• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
10 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

    Presidenti Begaj në Vuthaj: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët, gjuhën dhe identitetin kombëtar

    Pas zbulimit të varrit masiv në Kalludër, MEPJ: Shqipëria qëndron përkrah Kosovës

    Kryeminstri Rama: Dronë superinteligjentë “Made in Albania” për mbrojtjen e hapësirës ajrore gjatë Samitit të NATO-s

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Konjufca i reagon Zelenskyt: Keqardhje për riafirmimin e mosnjohjes së Kosovës nga Ukraina

    Kuvendi i Kosovës sërish në tension, seanca konstituive ndërpritet pas incidentit me vezë ndaj Kurtit

    LVV e LDK ende pa marrëveshje, drejt fundit afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit

    Kurti kërkon marrëveshje për presidentin: “Pa konsensus, rrezikojmë zgjedhje të reja”

    Kosovë: Nis cikli i ri parlamentar, Legjislatura e 11-të hap sfidën e formimit të institucioneve

    Komandanti i KFOR-it takohet me Albin Kurtin, riafirmon angazhimin për sigurinë në Kosovë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

    Presidenti Begaj në Vuthaj: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët, gjuhën dhe identitetin kombëtar

    Pas zbulimit të varrit masiv në Kalludër, MEPJ: Shqipëria qëndron përkrah Kosovës

    Kryeminstri Rama: Dronë superinteligjentë “Made in Albania” për mbrojtjen e hapësirës ajrore gjatë Samitit të NATO-s

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Konjufca i reagon Zelenskyt: Keqardhje për riafirmimin e mosnjohjes së Kosovës nga Ukraina

    Kuvendi i Kosovës sërish në tension, seanca konstituive ndërpritet pas incidentit me vezë ndaj Kurtit

    LVV e LDK ende pa marrëveshje, drejt fundit afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit

    Kurti kërkon marrëveshje për presidentin: “Pa konsensus, rrezikojmë zgjedhje të reja”

    Kosovë: Nis cikli i ri parlamentar, Legjislatura e 11-të hap sfidën e formimit të institucioneve

    Komandanti i KFOR-it takohet me Albin Kurtin, riafirmon angazhimin për sigurinë në Kosovë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home FOKUS

Kriza e kanalit të Suezit shfronësoi Britaninë dhe Francën, ka mundësi që ajo e Iranit ShBA-të

27 Prill, 2026
in FOKUS, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zoran Meter- geopolitika.news[i]

Jo aq për nga dinamika, por shumë më tepër për nga karakteri i ngjarjeve në skenën ndërkombëtare, është e pamundur të prognozosh me siguri.

Sepse, për një gjykim të saktë është e nevojshme rrjedha logjike e gjërave dhe një analizë paraprake gjithëpërfshirëse larg emocioneve dhe pasioneve të tifozllëkut. Megjithatë, meqënëse në botën e politikanëve të çmendur logjika nuk ekziston, njëlloj si edhe e drejta ndërkombëtare (në vend të saj zhvillohet proces në të cilin manipulohet me emocionet e njerëzve dhe për qëllime propagandistike në përmasa të papara më parë nëpërmjet mediave të kontrolluara) – nxjerrja e çfarëdolloj konkluzionesh të forta dhe, lëre më pastaj gjykime afatgjata, thjesht është e pamundur. Në rrethana të tilla, nëse gjithsesi përpiqet t’a bëjë një gjë të tillë, edhe analisti serioz rrezikon të dalë qesharak, ndërsa keqdashësit – të cilët në lidhje me gjeopolitikën më së shpeshti nuk dinë të mbledhin 2 plus 2, pikërisht këtë presin, në mënyrë që të zgërdhihen me njohuritë e të tjerëve dhe të kënaqin pasionet dhe kapacitetetet e tyre të ulëta, pikëpamjet dhe arritjet akoma më të ulëta.

