Të martën, filmi kinez kundër luftës “Mirë se vini në restorantin ‘Dragoi'” nisi të shfaqet zyrtarisht në mbarë Kinën. Deri më tani, të ardhurat e përgjithshme të filmit i kanë kaluar 300 milionë juanët e ai është mirëpritur gjerësisht nga publiku.
Film rrëfen historinë e shefit të kuzhinës Xu Fu, i cili shkon në një vend të huaj për të siguruar jetesën duke punuar si kuzhinier në një restorant kinez. Ai përballet me vështirësitë e luftës dhe kaosit, duke shprehur zgjedhjet dhe këmbënguljen e njerëzve të zakonshëm në kohë të trazuara. Nëpërmjet përdorimit të ushqimit si një fije lidhëse, filmi eksploron paqen, cilësitë njerëzore dhe kuptimin e jetës për njerëzit e zakonshëm.
Foto nga VCG
Si një film kundër luftës me fokus te ushqimi, shikuesit jo vetëm tërhiqen nga kuzhina kineze e paraqitur në film, por gjithashtu çmojnë vlerën e paqes.
Disa kritikë kinematografie kanë shprehur mendimin që arritja më e madhe e filmit është se shënon herën e parë që regjisorët kinezë kanë përdorur një perspektivë kineze dhe një vizion global për të interpretuar një ngjarje të madhe gjeopolitike globale si lufta në Irak. Filmi nuk është thjesht një mjet për argëtim, por ai mund të përbëjë edhe një mjet të fuqishëm për të zotëruar të rrëfyerit në komunikimin ndërkombëtar./cgtn






















































