• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Minishengeni/ Reagime kundër Ramës nga Shkupi e Presheva

28 Dhjetor, 2019
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe ata të Luginës së Preshevës janë kundër iniciativës për jetësimin e projektit të ashtuquajtur “Minishengen”, që po shtyhet përpara nga treshja Rama, Vuçiq e Zaev.

Besnik VELIU & Besian LEKA

Shaip Kamberi, kryetari i Komunës së Bujanocit, e quan të mistershëm një projekt të tillë. Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, thotë se para projekteve të tilla, dikush duhet të përballet me të kaluarën. E njëjtë mendojnë edhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, është i prerë se rruga e integrimit nuk mund të zëvendësohet me asnjë iniciativë tjetër. Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët thotë se përmes një ideje të tillë, Serbia do ta sjell këmbëkryq në rajon ndikimin rus, e Afrim Gashi nga “Alternativa” thotë se pa Kosovën nuk mund të ketë kurrfarë marrëveshjeje.

Përveç Republikës së Kosovës, porjektin e ashqutuajtur “Mishengen”, që po provojnë ta zbatojnë Edi Rama, Aleksander Vuçiq dhe Zoran Zaev, po e kundërshtojnë edhe përfaqësuesit e partive shqiptare në Maqedoni të Veriut dhe Luginë të Preshevës.

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një intervistë për Gazetën Express, ka thënë se një projekt i tillë në asnjë mënyrë nuk mund ta zëvëndësojë rrugën drejt integrimit euro-atlantik të rajonit.

“Çdo iniciativë, ne kemi parë dhe kemi analizuar dhe kemi vlerësuar që rruga jonë euro-atlantike nuk mund të zëvendësohet me asnjë iniciativë tjetër. Kështu që mbetet një konsekuencë që ne të vazhdojmë dhe të punojmë për afrim, të punojmë që sa më parë vendi ynë të jetë anëtar i BE-së, ashtu siç e kemi realizuar anëtarësimin në NATO. Jemi për pajtim, jemi për të biseduar, por jo të vendosim në rrezik dhe të harrojmë, se rruga që prodhon stabilitet, paqe dhe ardhmëri dhe siguri është rruga e vetme euro-atlantike”, ka thënë Ahmeti, i pyetur rreth “Mini-shengenit” ballkanik.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti

Kreu i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, thotë se synimet e një projekti të tillë po mbahen të fshehta dhe, sipas tij, një gjë e tillë lë vend për dyshime. Përveç kësaj, Kamberi thotë se nuk duhet hequr dorë asnjëherë nga kërkesa që Serbia të kërkojë falje për krimet e kryera në Kosovë.

“Jo vetëm për ne, por e gjithë iniciativa po paraqitet si e panjohur për opinionin në këto vende. E keqja është se mungesa e transparencës adekuate me rolin dhe misionin e të ashtuquajturat “Minishengen” po krijon hapësirë për dyshime. Mendoj se bartësit e kësaj ideje duhet qartë t’i elaborojnë të mirat dhe pritjet që mund t’i sjellë ky bashkëpunim. Të thuhet qartë se cilat janë të mirat që sjell për secilin shtet veç e veç dhe cilat janë rreziqet që mund të dalin nga kjo iniciativë. Është shumë e qartë se asnjëherë nuk duhet hequr dorë nga kërkesa që Serbia të ballafaqohet me krimet e kryera në Kosovë, por poashtu e kemi të qartë se ka edhe shumë çështje që mund të konsiderohen teknike, por që për njerëzit e zakonshëm janë shumë të rëndësihme, që duhet trajtuar. Për shembull, pritjet me nga disa orë nëpër kufijtë e Serbisë të diasporës shqiptare nga Kosova janë një temë që meriton trajtim”, ka thënë Kamberi për Express.

Kreu i Komunës së Bujanocit

Kamberi thotë se e ardhmja e rajonit është integrimi në BE dhe potencon se për paqen afatgjate në Ballkan është e domosdoshme që Serbia të ballafaqohet me krimet e kryera në rajon e veçanërisht në Kosovë.

