• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
3 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Presidencë e pafat!

5 Dhjetor, 2020
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dr.Jorgji KOTE

Takimi i 27-të virtual i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të 57 vendeve anëtare më 3-4 dhjetor 2020 shënoi praktikisht përfundimin e kryesisë sonë të radhës të OSBE-së 2020. Pa dyshim, ngjarje e shënuar, me mundësi të mëdha për politikën e jashtme, diplomacinë dhe imazhin e vendit. Le ta themi qysh në fillim se vlerësimi nga shumica parlamentare dhe diplomacia jonë ishte në lartësinë e duhur, me ekipe të kualifikuara diplomatësh, si në Vjenë edhe me Task-Forcën e ngritur në MPJ-në Tiranë. I kam njohur këto mbi dy dekadat e fundit në bashkëpunimin nga afër si diplomatë pjesëtarët e tij në Tiranë, Bruksel, Berlin dhe gjetkë; janë vërtet diplomatë me përvojë, me disa mandate jashtë vendit dhe në poste drejtuese në Tiranë. Qenia në krye e Kryeministrit dhe si ministër i Jashtëm ishte plus tjetër për një vizibilitet më të madh. Ca më tepër kur kemi dhe një ministër të Jashtëm sui generis “në detyrë” me besueshmëri dhe staturën më të ulët të 100 viteve të fundit.

Siç është zakon në të tilla raste, nuk mungojnë përgëzimet e rastit, por që duhen relativizuar, mbasi ato janë kryesisht kortezi dhe eufemizma. Në fakt, nuk ka vend për elozhe dhe vetëkënaqësi; mbasi krahas arritjeve në organizimin e disa veprimtarive të rëndësishme dhe ndonjë ofertë ndërmjetësimi, më të shumta janë sfidat, problemet dhe mangësitë e vërejtura, edhe pse jo të gjitha për fajin tonë.

Aspak për të nënvleftësuar punën dhe rezultatet, por më tepër për të nxjerrë mësime dhe përfundime për të ardhmen, po ndalemi me sy kritik në presidencën tonë të OSBE-së, e cila mund të quhet e pafat, sepse:

Së pari, ende pa e marrë këtë kryesim, vendin tonë e “shkundi” tërmeti i 26 nëntorit me pasojat e njohura. Më vonë na përfshiu kriza e koronës, e cila vazhdon, duke e lënë në hije këtë kryesim; si për problematikën e tyre, ashtu edhe moszhvillimin e shumë veprimtarive reale, të cilat do të evidentonin më shumë e më mirë presidencën tonë me veprimtari anësore, ekspozita, koncerte, manifestime etj.

Së dyti, të mos harrojmë se nuk është më OSBE-ja e 20 viteve më parë. Roli dhe efikasiteti i saj janë zbehur ndjeshëm, sidomos pas vitit 2004, kur vendet ish-komuniste u anëtarësuan në BE, KiE, NATO, FMN, Bankën Botërore, OBT etj. Deri atëherë OSBE-ja ishte praktikisht forumi më i gjerë i dialogut Lindje-Perëndim; për më tepër, ishte dhe mbetet i vetmi bashkë me KiE-në ku bën pjesë Rusia dhe ish-republikat sovjetike.

Së treti, për pasojë, ka dublime dhe mbivendosje rolesh dhe kompetencash ndërmjet OSBE-së dhe grupimeve të lartpërmendura. Tanimë, funksionet e tri “shportave” të saj të Aktit Final të Helsinkit të vitit 1975 janë zëvendësuar apo kryhen me efikasitet më të madh nga BE, KiE, NATO, Banka Botërore dhe FMN, nisma rajonale etj. Madje, dhe monitorimi i proceseve zgjedhore nga ODIHR, specialiteti i padiskutueshëm i OSBE-së tani bëhet dhe nga të tjerët; sikurse të drejtat e njeriut garantohen dhe zgjidhen juridikisht në Gjykatën Europiane me të njëjtin emër; ndërsa aspektet kushtetuese të demokracisë dhe shtetit të së drejtës adresohen dhe u jepet zgjidhje nga Komisioni i mirënjohur i Venecias; dhe pse këshillimore, opinionet e tij janë më shumë se “ligje” për vendet anëtare.

