• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
9 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home RAJONI MALI I ZI

Mali i Zi nuk do të dërgojë ushtarë në KFOR në Kosovë

18 Maj, 2021
in MALI I ZI, NGJARJE
A A
Joint press statements with NATO Secretary General Jens Stoltenberg and the President of Montenegro, Milo Đukanović

Joint press statements with NATO Secretary General Jens Stoltenberg and the President of Montenegro, Milo Đukanović

Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-atlantike (NATO), Jens Stoltenberg tha të martën në Bruksel se përfshirja e ushtrisë së Malit të Zi në misionin e KFOR-it në Kosovë, do të kontribuonte për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Këto komente të Stoltenbergut vijnë pasi Qeveria e Malit të Zi është shprehur kundër dërgimit të një toge të këmbësorisë në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe për këtë si arsyetim është përmendur pandemia.

“Do të mirëprisja kontributin nga Mali i Zi për KFOR-in sepse një gjë e tillë do të mbështeste punën e rëndësishme të KFOR-it dhe do të ndihmonte që të sigurohej paqja dhe stabiliteti në Kosovë dhe për rajonin. Mali i Zi do të ndihmonte në stabilitetin e rajonit dhe do të punonte me aleatët dhe partnerët e tjerë të NATO-s në misionin e KFOR-it”, tha Stoltenberg, gjatë një konference të përbashkët për media në Bruksel, me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

jukanoviq tha se nuk ekziston ndonjë arsye pse Mali i Zi të mos marrë pjesë në misionin e KFOR-it. Ai shtoi se kjo ka të bëjë me “hamendje të natyrës politike”.

“Dyshimet përpiqen t’i forcojnë ata që janë kundër pavarësisë së Kosovës, të cilët ende mendojnë se ky ka qenë një gabim dhe të cilët përpiqen të kthejnë rrotën e historisë”, tha Gjukanoviq, duke rikujtuar se qëndrimi i qeverisë së mëparshme ishte se duhet të rritet prania ushtarake në Kosovë.

Gjukanoviq tha se është edhe obligim i Malit të Zi, si shtet nga rajoni, që edhe më shumë se shtetet tjera të japë kontributin e tij si anëtar i NATO-s, për stabilitetin e rajonit.

Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ushtria e këtij shteti, këtë vit nuk do të dërgojë një togë këmbësorie në misionin e KFOR-it në Kosovë.

“Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi dhe për shkak të kufizimeve buxhetore, ushtria e Malit të Zi nuk planifikon më 2021 të kryejë aktivitete dhe ushtrime të përbashkëta, trajnime ose angazhim të togjeve të këmbësorisë në misionin e KFOR-it në Kosovë”, thanë nga Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi kur u pyetën për arsyen se pse kanë hequr dorë nga dërgimi i trupave në misionin e KFOR-it.

Vendimit për mosdërgimin e trupave në Kosovë i parapriu një paralajmërim i hapur ndaj ministres së Mbrojtjes, Olivera Injac dhe kryeministri Zdravko Krivokapiq, që vijnë nga partia në pushtet, Fronti Demokratik (FD), një parti pro-ruse, se do të mbahen përgjegjës nëse dërgojnë ushtrinë në Kosovë

Mali i Zi u bë anëtar i NATO-s në qershor të vitit 2017, dhe një vit më vonë edhe anëtar i KFOR-it, misionit më jetëgjatë të Aleancës Veri-atlantike. Aktualisht, në misionin e Malit të Zi në Kosovë janë të përfshirë dy anëtarë, një oficer i ushtrisë dhe një përfaqësues civil i Ministrisë së Mbrojtjes.

Mali i Zi iu bashkua NATO-s dhe KFOR-it gjatë kohës kur vendi udhëhiqej nga Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit, Millo Gjukanoviq, parti që humbi zgjedhjet e gushtit të vitit 2020. Pas zgjedhjeve, Qeverinë e re të Malit të Zi e krijoi partia Fronti Demokratik, që ka një orientim të qartë anti-NATO, lëvizja qytetare URA dhe Demokratët.

Ky koalicion e formoi qeverinë në krye me Krivokapiq, një person jopartiak, që gjatë zgjedhjeve udhëhoqi listën e Frontit Demokratik, që garoi së bashku me disa parti më të vogla.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Pregrad Boshkoviq njëherësh zyrtar i partisë opozitare, Partisë Demokratike të Socialistëve, tha për Radion Evropa e Lirë se vendimi i qeverisë aktuale për të mos dërguar ushtarë në misionin e KFOR-it në Kosovë është një tjetër dëshmi se qeveria është peng i politikave të Frontit Demokratik, që nuk kultivon vlerat evropiane dhe demokratike, në të cilat bazohet Mali i Zi.

“Është shqetësuese që shumica qeverisëse e pranon këtë gjë, thjesht për mbijetesën e kësaj qeverie, e cila është e paaftë dhe katastrofike për Malin e Zi, pavarësisht se ata nënshkruan një letër në fillim të shtatorit, ku u zotuan se do të respektojnë detyrimet ndërkombëtare të vendit tonë”, tha Boshkoviq. Sipas tij, në këtë mënyrë, po minohet besueshmëria e Malit të Zi te partnerët e NATO-s.

Menjëherë pas zgjedhjeve, në shtator, Krivokapiq, së bashku me krerët e Demokratëve dhe të lëvizjes URA, kishin nënshkruar një dokument me parimet ku do të mbështetej Qeveria e re e Malit të Zi. Në mesin e tyre ishte edhe bashkëpunimi me NATO-n, integrimi në Bashkimin Evropian dhe se njohja e Kosovës Interpelanca, me të cilën u kërcënua se mund të përballet ministrja e Mbrojtjes dhe kryeministri, është një mekanizëm që iniciohet në parlament për të vlerësuar një politikë të qeverisë dhe kërkon nga përfaqësuesit e ekzekutivit që të japin shpjegime dhe të justifikojnë vendime të caktuara.

