Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me përfaqësues të sistemit bankar dhe të industrisë së re “Fintech” në “Shtëpinë e biznesit”, Rama nënvizoi se Shqipëria nuk është më pjesë e listës gri të Moneyval, teksa shtoi se bankat duhet t’i përgjigjen kësaj sfide.
Rama tha se inovacioni duhet të jetë kryefjalë e punës së institucioneve financiare në vend.
“Më kujtohet kur kemi bërë bisedën me bankat e nivelit të dytë për sigurinë kibernetike, kur kemi folur për domosdoshmërinë e marrjes seriozisht të kërcënimit kibernetik dhe u desh të ndodhte, që pastaj bankat të vihen në lëvizje. Kemi një sistem bankar që ka të gjitha virtytet pozitive të një sistemi tradicional. Jemi të kënaqur me këtë. S’jemi më në listën gri dhe i kemi të gjitha arsyet të kërkojmë me zë të lartë nga bankat që të jenë në lartësinë e kësaj sfide, që është sfida e Shqipërisë”, tha Rama.
“Kjo është një sfidë shumë e fortë e Shqipërisë dhe Shqipëria tre drejtime ka ku mund dhe duhet të shkëlqejë, jo të përparojë, por të shkëlqejë në Evropë, jo vetëm në rajon dhe ato janë turizmi, energjia, inovacioni. Këtu mund të rrisim ekonominë, mund të krijojmë më shumë hapësirë për familjet. Nëse deri dje se kishim bekimin e teknologjisë, sot jemi në një progres eksponencial, me një veprim “x”, dhe në bazë të një vendim i “y” që bazohet tek teknologjia, një vend mund të bëjë një kapërcim 100 vite përpara”, tha Rama.
“Bankat janë aty për ta hapur dyert e teknologjisë, zhvillimit, që Shqipëria të shkojë shumë më shpejt përpara, duke u kthyer në një vend me transaksionet më të larta të cash, në një vend pa cash. Kjo është plotësisht e mundur. Unë e di shumë mirë ë hynë në treg aktorë të rinj që vijnë me zgjidhjet digjitale ka dhe sfida, ka edhe një prishje të rehatisë së bankave, patjetër. Kjo është diçka e paevitueshme. Është koha të merrmi vesh qartë për këtë. S’mund ta pranojmë më këtë situatë. E dimë shumë që teknologjia aq sa na jep mundësi të përshpejtojmë në mënyrë eksponenciale progresin, aq na sjell dhe një gjë tjetër, çdo ditë që humbasin, na lë shumë mbrapa”, nënvizoi Rama.