Megjithatë, meqënëse jemi këtu (në media) dhe për këtë lexuesve përpiqemi t’i tregojmë (sëpaku do të duhej t’a bënim) ngjarjet kryesore të politikës së jashtme të ndriçuara nga këndi sa më i afërt me të vërtetën (se çfarë është në përgjithësi e vërteta ka pas pyetur edhe Ponc Pilati para 2.000 vitesh kur i sollën para tij të lidhur me zinxhirë të vërtetën e vetme të saktë – Jezus Krishtin) as në këto kushte tejet të ndërlikuara nuk heq dorë nga kuptimi im i gjithçkaje që ndodh në botë në këta njëzet vitet e fundit dhe në të cilat nisi kulmimi, e ndoshta edhe faza përmmbyllëse, e një llogarilarje gjeopolitike pa precedent. Domethënë, faza në të cilën do të vendoset mbi fatin e botës në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Kohë vendimtare

Këtë fazë një numur gjithnjë e më i madh analistësh botërorë e quajnë edhe lufta e tretë botërore. Në njëfarë kuptimi ajo edhe është e tillë duke patur parasysh se dy fuqitë më të mëdha bërthamore- ShBA-të dhe Rusia – tani po luftojnë në mënyrë aktive në konflikte të cilat i kanë inicuar vetë dhe të cilët janë kryesorë për përcaktimin e pamjes së ardhshme të botës (Irani, Ukraina) dhe në të cilat janë në anë të kundërvëna ndaj njëra tjetrës në lidhje me interesat. Megjithatë, ende nuk është luftë e tretë botërore plotësisht për faktin se ato ende nuk po luftojnë kundër njëra tjetrës gjë që është kushti kryesor. Për më shumë! Po bëjnë gjithçka që kjo të mos ndodhë – të vetëdijshme për pasojat.

Megjithatë, rreziku qëndron në faktin se, në botën e tensioneve gjithnjë e në rritje dhe të pakontrolluara heret apo vonë do të përplasen në atë mënyrë saqë nuk do të jetë më e mundur të evitojnë konfliktin. Në rrethana të këtilla, siç janë këto të tanishmet, për këtë do të jetë i mjaftueshëm edhe një incident fare i vogël i cili në kushtet e stabilitetit gjeopolitik nuk do të kishte kurrfarë pasojash të rënda. Por gjendja e tensionuar e sigurisë dhe retorika helmuese politike dhe mediatike – edhe nga incidentet e vogla shumë shpejt mund të përbëjnë uverturë ose casus belli për shpërthimin e luftës. Në këtë kuptim pikërisht një gjë e tillë po ndodh në zonën e Detit Balltik, si për shkak të sulmeve urkrainase me dronë nëpërmjet hapësirës ajrore të republikave balltike kundër infrastrukturës ruse të naftës në zonën e Leningradit (selia administrative e kësaj zone është qyteti i dytë rus për nga madhësia Shën Pejterburgu) po ashtu edhe për shkak të kërcënimeve të forcave ushtarake në tankerët rusë të së ashtuquajturës “flotë në hije” e cila lundron në këtë det si edhe në La Mansh (kësaj teme do t’i kthehemi në mënyrë më të detajuar një një nga analizat e ardhshme).

Tani do t’i përkushtohemi kryesisht asaj që po ndodh në Lindjen e Afërt e cila më shpejtësi për bëhet rajoni botëror në të cilin gjithçka është e mundur – e kështu edhe në skenarin tejet negativ, madje dhe përdorimi i  armëve të asgjësimit në masë – para së gjithash atyre bërthamore nëse nuk gjendet shumë shpejt një zgjidhje e kënaqëshme për të gjithë palët kryesore të përfshira në konflikt.

Evolucioni.

Asnjë prej presidentëve amerikanë, qysh nga revolucioni Islamik në vitin 1979, nuk guxoi të sulmojë Iranin megjithëse ShBA-të menjëherë morën pozicion armiqësor ndaj tij si shenjë e qartë se pushteti teoktratik në Teheran nuk është kurrsesi sipas dëshirës së tij dhe se përbën kërcënim serioz për interesat kombëtare amerikane. Për këtë dëshmon edhe ndërprerja ekspres e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, ngrirja e 50 miliardë dollarë të pronave iraniane në ShBA, si dhe vendosja e sanksioneve të ashpra ekonomike, të cilat, si detyruese, Uashingtoni i ngriti shumë shpejt në nivel ndërkombëtar nëpërmjet Rezolutës së KS të OKB-së e cila vazdhoi pothuajse për një gjysëm shekulli.

Pra, edhe përkundër armiqësisë reciproke të prekshme, e cila mund të “shpinte te armët” – ShBA-të asnjëherë nuk guxuan të nisin një fushatë luftarake kundër Iranit, pavarësisht faktit se gjithsesi thureshin, zhvilloheshin dhe plotësoheshin plane për një gjë të tillë, gjë që është normale në raport me një shtet ndaj të cilit mëkon armiqësi të një shkallë të tillë.

