• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
31 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

    Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe komunitetit të EUFOR-it

    Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

    Balla: Dhuna në protesta kërkon instrumente të reja ligjore, ndryshimet në ligjin për tubimet me akt normativ

    Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

    Ministri Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë masivisht në zgjedhjet në Serbi

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës urbane e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

„Mirëdita, dobar dan“ – festivali i padëshiruar në Beograd!

29 Qershor, 2024
in FOKUS
A A
Beograd, 15. avgusta 2019 - Ministar spoljnih poslova Ivica Dacic sastao se danas sa ministrom spoljnih poslova Japana Taroom Konom. FOTO TANJUG / SAVA RADOVANOVIC / bb

Beograd, 15. avgusta 2019 - Ministar spoljnih poslova Ivica Dacic sastao se danas sa ministrom spoljnih poslova Japana Taroom Konom. FOTO TANJUG / SAVA RADOVANOVIC / bb

Share on FacebookShare on Twitter

Në Beograd fillon festivali “Mirëdita, dobar dan”. Pse janë rikthyer tensionet këtë vit? Autoritetet serbe nuk e duan këtë festival. Po pse?

Ndonëse në vitin 2022, kur festivali “Mirëdita, dobar dan” kaloi i qetë në Beograd, tensionet që shpesh e shoqëronin këtë ngjarje dukeshin sikur u zhdukën në Serbi, vendimi i organizatorëve për përfshirjen e 28 qershorit në këtë festival, pra të ditës së “Vidovdanit”, ka acaruar autoritetet serbe.

Reaguan disa përfaqësues të lartë të qeverisë në Serbi, ndër të cilët Aleksandar Vulin, i cili tha se mbajtja e festivalit më 28 qershor është një “fyerje së cilës duhet t’i përgjigjet shteti i Serbisë”. Reagoi edhe kryetari i bashkisë së Beogradit Aleksandar Shapiq, i cili theksoi se qyteti e Beogradit nuk do të japë asnjë pëlqim për mbajtjen e këtij festivali.

Për ministren në qeverinë e Serbisë, Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, është e papranueshme që të mbahet një tubim në Vidovdan, i cili, sipas saj, përfaqëson regjimin e Albin Kurtit.

“Vidovdani nuk ka lidhje me këtë festival. Çfarë do të thotë kjo – se kur është Vidovdan, asgjë tjetër nuk mund të organizohet? Sigurisht që mundet”, thotë historiani Milovan Pisari.

“Problemi për autoritetet në Beograd, por edhe për autoritetet në Prishtinë, është se po organizohet dialogu mes serbëve dhe shqiptarëve. Vidovdani përdoret për të riaktualizuar narrativën nacionaliste, që i ndan njerëzit.” Deklaratat e politikanëve nuk kanë të bëjnë me festivalin dhe as me mesazhet që ai dërgon, të cilat janë mesazhe pajtimi dhe bashkëpunimi mes dy popujve”, thotë Pisari për DW.

Mos lejoni përvetësimin e “Vidovdanit”

Meqenëse ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq deklaroi, se do të ishte mirë që festivali të anulohej, organizatorët – Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, iniciativat qytetare dhe organizata Integra nga Kosova – vendosën që të shtyjnë të gjitha ngjarjet publike të festivalit, të planifikuara për datën 28 qershor, për një ditë.

Bashkëpunëtorja e Institutit për Historinë e Re të Serbisë në Beograd, Olga Manojloviq Pintar, thekson se “qarqet më shkatërruese të krahut të djathtë” nuk duhet të lejohen të përvetësojnë Vidovdanin.

“Është një ditë që shënon edhe ngjarje si ekstradimi i Sllobodan Millosheviqit në Hagë, që sigurisht është një nga vendimet më të guximshme dhe më të rëndësishme politike të marra në shekullin e 21-të. Pra, ky festival, në vetë Vidovdan, duhet të ketë një simbolikë të qartë se Vidovdani është i të gjithëve dhe se jeta e njerëzve në Kosovë duhet të harmonizohet dhe të udhëhiqet nga vlerësimi dhe respekti reciprok”, thotë Manojloviq Pintar.

Ajo beson se është mirë që festivali është caktuar për periudhën prej 27 deri më 29 qershor. “Shpjegimi i ministrit ishte i pritshëm dhe i koordinuar, pra i inskenuar së bashku me deklaratat e kryetarit të bashkisë së Beogradit dhe ministrit të Brendshëm”, beson Olga Manojloviq Pintar.

Sulmet vetëm manipulim

Që nga ekzistenca e tij, festivali “Mirëdita, dobar dan” është shoqëruar pothuajse çdo vit me protesta të lëvizjeve dhe partive të djathta dhe konservatore në Beograd. Dy vite më parë, kur u mbajt për herë të fundit, kaloi i qetë dhe dukej se tensionet më në fund po qetësoheshin në Serbi për shkak se në festival ishin të ftuar artistë shqiptarë nga Kosova. Pse tani janë rikthyer tensionet?

“E gjithë historia është një bombë tymi pas së cilës fshihet një proces i vazhdueshëm dhe i pandalshëm i dorëzimit të institucioneve dhe aktiviteteve publike në veri të Kosovës tek autoritetet në Prishtinë. Parullat nacionaliste, deklaratat nxitëse, valëvitja e flamujve në fakt falsifikojnë faktet dhe shtrembërojnë realitetin”, thotë Olga Manojloviq Pintar.

