• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
8 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Rruga drej mirëqenies!

19 Shkurt, 2025
in Kryesore, OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Radosław Sikorski

Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë

Duke lexuar mediat sociale kohët e fundit[1], kam gjetur një hartë që tregon të gjitha vendet me Prodhim të Brendshëm Bruto (PBB) për frymë[2] më të lartë se Polonia në vitin 1990 dhe 2018. Bie në sy një ndryshim shumë i madh ndërmjet këtyre dy viteve. Ndërsa 35 vjet më parë nuk ishin të pakta vende të tilla, jo vetëm në Europë, por edhe në Amerikën e Jugut, Azi dhe Afrikë; me kalimin e kohës numri i tyre është ulur ndjeshëm. Në vitin 2018, në hartë nuk figuron më asnjë shtet i Amerikës së Jugut apo Afrikës.

Në vitin 2025, ky grup është është zvogëluar edhe më tej. Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), PBB-ja e Polonisë në vitin 1990 ishte vetëm 6.690 USD (e llogaritur në dollarë aktualë). Në vitin 2024 ky tregues u rrit pothuajse 8-fish, duke arritur 51.630 USD[3]. E gjithë kjo u realizua në vetëm tre dekada, brenda një gjenerate.  Dhe vazhdon të ndodhë. Sipas parashikimit të Komisionit Evropian, në vitet 2024-2025 ekonomia polake do të jetë ajo me rritjen më të shpejtë ndër ekonomitë e mëdha të Bashkimit Evropian[4].

Si u arrit ky stad? Përveç punës së shkëlqyer të qytetarëve tanë, në këtë sukses ekonomik kanë patur ndikim edhe dy faktorë kryesorë, ose më saktë, dy institucione: NATO dhe Bashkimi Evropian.

Institucioni i parë, të cilit Polonia iu bashkua në vitin 1999, ofroi garanci sigurie dhe ndihmoi në kapërcimin e ndarjes prej dekadash ndërmjet Evropës Lindore dhe Perëndimore. Institucioni i dytë, të cilit iu bashkuam pesë vjet më vonë, e çoi procesin e reduktimit të pabarazive të trashëguara në një stad më të lartë. Ai u dha vendeve të reja anëtare akses në të ashtuquajturat “fondet e kohezionit”, por ajo që ishte më e rëndësishmja, në tregun e përbashkët evropian.

Burimet e suksesit

Pas rënies së komunizmit në Poloni, në vitin 1989, dhe fillesave jo të lehta të demokracisë, megjithë grindjet e përditshme të partive politike, një gjë mbeti konstante; vendosmëria e Polonisë për t’u bashkuar me dy organizatat e sipërpërmendura, pavarësisht se cila forcë politike ishte në pushtet. Pse?

Ne jemi një komb i madh, por gjithesi një vend mesatar për nga madhësia. Ne e shohim me admirim historinë tonë të gjatë, ky vit shënon njëmijëvjeçarin e kurorëzimit të mbretit tonë të pare, por popullsia jonë është shumë më e vogël se ajo e Pekinit dhe Shangait, të marra së bashku. Polonia ka nevojë për aleatë, për të rritur potencialin e saj në arenën ndërkombëtare.

Ajo ç’ka qenë e vërtetë për Poloninë e vitit 1990, një vend i varfër pas katër dekadave të dominimit rus dhe keqmenaxhimit ekonomik, mund të jetë e vërtetë edhe për shumë vende, nga grupi i të ashtuquajturave “fuqi të mesme”, në Azi, Afrikë dhe Amerikën e Jugut, të cilat kërkojnë hapësirë ​​për t’u zhvilluar.

Këto vende, shpesh kanë nevojë për ato që Polonisë i nevojiteshin dëshpërimisht para 35 vjetësh dhe nga të cilat ende përfiton: qeverisja e mirë dhe investimet e huaja pa imponuar detyrime të pafavorshme; por mbi të gjitha stabiliteti politik, sundimi i ligjit dhe mjedisi i parashikueshëm ndërkombëtar, me fqinjët e prirur për të punuar së bashku për përfitim reciprok, e jo për të zhvilluar luftëra. Në fakt, nga këta faktorë mund të përfitojë çdo vend, pavarësisht nga niveli respektiv i PBB-së.

Sot rendi ndërkombëtar po përballet me sfida në shumë fronte. Ndonjëherë për arsye kuptimplota. Institucione që veprojnë prej dekadash, duke përfshirë OKB-në dhe Këshillin e Sigurimit të saj, po dështojnë të përfaqësojnë komunitetin global dhe po rezultojnë të paafta për të zgjidhur situatat me të cilat ndeshemi. Ajo që këto organizata kanë nevojë aktualisht, është që të reformohen tërësisht, por jo të refuzohen plotësisht.

