• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
19 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Shumica e popullit shqiptar e do projektin, qarkullojnë shumë video të rreme

    Rama për rezolutën e miratuar nga PE: Amendamenti nuk lidhet me Zvërnecin

    PE rrëzon amendamentin kundër ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe projektit në Zvërnec.

    Shqipëri–Spanjë, 40 vjet marrëdhënie diplomatike/ Hoxha: Spanja, partnere kyçe e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian

    Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

    Begaj në Uzbekistan: Vizita e parë e një presidenti shqiptar, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe

    Marta Kos: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

    Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Meta paralajmëron: Do hap të gjitha letrat për disa ambasadorë të në Tiranë

24 Korrik, 2019
in NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar sot në emisionin “Tempora” ka paralajmëruar hapur se do të hapë sipas tij të gjitha letrat dhe korrenspondencat që ai disponon me disa ambasadorë të huaj në Tiranë, në mënyrë që sipas tij qytetarët shqiptarë të kuptojnë kush gënjen në raport me reformën në drejtësi.

PJESË NGA INTERVISTA

Gazetarja: Zoti Meta, kur unë ju pyeta se kur nisi ‘Ramaformë”, ju thatë se nis që me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, ose në vitin e parë jashtëkushtetues.

Presidenti Meta: Duhet të kemi parasysh dy gjëra, që të jemi shumë të sinqertë! Përpjekjet që kjo të ishte “Ramaformë” ishin që para konsensusit.

Gazetarja: Më thoni, më konkretisht!

Presidenti Meta: Konsensusi u vonua, sepse kjo nuk duhet të ishte miratuar më 21-22 korrik. Duhet të ishte miratuar që katër-pesë muaj më parë, që kur erdhën rekomandimet përfundimtare të Komisionit të Venecias.

Gazetarja: Pra shtyrjen ju e shikoni si një përpjekje për ta kthyer reformën në një “Ramaformë”?

Presidenti Meta: Shtyrja ishte një lojë që gjoja këta po lodheshin shumë; vinin te unë, shkonin te Rama. Ky përpiqej shumë që Lulzimi me Saliun do votonin drejtësinë, andej këndej. Një rrëmujë e paparë dhe nuk po merrej vesh se ç’po ndodhte këtu. Kur gjëja ishte shumë e thjeshtë. Unë e kisha thënë gjithmonë: Hajdeni të mblidhemi ne këtu! Se në Kuvend do të miratohet, te zyra ime! Të vijë këtu edhe Lulzimi! Të vijë këtu edhe Saliu! Të vijë këtu edhe Edi! Ja edhe ambasadorët ku i kemi këtu! Rekomandime e Komisionit të Venecias ne i kemi të qarta se si janë apo jo? Dhe ta zgjidhim këtë punë! Nuk kemi përse ta shtyjmë kaq shumë. Këta shty e shty në mënyrë që të vendosesh Kuvendi dhe shumë deputetë në njëlloj presioni. E duan, s’e duan reformën! Do të marrin viza apo jo!

Gazetarja: Ne i dimë edhe “sms-të” e ambasadës amerikane të dërguara në adresë të deputetëve të veçantë. Kanë qenë të qarta.

Presidenti Meta: Ndërkohë që mesazhi ka qenë mjaft i qartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë të posaçme nga Ndihmëssekretari i Departamentit të Shtetit për Laë Enforcement, për Çështjet e Ligjit, që financon edhe OPDAT-in këtu, ambasadori Bronfild, që reforma të miratohet brenda korrikut. Dhe të miratohet me konsensus dhe vetëm me konsensus se ky është qëllimi. Të bëjmë një drejtësi të pavarur, etj. Këtu ju e dini se çfarë ndodhte dhe kjo bëhej që “Ramaforma” të bëhej me kushtetutë “Ramaformë”. Ajo është sot “Ramaformë”, por është në kundërshtim me Kushtetutën. Kushtetuta është këtu dhe ngelet këtu.

