Vizita e presidentit rus, Vladimir Putin në Itali, është shoqëruar me optimizëm nga politika e vendit fqinj që përherë ka mbajtur një linjë komunikimi të veçantë me Moskën. kryeministri Italian, Giuseppe Conte është shprehur në një intervistë për gazetën “La Stampa” se Rusia mund të luajë një rol në menaxhimin dhe zgjidhjen e krizave rajonale si ato në Venezuelë, Siri apo Libi. Conte ka nënëvizuar se për situatën në Libi është mirë që violin e parë për armëpushimin të jetë OKB-ja, një qasje që shkon në logjikën e tij për një dialog përfshirës mes Rusisë dhe SHBA-së.
I pyetur për dyshimet apo pakënaqësinë që krijon në Europë kjo lloj politike e Italisë, siç u vu re dhe për Përfaqësuesen e Lartë, Mogherini, kryeministri italian ka deklaruar se:
Qeveria ime vepron në mënyrë lineare dhe nuk u zë besë lojërave të dyfishta. Kujtoj kur lexoja për “frikërat europiane” edhe kur nënshkruam marrëveshjen me Kinën për “Një brez dhe një Rrugë”. Në realitet, siç edhe na u njoh më pas, ishte pikërisht nisma jonë që siguroi zbatimin e parimeve dhe standardeve europiane në termat e mbështetjes financiare dhe mjedisore dhe të respektit të ndërjsellë. Në të njëjtën mënyrë, raportet ruso-italiane nuk kompromentojnë aspak pozicionin tonë brenda BE-së. Ndjeshmëria jonë na udhëheq në vlerësimin e sanksioneve kundër Moskës si një masë tranzitore në dritën e rivendosjes së dialogut të plotë