• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Izraelin e kërcënon “skenari ukrainas”; lojërat ruse; avioni misterioz kinez përfundoi në Iran

22 Qershor, 2025
in Bota
A A
FILE PHOTO: A U.S. Air Force B-2 Spirit Stealth Bomber (C) is flanked by 4 U.S. Marine Corps F-35 fighters during a flyover of military aircraft down the Hudson River and New York Harbor past York City, and New Jersey, U.S. July 4, 2020. REUTERS/Mike Segar/File Photo

Share on FacebookShare on Twitter

Zoran Meter[i]

  • Pas qëndrimeve fillestare anti-ukrainase, Trumpi tani, de facto dhe në një masë të madhe, është rreshtuar në anën e Ukrainës (pikërisht për të mbrojtur interesat amerikane në atë vend gjë nga e cila dukej qartë se nuk kishte nga të ikte). Me këtë, në fakt, ajo luftë u bë lufta e Trumpit! Tani po hyn edhe në atë iraniane;
  • Nuk përjashtoj që në të njëjtën kohë, ndërsa Izraeli pret ndihmën amerikane dhe goditjen amerikane në Teheran, Trumpi është duke pritur sulme më të vendosura izraelite në Teheran në mënyrë që ai të mos ketë nevojë të reagojë;
  • Një pjesë e madhe e së ashtuquajturit shtet i thellë ndoshta nuk ka asgjë kundër luftës, por me kushin që ajo të zhvillohet në një mënyrë të tillë që në fund të fundit të sjellë për të dy skenarë idealë: rrëzimin e regjimit në Teheran, rrëzimin e Netanjahut dhe të djathtëve në qeverisje në Izrael, dhe përfundimisht – heqjen qafe politikisht të vetë Trumpit njëherë e përgjithmonë.

Lufta izraelito-iraniane gjithnjë e më shumë të kujton atë ukrainase. Izraeli teknologjikisht dhe ushtarakisht superior që në ditën e parë të sulmit të tij para një jave asgjësoi një pjesë të rëndësishmme të mbrojtjes antiajrore iraniane, me dronë dhe me raketa goditi ndërtimet kryesore bërthamore, likujdoi 20 gjeneralë kryesorë tij si dhe shkencëtarë nga fizika bërthamore dhe gjithçka tjetër.

Paralelisht me sulmin, vijuan edhe deklaratat e Benjamin Netanjahut dhe Donald Trumpit se, në rast të një kundërpërgjigje iraniane mbi Izraelin, Irani de fackto do të pushojë së ekzistuari dhe do të digjet i tëri, ndërsa një sërë mediash izraelite dhe perëndimore çuan në qiell operacionin brilant izraelit (i cili në thelbin e tij është vërtetë i tillë, nëse përjashtojmë elementët klasikë të terrorizmit kur bëhet fjalë për likujdimin e gjeneralëve dhe shkencëtarëve të cilët në kohën  e sulmit flinin në shtëpitë e tyre, dhe duke patur parasysh se nuk është Irani ai që e sulmoi Izraelin por e kundërta) dhe, fitoren e shpjetë të plotë ushtarake.

Njëlloj u zhvillua edhe skenari fillestar ushtarak rus në Ukrainë, i filluar me 24 shkurt 2022. Kolonat e tankeve rusë depërtuan nëpërmjet pjesëve kufitare të Ukrainës si “thika nëpër djathë të njomë” dhe që në ditën e parë arritën 60 kilometra afër Kievit, pushtuan pjesë të mëdha të jugut ukrainas duke e lidhur atë me gadishullin e Krimesë dhe me Rusinë nëpërmjet rrugës tokësore, pushtuan qytetin Herson – seli administrative e rajonit me të njëjtin emër dhe me këtë, pothuajse pa rezistencë, depërtuan jo vetëm në anën e majtë (lindore) por edhe në anën e djathtë të Dnjeprit të jugut.

Paralelisht udhëheqësi rus Vladimir Putin kërcënoi ashpër Perëndimin se Rusia do të përdorë të gjithë mjetet shkatërruese që ka në dispozicion nëse ky përpiqet t’a pengojë në “Operacionin special ushtarak” të saj dhe se armët ruse për kundërpërgjigje (para së gjtihash ato të potencialit bërthamore) i vuri në gjendje të lartë gatishmërie.

Në përgjithësi, pakkush nga analistët nëpër botë nuk menduan se Ukraina nuk ka për “të rënë” (e pranoj, edhe unë personalisht kam qënë një nga ata) gjë që – ngjarjet e mëvonshme e treguan shumë shpejt – se një gjë e tillë nuk do të ndodhte.