Gazetarja: Dje ju besoj se keni dëgjuar deklaratat e përfaqësuesve të rëndësishëm: të zotit Soreca, të zonjës Calavera, të së Ngarkuarës me Punë të ambasadës amerikane në Tiranë. Zoti Soreca ka kujtuar 42 milionë Eurot e hedhura për realizimin e reformës. Kryesuesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit e ka cilësuar një reformë të suksesshme deri në momentin që ka arritur dhe duhet çuar edhe më tej, patjetër. Dhe e Ngarkuara me Punë e ambasadës amerikane, madje është shprehur se ekzaktësisht fakti që ka pasur këto probleme, dhe këto vonesë, si dhe mungesë të kuorumit të gjykatave në Shqipëri, edhe asaj Kushtetuese dhe të Lartë, tregon në vetvete se vettingu funksionoi  dhe ishte i domosdoshëm. Pra ne nuk shohim asnjë rast nga përfaqësues të Bashkimit Europian, nga ONM-ja, nga amabsada amerikane, që të kenë këtë shqetësim që keni edhe ju, zoti President.

Presidenti Meta: Është çështje e tyre. Unë lexoj raportet e Departamentit të Shtetit edhe për çështjen e korrupsionit në Shqipëri, edhe për çështjen e krimit të organizuar, edhe për çështjen e drogës, e kështu me radhë. Shikoj edhe raportet e komisioneve europiane. Në rast se situata do të ishte kaq e suksesshme, të jeni të sigurt se ne do të na ishin hapur negociatat para një viti, para dy vitesh. Shpesh sot shumë njerëz thonë: Po ku shkoi ajo Kushtetuta që u bë me konsensus? Të paktën, unë them, të paktën, një rekomandim pozitiv për të çelur negociatat, kjo Kushtetutë ia dha Shqipërisë më 7 nëntor! Sepse vetëm konsensusi për miratimin e reformës ia dha këtë rekomandim pozitiv Shqipërisë. Unë shpresoj që ky  rekomandim të kthehet në një vendim më 17-18 tetor! Po kam shumë dyshime serioze nëse kjo gjë do të ndodhë në rast se nuk reflektohet në drejtim të respektimit të parimeve të sundimit të ligjit në vend dhe të rikthimit të vendit në shinat e demokracisë.

Përsa u takon ndërkombëtarëve: Këtë Kushtetutë ne me kë e bëmë?  A e bëmë me Komisionin e Venecias?

Gazetarja: Po!

Presidenti Meta: A e bëmë me ambasadorin Lu? Dhe me OPDAT-in? A e bëmë me ambasadoren Vlahutin dhe me BE-në?

Gazetarja: Po, dhe u realizua!

Presidenti Meta: A e bëmë edhe me të gjithë opozitën?

Gazetarja: Po!

Presidenti Meta: Po zbatimin, jo me këtë Kushtetutë, por me atë Kushtetutën tjetër, kush e ka bërë? E ka bërë Presidenti apo ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta? E ka bërë opozita, se themi shpesh që i ka fajet opozita? Po a i dha votat e saj opozita për 140 votat? Sa janë votat e Partisë Socialiste në ato 140 votat më 21-22 korrik? 64, 65 vota janë! Votat e tjera ishin PD, LSI dhe partitë e tjera të opozitës. Përgjatë këtyre tre viteve si u zbatua kjo Kushtetutë? Nga 140 vota si përfundoi Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm, që nuk ekziston në Kushtetutë, me 69 vota? Kur u ndërtua një proces për të thënë: Ore ne do të zgjedhim një Prokuror të Përgjithshëm, qoftë edhe të përkohshëm sipas frymës dhe standardeve të Kushtetutës, e cila e bën të qartë që nukmund të zgjidhet kurrë pa 84 vota? Si mundesh që përmes një ligji, të rrëzosh Kushtetutën?! Edhe më analfabeti në fushën e drejtësisë…

Gazetarja: Si e shpjegoni që quhet histori suksesi zoti Meta nga këta përfaqësues, të cilët kanë bashkëpunuar në realizimin e reformës në drejtësi? A nuk është ky një argument edhe për kryeministrin Rama për të thënë që kjo nuk është “Ramaformë”, por është reformë që mbështetet nga institucionet më të rëndësishme: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian?

Presidenti Meta: Ua thashë edhe më parë: Në rast se situata do të kishte ecur kaq mirë, do të ishin çelur që vjet. Në rast se gjërat po ecin kaq mirë sa ç’thoni ju, shpresoj…

Gazetarja: Po në rast se ngrihet SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit në shtator apo tetor, edhemund të hapen.