Arësyeja e vetëpërmbajtjes dhe e kujdesit të të gjitha administratave ishte një e vetme: paparashikueshmëria e plotë e pasojave nga shkaku i fillimit të luftës në kuptimin e përgjigjes iraniane ose përshkallëzimi i garantuar në nivel rajonal. Në qendrën gjeografike të botës – Lindjen e Afërt, këtë damar kryesor të fluksit global energjetik, për të cilën pasojat negative të një lufte të tillë është e pamundur të parashikohen në plotësinë e tyre – përfshirë edhe për vetë iniciatorin e Luftës, domethënë Shtetet e Bashkuara

Por gjithçkaje i vjen fundi një ditë, e kësisoj edhe kujdesit të domosdoshëm! Me datë 28 shkurt administrata e Donald Trumpit në kooperim me kryeministrin Benjamin Netanjahu vendosi megjithatë të sulmojë Iranin. Natyrisht pa kurrfarë deklarate mbi atë se në çfarë mund të shndrrohej kjo luftë (gjë që shumë shpejt edhe u shndërrua), ose, më saktë – me besimin se përshkallëzimi iranian do të arrijë të parandalohet me frikën paralizueze nga retorika luftarake e Trumpit dhe taktika e paparashikueshmërisë së tij nga njëra anë, dhe padyshim  edhe fuqia e stërmadhe ushtarake amerikane, e cila, meqë ra fjalë, ka 20 baza ushtarake të saj në mbarë Lindjen e Afërt, më shumë pikërisht në rrethimin e Iranit gjë e cila vetëm do të forconte frikën e Teheranit dhe do të zbehte vullnetin e tij për rezistencë.

Por, gjërat dolën diametralisht të kundërta, dhe është e qartë tashmë se te planerët strategjikë të operacionit amerikan “zemërimi epik” nuk u bënë shumë llogari mbi faktin e mosnjohjes së fuqisë reale të ushtrisë raketore iraniane, e aq më pak të historisë dhe mentalitetit, ose më mirë të themi të krenarisë kombëtare për civilizimin e tyre shumë mijëra vjeçar dhe gatishmërisë për sakrifica.

Janë të mundshëm dy opsione për zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve:

Obesioni i parë është që palët të arrijnë një kompromis i cili do të shpjerë te një marrëveshje afatgjatë dhe zhbllokimin e plotë të Ngushticës së Hormuzit. Është teorikisht e mundshme, përshembull, me ndërmjetësinë e Kinës, e cila thuhet se është aktive, megjithëse jozyrtarisht, në negociata. Gjithashtu edhe Rusia do të mund të ndihmonte me shoqërimin e uraniumit të pasuruar në Iran (ajo ka ndërtuar një central bërthamor në Bushehr në të cilin punojnë ekspertë rusë), ose me ruajtjen e uraniumit të pasuruar në territorin e saj gjë të cilën Moska i’a ka ofruar Uashingtonit që më parë, para nisjes së luftës, por ky i fundit e pati refuzuar.

Ky opsion është më i përshtatshëm për Trumpin duke patur parasysh pasojat e rënda brenda vendit lidhur me rritjen e çmimit të lëndëve djegëse, duke e bërë atë dukshëm jo popullor. Vazhdimi i konfliktit do të kërkonte edhe miratimin e Kongresit për rritjen e shpenzimeve ushtarake, por edhe vazhdimin e tij, duke patur parasysh se presidenti nuk e ka kërkuar një të tillë në nisje të konfliktit (sipas kushtetutës as ishte nevoja t’a miratonte luftën, presidenti mund ta miratojë luftën në mënyrë të pavarur, por vetëm për gjashtëdhjetë ditë). Përveç kësaj, kohëzgjatja e luftës ndoshta do të kërkojë edhe ndonjë, sëpaau formë të kufizuar, të ndërhyrjes tokësore gjë e cila rrit rrezikun në dy drejtime: nga mossuksesi i mundshëm, dhe nga rritja e numurit të viktimave nga radhët e ushtarave gjë që do të ishte politikisht humbëse sepse kjo është psikologjikisht e papranueshme për qytetarët amerikanë. Megjithatë, opsioni me rolin e Rusisë dhe Kinës është i papërshtatshëm për Trumpin për shkak të njohjes së forcimit të rolit të këtyre dy fuqive konkuruese të Amerikës, në vend të zvogëlimit të planifikuar të tyre nëpërmjet nisjes së luftës me Iranin.

