• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

    Begaj në 20-vjetorin e Eurorajonit Adriatiko-Jonian: Bashkëpunimi rajonal, çelës për zhvillimin evropian

    35-vjetori i themelimit të PS, Rama: Ngjitim Shqipërinë në majën e Europës së Bashkuar

    Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

    I hiqet non grata? /Sali Berisha: “Sot unë them: u ktheva. U ktheva”.

    Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet protestës, nuk marrim leksione nga një regjim që shtyp popullin e vet

    E plotë/ Rama përballë gazetarëve të huaj: Protestat, Zvërneci dhe zhvillimi i Shqipërisë

    Intervista për Reuters/ Kryeministri Rama nuk tërhiqet: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

    Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Shqipëria nuk frikësohet dhe qëndron në anën e lirisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

    Ndahet nga jeta Arsim Zekolli, një nga zërat më të spikatur të mendimit kritik shqiptar

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Gjermani: Një qeveri e re e gatshme për ndryshime

27 Nëntor, 2021
in FOKUS, NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e re gjermane nxit një frymë ndryshimesh. Për BE nuk përmenden tabu, në politikën e jashtme priten tone më të forta. Në politikën e jashtme Të Gjelbrit kanë krijuar profile të suksesshme, shkruan Auron Dodi.

Marrëveshja për qeverinë e re gjermane mban titullin “Të guxojmë më shumë përparim.” Titulli të kujton sloganin e kancelarit Willy Brandt në vitin 1969 “Të guxojmë më shumë demokraci”.

Willy Brandt-it i njihet merita që inicioi një transformim (socialdemokrat) të politikës sociale dhe arsimit në Gjermani, si dhe të politikës së jashtme të Gjermanisë. Qeveria e re trepartiake synon për Gjermaninë „politikën e ndikimeve të mëdha”, u shpreh Kancelari i ardhshëm, socialdemokrati Olaf Scholz. Marrëveshja karakterizohet nga fryma e ndryshimit, “për të kapërcyer statuskuonë”, për një “ekonomi tregu sociale-ekologjike” në Gjermani.

Megjithëse në koalicion janë dy parti të majta, Socialdemokratët dhe Të Gjelbrit, dhe një parti konservatore, liberalët e FDP-së, marrëveshja është e balancuar. Në të janë të ndjeshme qëndrime të përbashkëta liberale dhe sociale: do të legalizohet (me kufizime) një drogë si kanabisi; do të lehtësohet integrimi i të huajve: nënshtetësia gjermane do të merret më herët, diplomat e huaja do të njihen më lehtë, emigrimi i të kualifikuarve në Gjermani do të zgjerohet.

Në qendër të marrëveshjes për qeverinë e re janë klima dhe modernizimi i Gjermanisë. Në raport me botën, marrëveshja e qeverisë premton thekse të reja në politikën e jashtme gjermane.

Marrëveshjet apo kontratat për qeverinë në Gjermani janë deklarata synimesh, pa fuqi ligjore. Ndaj testi i vërtetë edhe për synimet e kësaj marrëveshjeje do të jenë sfidat e qeverisjes. Njëkohësisht, qeveritë gjermane kanë një histori të mirë të respektimit të marrëveshjeve qeveritare: i kanë respektuar ato në 80 përqind të përmbajtjeve.

Koalicioni semafor me thekse te reja. Për zhvillimin e BE qeveria nuk përmend tabu, në politikën e jashtme priten tone më të forta, shkruan Auron Dodi.Koalicioni semafor me thekse te reja

Klima

Marrëveshja premton që ndaj klimës të arrihet neutraliteti deri në vitin 2045. Deri në vitin 2030, tetë vjet më herët nga plani aktual, synohet të mbyllet termocentrali i fundit me qymyr në Gjermani. Deri në këtë vit synohet që Gjermania të sigurojë 80% të nevojave për energji nga energjitë e ripërtëritshme. Do të krijohet një superministri për Ekonominë dhe Klimën, që do të drejtohet nga Të Gjelbrit.

Ekonomia

Në ekonomi qeveria shpall si parime të politikës financiare “financat solide dhe përdorimin kursimtar të parave të taksapaguesve”.  Shumë ekonomistë në Gjermani janë shprehur të lehtësuar që marrëveshja tregon se “politika financiare ekspansive nuk do të vijë”.

Frika e ekonomisë me fitoren e partive të majta në zgjedhje ishte se për të pasur fonde për investime, do të merreshin borxhe pa kriter. Por tani frena e kufirit të borxheve, e sanksionuar në kushtetutën gjermane, nuk do të preket.

Njëkohësisht, marrja e borxheve është bërë më e lehtë. Për investimet publike dhe private janë gjetur opsione “pragmatike”: do të ketë një rol më të madh Banka Gjermane për Zhvillimin, banka shtetërore e investimeve; peshë më të madhe do të fitojnë partneritetet publike-private.

