

2 Dhjetor, 2021
in FOKUS, SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Shpendi TOPOLLAJ

Sapo mbarova së lexuari librin dinjitoz dhe të rrallë për nga lloji, të autorit plot pasion profesional, të intelektualit dhe atdhetarit Dritan Çoku, kushtuar historisë së Kullave të Sahatit në qytetet tona, ashtu si pa dashje m`u kujtua ajo shprehja e lundërtarit kinez të shekullit të XV – të Zheng Hi i cili tha se “anijet tona lundronin nëpër dete, sikur donin të qendisnin historinë”. Këtë rol kanë luajtur edhe në vendin tonë kështjellat e moçme, zbulimet arkeologjike, objektet e kultit apo kullat e sahatit, të cilat jo vetëm e kanë zbukuruar historinë tonë jo gjithmonë të shkruar, dhe jo gjithmonë të suksesshme, por edhe u kanë dhënë përgjigjen e duhur shumë dyshimeve, shpifjeve apo tezave keqdashëse se ne ishim një popull relativisht gjysmë barbar dhe jo shtetformues. Këto, bashkë me njerëzit ka parë edhe miku i vendit tonë Justin Godart, kur deklaronte se “Letërsia e ka shtrembëruar të vërtetën… Ajo na ka gënjyer për shqiptarët, duke na i paraqitur ata si cuba dhe njerëz të egër”. Do të ndalem vetëm këtu në Berat, në Antipatrian e dikurshme, ku emocionet i kam të dyfishta, pasi është qyteti ku unë jam lindur, dhe do të sjell në vëmendjen tuaj rëndësinë që i jep atij kalaja sipër nesh që ka pasur 24 kulla, e cila veç të tjerave, mbetet edhe dëshmitarja më autentike e ngjarjeve të ndryshme si ajo e vitit 1458, kur pas bisedimeve me Ilia Beun, Muzak Topia dhe Gjergj Araniti, i besuan atij dhe i dhanë kohën që u kërkoi për t`u dorëzuar, dhe ai me pabesi, me anën e një korrieri njoftoi Isa Evrenozin i cili me 40.000 ushtarët e tij bëri kërdinë mes shqiptarëve. T`i ndjekësh që nga gjeneza, t`i hulumtosh, t`i konfigurosh dhe të shkruash rreth vlerave të këtyre objekteve, mendoj se është diçka që duhet përshëndetur, pasi ky është një veprim nga ata, për të cilat tragjiku nga Salamina, Euripidi këshillonte: “O, kurrë mos u lodh për ndihmën që i jep atdheut”. Këtë virtyt e kam vërejtur te miku im Dritan Çoku qysh te libri i tij i parë “Sahat kulla e Kavajës” për të cilin kam shkruar ndër të tjera: “Të mos shkojmë larg, po le t`i hedhim sytë nga Italia fqinje, dhe të kujtohemi se çfarë vendi zë në kulturën dhe historinë e popullit të saj arkitektura, me ato kullat e kudogjendura. Kushdo e di mirë se çfarë vendi të nderuar zënë në Panteonin e këtij shteti emrat e Bruneleskit, Bramantes, Mikelanxhelos, Della Portas, Berninit, Fontanës, Palladios, Sansovinos, Boroninit etj.