Trumpi në fund mund të pranojë për ndonjëfarë lëvizje deklarative dhe të shpallë fundin e luftës, të cilën në të vërtetë nuk do të ketë se kush t’a realizojë – sipas shembullit të armëpushimit në Rripin e Gazës. Kjo e dyta ka përfunduar formalisht por gjendja është ngrirë – pa ide dhe qëllime të qarta drejt të cilëve duhet të synohet që lufta të përfundojë. Në Gaza ende formalisht qeveris Hamasi, i cili refuzon të përmbushë poithuajse të gjitha kërkesat nga “Plani paqesor i Trumpit” i shpallur me aq bujë, për administrimin e kësaj enklave palestineze si pjesë e vetëadministratës Palestineze (sëbashku me Bregun Perëndimor dhe qendrën e tij Ramallah). Por në rastin e Iranit kjo do të thoshte de facto tërheqje e amerikanëve nga Gjiri Persik, nërsa rendin në këtë rajon do t’a vendosnin vendet kryesore të atjeshme, përfshirë edhe aleatët e iranianëve, Kina dhe Rusia.

Opsioni i dytë është që armëpushim  aktual do të dalë se është vetëm heshtje para furtunës. Sikurse shkruan media ukrainase “Strana”, armëpushimi do të mundësojë afrimin e forcave të reja amerikane në rajon pa frikën e sulmeve iraniane në mënyrë që të përgatiten për operacione tokësore kundër Iranit, ndërsa Teheranit do t’i shërbejë për “lëpirjen e plagëve”, rinovimin e rezervave të projektilëve, dronëve dhe sistemeve të mbrojtjes antiajrore, zhvendosjen e rezervave të uraniumit, mobilizimin dhe plotësimin e radhëve të ushtrisë e kështu me radhë.

Në këtë skenar, pas dy javësh, ndoshta edhe më përpara, armiqësitë do të vijojnë me forcë akoma më të madhe, ndërsa Hormuzi do të mbyllet përsëri (nëse ka qënë ndopak i hapur për shkak të mosrënies dakord rreth asaj nëse bën pjesë në armëpushim dhe marrëveshjen përkatëse agresioni izraelit në Liban). Këtë skenar e mbështet edhe fakti se as ShBA-të dhe as Izraeli nuk kanë arritur asnjë synim të shpallur para luftës (as ndryshimin e regjimit, as ndalimin e programit bërthamior iranian, as shpërbërjen e Iranit sipas bazave etnike dhe të mos flasim pastaj për asgjësimin e programit raketor iranian dhe për floskulat propaganidstike mbi demokratizimine  nevojshëm të Iranit dhe të drejtat e grave të tij).

Pra, mungesa e përmbushjes së synimeve kryesore mund t’i nxisë ShBA-të për vazhdimin e konfliktit pas njëfarë kohe heshtjeje. Kjo është gjithsesi ajo që dëshiron të bëjë të pamundur Irani në të ardhmen dhe pikërisht për këtë e ka vënë si pikë të parë në planin e tij të dërguar në ShBA nëpërmjet Pakistanit si ndërmjetës në negociatat për paqe.

Ultimatumi i Trumpit për Europën dhe kriza e paparë e marrëdhënieve

Lufta e zgjatur e paplanifikuar dhe kalimit të saj nga ana e Iranit edhe në rajon, si dhe mbyllja e kalimit të Hormuzit gjë që kurrë më parë në histori nuk ka ndodhur, çuan te ashpërsimi i përshpejtuar i marrëdhënieve amerikano-europiane në kuadrin e aleancës së NATO-s. Trumpi kërkoi, por nuk arriti t’a marrë, mbështetjen e aleatëve europianë për shbllokimin e përbashkët të Hormuzit. Për më shumë! Nga disa antarë mori edhe ndalim fluturimin  e avionëve amerikanë të marrin pjesë në luftë duke kaluar nëpër hapësirën e tyre ajrore, si dhe përdorimin e bazave ushtarake (e para Britania e Madhe, e cila në fillim duk deshi ta jepte bazën e saj në Diego Garsia në mes të Oqeanit Indian për bombarduesit amerikanë që sulmojnë Iranin). Më vonë kryeministri Keir Starmer gjithsesi u dorëzua nën presionin e fortë të Trumpit; ndërsa Franca dhe Spanja nuk japin bazat e tyre dhe as lejojnë mbifluturimet mbi hapësirën e tyre ajrore; Italia nuk jep bazat e saj; Polonia nuk i jep sistemet e saj amerikane të MKA-së Patriot për t’i kaluar në Lindjen e Afërt; ndërsa territorin e tyre për operacionet amerikanë në Iran nuk e jap as Austria – megjithëse ajo nuk është antare e NATO-s por është e rrethuar nga vende që janë të tilla. E gjithë kjo shkaktoi një krizë të paparë më parë në raportet brenda aleancës Veriatlantike e cila kulmoi me kërcënimin e ShBA-ve për t’u tërhequr nga ajo. Të gjithë këto opsione janë të hapura, ndërsa Trumpi nuk u qetësua pas bisedës të cilën e pati në Uashinton javën e kaluar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rute.

