Një hotel në jug të Kinës që shërbente për t’i vendosur në karantinë njerëzit e infektuar me koronavirusin COVID-19, është shembur,
Siç shkruan South China Morning Post, bëhet fjalë për një hotel pesëkatësh në qytetin Quanzhou të provincës Fujian.
Rreth 30 persona vazhdojnë të jenë të bllokuar sot pasi një hotel 5-katësh që përdorej si karantinë për personat e prekur nga koronavirus u shemb në qytetin kinez Quanzhou.
Rreth katër orë pas shembjes, autoritetet lokale njoftuan se ishin shpëtuar 38 prej rreth 70 personave që ndodheshin brenda hotelit “Xinjia”.
Hoteli është inaguruar në qershor të 2018-s dhe ka një kapacitet prej 80 dhomash.