Sikurse janë gjërat tani, Izraelit mund t’i ndodhë shumë shpejt varianti i Lindjes së Afërt të “skenarit ukrainas” në lidhje me “operacionin special ushtarak” në Iran i cili duket se do të zgjasë shumë më gjatë sesa pritej. Me një dallim të rëndësishëm: Rusinë e pritën goditje më të mëdha ukrainase në territorin e saj shtetëror pothauajse dy vite e gjysëm (invazioni i forcave ukrainase në rajonin e Kurskut në fillim të muajit gusht të vitit të kaluar dhe intensifikimi i sulmeve me dronë), ndërsa Irani me dronët dhe raketat e tij e përmbyti Izraelin pothuajse menjëherë pas goditjes së parë izraelite, edhe përkundër së famshmës “Kupolë e çeliktë”, e ndihmuar kjo me bollëk edhe nga sistemet amerikane moderne të mbrojtjes antiajrore si puna e THAAD-ëve dhe patriotëve të mirënjohur.

Meqënëse Rusia përfundimisht nuk i sendërtoi qëllimet e saj të pritshme fillestare të operacionit ushtarak (megjithëse të gjithë këtë e tërë propaganda moskovite do ta shndërrojë shumë lehtë para qytetarëve të saj në fitore), Izraelin që tani e kërcënon rreziku se nuk do të arrijë qëllimet e tij kryesore (sëpaku jo në mënyrë të pavarur, pa ndihmën e ShBA-ve) – që është asgjësimi i plotë i programit bërthamor iranian dhe rrëzimi i regjimit teokratik në Teheran.

Ja edhe një analogji interesante mes Izraelit dhe Ukrainës. Presidenti izraelit Isaak Hercog deklaroi dje se Izraeli tani lufton, jo vetëm për mbrojtjen e tij, por “edhe për mbrojtjen e Europës dhe ShBA-ve”, gjë që është pothuajse e njëjta retorikë që përdor edhe presidenti ukrianas Vollodimir Zelenski në raport me Rusinë kur e lut Perëndimin për ndihmë.

Trumpi lëkundet t’a futë Amerikën në luftë

Edhe përkundër deklaratave të Trumpit se shumë shpejt mund të pasojë operacioni ushtarak amerikan kundër Iranit në anën e Izraelit, gjë të cilën e promovuan dramatikisht të gjithë mediat botërore, mbrëmë ndodhi njëfarë përmbysje e befasishme në Shtëpinë e Bardhë. Trumpi i shtyu sulmet e mundshme amerikane edhe për dy javë duke i dhënë përparësi diplomacisë me Teheranin, gjë të cilën sot e dëshirojnë me dëshpërim aleatët europianë – ministrat e punëve të jashtme të Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë (E3), në bisedime me shefin iranian të diplomacisë në Gjenevë.

Në të vërtëtë, Europa, në pjesën më të madhe të saj kundërshton përfshirjen amerikane në luftë me Iranin. Madje edhe miku i madh i Netanjahut, kryeministri hungarez Viktor Orban në komentin e tij për radioa e atjeshme Kosutt, i’u kundërvu deklaratave izraelite mbi likujdimin e mundshëm të ajatollahut iranian Ali Hamnei.

Edhe Moka zyrtare nëpërmjet Ministrisë së saj të punëve të jashtme e paralajmëroi Uashingtonin se është kundër çfarëdo operacioni ushtarak amerikan kundër Iranit, ndërsa zëdhënësi i Putinit Dimitrij Peshkovi tha për Skaj News-in se Rusia do të reagonte “shumë negativisht” nëse do të vritej Ajatollah Ali Hamnei.

Vendim me rëndësi jetike

Mendoj se, pa marrë parasysh të gjitha, ende nuk është evituar kërcënimi i Trumpit për sulmin në Iran. Për më shumë, gazetari i dëgjuar investigues amerikan Seymour Hersh nënvizon se pret goditjen amerikane kundër Iranit që të shtunën ose të dielën, sepse Trampi dëshiron një jehonë pozitive në bursat amerikane të hënën. Për mendimin tim jehona në bursa gjithsesi do të jetë e madhe, vetëm se nuk e di se në ç’drejtim – negativ apo pozitiv? Jam i sigurtë se vetëm çmimi i naftës në bursa në një rast të tillë do të kërcejë në qiell.

Tani t’i kthehemi pjesës hyrëse të teksiti, zvarritja e Trumpit për vendimin në lidhje me Iranin gjithashtu ndjehet edhe në Ukrainë – premtimet e tij për zgjidhjen e asaj lufte. Nga 24 orët që ishte në fillim tashmë është shndërruar në gjashtë muaj!