Një interpelancë, madje mund të çojë edhe në ngritjen e një mocioni për votëbesimin e qeverisë.Sërxhan Periq, ish-deputet dhe aktivist i organizatës Kod, thotë se udhëheqësit e partive fituese, pas zgjedhjeve prezantuan ato parime, por që padyshim, për këto parime, nuk kishin mbështetjen e të gjithë anëtarëve të qeverisë së re. Prandaj, siç thekson Periq, nuk është habi që qeveria vuan nga shantazhet që bën Fronti Demokratik lidhur me dërgimin e ushtarëve në misionin e NATO-s në Kosovë.

“Ata më pas morën përsipër të zbatojnë të gjitha detyrimet ndërkombëtare dhe nëse një temë e caktuar është e dhimbshme ose jo për dikë, do të duhej që atëherë të ishte specifikuar qartë dhe liderët të binin dakord për atë çështje. Kur një marrëveshje nuk qartësohet që në fillim, atëherë krijohet hapësirë që të kemi situata të tilla, ku njëra prej partive do të shantazhojë të tjerët, në kuptimin që ‘për këtë çështje votojë e për këtë jo’”, u shpreh Periq.

Për dërgimin e ushtarëve malazezë në Kosovë, u diskutua edhe në seancën e Komitetit të Sigurisë, që u mbajt më 7 maj, ku u bisedua edhe për buxhetin e ushtrisë për vitin 2021.

Milan Knezheviq nga Fronit Demokratik, njëherësh kryetar i këtij komiteti, tha se ai do të votojë kundër dërgimit eventual të një toge të këmbësorisë në Kosovë.

“Çdo herë do të votoj kundër dërgimit të ushtarëve tanë në Kosovë dhe Metohi sepse ajo është një pjesë integrale e Republikës së Serbisë. Pavarësisht se unë mbaj këtë post tash (të kryetarit të komitetit) unë do të vazhdoj të mbaj qëndrimet që kam pasur më herët”, tha Knezheviq, i cili po ashtu, pjesëmarrjen e misionit aktual në Kosovë e quajti “turpin më të madh të ushtrisë malazeze që nga formimi i saj”.

Knezheviq tha se ai do të iniciojë një interpelancë nëse ministrja Injac dhe kryeministri Krivokapiq vendosin që të dërgojnë trupa në Kosovë.

“Kjo për faktin se ata më 30 gusht morën vota për shkak të pozicioneve të qarta ideologjike, të cilat mbrojnë identitetin shpirtëror, historik e kombëtar të popullit serb dhe malazez dhe për lidhjet midis Malit të Zi dhe Serbisë”, tha Knezheviq.

Në mbledhjen e Komitetit të Sigurisë, më 7 maj, ministrja e Mbrojtjes, Olivera Injac foli për dërgimin e ushtarëve në Kosovë, ku tha se këtë propozim e kishte gjetur në ministri kur mori detyrën e ministres.

Partia Social Demokrate në opozitë, kërkoi nga ministrja e Mbrojtjes që të ketë një vendim të qartë lidhur me dërgimin e ushtarëve malazezë në mision paqeruajtës në Kosovë.

“Cili është pozicioni juaj? Nëse nuk keni një mendim, thoni se nuk e keni. Ju jeni ministre e Mbrojtjes dhe ju lutem që të na tregoni pozicionin tuaj”, tha Rashko Konjeviq nga Partia Social Demokrate.

Megjithatë, ministrja e Mbrojtjes, Injac nuk iu përgjigj kësaj pyetjeje.

Politikat e Ministrisë së Mbrojtjes sa i përket raporteve me Kosovës, deri më tani, kanë qenë shkaku kryesor i sulmeve dhe provokimeve të vazhdueshme nga Fronti Demokratik ndaj ministres Olivera Injac, përfshirë këtu edhe takimin më 11 maj, që ajo pati me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.

Interpelanca, me të cilën u kërcënua se mund të përballet ministrja e Mbrojtjes dhe kryeministri, është një mekanizëm që iniciohet në parlament për të vlerësuar një politikë të qeverisë dhe kërkon nga përfaqësuesit e ekzekutivit që të japin shpjegime dhe të justifikojnë vendime të caktuara.

Një interpelancë, madje mund të çojë edhe në ngritjen e një mocioni për votëbesimin e qeverisë./Rel

Tags: gjukanovicstoltenerg

Related- Posts

MALI I ZI

Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

7 Tetor, 2026
KOSOVA

Kosova dy ditë para afatit, pa marrëveshje për Presidentin. PDK kushtëzon votën me Ligjin e Speciales

4 Tetor, 2026
KOSOVA

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Emmanuel Macron, President of France, and his wife, Brigitte Macron, welcome German President Frank-Walter Steinmeier and his wife, Elke Buedenbender at the Elysee Palace. Photo: Bernd von Jutrczenka/dpa

Gjermania do të mbetet e përkushtuar ndaj Evropës, Steinmeier i premton Macronit

8 Tetor, 2026

Trumpi mendon se Amerika nuk mund të ekzistojë pa të

8 Tetor, 2026

Jemeni si front i rivalitetit saudito-iranian

8 Tetor, 2026
US Secretary of State Marco Rubio speaks at the Pnyx hill, where ancient Athenians held democratic assemblies, with the ancient Parthenon temple atop the Acropolis in the background, in Athens, Greece October 7, 2026.   Mark Schiefelbein/Pool via REUTERS

Rubio në Athinë: Kur historia bëhet doktrinë politike

8 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

8 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.