• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
11 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet protestës, nuk marrim leksione nga një regjim që shtyp popullin e vet

    E plotë/ Rama përballë gazetarëve të huaj: Protestat, Zvërneci dhe zhvillimi i Shqipërisë

    Intervista për Reuters/ Kryeministri Rama nuk tërhiqet: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

    Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Shqipëria nuk frikësohet dhe qëndron në anën e lirisë

    Presidenti Begaj uron Kurtin: Forcat politike të garantojnë dialog dhe kompromis institucional

    Projekti në Zvërnec, Kryeministri Rama për CNN: Shqipëria në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

    Kos e ftuar në misionin shqiptar pranë BE-së: Asnjë vend tjetër kandidat nuk ka bërë kaq shumë sa Shqipëria

    Zvërneci dhe protestat, Rama: Ky është një film i vjetër me fund të njohur

    Edi Rama fton protestuesit e Zvërnecit në bashkëbisedim publik: “Bujrum, ulemi e flasim”

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

    Ndahet nga jeta Arsim Zekolli, një nga zërat më të spikatur të mendimit kritik shqiptar

    Të gjitha partitë po fitojnë, e Kosova po humb

    Zgjedhjet në Kosovë, me mbi 70% të votave të numëruara LVV prin me rreth 43%

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Retrospektive Diplomatike

Qershori Euro – Atlantik Shqiptar!

3 Qershor, 2021
in Retrospektive Diplomatike
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. Jorgji KOTE

Natyrisht që antarësimi në strukturat Euro-Atlantike nuk është «  punë sezonale » por veprimtari intensive e përditshme në çdo kohë. Gjithsesi, ka muaj  që spikatin për nga intensiteti, ngjarjet dhe  arritjet. Në këtë kuptim, Qershori, sidomos ky i tanishmi, është një Highlight ose muaj dallues në procesin e Euro-Atlantizmit tonë. Kjo nuk është rastësi, por rezultante e punës dhe demarsheve të shumta nga të gjitha krahët e politikës dhe diplomacisë sonë në 30 vitet e fundit, bashkë me mungesat, pengesat dhe vonesat e njohura.

Për t’u bindur për këtë realitet simbolik, le të bëjmë një udhëtim retrospektiv 30 vjeçar nëpër « trasenë »  e shtruar Euro-Atlantike.

Më 8 Qershor 1990, pas trysnisë së madhe popullore dhe vendosjes së  pluralizmit politik, rregjimi i atëhershëm  u detyrua «  nga halli e jo nga malli » t’i lypte Brukselit vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me BE-në ; edhe pse e kishte demonizuar dhe anatemuar si « armikun më të madh të popujve dhe socializmit » Një vit më vonë, mbasi u sigurua se i kishim plotësuar të gjitha kushtet politike dhe me opozitën si garanci, Brukseli e dha OK e tij. Filloi kështu një Epokë e re pozitive dhe cilësore  në marrëdhëniet historike  me BE-në.

Në  një dimension më të gjerë gjeopolitik, më 22 Qershor 1991, pas një viti me statusin e Vëzhguesit, Shqipëria u pranua Antare me të drejta të plota në OSBE, «  djalli tjetër i zi » për rregjimin e mëparshëm. Më 1973 ishim i vetmi vend që refuzuam ftesën për t’u bërë pjesë e negociatave, të cilat çuan në krijimin e KSBE-së  1975 që kulmoi me nënshkrimin e Aktit Final të Helsinkit në Gusht 1975. E quajtën « Konferenca e Mossigurisë Europiane » Antarësimi në OSBE, siç u quajt nga viti 1995, u bë pas shumë demarshesh dhe andrallash me një trysni të paparë nga brenda dhe jashtë vendit.

Duke u rikthyer te BE-ja,  në Qershor 2001 në samitin e Goteborgut, BE-ja filloi Procesin historik të Stabilizim  – Asociimit, ndërsa në Qershor 2003 në Selanik, ajo konfirmoi vullnetin politik për zgjerimin drejt Ballkanit Perendimor.

Kjo histori e suksesshme vazhdoi më 12 Qershor 2006,  kur në Luksemburg u nënshkrua Marrëveshja e Stabilizim – Asociimit, praktikisht «  Hyrja » për në statusin kandidat.