Për më shumë, pas qëndrimeve fillestare anti-ukrainase, Trumpi tani, de facto në një masë të madhe, është rreshtuar në anën e Ukrainës (pikërisht për të mbrojtur interesat amerikane në atë vend gjë nga e cila dukej qartë se nuk kishte nga të ikte). Me këtë, në fakt, ajo luftë u bë lufta e Trumpit (sado që ai e kundërshton dhe publikisht e ka quajtur luftë e Bajdenit)!

Trumpi ka rënë në një pozitë të pakëndshme me rreshtimin e tij të plotë në anën e Netanjahut edhe në terrenin vendor. Të gjithë demokratët janë haptazi kundër luftës, sëbashku me ta edhe një pjesë e republikanëve. Trupi zgjedhor i Trumpit – amerikanët MAGA – ndajnë plotësisht të njëjta synime me Trumpin. Por ajo që është më e rëndësishme – shumica e madhe e qytetarëve amerikanë, sipas anketimeve më të fundit (mes tjerash edhe nga Ipsos) kundërshton futjen e ShBA-ve në luftë me Iranin.

Duket qartë se Trumpi i ka dhënë vetes një pauzë (e cila mund të zgjatet sipas skenarit ukrainas edhe në dy javë të tjera, e pastaj më vonë edhe dy të tjera e kështu deri në pafundësi) në mënyrë që, sëbashku me ekipin e tij, të studiojë të gjitha të gjitha pasojat e mundshme.

Përfshirë edhe ato nga pjesa më e madhe e të ashtuquajturit shtet i thellë i cili ndoshta nuk ka asgjë kundër luftës, por me kushtin që ajo të zhvillohet në një mënyrë të tillë që në fund të fundit të sjellë për të dy skenarë idealë: rrëzimin e reëgjimit në Teheran, rrëzimin e Netanjahut dhe të djathtëve në qeverisje në Izrael, dhe përfundimisht – heqjen qafe politikisht të vetë Trumpit njëherë e përgjithmonë. Kujtoj se zgjedhjet për Kongresin mbahen në vitin e ardhshëm, e nëse paqebërja e Trumpit,  e shfaqur deri vonë publikisht, shndërrohet në një luftë të re amerikane – kësaj here me të vërtetë e Trumpit –  do t’i binte aureola e “shenjtërisë”, si i vetmi president amerikan që nuk nisi luftë, partia republikane me këtë do të përjetonte një përmbytje të vërtetë.

Në të vërtetë, nuk përjashtoj që në të njëjtën kohë, ndërsa Izraeli pret ndihmën amerikane dhe goditjen amerikane në Teheran, Trumpi është duke pritur sulme më të vendosura izraelite në Teheran në mënyrë që ai të mos ketë nevojë të reagojë. Izraeli, kjo duhet pranuar – edhe sot përpiqet me të gjitha forcat që të sulmojë të gjithë shënjestrat e mundshme në Teheran, ato që ai i konsideron më të rëndësishmet – jo më vetëm ato ushtarake apo të lidhura me ushtrinë, në mënyrë që të detyrojë pushtetin e atjeshëm për kapitullim, domethënë atë që Trumpi të martën e pranoi dhe e kërkoi haptazi.

Ose ndoshta do të marrë në konsideratë ndonjëfarë zgjidhjeje të mesme, siç ishte përshembull, ajo e vitit 2019 e zbatuar në Siri. Pasuesit e linjës së ashpër asokohe i kërkuan goditje të fuqishme nëpër bazat ushtarake siriane dhe kapacitetet e mundshme për kinse zbatimit të armëve kimike nga ana e presidentit  sirian të kohës Bashar Assad, por problemi ishte se atje ishin edhe forcat ruse e Moska bëri qartazi me dije (sikurse po bën tani për Iranin) se kundërshton sulmet kundër forcave siriane. Në fund të fundit, atëbotë Trumpi (normalisht, në marrëveshje me Putinin), ndërmori zgjidhjen që nga anijet amerikane në detin Mesdhe të dërgojë dy apo tri raketa Tomahawk mbi bazat ushtarake siriane të zbrazura që më parë. Dhe me kaq pati përfunduar gjithçka.

