Kina i rikujton edhe njëherë bashkësisë ndërkombëtare, të qëndrojë vigjilente ndaj rreziqeve të neo-militarizmit të Japonisë, në prag të 81 vjetorit të kapitullimit të saj në Luftën e Dytë Botërore.
Kështu komentoi të premten zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës, Chen Xi mbi një pyetje përkatëse gjatë një konferencë shtypi të zhvilluar në Pekin.
Një gazetar pyeti: Nesër është 15 gushti, 81 vjetori i deklarimit të dorëzimit pa kushte të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore. Mirëpo, edhe aktualisht, forcat e krahut të djathtë të Japonisë vazhdojnë të shtrembërojnë historinë, duke nxitur ekspansion ushtarak. Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes e Japonisë do të paraqesë një buxhet rekord prej rreth 8.9 trilionë jen për vitin fiskal 2027. Cili është komenti juaj?

Përfaqësuesi japonez Yoshijiro Umezu nënshkroi dokumentin e dorëzimit para gjeneralit amerikan MacArthur, shtator 1945/Foto nga VCG
Zëdhënësi Chen vuri në dukje se 81 vjet më parë, e goditur rëndë nga Kina dhe nga forcat globale antifashiste, Japonia njoftoi dorëzimin e saj pa kushte. Përpara kësaj, militaristët japonezë e kishin zhytur Azinë në një humnerë gjakderdhjeje dhe katastrofe. “Mizoritë e tyre, të tilla si Masakra e Nankinit, Marshimi i Vdekjes në Bataan dhe Hekurudha e Vdekjes midis Tajlandës dhe Mianmarit, shkaktuan vuajtje të pallogaritshme për popujt dhe vendet aziatike dhe më gjerë, madje edhe mbi vetë popullin japonez. Megjithatë, pas dështimit të saj, Japonia nuk nxori mësime nga historia. Prej kohësh, ajo i ka toleruar forcat e krahut të djathtë që të fshehin dhe të mohojnë krimet e agresionit, duke kërkuar çdo mjet të mundshëm për t’u çliruar nga Kushtetuta pacifiste dhe parimi i orientuar ekskluzivisht drejt vetëmbrojtjes, si dhe duke u përpjekur të sfidojë rendin ndërkombëtar të pasluftës. Si pasojë, Japonia është bërë një forcë e dëmshme për paqen dhe stabilitetin rajonal. Kohët e fundit, nën pretekstin e përballimit të të ashtuquajturave “kërcënime të jashtme”, pala japoneze ka rritur ndjeshëm buxhetin e mbrojtjes, ka zhvilluar aftësi sulmuese, duke zgjeruar në mënyrë agresive industrinë e saj ushtarake. Neo-militarizmi i Japonisë ka zbuluar ambicien e saj të vërtetë dhe ne duhet të qëndrojmë vigjilentë ndaj rreziqeve që paraqet ai”, shtoi ai.

Banorë në vende të ndryshme kremtojnë kapitullimin e Japonisë, gusht 1945/Foto nga VCG

Banorë në vende të ndryshme kremtojnë kapitullimin e Japonisë, gusht 1945/Foto nga VCG
Sipas tij, faktet historike nuk duhen harruar dhe drejtësia dhe paqja nuk duhen kompromentuar. “Ne i bëjmë thirrje palës japoneze të reflektojë seriozisht mbi veten, të njohë dhe të shlyejë krimet e saj, t’i përmbahet rendit ndërkombëtar të pasluftës dhe të ndalojë veprimet e rrezikshme të rimilitarizimit. Çdo kthim në rrugën e gabuar do të sjellë një disfatë akoma më shkatërruese dhe një llogaridhënie më të plotë”, tha zëdhënësi Chen.
© 2026 Argumentum



























