Pika kulminante e Euro – Atlantizmit shqiptar u shënua më  10 Qershor 2007, kur në Tiranë erdhi   G.W.Bush, i pari dhe i vemi president amerikan në detyrë që vizitoi zyrtarisht vendin tonë. Mbi të gjitha me mesazhet e mbështetjes për antarsimin tonë në NATO dhe Pavarësinë e Kosovës me pohimin emblematik «  Mjaft më » (enough is enough!)  Çlirimi i Kosovës nga trupat e NATOS dhe UÇK-ja më 12 Qershor 1999 është arritje tjetër historike e popullit vëlla të Kosovës. Në vijim, u intensifikuan demarshet diplomatike për  shpalljen dhe njohjen e Pavarësisë së saj në të gjitha format dhe formatet, që Prishtina të hynte pa vonesë  në rrjedhat Euro-Atlantike.

Nisur nga këto zhvillime premtuese, më 10 Qershor në Këln, SHBA-të, BE-ja dhe organizatat më të mëdha ndërkombëtare vendosën krijimin e Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore; disa vite më vonë, ai  u kthye në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal( RCC) me qendër në Sarajevo; gjatë  gati 3 viteve të fundit  atë e drejton politikanja shqiptare Majlinda Bregu.

Duke shkuar më tej, në Qershor 2012 u tentua të fitohej statusi kandidat dhe çelja e negociatave me BE-në. Pas disa pengesave artificiale nga brenda,   në Qershor 2014 na u dha statusi Kandidat. Për fat të keq, në shtatë vitet e fundit, negociatat jo vetëm nuk janë çelur, por procesi është vështirësuar së tepërmi nga përshkallëzimi progresiv i kushteve të njohura ndaj nesh, një odise e vërtetë! Praktikisht, çelja e negociatave është bërë «  vrapim i gjatë me pengesa »

Duke shkuar tej kufijve Euro-Atlantikë, këtë muaj ka dhe një lajm tjetër të mirë: më 13 Qershor pritet miratimi konsensual që në periudhën 2022 – 2023 vendi ynë të jetë Antar i Përkohshëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ngjarje e madhe mbasi  është hera e parë në 65 vitet tona në OKB që Shqipëria zgjidhet në forumin më të lartë të sigurisë botërore.  Padyshim një hop dhe arritje e shënuar historike. Me shumë premisa dhe avantazhe të shumëllojshme për emrin dhe imazhin e vendit, zgjerimin dhe pasurimin e përvojës së politikës/ diplomacisë sonë; kështu, vendi ynë do të jetë jo vetëm objekt dhe i pranishëm, por dhe pjesëmarrës aktiv në vendimarrjen lidhur me krizat dhe konfliktet e nxehta në botë,  etj. Në këtë drejtim përbën ndihmë të madhe përvoja e vyer e kryesimit tonë  të OSBE-së 2020, e vlerësuar dhe ndërkombëtarisht, pavarësisht nga  vështirësitë dhe kufizimet e mëdha të Pandemisë COVID – 19.

Këtu del e nevojshme të theksojmë se gabon kushdo që një hap, proces dhe sukses Euro-Atlantik ia atribuon autorësinë një force të caktuar politike. Kjo do të thotë ta shohësh Euro-Atlantizmin si gjendje statike njëhapëshe dhe jo si dinamikë gjithëpërfshirëse. Historiku i antarësimit tonë në strukturat Euro- Atlantike  tregon qartë se  ky integrim nuk është «  pronë » e asnjë partie të vetme apo liderit të saj,  por produkt i punës dhe përpjekjeve  nga të gjitha forcat politike, e veçanërisht  PS-ja dhe PD-ja me aleatët e tyre. Tani, nëse njerës apo tjetrës i ka takuar të ketë qenë në pushtet dhe protagoniste  në  një moment të caktuar kohor, nënshkrimi dhe vulosja e atij procesi ka qenë  një folloë –  up, ose vijimësi e hapave të mëparshme. Mjafton të përmendim se pas OSBE-së, pranimi ynë në Këshillin e Europës u bë i mundur falë konsensusit të PS-së, edhe pse lideri i saj ishte i burgosur politik. Dhe antarësimi në NATO ndodhi vërtet kur në pushtet ishte PD-ja, por me konsensusin e nevojshëm të PS-së. Po,  demarshet e integrimit në  NATO kanë filluar nga PD-ja në fillim vitet 90 ; veçse ato  kanë vijuar me intensitet dhe gjatë dy mandateve të mëparshme të PS-së, me disa  nisma dhe procese të njohura; kështu ka vazhduar puna dhe në 8 vitet e fundit me në bashkëpunimin tonë me NATO-n, ku spikatin ndërtimi i bazës ushtarake në Kuçovë dhe sidomos stërvitja ushtarake «  Defender Europe 2021 » më e madhja në rajon.