Taksa për pasurinë, një kërkesë e socialdemokratëve dhe Të Gjelbërve në fushatën elektorale nuk do të vijë. Ky nuk është thjesht një koncesion ndaj liberalëve të FDP-së, por është pranim i realitetit, përballë fitores jo të thellë të të majtëve ndaj konservatorëve në zgjedhjet parlamentare.

Por do të kemi një ngritje të pagës minimale bazë në 12 euro për orë, premtim qendror i socialdemokratëve. Nga kjo do të përfitojnë 10 milionë vetë. Kemi edhe zotim për pensione të qëndrueshme dhe për më shumë banesa sociale.

Politika financiare gjermane ndaj Evropës

Në qëndrimin financiar ndaj Evropës pritet një vazhdimësi e politikës së viteve të fundit të kancelares Merkel. Vitet e fundit, politika financiare gjermane ndaj Evropës faktikisht ndryshoi: u vërejt një afrim i pozicioneve gjermane dhe evropianoveriore me jugun e Evropës.

Marrëveshja për qeverinë gjermane në këtë drejtim shprehet e hapur për zhvillimet në BE, ka frymë jo përjashtuese. Se çfarë do të rezultojë në fund, kjo megjithatë do të varet nga barazpeshimi i interesave konkrete midis shtetit më të madh të BE, Gjermanisë dhe të tjerëve.

Qeveria e re gjermane mbështet bashkimin bankar në BE. Ajo angazhohet edhe për “zhvillimin e mëtejshëm të rregullave të politikës fiskale.” Kjo nënkupton, sipas marrëveshjes,thjeshtëzimin e rregullave të Paktit të Stabilitetit dhe të Rritjes, që rregullon edhe kufirin e lejuar për hyrjen në borxh të shteteve të BE. Franca dhe shtetet jugore duan ta ngrejnë kufirin e lejuar të borxheve.

Olaf Scholz, kancelari i ardhshëm. Për zhvillimin e BE qeveria nuk përmend tabu, në politikën e jashtme priten tone më të forta, shkruan Auron Dodi.Olaf Scholz, kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

Por sjellja e rreptë financiare mbetet konsensus i klasës politike në Gjermani. Marrëveshja sugjeron se do të kemi rivlerësim të modaliteteve teknike të Paktit të Stabilitetit. Ajo thotë se Pakti i Stabilitetit ka dëshmuar fleksibilitetin e tij. Dhe se duhet që borxhi të mbetet i pagueshëm. Më tej, qeveria tregohet e hapur të diskutojë, me kushte, edhe një skemë risigurimi për garancitë e depozitave në gjithë BE. Kjo përjashtohej më parë nga Gjermania.

Politika e jashtme gjermane ndaj botës

Thekset që vë Gjermania në politikën e jashtme kanë rëndësi për Bashkimin Evropian. Linja e Gjermanisë p.sh. ndaj shteteve partnere e rivale si Kina apo Rusia ndiqet zakonisht nga i gjithë Bashkimi Evropian.

Në politikën e jashtme, priten të theksohen më fort në marrëdhënie me shtetet elementë si vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut. Kjo vërehet edhe në retorikën që përdoret në marrëveshjen e qeverisë. Në marrëveshje bëhet thirrje për zgjedhje të reja në Bjellorusi. Dhe për sanksione të tjera, nëse Alexander Lukashenko nuk ndryshon kursin.

Në marrëdhëniet me Kinën, marrëveshja e qeverisë prek pika që kanë rezultuar nevralgjike, si Tajvani dhe Xinjiangu. Qeveria thotë se do të trajtojë shkeljet e të drejtave të njeriut, veçanërisht në Xinjiang. Ajo “mbështet përfshirjen demokratike të Tajvanit për çështje specifike në organizatat ndërkombëtare”. Kina përcaktohet si partnere potenciale, por edhe si rivale sistemore.

Përsa i përket Rusisë, marrëveshja e qeverisë gjermane i kërkon asaj të “ndalojë menjëherë” përpjekjet për destabilizimin e Ukrainës. “Dialogu konstruktiv” i Gjermanisë me Rusinë do të mbajë parasysh “rreziqet e perceptuara” nga Rusia.

Annalena Baerbock. Në politikën e jashtme Të Gjelbrit kanë krijuar profile të suksesshme, shkruan Auron Dodi.Ministrja e ardhshme e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock

Partnerët dhe integrimi evropian

Marrëveshja e qeverisë sinjalizon se qeveria e re do të jetë e angazhuar aktivisht për integrimin evropian. Në plan afatmesëm apo afagjatë, qeveria gjermane mbështet “ndryshimin e marrëveshjeve themeluese të BE”. Ajo shprehet për krijimin e një federate të shteteve evropiane, pas reformave, në kuadër të Konferencës për të Ardhmen e Evropës. Kjo federatë duhet të drejtohet në mënyrë të decentralizuar dhe sipas parimit të subsidiaritetit. Pra Brukseli angazhohet kur shtetet nuk ia dalin dot mbanë detyrave.

