Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të shtunën se ushtria amerikane është angazhuar në “operacione të mëdha luftarake” brenda territorit të Iranit, për të parandaluar kërcënimet ndaj interesave të sigurisë kombëtare amerikane.
Në një video të publikuar në platformën e tij Truth Social, Trump tha se qëllimi është të shkatërrohen kapacitetet raketore të Iranit, të dëmtohet flota e tij ushtarake dhe të kufizohen aftësitë e proxy-grupeve të Teheranit që veprojnë në rajon. Ai theksoi gjithashtu se SHBA synon të ndalojë Iranin nga arritja e një arme bërthamore.
Ky njoftim vjen ndërsa tensionet diplomatike mes Uashingtonit dhe Teheranit janë rritur dukshëm muajt e fundit, me forcime të pranishmërisë ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme dhe negociata të ndryshme mbi programin bërthamor iranian që vazhdojnë — përfshirë raunde të fundit të bisedimeve ku Trump ka shprehur se dëshiron një marrëveshje, por është “pakënaqur” me ritmin e tyre.
Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance ka thënë gjithashtu se, ndërsa Trump po shqyrton opsione ushtarake kundër Iranit, ekziston përpjekja për të shmangur një konflikt të zgjatur në Lindjen e Mesme.
Situata është në zhvillim e sipër, dhe zhvillimet e ardhshme priten në orët dhe ditët në vijim.
/Argumentum.al




























