Natyrisht, në këtë rast është në lojë Izraeli dhe interesat e tij, e jo vetëm, ato amerikane, e kësisoj gjëja është tejet më e ndërlikuar. Por ama, gjithashtu, në anën tjetër nuk është Sairia, por Irani i madh dhe tejet më i fuqishëm në të cilin, po ashtu, ende punojnë punëtorë rusë që shërbejnë për bombën atomike iraniane në centralin Bushehr gjë që Moska tashmë i ka paralajmëruar ShBA-të dhe Izraelin. E gjitha kjo e detyron Trumpin të mendojë jo vetëm dy herë, por të mendojë njëqind herë se çfarë të bëjë.

Faktori i Kinës dhe Rusisë

Të premten me 20 qershor, CNN në analizën e tij mes tjerash shkruan si më poshtë:

“Kina dhe Ruia pozicionohen si zëra të arësyes, duke bërë thirrje për deeskalimin e konfliktit në të cilin ShBA-të mendojnë të hyjnë – këto janë qëndrimet të cilët Xi Jinping dhe Vladimir Putini u përpoqën të projektojnë në bisedën telefonike mes tyre të enjten. Ndërsa presidenti amerikan Donald Trump shqyrton t’i bashkohet Izraelit në sulmin kundër Iranit, konfliktit në rritje mes dy armiqve të përbetuar kundër njëri tjetrit në Lindjen e Afërt i ofroi Pekinit dhe Moskës edhe një shans që të shfaqen si alternativë e fuqisë amerikane. Putini dhe Xi dënuan ashpër veprimet e Izraelit, duke i’u drejtuar shkeljes së Kartës së OKB-së dhe normave të tjera të së drejtës ndërkombëtare, sipas Kremlinit (natyrisht mbetet problem shkelja e së drejtës ndërkombëtare nga ana e rusëve në luftën që po vazhdin ende në Ukriane, gjë të cilën Pekini refuzon me konsekuencë t’a dënojë)”.

Jam plotësisht dakord me këtë qëndrim të CNN-së (gjë që nuk është rast i shpeshtë). Për më shumë! Do ta drejtoja gishtine dhe në elementë të tjerë apo më mirë të themi informacione që shkojnë në këtë drejtim.

Marrëveshje e fshehtë mes Kinës dhe Iranit

Në vitin 2021 Kina dhe Irani nënshkruan një marrëveshje afatgjatë mbi bashkëpunimin strategjik me afat 25 vite, e cila përfshin 400 miliardë investime kineze; Kina tani importon rreth 90 përqind të naftës që eksporton Irani, ç’është më e rëndësishmja – sipas marrëveshjes së mësipërme Pekini ka të drejtë për një ulje çmimi të naftës iraniane rreth 8 përqind në raport me çmimin e naftës konkuruese në vendet arabe; në këmbim të kësaj Kina e furnizon Iranin me shumë prodhime të konsumit të gjërë etj.

Rastësisht ose jo, në fund të muajit maj është lëshuar në punë edhe linja e parë hekurudhore mes Kinës dhe Iranit pa ndonjëfarë vëmendje të madhe mediatike. Kina mund t’i dërgojë ndihma ushtarake pa probleme Iranit jo vetëm në këtë mënyrë, por edhe nëpërmjet Pakistanit aleat i cili politikisht tashmë është rershtuar krahas Iranit në dënimin e ashpër që i ka bërë Izarelit.

Pekini e bëri zgjedhjen mes “çekiçit izraelit” dhe “kudhrës iraniane”

Është interesante se Kina, për vetëm disa vite qëkur ka nisur të bashkëpunojë intensivisht me Izraelin, vetëm vitin e kaluar ka realizuar 22 miliardë shkëmbime tregtare me Izraelin (gjë që për hir të së vërtetës është shumë më pak se me Iranin, por dinamika e rritjes është mbresëlënëse). Mjafton të themi se kompania shtetërore kineze kontrollon edhe një pjesë të portit më të rëndësishëm izraelit të eksportit- atë të Haifas.

Megjithatë, Kina pas goditjes izraelite në Iran zgjodhi anën, dhe ky nuk është Izraeli. Pasiqë realizoi menjëherë kontakte me palën izraelite dhe më pas me atë iraniane – mori qëndrimin se Irani është më i rëndësishëm për një afat të gjatë: edhe në kuptimin tregtar, edhe në atë energjetik, edhe në atë strukturor (Rruga e mëndafshit) si edhe në atë të sigurisë.

Marreveshja ruso-iraniane

Në fakt, Rusia dhe Irani e nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunimin strategjik relativisht më vonë – me 20 janar 2025. Edhe kjo marrëveshje është plot e përplot me plane tregtare dhe investuese, mbi të gjitha në sferën e energjisë, por edhe atë të sektorit teknologjik dhe të mbrojtjes (jo të aleancës ushtarake, që të mos i ngatërrojmë konceptet, por mbi të gjitha për eksportin e armëve ruse, prodhimin e tyre të përbashkët etj).