Sido që të jetë, edhe përkundër armëpushimit me Iranin, Trumpi, në bisedën dy orëshe me Ruten, përcolli mesazhin i cili kërkonte që europianët të dërgonin anijet e tyre luftarake ose forcat e tjera në Ngushticën e Hormuzit në ditët në vazhdim, dhe ky u’a përcolli shteteve antare (info: Deri Spiegeli gjerman). Në fakt këtu bëhet fjalë për ultimatum, gjë për të cilën Trumpi kërcënon me tërheqjen e trupave amerikane nga vendet që i janë kundërvënë luftës me Iranin, gjë e cila, përveç vendeve të lartpërmendura, mund të përfshijë edhe Gjermaninë, ministri i mbrojtjes të së cilës Boris Pistorius ka deklaruar se lufta me Iranin nuk është “e jona”.

Gjermania njëkohësisht ka shprehur gatishmërinë për mision të përbashkët në Hormuz, por vetëm me miratimin e OKB-së dhe në kushte e një ndëprerje të qëndrueshme të zjarrit, gjë e cila nuk ekziston ende.

Goditja e përbashkët ruso-kineze që i’a mbyti Trumpit shpresat në Hormuz.

Pikërisht, javën e kaluar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së u zhvillua një dramë e vërtetë shumëditore rreth propozimit të Rezolutës së Bahreinit me të cilën kërkohej leja e Këshillit të Sigurimit për përdorimin e forcës nga ana e shteteve të rajonit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit. Megjithëse propozimi fillestar i rezolutës në fjalë u zbut shumë nga propozuesit, kjo nuk arriti të bindë Kinën dhe Rusinë për mosekzistencën e interesave prapa skene pas të cilave qëndrojnë ShBA-të dhe Izraeli, e për pasojë këto dy shtete vendosën veton.

Kjo ishte mbështetja më e madhe për Teheranin nga ana e tyre që nga nisja e luftës, para së gjithash për pozicionimin e tij për ruajtjen e kontrollit të vendosur në këtë kalim të rëndësishëm detar. Pas vetos në fjalë, vetëm një ditë më vonë erdhi shpallja e armëpushimit dyjavor mes ShBA-ve dhe Iranit.

Duke patur parasysh se ShBA-të operacionin ushtarak kundër Iranit e kanë përfytyruar si një akt që do t’u mundësonte forcimin e kontrollit në Lindjen e Afërt dhe burimet e saj energjetike mbasi një gjë të tillë e pati bërë me Venezuelnë në fillim të janarit, gjë me të cilën de facto do të sundonte tregtinë globale të naftës duke përjashtuar Rusinë e cila gjithsesi mund të izolohej me sanksione sekondare për eksportin e naftës së saj sikurse e bëri një gjë të tillë para luftës me Iranin dhe më pas ishte i detyruar të hiqte “përkohësisht” sanksionet në mënyrë që të qetësonte çmimet e tërbuara në tregun ndërkombëtar të naftës përfshirë edhe tregun amerikian – ajo që mori tani Trumpi mund të hedhë në ujë tërë konceptin amerikan. Në vend të ndëshkimit dhe vënien nën zgjedhë të Iranit dhe burimeve të tij, e me këtë edhe goditjen e fuqishme kundër Kinës dhe Rusisë, tani mund të lindë diçka plotësisht e kundërt.

