• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
5 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

  • POLITIKË

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

    Borisov: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë armiq, marrëveshja duhet të respektohet

    Kosova dy ditë para afatit, pa marrëveshje për Presidentin. PDK kushtëzon votën me Ligjin e Speciales

    PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Po pastaj? Jo emëro sot dhe shkarko nesër! Brukselin apo  Ballukun!

16 Mars, 2026
in Kryesore, Realpolitik
A A
Share on FacebookShare on Twitter

REAL POLITIK NR. 122

1 – 16 MARS  2026

Komente “ flash” mbi  3 ngjarjet kryesore diplomatike, shkurt dhe shqip, vetëm me 1000 fjalë nga analisti i njohur,  Mjeshtër i Madh në Diplomaci

DR. JORGJI KOTE

1.Po pastaj? Kaluan 2 javë që SHBA dhe Izraeli vazhdojnë sulmet ushtarake ndaj Iranit me disa arritje mbresëlënëse në asgjënsimin e liderëve dhe figurave kryesore të vendit, në shkatërrimin e flotës detare, ajrore, etj. Megjithatë, problemi është se SHBA-të kanë hyrë në këtë luftë pa një plan dhe objektiva të qarta dhe  pa  strategji “dalje“. Ndaj Presidenti Trump bën deklarata kontradiktore lidhur me synimet ushtarake e sidomos ato politike me pohime dhe me mohime. Veç kësaj,  nuk ka një përgjigje të qartë ndaj pyetjes madhore gjeopolitike në të tilla raste  “Po pastaj, çdo të ndodhë“? Madje edhe në aspektin ushtarak nuk mund të pretendohet për fitore, pa ndërhyrjen tokësore, mision i pamundur ose me shumë kosto njerëzore. Pa përmendur sfidën në Hormuz.  Nuk flitet as për ndryshim rregjimi dhe kush do të zëvendësojë mullahët. Apo një kukull apo marionetë e SHBA-ve, e cila mund të zgjidhë përkohësisht problemin, por mund të rezultojë  “minë me sahat“ më vonë. Po me opozitën demokratike çdo të bëhet?  Shqetësimi është që nëse SHBA-të janë të kënaqura me aq sa është arritur deri tani, e keqja do të dalë në skenë më vonë në forma edhe më të ashpra.

2. Jo emëro sot dhe shkarko nesër!

Më  5 Mars 2026,  Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali u shkarkua krejt pa pritur, pa mbushur ende as 6 muaj në atë post dhe pa asnjë shpjegim zyrtar.

Duke ringjallur kësisoj praktikën negative të ndryshimeve të shpeshta  të kryediplomatëve tanë, që duhet të ishin  garantë të kontinuitetit diplomatik.

Përvoja dhe praktika ndërkombëtare dëshmon se Ministrat e Jashtëm qëndrojnë relativisht për një kohë më të gjatë në detyrë se kolegët e tyre të fushave të tjera. 

Eshtë gati  e pamundur të gjesh raste të tjera në  marrëdhëniet ndërkombëtare, ku ata të  mos qëndrojnë të paktën 4 vjet, pa përmendur të tjerë që kanë qëndruar  më gjatë, madje edhe mbi 10 vjet! Kështu, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov  vazhdon prej 22 vitesh, ndërsa ish-ministri i Jashtëm legjendar gjerman, Hans Dietrich Genscher qëndroi 17 vjet në krye të diplomacisë derisa dha vetë papritur dorëheqjen në vitin 1993.  

E kundërta ka ngjarë te ne, ku në  35 vitet e fundit kemi patur  18 ministra të jashtëm, ose 1 në më pak se në 2 vjet! Vetëm 3 ministra e kanë përfunduar mandatin 4 vjeçar – Alfred Serreqi,  Paskal Milo dhe Ditmir Bushati.  

Madje këto ndryshime të shpeshta janë bërë  edhe brenda të njëjtit koalicion qeveritar dhe të një partie të vetme, si PS-ja në 9 vitet e fundit. Kështu, nëse gjatë periudhës 1997-2013 janë ndërruar 12 ministra të Jashtëm, gjatë viteve  2013 – 2025 u ndryshuan 6 Kryediplomatë! Ndërsa vetëm në 5 – 6  muajt e fundit, shtator 2025 – Mars 2026 u ndërruan 3 ministra të jashtëm po nga PS-ja!

Për pasojë, si edhe shumë kolegëve të tjerë, midis viteve 2005 – 2013 kur isha diplomat në Ministri në Tiranë dhe në Bruksel, më takoi t’u shërbeja plot 7 ministrave të Jashtëm! Madje, në një rast, brenda më pak se një viti, i kërkuam ministrit të Jashtëm belg të priste në Bruksel tre ministra tanë të Jashtëm!

E keqja është  se këto lëvizje shoqërohen  me ndryshime të tjera drejtorësh dhe deri në nivel referentësh në Ministri. Ndërsa Protokolli në qendër dhe përfaqësitë diplomatike ngarkohen me letra, mesazhe, kërkesa për takime dhe vizita prezantuese në metropolet ndërkombëtare, etj.