“Shmangia nga kjo përgjegjësi nga ana e Serbisë po e shtyn edhe pajtimin me shqiptarët, i cili është kushti kryesor për ndërtimin e paqes afatgjate në rajon”, ka thënë ai.

Sipas tij, një unifikim i shqiptarëve do të mund ta vendoste në defensivë Serbinë sa i përket një projekti të tillë, por thotë se parakusht për një unifikim të tillë është konsensusi mes shqiptarëve lidhur me misionin e minishengenit.

“Megjithatë, mendoj se në një bashkëpunim të ndërtuar mes pesë shteteve, në të cilin dy prej tyre (Shqipëria e Kosova) janë shqiptare, një tjetër (Maqedonia) me pjesëmarrje domethënëse të shqiptarëve, e asgjëson mundësinë që Serbia ta lozë rolin e xhandarit në këtë iniciativë dhe faktorizon shqiptarët në këtë iniciativë. Natyrisht, parakusht për këtë rol të rëndësishëm të shqiptarëve në këtë nismë është ndërtimi i konsensusit ndërshqiptar lidhur me rolin dhe misionin e vetë iniciativës”, shprehet Kamberi.

Përplasjen Shqipëri-Kosovë rreth Minishengenit Kamberi e cilëson si një situatë aspak të pëlqyer, pasi që, sipas tij, një situatë e tillë po i jep mundësi të tjerëve që ta marrin primatin rreth zhvillimeve në rajon.

“Kjo iniciativë kërkon bashkërendim politik të dy shteteve, nëse duhet edhe në takime të përditshme, qoftë të nivelit politik, qoftë në rrafshin e ekspertëve. Situata politike e përgjithshme dhe rrethanat në të cilat gjenden edhe Kosova, edhe Shqipëria, nuk japin komoditet për akuza mediale, të nxitura nga mosdurimet personale apo për interesa afatshkurta. Në këtë situatë, kjo iniciativë nuk faktorizon shqiptarët, përkundrazi, ko gjendje po i bën më të brishtë dhe po krijon hapësira që lojtarët e tjerë ta marrin primatin”, është shprehur Kamberi për Express.

Kamberi bënë thirrje që të qetësohen gjakrat në dy anët në mënyrë që shqiptarët të jenë faktor në rajon.

“Mendoj se duhet ulur topin nga dyja anët e “kufirit” për t’i koordinuar mirë e mirë qëndrimet dhe veprimet dhe për t’i nxjerrë shqiptarët faktorë pa të cilët Ballkani Perëndimor nuk ka as stabilitet e as prosperitet. Fundja, edhe e ardhmja evropiane e Serbisë varet drejtpërdrejt nga ajo se si do t’i rregullojë raportet me Kosovën dhe shqiptarët. Të mos ia lehtësojmë këtë rrugëtim derisa ajo nuk kthjellet dhe ballafaqohet me krimet e saj”, ka përfunduar Kamberi për Gazetën Express.

Politikani shqiptar nga Maqedonia, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, për Gazetën Express thotë se asnjë bashkëpunim rajonal i fqinjëve pa Kosovën nuk reflektohet në realitetin gjeografik dhe ekonomik.

Sela madje thotë se një iniciativë e tillë e sjell Rusinë këmbëkryq në rajon përmes Serbisë.