Po ne, përse ngurojmë të akordojmë fondet e duhura si për gjetjen e arkitektëve, ashtu dhe për restaurimin e mirëmbajtjen e këtyre monumenteve aq domethënëse për prejardhjen tonë? Ky është shqetësimi i Dritan Çokut i cili ngre zërin për nevojën e ndërhyrjes konservuese dhe restauruese të objekteve të tilla që ai i sheh si elemente që na ndihmojnë të ecim në korridore të errëta, në tunelet pafund të shekujve të shkuar. Dhe e gjithë puna e tij, e kryer prej një shtyse të brendshme, prej një intelektuali të ndërgjegjshëm dhe atdhetari të kulluar, që punon pareshtur me modesti dhe këmbëngulje, duke përballuar edhe vështirësitë e mëdha të botimit, është një kujtesë për institucionet, që t`i kthejnë sytë dhe të tregohen shumë më të vëmendshëm, ndaj këtyre pasurive që gjysh – stërgjyshët, si njerëz me prirje evropiane, na lanë trashëgim”. Me këtë botim jemi para një libri – album, ku veç një studimi racional shkencor të këtij autori, ndeshim skica, foto të vjetra e të reja, dhe vizatime nga udhëtarë – piktorë të kohës, dhe kjo ja shton atij akoma më shumë vlerat. Parakalon nga faqja në faqe vepra, do thoja jo vetëm e ngrohtë dhe plot dritë, por edhe aq dokumentare e Edward Lear, Jeorge Stockli, Hristofor Zefaroviç, Jan dhe Cora Gordon, Vincenzo Coronelli, William Hugh William, Aladar Szollosy, Shjefën Gjeçovi e deri Charles Cockorell i cili na ka dhënë ndofta Beratin më romantik që është pikturuar ndonjëherë. Dhe e gjithë vepra e tyre, nga ana e Dritanit është vendosur në funksion të qëllimit që libri i tij ka. Dritani ka ditur ku të rëmojë gjithçka, dhe çfarë të zgjedhë për ta pasqyruar sa më bindshëm atë që shtjellon sipas kapitujve. Interesimi i disa personazheve të kohës, qofshin ata dhe nëpunësa të lartë nëpër qytete të ndryshme, për ndërtimin sa më estetik të kullave ku do vendosej sahati, vërteton mësë miri se ata jetonin me përparimin dhe kulturën e Evropës së qytetëruar të asaj kohe.

Duket sikur ishin në garë se kush do ta kishte sa më impozante kullën e tij të sahatit, pasi asnjëra nuk ngjan me tjetrën. Dritani, pasi shtjellon nisiativat, projektet, përpjekjet dhe përballimin e shpenzimeve për ndërtimin e kullave, pasi shpjegon pozicionin ku kullat e sahatit do vendoseshin në korelacion me mjedisin rrethues, futet deri te kornizat e ndryshme të gdhendura në muret e gurta, strehët e çatisë në mjedisin e këmbanës, simbolet specifike, llojet e sahatëve dhe vendet prej nga ato u porositën, dhe ilustron edhe me ndodhi mjaft interesante rreth tyre, apo rrjedhat nga kaloi fati i tyre si pasojë e rrebesheve historike. Fystel dë Kulanzh kishte mendimin se “Historia nuk studion vetëm faktet dhe institucionet materiale; objekti i saj i vërtetë është shpirti njerëzor”. Dhe ja, këtë ka synuar të na japë edhe Dritan Çoku në librin e tij. E ka bërë këtë me përgjegjësinë e një njeriu me ndjenja dhe emocione, ashtu sikurse thotë qysh në krye, kur sqaron se librin ja kushton babait të tij Pëllumbit i cili ishte i dëshiruar të shihte arritjet sa më cilësore të të birit në trashëgiminë kulturore shqiptare. Punën e këtij autori që s`ka lënë vend pa shkelur, do ta quaja pa asnjë mëdyshje një punim akademik, për të mos thënë se edhe vetë Akademia e Shkencave po t`i futej me grup pune dhe fonde të posaçme, vështirë se do realizonte diçka më të mirë. Dritani me këtë libër i bën një nder të madh edhe Beratit, i cili duhet ta vlerësojë punën e birit të devotshëm të tij. Ai me modestinë e tij, hesht dhe nuk bërtet e nuk rreh gjoksin, por s` duhet harruar ajo thënia e Mark Tweinit se “Zhurma nuk provon asgjë, shpesh një pulë që ka bërë vetëm një vezë, kakarit sikur ka bërë një asteroid”. Sido që vetë puna, duam apo s`duam, flet. Ajo sipas Romen Rolanit është i vetmi titull i vërtetë i fisnikërisë. Dhe Dritan Çoku këtë titull e ka fituar.

/ Argumentum.al

Tags: dritan cokukullat e sahatitshpendi topolllja

Related- Posts

FOKUS

Nga masat e sigurimit te prezumimi i pafajësisë: Çfarë ndryshon në Kodin e Procedurës Penale

30 Shtator, 2026
FOKUS

Çfarë do të thotë për zgjerimin dokumenti i ri i Komisionit Europian (Pre-enlargement reforms policy reviews)?

30 Shtator, 2026
FOKUS

Disa mite thjesht refuzojnë të vdesin

29 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Putin: “Takimi me Xi-n në APEC do t’i japë shtysë marrëdhënieve Kinë–Rusi”

1 Tetor, 2026

Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

1 Tetor, 2026

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026

Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

1 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.