Gjithashtu në diplomaci ka shumë rëndësi që partnerët tanë, sidomos ata të NATO-s dhe BE-së të takohen me fytyra të njëjta sa më të gjatë, pasi kjo ua shton besueshmërinë dhe efektivitetin e punës. 

Gjithsesi, lajmi i mirë është se Spiropalin e zëvendësoi Ambasadori Ferit Hoxha.

Siç e kam përmendur në shkrime të mëparshme dhe në librin “Negociatat – sfida e fundit e integrimit’ ( Prill 2024) Ferit Hoxha është Ambasadori ynë  më i plotësuar i karrierës. I vetmi që i ka kaluar të gjitha shkallët e hierarkisë diplomatike – specialist në Ministri, diplomat në Nju Jork, drejtor, drejtor i Përgjithshëm Politik, Sekretar i Përgjithshëm dhe 6 herë Ambasador në Bruksel, në Nju Jork dhe në Paris. Madje, në momente të veçanta historike për politikën dhe diplomacinë tonë. Në nëntor 1998 filloi në Bruksel si shefi i Misionit tonë pranë BE-së, duke çelur negociatat e Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit, ndërsa në dy vitet e fundit i rikthyer në Bruksel u çelën brenda 16 muajve vitit 2025 të gjashtë grupkapitujt e negociatave të anëtarësimit në BE.

Në vitin 2023 – 2024 Ministri i ri i Jashtëm ishte kreu i Përfaqësisë sonë të zgjeruar në Nju Jork kur Shqipëria ishte anëtare e përkohshme e KS të OKB-së dhe e kryesoi atë dy herë.

Gjatë kohës kur ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministri, Shqipëria u pranua në NATO; gjithashtu u dorëzua kërkesa jonë zyrtare për anëtarësimin në BE ( Prill 2009) filloi dhe u realizua në dhjetor 2010 liberalizimi i vizave me BE-në dhe mbështetja për Kosovën me rastin e shqyrtimit të ligjshmërisë së pavarësisë së saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.   

Këto dhe të tjera  ngjarje i kam përjetuar edhe vetë në vitet 1998 – 2001, si bashkëpunëtori më i afërt i Ambasadorit Ferit Hoxha në Misionin tonë pranë BE-së në Bruksel, krahas punës në MPJ dhe në disa shërbime jashtë vendit në periudhat e mëvonshme.

3. Brukselin apo Ballukun?! Më 12 Mars Kuvendi vendosi me shumicën e votave socialiste  të mos autorizojë arrestimin sipas kërkesës së SPAKU-t të deputetes Belinda Balluku, ish Zv.Kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës. Siç pritej, pati reagime të shumta kundërshtuese nga brenda dhe sidomos nga  BE-ja. Edhe pse jo me forcën e duhur, e cila do të duhej të ishte shprehur përpara votimit dhe “ pas pilafit”. Vetëm dy ditë pas votimit të mësipërm, BE-ja në nivelin teknik vendosi ta shtyjë  miratimin e IBAR, ose Raporti i Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve për Shqipërinë. Ky vendim do të “ vuloset” më 17 Mars nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel. Për pasojë, për një farë kohe, ne nuk mbyllim dot Grup Kapitullin “Themeloret” të çelur në tetor 2024, i cili përfshin drejtësinë dhe gjyqësorin dhe  as Grupkapitujt e tjerë. Mirëpo kjo rrezikon seriozisht përfundimin e negociatave në vitin 2027 dhe anëtarësimin në BE 2030. Sepse mesazhi pi qartë politik i BE-së është “ Ose Brukselin ose Ballukun, të dyja nuk shkojnë!”. Le të shpresojmë se shumica qeverisëse do të zgjedhi përfundimisht Brukselin, Berlinin dhe BE-në!

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Rubio në tre pika strategjike të NATO-s: nga Arktiku te Mesdheu dhe Atlantiku

5 Tetor, 2026
FOKUS

Bosnja voton për të ardhmen e saj: Dejtoni, BE-ja dhe hija e Rusisë mbi zgjedhjet e 4 tetorit

4 Tetor, 2026
FOKUS

3 Tetori 1990: Si u bashkua Gjermania dhe si ndryshoi Europa

3 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

5 Tetor, 2026

Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

5 Tetor, 2026

Rubio në tre pika strategjike të NATO-s: nga Arktiku te Mesdheu dhe Atlantiku

5 Tetor, 2026
Journalists raise their hands to ask questions to United States Trade Representative Jamieson Greer during a press conference Thursday, Oct. 1, 2026, at the G20 Trade Ministerial in Milwaukee, Wis. (AP Photo/Kayla Wolf)

Kina dhe ShBA-ja ruajnë komunikimin tregtar në mbledhjen ministrore të G20-ës

5 Tetor, 2026

Ministria e Jashtme e Kinës u përgjigjet kritikave të një komiteti amerikan për zgjerimin e “Starbucks”-it në Xinjiang

5 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.