Më tej qeveria e re gjermane angazhohet për një “Evrope sovrane”, në qendër të politikës së  jashtme. Me Evropë sovrane, në marrëveshjen e qeverisë së re gjermane kuptohet aftësimi i Evropës në fusha strategjike si p.sh. furnizimi me energji, shëndetësia, importet e lëndëve të para dhe teknologjia digjitale; mbrojtja e teknologjisë dhe infrastrukturës kritike; mbrojtja më e mirë e sipërmarrjeve evropiane nga sanksionet ekstraterritoriale.

Si partnerët më të ngushtë të Gjermanisë deklarata përmend në radhë të parë Francën dhe SHBA. Kancelari i ardhshëm, Olaf Scholz tha në prezantimin e marrëveshjes qeveritare se politikën e jashtme Gjermania do ta zhvillojë “në miqësi me Francën dhe në partneritet me SHBA”.

Në marrëveshje shkruhet më tej se Gjermaninë e lidh një miqësi e thellë me Poloninë. Njëkohësisht marrëveshja thotë se “ne do të mbështesim propozimet e Komisionit Evropian për pagimin e fondeve vetëm nëse garantohen kërkesa të tilla si pavarësia e gjyqësorit”. Kjo kuptohet si paralajmërim për problemet me Poloninë dhe Hungarinë.

Vëmendje konkrete për Ballkanin

Ballkani pritet të ketë një rëndësi të qartë për qeverinë e re gjermane. Marrëveshja për qeverinë i përmend me emra, jo në grup, të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, që duan të anëtarësohen në BE. Kjo vëmendje tregon se zgjerimin e BE me Ballkanin, edhe qeveria e re gjermane e sheh si element strategjik për Evropën.

Qeveria e re gjermane kërkon në marrëveshjen e koalicionit që “si hap pasues duhet të hapen kapitujt e parë të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duhet vendosur liberalizimi i vizave me Kosovën dhe të vazhdohen negociatat me Malin e Zi dhe Serbinë”.

“Ne mbështesim dialogun e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga BE”, thuhet në marrëveshje. “Paralelisht me negociatat e anëtarësimit, BE duhet të përmirësojë kapacitetin e tij pranues”. Franca pati thënë më parë se pa përmirësim kapacitetesh pranimi, me të nuk ka zgjerim të BE.

Fischer dhe Allbright, Uashington, 25.5.1999. Në politikën e jashtme Të Gjelbrit kanë krijuar profile të suksesshme, shkruan Auron Dodi.Fischer dhe Allbright, Uashington, 25.5.1999

Ministria e Jashtme dhe profilizimi me sukses i Të Gjelbërve

Ajo që thuhet për Ballkanin në marrëveshjen e qeverisë është marrë, thuajse fjalë për fjalë, nga formulimet në programin elektoral të Të Gjelbërve dhe pjesërisht të socialdemokratëve. Do të jenë Të Gjelbrit që do ta drejtojnë Ministrinë e Jashtme gjermane, me bashkëkryetaren e partisë, Annalena Baerbock. Kjo parti e ka kritikuar qeverinë aktuale, se interesat e Gjermanisë i ka kufizuar në interesa ekonomike të Gjermanisë.

Politika e jashtme gjermane në 16 vitet e fundit është drejtuar kryesisht nga Kancelaria Federale. Ndaj mbetet të shihet sa të ndjeshme do të jenë në Realpolitikë pozicionet e Të Gjelbërve, të artikuluara përmes Ministrisë së Jashtme gjermane.

Njëkohësisht ia vlen të kujtojmë se Të Gjelbrit kanë një histori suksesi në Ministrinë e Jashtme me Joshka Fischerin, ish-ministrin e Jashtëm gjerman, 16 vjet më parë. Fisheri krijoi një profil të qartë dhe me ndikim në qëndrimet e Gjermanisë. Në luftën kundër Jugosllavisë, ai u bë mbështetësi kryesor i Ministres së Jashtme amerikane, Madlen Allbright, për ndërhyrjen ushtarake në mbrojtje të kosovarëve. Këtë vlerësim e bëri pak kohë më parë vetë Allbright./DW

Tags: ballkanigjermaniaqeveria e re gjermanescholz

Related- Posts

FOKUS

Ku po shkon Bosnja dhe Hercegovina?

12 Qershor, 2026
NGJARJE

Begaj në 20-vjetorin e Eurorajonit Adriatiko-Jonian: Bashkëpunimi rajonal, çelës për zhvillimin evropian

12 Qershor, 2026
KOSOVA

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

12 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ekspertët amerikanë: Boshti Rusi-Kinë-Iran paraqet sfidë të madhe

12 Qershor, 2026

Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

12 Qershor, 2026

Nënkryetari i KMT-së, Chang Jung-kung, do të marrë pjesë në Forumin e Ngushticave

12 Qershor, 2026

Ku po shkon Bosnja dhe Hercegovina?

12 Qershor, 2026

NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

12 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.