Së katërti, meqenëse është krijuar dhe funksionon mbi baza vullnetare dhe pa status juridik ndërkombëtar, vendimet e OSBE-së nuk janë detyruese; veç kësaj, ato merren vetëm me konsensus, proces ky gjithnjë e më i vështirë.

Së pesti, krizat dhe konfliktet e shumta të 10 viteve të fundit i kalojnë ku e ku limitet dhe “këllqet” e OSBE-së për ndërhyrje dhe zgjidhjen e tyre. Madje ato janë bërë të vështira edhe për NATO-n e BE-në. OSBE nuk arriti të paktën të dërgonte një ndërmjetësues në Minsk pas zgjedhjeve të kontestuara, siç bëri më 1997 me ish-Kancelarin Vranicki në vendin tonë! As përgjigje nuk denjoi t’i kthente Llukashenko, le më të tjera! Nuk mundi të takojë as lideren e opozitës përballë trysnisë nga Minsku.

Së gjashti, gjatë këtij viti edhe vetë OSBE-ja u përfshi nga kriza e drejtimit. Të katër drejtuesve të saj më të lartë iu mbaroi mandati; u deshën demarshe të panumërta muajt e fundit derisa më në fund me kompromiset e rastit u zgjidh ky problem madhor, një “dhimbje e madhe koke” për presidencën tonë të OSBE-së.

Së shtati, burimet njerëzore dhe financiare të OSBE-së janë fare modeste dhe të pakrahasueshme me organizatat e tjera. Ka gjithsej rreth 4000 zyrtarë, kryesisht në terren, kur vetëm Komisioni Europian në Bruksel numëron rreth 30.000 të tillë, pa llogaritur Euro-Parlamentin, Këshillin dhe Shërbimin e Jashtëm! Ndërsa buxheti është “pikë uji në oqean” kundrejt atij të BE-së.

Së teti, konfliktet kanë përfshirë tashmë edhe shumë prej anëtarëve më me peshë të OSBE-së. Kështu, Rusia ka shprehur kritika dhe shqetësim për njëanshmërinë e OSBE-së, duke anuar sipas saj, më shumë nga të drejtat e njeriut dhe shteti ligjor në dëm të zgjidhjes së konflikteve, masave të besimit etj. Ndërkohë, tensionet brenda OSBE-së, sidomos Greqi-Turqi dhe së fundi Azerbajxhan-Armeni e kanë rënduar edhe më shumë terrenin e veprimit të OSBE-së, e për pasojë dhe të presidencës sonë. Ndaj, me të drejtë në fjalën e tij në çeljen e Ministerialit më 3 dhjetor, Kryeministri Rama kërkoi shtimin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, larg mentalitetit të periudhës së Luftës së Ftohtë.

Gjithsesi, çka u përshkrua më lart është vetëm gjysma e tablosë. Po aq e pafat, madje mjerane ishte presidenca shqiptare sidomos në “fushën” e saj plot kriza dhe sfida të brendshme. Madje këto të fundit ishin përcaktuese, sepse gjithçka fillon nga vetja, sidomos lidhur me besueshmërinë politike. Vështirë të gjesh një vend tjetër që të ketë kryesuar OSBE-në në një gjendje aq kaotike dhe problematike të brendshme si Shqipëria. Dihet tashmë se trashëguam një krizë të rëndë politike dhe institucionale, me një Kuvend legjitim nga halli por me deficite dhe mungesa demokratike, me opozitën jashtë tij, me pushtet lokal pothuajse tërësisht socialist për shkak të bojkotit të opozitës kryesore, me debate dhe polemika të ashpra e të papajtueshme midis shumicës dhe opozitës jashtëparlamentare etj.

Veç kësaj, ndonëse e “futëm në xhep” një “Po” në parim në mars, kishim 15 kushte që na qëndrojnë mbi kokë si “shpata e Demokleut”. Mirëpo këto kushte janë thelbi i vetë OSBE-së. Se, çfarë është ajo në fund të fundit? Organizatë rajonale, ku janë 27 vendet anëtare dhe 6 kandidate të BE-së, Britania e Madhe, SHBA-të, Kanadaja, Turqia, Rusia dhe 14 ish-republikat sovjetike. Mirëpo, shtyrja e çeljes së negociatave është shuplakë e rëndë për imazhin dhe besueshmërinë e vendit tonë dhe të presidencës së saj të OSBE-së. Askush nuk e dëshironte, ca më pak presidenca gjermane e BE-së, e cila bëri të pamundurën, por lidershipi ynë sidomos muajt e fundit nuk “e vuri ujin në zjarr” dhe “me dashje apo pa dashje u “bëri dalje” negociatave.