“Çfarëdo bashkëpunimi rajonal i fqinjëve pa Kosovën nuk e reflekton realitetin gjeografik, ekonomik, por politik të Minishengenit rajonal. Çdo nismë rajonale duhet të fillojë pikërisht nga Kosova dhe jo e njëjta të izolohet dhe të getoizohet. Minishengeni nuk mund të paraqitet si alternativë e BE-së dhe as që mund t’i zëvendësojë aspiratat e qytetarëve që janë përcaktuar për BE-në. Aleanca për Shqiptarët ka bërë gjithçka që ta përjashtojë ndikim rus në rajon e tani ky ndikim po vjen të na ulet këmbëkryq nëpërmjet minishengenit e nëpërmjet Serbisë. Interesat strategjike janë baza e nismave rajonale e tonat fatmirësisht janë të kundërta me të Serbisë. Shqipëria çdo dialog me Serbinë duhet ta shikojë me dioptrinë e Kosovës dhe interesave të saj, që janë njohja e Kosovës nga Serbia, anëtarësimi në organizatat e ndryshme ndërkombëtare, anëtarësimi në BE dhe NATO, këto duhet të jenë përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë në raport me Kosovën. Në princip, jemi për iniciativa rajonale mes fqinjëve, por assesi pa Kosovën dhe popullin e saj”, ka thënë Ziadin Sela për Express.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela

Ragmi Mustafa,  kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar, thotë se iniciativat që e kanë për qëllim lehtësimin e jetës së qytetarëve duhet menduar si pozitive, megjithatë, sipas tij, paraprakisht duhet shqyrtuar përballja me të kaluarën.

“Megjithatë, në këtë format duhet paraprakisht të shqyrtohet edhe trajtimi i paqes së vërtetë dhe përballjes me të kaluarën dhe krijohet hapësirë për t’i trajtuar çështjet arsimit e kulturës si dhe të drejtave të njeriut e komuniteteve”, ka thënë Mustafa për Gazetën Express.

I pyetur nëse janë konsultuar shqiptarët që jetojnë në Luginë rreth një iniciative të tillë, Mustafa thotë se ‘minishengeni’ është një projekt në kompetencë të instancave më të larta shtetërore, megjithatë, sipas tij, nuk duhet anashkaluar shqiptarët e Preshevës.

“Marrëveshje të tilla ndërshtetërore multilaterale, që do ishte kjo e Mini-Shengenit, besoj që janë të rëndësishme për shtetet dhe interesat e shteteve, të cilat i nënshkruajnë ato. Edhe pse impakti do të ishte i madh edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës, kjo marrëveshje kap gamë më të madhe dhe është kompetencë e instancave më të larta shtetërore të vendeve përkatëse. Në këtë mes nuk duhet reduktuar e mos të trajtohet edhe çështja e Luginës së Preshevës”, ka thënë ai.

Ragmi Mustafa, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar

Sa i përket përplasjeve mes Tiranës dhe Prishtinës zyrtare rreth Minishengenit, Mustafa ka thënë se e kanë përcjellë me vëmendje një situatë të tillë, duke bërë thirrje për një unifikim të faktorit shqiptar.

“Duke pasur parasysh pozitën në të cilën gjenden qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës, dihet se mbështetemi te Prishtina dhe Tirana zyrtare në kërkesat tona për përmirësimin dhe avancimin e të drejtave tona. Padyshim se edhe qytetarët e Luginës ndjekin me vëmendje zhvillime të tilla si dhe kërkon që në një marrëveshje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë të trajtohet edhe çështja e Luginës së Preshevës. Ashtu si Prishtina, që ka argumentet kundër, edhe Tirana i ka ofruar argumentet për procesin. E në momentume si ky, besoj fuqishëm që politika mbarëshqiptare do të duhej të ishte e unifikuar, me anë të së cilës padyshim se do të përfitonin edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka thënë ai.

Në fund, politikani nga Lugina e Preshevës thotë se për iniciativa, Tirana dhe Prishtina do të duhej t’i kishin parasysh edhe shqiptarët që jetojnë në Serbi.

“Duke ditur që çdo zhvillim rajonal ka impakt të madh edhe tek shqiptarët e Luginës, liderët politikë, si në Tiranë dhe Prishtinë, do të duhej t’i kishin parasysh edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, çdoherë që marrin vendime në politikat rajonale”, ka përfunduar Ragmi Mustafa, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Kreu i “Alternativës” nga Maqedonia, Afrim Gashi, thotë se “Mini-shengeni” assesi nuk guxon të shihet si alternativë për integrimin evropian. Edhe Gashi është kundër arritjes së çdo marrëveshjeje pa Kosovën.