Rusia, Gazporm-i i së cilës definitivisht ka humbur milarda nga tregu europian i gazit të cilit i dërgonte 100 miljardë metër kub gaz në vit, ka plane t’a riorientojë gazin e saj në Iran, për nevojat e tij, dhe madje edhe për t’a epsortuar në vendet fqinjë arabe.

Gjithashtu, Rusia dhe Irani edhe në planin  praktik punojnë për ngritjen e koridorit strategjik të komunikacionit Veri-Jug në të cilin merr pjesë edhe Azerbejxhani. Po ndërtohen edhe hekurudha dhe porte detare përkatëse. Ky koridor, i cili e shkurton shumë rrugën nga Juglindja e Azisë drejt Azisë Perëndimore dhe Europës anashkalon kanalin e Suezit, pikërisht është e vetmja mënyrë që, në një mënyrë apo në një tjetër, të mos kontrollohet nga ShBA-të. Me humbjen e Iranit, Rusia mund  t’i humbë të gjitha këto dhe kjo në kushtet kur ajo është plotësisht e shkëputur nga Perëndimi!

Por pavarësisht nga të gjitha, jam pothuajse i sigurtë se as Kina dhe as Rusia nuk do të përfshihen ushtarakisht në luftën në Iran.

Megjithatë, mendoj, me një dozë të madhe probabiliteti, se Moska dhe Pekini në këtë rast (nëse lufta do të zgjasë dhe zgjerohet territorialisht dhe nuk do të bazohet vetëm një një sulm njëpërdorimësh ajror kundër impianteve bërthamore iraniane të vendosura thellë nëpër male – Fardow, 95 Km larg Teheranit), do të fillojnë t’i dërgojnë Iranit ndihma gjithfarëshe – përfshirë (dhe para të gjithave) edhe ushtarake. Ndoshta këtë nuk do t’a bëjnë haptazi sikur po bën Perëndimi dhe ShBA-të në Ukrainë, por efekti do të ishte i njëjtë edhe sikur t’a bëjnë publike.

Avioni misterioz kinez i transportit “humbi” diku  nëpër Iran

Para dy ditësh një lajm interesant ishte edhe ai i zhdukjes misterioze nga radarët e një avioni të madh transportues kinez i cili u ul në Iran në vend që të ulej për atje ku ishte nisur, në Luksemburg. Lajm i gënjeshtërt ose i vërtetë, nuk mund ta dimë, po ashtu si edhe ata që e bënë publik.

Ndërkohë erdhën lajme: pas sulmit të djeshëm izraelit mbi një sërë ndërtesash qeveritare në Teheran, Irani bëri me dije se ka kryer sulme të fuqishme raketore mbi Izraelin, si edhe mbi një kompleks ndërtesash të qeverisë izraelite dhe mbi Knesset (parlamenti izraelit).

E vërtetë ose jo, retorika mes Teheranit dhe Tel Avivit, dhe jo lëvizjet luftarake, flasin për atë se është kaosi në Lindjen e Afërt është obsion më i besueshëm sesa zgjidhja paqesore.

Kur kësaj i shtojmë edhe faktorin e përdorimit të mundshëm të armës bërthamore (pushteti amerikan nuk përjashton as përdorimin e armës bërthamore (jostrategjike) për sulme kundër objekteve bërthamore gjë që do të sillte edhe katastrofë ekologjike), pamja kërcënuese apokaliptike në Lindjen e Afërt shumë lehtë mund të bëhet globale.

[i] https://www.geopolitika.news/analize/zoran-meter-ukrajinski-scenarij-prijeti-izraelu-ruske-igre-tajanstveni-kineski-zrakoplov-zavrsio-u-iranu/

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

Bota

Putin: “Takimi me Xi-n në APEC do t’i japë shtysë marrëdhënieve Kinë–Rusi”

1 Tetor, 2026
Bota

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026
Bota

SHBA largohet nga Iraku pas 23 vitesh, Trump: “Fitore për Amerikën dhe Irakun” – Irani feston tërheqjen

30 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

2 Tetor, 2026

Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

2 Tetor, 2026

Kina feston 77-vjetorin e Ditës Kombëtare me një rritje rekord të udhëtimeve

2 Tetor, 2026

Sondazhi i CGTN | “Java e Artë” dëshmon forcën e ekonomisë së festave në Kinë

2 Tetor, 2026

Putin: “Takimi me Xi-n në APEC do t’i japë shtysë marrëdhënieve Kinë–Rusi”

1 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.