Ajo shton se fakti që festivali i vitit 2022 kaloi pa problem, “dëshmon qartë se trazirat dhe protestat e së djathtës në rrugë janë gjithmonë të nxitura nga autoritetet dhe jo shpërthime spontane pakënaqësie”.

“Përhapja e urrejtjes ndaj të tjerëve dhe krijimi i një ndjenje të cenueshmërisë kolektive, e cila filloi me interpretime të përgjumura të Rezolutës së OKB-së për Srebrenicën, tani vetëm po nxehet për të vluar në gusht gjatë përkujtimit të Stuhisë (Oluja e Kroacisë…),” shprehet Manojloviq Pintar.

Milovan Pisari tërheq vëmendjen se me 26 qershor në Bruksel, pas një pauze të gjatë, janë rinovuar negociatatnë nivelin më të lartë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, në të cilat kanë marrë pjesëAleksandar Vuçiqdhe kryeminisrtri i KosovësAlbin Kurti.

“Të gjithë e dimë se tani në nivel ndërkombëtar ka një situatë të tensionuar mes Serbisë dhe Kosovës. Kohëve të fundit në Kosovë po ndodhin disa gjëra, si për shembull, në lidhje me dinarin, me targat, me kartat eidentitetit… Elita politike në Serbi ka dashur ta shfrytëzojë këtë moment për t’u treguar votuesve dhe atyre që janë në anën e tyre se ende e mbrojnë Kosovën”.

“Por ky është një keqkuptim i madh”, thotë Pisari. “Pra, ka tensione, por ne e dimë që ka negociata në prapavijë. Ne e dimë se negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës kanë vazhduar. E shihni se cili është thelbi i këtij nacionalizmi – ngadalë po shkojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por nuk mund ta pranojnë publikisht dhe pastaj t’ia kalojnë ‘fajin’ festivalit, pra punëtorëve të kulturës, njerëzve të thjeshtë që duan të bashkëpunojnë”, vlerëson historiani.

Kultura sërish në hijen e politikës

Pothuajse të gjithë ata që sulmuan organizatorët e “Mirëdita, dobar dan”, janë të bindur se ky event nuk ka asnjë lidhje me kulturën. Mirëpo, në festival vijnë dhjetëra artistë, shkrimtarë, aktorë, muzikantë, fotografë dhe regjisorë, ndër ta edhe Jeton Neziraj, me veprën e të cilit do të hapet festivali në Beograd. E ftuara e festivalit është edhe Ermina Murati, e cila do të ketë një ekspozitë në Beograd.

“Artistët dhe ngjarjet kulturore po bëhen gjithnjë e më shumë shënjestër e sulmeve nga shumica në pushtet në Serbi, e cila më tej homogjenizoi dhe “thithi” kundërshtarët nacionalistë të festivalit, si Partia Radikale Serbe dhe Zavetnici. Në fund të fundit, aktori dhe shkrimtari Fegj Shutkan, i cili duhej të merrte pjesë në festivalin letrar rajonal KROKODIL, u dëbua nga Serbia për shkak se mori pjesë në protestat “Serbia kundër dhunës”, kujton për DW Marko Milosavljeviq nga Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut.

Ai shton se “në vizionin e botës serbe që ka për shembull Aleksandar Vulin”, nuk ka vend për kulturën e asnjë kombi që ai nuk e do, as të shqiptarëve të Kosovës dhe as për ndonjë zë kritik.

“Përkundër të gjitha sulmeve, në këtë festival presim një numër të madh të mysafirëve – sepse ai është krijuar dhe ekziston për shkak të kulturës”, thotë Milosavljeviq./DW

Related- Posts

Britain's Foreign Secretary Ed Miliband, Poland's Foreign Minister Radoslaw Sikorski and Secretary of State Marco Rubio attend the G20 Foreign Ministers' Meeting in Atlanta, Friday, Oct. 30, 2026. (Megan Varner/Pool Photo via AP)
FOKUS

G20 në SHBA: Përplasjet gjeopolitike dominojnë takimin e ministrave të Jashtëm, mungon fotografia tradicionale me Lavrovin

30 Tetor, 2026
FOKUS

The Times: Vuçiç hoqi dorë nga skenari i dhunshëm pas humbjes në zgjedhje, pretendojnë burime europiane

29 Tetor, 2026
Bota

Putin në Samitin Rusi–Afrikë: “Bota shumëpolare po bëhet realitet”

28 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kanadaja dhe BE-ja krijojnë “Aleancën për të Ardhmen”, një partneritet të ri përballë pasigurisë globale

30 Tetor, 2026

Lavrov nga G20: Nuk ka përparim real në marrëdhëniet Rusi-SHBA, pavarësisht kontakteve diplomatike

30 Tetor, 2026
Britain's Foreign Secretary Ed Miliband, Poland's Foreign Minister Radoslaw Sikorski and Secretary of State Marco Rubio attend the G20 Foreign Ministers' Meeting in Atlanta, Friday, Oct. 30, 2026. (Megan Varner/Pool Photo via AP)

G20 në SHBA: Përplasjet gjeopolitike dominojnë takimin e ministrave të Jashtëm, mungon fotografia tradicionale me Lavrovin

30 Tetor, 2026

BE: Gati për negociata paqeje për Ukrainën, por pret gatishmërinë e Rusisë

30 Tetor, 2026

Ambasada e SHBA-së: Shmangni protestat në Tiranë, rrezik për përshkallëzim të dhunës

30 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.