Po gjatë këtij viti, vazhdoi “lufta e dekreteve, madje dhe e dekoratave” me Presidentin dhe u dhanë opinionet nga “Venecia” për disa ankesa lidhur me Presidentin, krijimin e GJK dhe GJL, ligjin e anti-shpifjes dhe tani së fundi mbi Kodin Zgjedhor, “molla e madhe e sherrit” që helmoi edhe më shumë marrëdhëniet me opozitën reale të vendit. Imagjinoni Presidencën tonë të OSBE-së, për të cilën zgjedhjet e lira e të ndershme janë ADN-ja e saj, që nuk do t’ia dijë as për thirrjet e ndërkombëtarëve dhe vepron nxitimthi pa pritur as opinionin e “Venecias”!

Po ashtu, Ligji i Medias, që u kundërshtua edhe nga vetë OSBE-ja, duke krijuar një situatë disi komike e të paprecedentë, kur ajo kërkon rregull nga kryesuesja e saj, kur në fakt duhej të ndodhte e kundërta.

Problemi tjetër që i krijuam me duart tona OSBE-së ishin ndryshimet kushtetuese të njëanshme 30 korrikut, të cilat në fakt komprometuan marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit, e cila plotësonte rekomandimet e OSBE-së dhe ndër tre kushtet bazë për negociatat. Nuk po hyjmë te ekonomia, azili, krimi, korrupsioni, informaliteti, pagat, klima e biznesit etj., sepse gjendja do të bëhej edhe më e zymtë, duke lënë në hije dhe arritjet e kësaj Presidence.

Si përfundim, meqenëse situata dhe kriza të tilla kanë qenë dhe me sa duket do të mbeten bashkudhëtaret tona, mbase është momenti të jemi disi më të rezervuar në synimet tona për kryesimin e organizmave të ndryshme ndërkombëtare. Pa mohuar rolin dhe vlerat përkatëse, përvoja jonë tregon se ato mund të na kthehen dhe në bumerang; sepse të keqen dhe në imazh e kemi te vetja. Mirëpo, siç ka thënë ish-kryeministri emblematik britanik William E. Gladstone, “parimi i parë i politikës së jashtme është mirëqeverisja brenda”. Ndaj, hë për hë, përpjekjet për kryerjen e detyrave dhe punëve të shtëpisë që i “kemi çorap” do të ishin shumë më efektive se lobingjet dhe kandidaturat në organizata ndërkombëtare.

Ndonëse, siç u përmend në fillim të shkrimit, diplomacia jonë i ka mundësitë dhe kapacitetet për misione të tilla, ajo ka fare pak shanse për sukses me një mjedis dhe politikë të tillë të brendshme si këto 30 vitet e fundit. Kësisoj, në vend që të jetë në sulm për të treguar më të mirat e vendit, diplomacia jonë detyrohet të kthehet në mbrojtje, me përgjigje të stamposura e të porositura ndaj pyetjeve bezdisëse “pse kështu dhe pse ashtu”, duke humbur kohë, energji dhe dinamikë për të justifikuar e mbuluar të këqijat e politikave tona. Sepse, kur mungojnë inputet politike, sado mirë ta bëjë përpunimin e procesit diplomacia, produkti do të jetë defektoz, jo tërheqës e bindës. Dhe atëherë, “në vend që t’i vëmë vetullat, i nxjerrim sytë” vetes përpara botës./gsh

Tags: Jorgji KoteOSCE

Related- Posts

FOKUS

Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme: Vuçiç kërkon një rol të ri politik

3 Tetor, 2026
FOKUS

Pamje e zymtë e realitetit energjetik europian: shkaqet dhe pasojat

2 Tetor, 2026
FOKUS

Nga masat e sigurimit te prezumimi i pafajësisë: Çfarë ndryshon në Kodin e Procedurës Penale

30 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme: Vuçiç kërkon një rol të ri politik

3 Tetor, 2026

Pamje e zymtë e realitetit energjetik europian: shkaqet dhe pasojat

2 Tetor, 2026

Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

2 Tetor, 2026

Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

2 Tetor, 2026

Kina feston 77-vjetorin e Ditës Kombëtare me një rritje rekord të udhëtimeve

2 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.