Iluzionet imperialiste

Për ata që janë të etur për ndryshime, përdorimi i forcës mund të duket tërheqës. Do të ishte në fakt një gabim. Braktisja e forumeve të dialogut ndërkombëtar dhe ushtrimi i dhunës nuk do të na çojnë larg.

Le të marrim në shqytim agresionin e paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës. Sipas propagandës së Kremlinit, ky është një reagim i justifikuar ndaj imperializmit perëndimor, që pretendohet se kërcënon sigurinë e Rusisë. Në fakt, është një luftë koloniale e ditëve moderne kundër popullit ukrainas, i cili ashtu si ne polakët 30 vjet më parë, kërkon një jetë më të mirë dhe e kupton se nuk mund ta arrijë kurrë këtë qëllim, duke u rikthyer tek nënshtrimi ndaj Rusisë. Kjo është ajo për të cilën ata po ndëshkohen, përpjekja për t’u çliruar nga kontrolli i një ish-metropoli. Agresioni i Kremlinit është një luftë e dëshpëruar e një perandorie të dështuar, për të rivendosur sferën e ndikimit.

Fitorja e Rusisë, që uroj të mos ndodhë kurrë, nuk do të krijonte një rend global më të drejtë. Nga kjo nuk do të përfitonin as vendet që janë të pakënaqura me gjendjen aktuale. Nuk do të sillte as një Rusi më të drejtë dhe më të begatë. Mjafton të thuhet se tani në Rusi janë më shumë të burgosur politikë sesa ishin në vitet 1980, kur Bashkimi Sovjetik pushtoi Afganistanin. Viktimat do të ishin më të shumta.

Lufta nuk është kurrë një rrugë e shkurtër drejt begatisë. Gjatë mijëvjeçarit të fundit Polonia përjetoi pjesën e saj të pushtimeve dhe kryengritjeve kundër forcave pushtuese. Ishin tre dekada paqe, ato që më në fund na sollën mirëqenie, parashikueshmëri, bashkëpunim ndërkombëtar dhe stabilitet politik.

Kjo është arsyeja, pse me marrjen e presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, Polonia e bëri të qartë prioritetin e saj, sigurinë në dimensionet e saj të shumta, nga ato ushtarake, ekonomike e deri tek ato dixhitale. Nga Evropa e sigurt, e begatë dhe e hapur për biznes mund të përfitojnë jo vetëm evropianët, por edhe një komunitet më i madh global. Ashtu siç përfitoi Polonia gjatë tre dekadave të fundit.

Mund të tingëllojë e mërzitshme, por funksionoi. Mjafton të shihni numrat.

Radosław Sikorski është Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë

[1] https://www.facebook.com/onlmaps/photos/countries-with-higher-gdp-per-capita-than-poland-1990-vs-2018/1025963969571204/?_rdr

[2] të llogaritur sipas Paritetit të Fuqisë Blerëse

[3] PBB për frymë, çmimet aktuale, pariteti i fuqisë blerëse; dollarë ndërkombëtarë për frymë [Burimi: https://www.imf.org/external/datamapper/PPPPC@WEO/POL?zoom=POL&highlight=POL]

[4] https://www.gov.pl/web/finanse/jesienne-prognozy-gospodarcze-komisji-europejskiej

Related- Posts

US Secretary of State Marco Rubio speaks at the Pnyx hill, where ancient Athenians held democratic assemblies, with the ancient Parthenon temple atop the Acropolis in the background, in Athens, Greece October 7, 2026.   Mark Schiefelbein/Pool via REUTERS
Kryesore

Rubio në Athinë: Kur historia bëhet doktrinë politike

8 Tetor, 2026
Bota

Marco Rubio në Greqi: SHBA e quan Athinën shtyllë të pranisë së saj në rajon

7 Tetor, 2026
FOKUS

Komisioni Evropian përgatit BE-në për zgjerimin: Rregulla të reja për anëtarët e ardhshëm

6 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Emmanuel Macron, President of France, and his wife, Brigitte Macron, welcome German President Frank-Walter Steinmeier and his wife, Elke Buedenbender at the Elysee Palace. Photo: Bernd von Jutrczenka/dpa

Gjermania do të mbetet e përkushtuar ndaj Evropës, Steinmeier i premton Macronit

8 Tetor, 2026

Trumpi mendon se Amerika nuk mund të ekzistojë pa të

8 Tetor, 2026

Jemeni si front i rivalitetit saudito-iranian

8 Tetor, 2026
US Secretary of State Marco Rubio speaks at the Pnyx hill, where ancient Athenians held democratic assemblies, with the ancient Parthenon temple atop the Acropolis in the background, in Athens, Greece October 7, 2026.   Mark Schiefelbein/Pool via REUTERS

Rubio në Athinë: Kur historia bëhet doktrinë politike

8 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

8 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.