Irani në vend të një vendi të mundur dhe të nënshtruar shumë lehtë mund të bëhet fuqi e re rajonale e cila kontrollon eksportin e naftës dhe të cilën e demonstroi me fuqinë ushtarake dhe rezistencën e tij ndaj veprimeve luftarake të fuqisë më të madhe ushtarake të botës të ndihmuar nga Izraeli. Një skenar i tillë në përgjithësi nuk është se ka shanse, sepse në luftën kundër Iranit ose përfshirjen e tyre në të në anën e Amerikës, këtë skenar e kundërshtojnë edhe të gjithë vendet islamike – Turqia, Arabia Saudite, Egjypti, Pakistani si edhe Malejzia dhe Indonezija të cilat kanë shfaqur neutralitet gjë e cila në këtë rast de facto do të të thotë kundërshtim ndaj Iranit krahas dëshirës që gjithsesi të mos e kundërshtojnë Trumpin e paparashikueshëm.

Njëkohësisht, po shfaqen edhe parashikime sipas të cilëve kjo që po ndodh tani në Lindje të Afërt mund  të jetë fillimi i fundit të hegjemonisë globale amerikane, diçka e ngjashme sikurse ishte kriza e madhe e Suezit e vitit 1956 e cila rezultoi me përfundimin e statusit të fuqive të mëdha të Francës dhe Britanisë së Madhe dhë rënien e ndikimin të tyre në Lindjen e Afërt e me këtë edhe atë globale.

Pikërisht për këtë shkruan artikulli i medias britanike New Statesman i datës 8 prill me titull “The end of the American Empire“ (“Fundi i perandorisë amerikane”)

Përfundimi i hegjemonisë amerikane

Media britanike nënvizon se “diktatura ushtarako-teokratike iranianit nisi thyerjen e fuqisë imperiale amerikane”, ndërsa Irani pas luftës, mund të shndërrohet nga një shtet i leçitur në fuqi botërore me ndikim dhe “forcë vendimtare në ekonominë globale të naftës”.

“Me datë 1 prill, në fjalimin e tij presidencial Trumpi kërcënoi me bombardimin e Iranit dhe kthimin e tij ‘në epokën e gurit, aty u e ka vendin’”. Këto fjalë në kuptimin e  vërtetë të fjalës jehuan me fjalët e gjeneralit Curtis LeMay, i cili në kujtimet e tij në librin me titull “Mison me Lemayn” (1965) kujton këshillimin për bombardimin e Vietnamit të Veriut. Le Maye dëshironte të shënjestronte fabrikat, portet dhe urat. Me gjashtë prill Trumpi kërcënoi me urat hidrocentralet dhe furnizimin me ujë. Dhe kjo do të të dëshmonte – me humbje të pandreqshme strategjike.

Ecuria kryesore e luftës ishte vdekje e idesë së perandorisë amerikane. Amerika ka lindur në ëndërra si “qytet në kodër” i cili do të fshinte dyshemenë me perandoritë e vjetra europiane. Themeluesit e saj hidhnin poshtë çdo ide që mund të kundërmonte perandori. Por, deri në Luftën e Parë Botërore, Shtetet e Bashkuara akumuluan disa teritore të cilët jetonin njëlloj si koloni klasike europiane: disa ishuj në Karaibe dhe Oqeanin e Qetë (1856), Alaksë (1867), Havaj (1898), Filipinet (1898) dhe zonën e Kanalit të Panamsë (1903). Pikërisht këtë rend të vjetër imperial dëshiron të rikthejë Trumpi. Ai rigjallëron doktrinën Monro, duke pohuar primatin amerikan në tërë Hemisferën Perëndimore”- nënvizohet në tekstin e medias britanike.

Përse i përket krizës së lartpermendur të Suezit e para rrumbullak 70 viteve, duhet të sjellim në kujtesë se atëbotë koalicioni që formuan Britania e Madhe, Franca dhe Izraeli sulmuan Egjyptin me synim rimarrjen nën kontroll të kanalit të Suezit të cilin  qeveria egjyptiane e kishte nacionalizuar para pak kohësh. Aleatët arritën fitore luftarake dhe morën territorin përbri kanalit (Izreali madje diskutonte për aneksim), por nuk arritën të përmbyllin operacionin: BRSS kundërshtoi me forcë veprimtarinë e koalicionit, duke kërcënuar me hyrje në luftë në anën e Egjyptit krahas përdorimit të armës bërthamore. Është interesante se në këtë qëndrim (ndoshta me qëllimin e parandalimit të kafatstrofës ose ndoshta edhe për shkak të interesave amerikane për thyerejn  e fuqisë shumëshekullore të fuqive koloniale europiane) e mbështetën edhe ShBA-të duke kërcënuar me vendosjen e sanksioneve kundër fuqive europiane dhe Izraelit, gjë që atëbotë ishte rast i rrallë i harmonizimit të qëndrimit të politikës së jashtme mes dy antagonistëve të Luftës së Ftohtë dhe gjysmën e dytë të shekullit 20-të.