Në këtë fushë madhore, PS,  PD dhe LSI kanë meritat dhe mëkatet e tyre. Ndaj dhe dukuritë negative që kanë detyruar BE-në të vendosë  të na « kalojë në vrimë të gjilpërës » u takojnë të gjitha forcave politike, me plus/minuset e rastit dhe «  peshqeshet » që ato i kanë lënë si trashëgim njera tjetrës.

Mbi të gjitha, mungesa e deritanishme e dialogut, mirëkuptimit dhe tolerancës, me krizat dhe konfiktet e njohura, në shumë raste duke vepruar «  me inat dhe jo takat » » politik  tregojnë se këto dhe elementet e tjerë të dekalogut demokratik të Helsinkit sot janë  më të nevojshme se kurrë. Le ta ripërsërisim fort, ashtu si në organizatat e tjera, ca më tepër në BE nuk do të hyjë vetëm Partia, qeveria dhe diplomacia, por gjithë Shqipëria !

Në këtë kuptim, bashkëpunimi i ofruar nga Kryeministri Rama për opozitën lidhur me trajtimin e problemeve dhe sfidave të mëdha që kemi përpara, megjithë mungesën e njohur të besueshmërisë është ogur i mirë dhe premtues; po aq pozitive dhe shpresëdhënëse është sjellja dhe gjuha korrekte politike e PS-në ndaj PD-së, kur kjo e fundit është përfshirë në  debatet dhe proceset e brendshme të vështira të analizës se humbjes më 25 Prill dhe zgjedhjeve të reja më 13 Qershor. Ajo dhe  përkujtimi i 30 Vjetorit të krijimit të PS-së, sidomos Kongresi i saj i Jashtëzakonshëm më 12 Qershor janë raste dhe mundësi fatlume për të dyja forcat tona më të mëdha politike me orientim të qartë Euro-Atlantik në këtë Muaj simbolik dhe historik.

Natyrisht lufta politike do të vazhdojë, madje  e ashpër por luajale, mbi të gjitha,  duke nxjerë mësime nga pësimet. Kjo është fare logjike, sepse nëse u kërkojmë të huajve  mirëkuptim dhe bashkëpunim, ajo nuk « pi ujë » kur brenda dhe midis nesh i shkelim ato me të dyja këmbët.

Kjo kërkesë bëhet më urgjente dhe ulëritëse në prag të Samitit të BE-së më 24 Qershor, kur pritet të vendoset mbi fatin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Presidenca portugeze e BE-së, në bashkëpunim me paraardhësen gjermane dhe pasuesen sllovene po bëjnë maksimumin dhe shpresohet ende deri në minutat e fundit për një kompromis dhe dalje nga ky ngërç  absurd. Ndonëse tejet e vështirë në dukje, gjithçka është e mundur. Vendimi i mundshëm për  çeljen e negociatave deri më 24 Qershor do të ishte vërtet «  qershiza mbi tortën » e Qershorit, si muaji i shënuar i  Euro-Atlantizmit shqiptar.

/argumentum.al

© Argumentum

Tags: BENATOSHBAShqiperia

Related- Posts

Retrospektive Diplomatike

«Artikulli i Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri për Ditën e Fitores»

9 Maj, 2026
Retrospektive Diplomatike

7 Prilli 1939 – 87 Vjet nga Pushtimi i Shqipërisë nga Italia Fashiste

7 Prill, 2026
Retrospektive Diplomatike

Shqipëria shënon 70-vjetorin e anëtarësimit në Kombet e Bashkuara

14 Dhjetor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.