“Në parim, ideja për qarkullim të lirë të njerëzve dhe mallrave është shumë e pranueshme, por mendojmë se pa Kosovën nuk ka kuptim mini-shengeni. Na duhet integrim brenda-kombëtar para integrimit ballkanik. Në këtë drejtim, mund të themi se Mini-shengeni ballkanik nuk duhet të jetë alternativë për integrimin evropian. Ne jemi pjesë gjeografike e kontinentit dhe kemi bërë shumë reforma e kemi paguar shumë çmime për integrimin evropian. Andaj, BE-ja nuk duhet të na prodhojë alternativë refuzimi, por duhet të ofrojë mënyrë integrimi”, ka thënë Gashi për Gazetën Express.

Edhe nga “Lëvizja Besa” në Maqedoni janë kundër çdo marrëveshje me të cilën do të mund të dëmtohej interesi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Kosovë e Shqipëri. Kështu i ka thënë Gazetës Express kreu i kësaj partie, Bilall Kasami.

“Iniciativa e ashtuquajtur Mini-Shengen tregon se iniciativat e bashkëpunimit rajonal nuk janë në kundërshtim me vazhdimin e procesit të integrimit të shteteve të Ballkanit perëndimor drejt BE-së. Prandaj, kjo iniciativë duhet të jetë një mesazh i qartë për vendet me shumicë shqiptare, si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, që të mendojnë seriozisht për ndonjë formë më serioze të integrimit mes tyre, integrim i cili do të ishte në frymën e përshpejtimit të rrugëtimit të tyre drejt BE-së. Sa i përket projektit të ashtuquajtur Mini-Shengen ballkanik, vlerësojmë se pa përfshirjen e të gjitha vendeve të Ballkanit perëndimor, e në veçanti Kosovës, nuk mund të jetësohen iniciativa të tilla. Lëvizja BESA përkrah çdo iniciativë e cila do ta përshpejtonte rrugëtimin tonë drejt BE-së, sepse vlerësojmë se shqiptarët, kudo që janë në trojet e tyre etnike, të vetmin opsion e kanë integrimin e plotë në familjen evropiane”, kanë thënë Kasami në një përgjigje për Gazetën Express.

Kundër projektit të Minishengenit ka dalë edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Sipas tij, një ide e tillë nuk mund të realizohet nëse aty nuk merr pjesë edhe Kosova.

Nga Kosova të gjithë liderët janë kundër. Haradinaj ka thënë se Rama përmes një nisme të tillë po tenton ta heqë taksën që Kosova ia ka vendosur Serbisë. Thaçi e ka injoruar ftesën për Samitin e Tiranës. Isa Mustafa e ka cilësuar si përpjekje për krijimin e një ‘Jugosllavie të vogël”, ndërkohë Albin Kurti ka thënë se kryeministri shqiptar është ngutur, kur e ka konsultuar Serbinë para Kosovës.

Edhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë gjithëpërfshirje në mënyrë që një projekt i tillë të mund të jetë i realizueshëm.

Përfaqësuesi presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se pa Kosovën nuk mund të ketë minishengen. Matthew Palmer, në anën tjetër, në mënyrë deklarative e ka përkrahur një ide të tillë, duke thënë se aty ka vend edhe për Kosovën./GazetaExpress/

Related- Posts

FOKUS

Nga masat e sigurimit te prezumimi i pafajësisë: Çfarë ndryshon në Kodin e Procedurës Penale

30 Shtator, 2026
FOKUS

Çfarë do të thotë për zgjerimin dokumenti i ri i Komisionit Europian (Pre-enlargement reforms policy reviews)?

30 Shtator, 2026
FOKUS

Disa mite thjesht refuzojnë të vdesin

29 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Putin: “Takimi me Xi-n në APEC do t’i japë shtysë marrëdhënieve Kinë–Rusi”

1 Tetor, 2026

Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

1 Tetor, 2026

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026

Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

1 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.