Termi dikur i zhurmshëm gjeopolitik “Indo-Paqësor” është zhdukur tashmë nga sytë e njerëzve.
Kohët e fundit, Pentagoni njoftoi se do ta rikthente “Komandën e Indo-Paqësorit” në emrin e saj të mëparshëm, “Komanda e Paqësorit”. Në një artikull të botuar në korrik, Sarang Shidore, drejtor i Programit të Jugut Global të Institutit “Quincy” për Qeverisje, theksoi se “ky ndryshim emri është shumë më kompleks nga sa duket” dhe është një tjetër sinjal i ndryshimit të strategjisë së ShBA-së ndaj Azisë.
Salang Sidor argumenton se ky ndryshim u deklarua në mënyrë të qartë në Strategjinë Kombëtare të Sigurisë të qeverisë amerikane të publikuar në nëntor të vitit 2025. Më pas, ShBA-ja e uli nivelin e Dialogut Katërpalësh të Sigurisë, që përfshin ShBA-në, Indinë, Japoninë dhe Australinë, nga niveli i udhëheqësve të shtetit në nivelin e ministrave të jashtëm. Në të njëjtën kohë, koncepti “Indo-Paqësor” u zhduk me shpejtësi në deklaratat zyrtare të ShBA-së.
“Indo-Paqësori” nuk ka qenë kurrë emri natyror për këtë rajon. Trumbetimi artificial i konceptit është një pretekst për aleanca ekskluzive dhe përballje kampesh nën maskën e të ashtuquajturave “liri dhe hapje”. Të mirat publike të premtuara, siç janë vaksinat dhe infrastruktura, nuk kanë arritur të përmbushen dhe kanë përfunduar me dështim.
Në fakt, njerëzit në këtë rajon kanë punuar së bashku prej kohësh për të ndërtuar një shtëpi të hapur, përfshirëse dhe të begatë. Koncepti i “Indo-Paqësorit” është zbehur, por konsensusi i “Azi-Paqësorit” mbetet.
Në vitin 1989, disa ekonomi të Azi-Paqësorit mbajtën takimin e parë ministror të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC), duke shënuar themelimin e organizatës së APEC-ut. Kina u anëtarësua zyrtarisht aty në vitin 1991. Më 1993 u mbajt takimi i parë jozyrtar i udhëheqësve të APEC-ut. Që nga fillimi i tij, APEC-u ka mishëruar parimet e rajonalizmit të hapur, vullnetarizmit dhe bashkëpunimit të bazuar në konsensus, duke shmangur muret, barrierat e kufizimet shtrënguese dhe duke siguruar që ekonomitë e zhvilluara dhe ato në zhvillim të ulen në të njëjtën tryezë.

takimi i APEC-ut në Shangai më 2001
I udhëhequr nga kjo aspiratë origjinale, mekanizmi i APEC-ut është rritur në platformën e bashkëpunimit ekonomik me nivelin më të lartë dhe me ndikim më të madh në rajonin e Azi-Paqësorit. PBB-ja e kombinuar e 21 ekonomive të saj anëtare përbën më shumë se 60 % të PBB-së së përgjithshëm global, ndërsa vlera e vëllimit të tyre tregtar zë gati gjysmën e vlerës së përgjithshme globale. Rajoni i Azi-Paqësorit nuk është një koncept i krijuar nga ndokush, por një shtëpi e përbashkët që është rritur përmes shtrëngimeve të panumërta të duarve, negociatave dhe shkëmbimit të mallrave.

Takimi i APEC-ut në Pekin më 2014/Foto nga Xinhua
Pas takimit të APEC-ut në Shangai më 2001 dhe në Pekin më 2014, APEC-u kthehet në Kinë këtë vit. Nga 18 deri më 19 nëntor, Takimi i 33-të i Udhëheqësve Ekonomikë të APEC-ut do të mbahet në Shenzhen, me temën “Ndërtimi i një komuniteti të Azi-Paqësorit për lulëzim të përbashkët”, duke i dhënë përparësi “hapjes, inovacionit dhe bashkëpunimit”. Takimi i APEC-ut në Shenzhen do të riafirmojë angazhimin fillestar për bashkëpunimin e Azi-Paqësorit, do të përqendrohet në zhvillimin e ardhshëm të APEC-ut dhe do të përpiqet të prodhojë një dokument rezultatesh me drejtim të përcaktuar dhe përmbajtje të pasur në takimin e udhëheqësve të këtij viti. Ai do të forcojë më tej angazhimin për ndërtimin e një komuniteti të Azi-Paqësorit dhe do të shqyrtojë qëllimet e ndara në faza dhe planin për zhvillimin e tij në periudhën e ardhshme.
Shenzhen/Foto nga Xinhua
Deri tani, në kuadër të “Vitit të Kinës” të APEC-ut janë mbajtur tre takime të zyrtarëve të lartë, pesë takime ministrore dhe mbi 180 takime e aktivitete në mekanizma dhe sektorë të ndryshëm, duke pasur një sërë arritjesh paraprake. Dy takime të tjera të zyrtarëve të lartë dhe një sërë takimesh ministrore mbi sigurinë ushqimore, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, energjinë, transportin, burimet njerëzore e financat do të mbahen në javët në vijim. Siç deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, Kina do të ruajë angazhimin e saj fillestar ndaj bashkëpunimit të Azi-Paqësorit, duke u përqendruar në tre fushat prioritare të “hapjes, inovacionit dhe bashkëpunimit” për të siguruar suksesin e të gjitha aktiviteteve, duke krijuar vazhdimisht konsensus dhe duke bashkuar përpjekjet për ta bërë Takimin Jozyrtar të Udhëheqësve në nëntor një pikë kulmore të bashkëpunimit të APEC-ut dhe për të dhënë një kontribut pozitiv në ndërtimin e komunitetit të Azi-Paqësorit./cgtn






















