Me këtë fuqitë e mëdha europiane, të cilat atëbotë ende sundonin territore të mëdha të botës, ndërsa Lindja e Afërt konsiderohej sferë e ndikimit të tyre – jo vetëm që humbën Kanalin e Suezit (njëlloj si edhe Izraeli), por shumë shpejt nisën të humbasin edhe kolonitë e tyre nga popujt e robëruar që ndjenë erën e parë të lirisë së mundshme dhe që në fund edhe e realizuan, duke hequr barrën e tiranisë nëpërmjet luftërave të përgjakshme si e Algjerisë kundër Francës, qoftë edhe nëpërmjet marrëveshjeve me të cilat fituan pavarësinë por mbetën në një sferë të caktuar nën ndikimin e ish sunduesve europianë (në njëfarë statusi postkolonial dhe për më shumë disa nga ato ende paguajnë me mbajtjen e kontrollit mbi burimet e tyre natyrore nga ana e sunduesve të dikrushëm).

Sidoqë ishte, fuqitë e botës së vjetër humbën humbën fuqinë e qeverisjes së pavarur ose imponimit të interesave të tyre, ndërsa vetë bota ndryshoi plotësisht dhe disa fuqi të tjera të mëdha nisën të ndërtojnë arkitekturën e tyre të sigurisë.

Në Lindjen e Afërt ShBA-të u imponuan si garanti kryesor i stabilitetit nëpërmjet pajtimit të Izraelit dhe shteteve arabe në sajë të diplomacisë gjeniale të Henry Kissingerit, ndërsa BRSS fitoi ndikim në vendet arabe si Irani, Siria dhe Jemeni i Jugut i tanishëm i cili fitoi pavarësinë në vitin  1967, pas tërheqjes së forcave britanike dhe u bë shtet socialist, dhe, herë pas here, edhe në Egjypit (duke patur parasysh ndryshimet e atjeshme revolucionale nën regjinë e ushtrisë tradicionalisht të fortë).

Por Shtetet e Bashkuara ka kohë që nuk kanë më as Richard Nixonin si president (i cili në fakt ishte president i përkryer dhe strateg i madh, anën pozitive të të cilit e ka njollosur gjithmonë afera e Watergejtit), as Henry Kissinerin si sekretar shteti ose sëpaku këshilltar për sigurinë kombëtare. Tani ka ardhur një ekip tjetër me aftësi dhe interesa krejt të ndryshme, të cilat Shteteve të Bashkuara në fund mund t’u kushtojnë shtrenjtë

Pikërisht këtu është edhe rreziku më i madh për botën. Asnjë fuqi nuk bie nga froni pa tronditje dhe thyerje përreth saj.


[i] https://www.geopolitika.news/analize/tjedna-analiza-zorana-metera/tjedna-analiza-zorana-metera-sueska-kriza-je-detronizirala-britaniju-i-francusku-a-iran-bi-mogao-sad/

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

FOKUS

Aleanca e re e Mekës; modelim i Lindjes së Afërt apo përsëritje e historisë?

9 Gusht, 2026
Kryesore

Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

9 Gusht, 2026
Bota

Gjeopolitika globale në tranzicion: Klima, konfliktet dhe kërkimi për paqe

8 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

SHBA në udhëkryq me Iranin: Gjenerali Caine kërkon rrugëdalje

9 Gusht, 2026

Konjufca i reagon Zelenskyt: Keqardhje për riafirmimin e mosnjohjes së Kosovës nga Ukraina

9 Gusht, 2026

Aleanca e re e Mekës; modelim i Lindjes së Afërt apo përsëritje e historisë?

9 Gusht, 2026

Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

9 Gusht, 2026

Irani thotë se nuk ka negociata të drejtpërdrejta me SHBA-në, vetëm shkëmbim mesazhesh nëpërmjet ndërmjetësve

9 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.