Presidenti Meta: …shpresojmë të na zgjidhet kjo çështje më 17-18 tetor dhe e uroj shumë! Meqë erdhëm te SPAK-u, mendoj që të jemi pak më të përgjegjshëm kur flasim në raport me qytetarët shqiptarë, sepse dëgjova para pak ditësh se në shtator do të fillojë SPAK-u dhe do t’ia nisë me çështje të nxehta. Gjëra që për mua nuk mund të thuhen kurrë, sepse këto histori na kujtojnë ato të ish-prokurorit të Përgjithshëm, që…

Gazetarja: Zoti Ibrahimi, në një intervistë me “Deutsche Ëelle-n” deklaroi që do ta fillojë me çështje të nxehta duke përmendur çështjen e ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Presidenti Meta: …Kjo është një histori që le të vazhdojnë të merren me të gjitha çështjet…

Gazetarja: Është kreu i KLP-së, i  Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Presidenti Meta: … ajo që dua t’ju them është kjo gjë: Të mos kemi mungesë respekti për qytetarët shqiptarë! U tha që sa të ikë Adriatik Llalla, do të fillojnë çështjet e nxehta. Nuk ka çështje më të nxehtë se sa ajo e Unazës së Re! Pse? Sepse është ai popull atje që unë i kam parë të gjitha letrat, edhe pse institucionet e kanë me detyrim kushtetues, me një nen të Kushtetutës, që Presidentit të Republikës t’i japin çdo informacion që kërkon, por edheme aq sa kam parë, është një genocid në raport me të drejtat e njeriut sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Përveç që është një korrupsion i pacipë dhe i shfrenuar ku për fat të keq, kanë implikuar edhe një institucion amerikan, Departamentin e Delaëare-it, siç e dini ju, etj., etj. Nuk ka çështje më të nxehtë për atë. Nuk kemi se çfarë presim!

Gazetarja: Nuk e paragjykojmë dot. SPAK-u mund ta nisë me atë.

Presidenti Meta: Nuk po them unë se me çfarë ta nisë. Nuk jap unë orientime se me çfarë ta nisë. Unë përgjigjem për Kushtetutën e Shqipërisë. Kur thuhej sa të ikë ky, do të bëhet nami. Tani themi sa të bëhet kjo. Gjërat janë të qarta: Prokurori i Përgjithshëm, që u zgjodh me 69 vota, u zgjodh që në bazë të veprimeve që do të bënte, pra të njëanshme për fat të keq, dhe ju e dini se sa kontestime ka pasur edhe për KLP-në, madje edhe ka, se nuk dua të hyj në çështje më të thella, të krijojë një KLP. Po SPAK-u nga do të dalë? Të krijohet nga kjo KLP. Pra nga Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm. Shikojeni me logjikë këtë gjë! Shpresojmë që të bëjë mrekullira! Këtu  do të jemi.

Gazetarja: Ai do të ngrihet. Në shtator, tetor është i përfunduar.

Presidenti Meta: Duhet të ishte ngritur me kohë.

Related- Posts

NGJARJE

“Revolucioni i Flamingove” vijon për të nëntëmbëdhjetën mbrëmje radhazi

18 Qershor, 2026
NGJARJE

Protesta kundër projektit në Zvërnec hyn në ditën e 18-të, qytetarët vijojnë kërkesat para Kryeministrisë

17 Qershor, 2026
NGJARJE

Shqipëri–Spanjë, 40 vjet marrëdhënie diplomatike/ Hoxha: Spanja, partnere kyçe e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian

17 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Forumi “Lujiazui” 2026 dërgon një sinjal të fortë për financat teknologjike të Kinës

19 Qershor, 2026

Porti Hengqin regjistroi rritje të mbërritjeve të huaja sipas politikës së tranzitit pa viza

19 Qershor, 2026

Këshilli Europian vendos kontakt diplomatik me Rusinë

18 Qershor, 2026

“Revolucioni i Flamingove” vijon për të nëntëmbëdhjetën mbrëmje radhazi

18 Qershor, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Shumica e popullit shqiptar e do projektin, qarkullojnë shumë video të rreme

18 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.