Ora e hakmarrjes popullore ka ardhur, Rama duhet të largohet urgjentisht” Ky ishte reagimi i sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Petrit Vasili në një prononcim për median nga selia e LSI-së.
Vasili thotë se nëse Rama nuk largohet nga detyra është legjitime që populli të mbajë të gjitha qëndrimet që i sheh të arsyeshme për t’i dhënë fund kohës së kriminelëve në pushtet.
Petrit Vasili: “Nëse këta nuk largohen urgjentisht nga detyra është legjitime që populli shqiptar nuk mundet dhe nuk do të pranojë kurrë të qeveriser nga kriminelët që është shumë e qartë që janë ata që qeverisin në këtë vend. Ndaj populli ka të drejtën legjitime të mbajë të gjitha qëndrimet që i sheh të arsyeshme për të vendosur pushtetin e tij në këtë vend. Koha e kriminelëve në pushtet ka mbaruar. Çdo sekond është puç ndaj qytetarëve të ndershëm”