• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
25 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë masivisht në zgjedhjet në Serbi

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës urbane e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

    Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

    Rama u shtron “sofrën” protestuesve, ftesa e pestë për dialog me studentët

    Marrëveshja për Gazën, Shqipëria konfirmon angazhimin për paqen në prani të ambasadorit amerikan Eric Wendt

    Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

    Ministri Nufi vlerëson atasheun ushtarak italian në përfundim të mandatit, mirëpret pasuesin

    Rama publikon fotot dhe inicialet e të ndaluarve në protesta: S’janë studentë, por persona me precedentë penalë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Si mund të kërkojë opozita kosovare timonin e shtetit, kur ende ëndërron “oborrin e pushtetit”?

2 Maj, 2026
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Prof. Dr. Fadil Maloku,

Sociolog

Nëse analizojmë rolin, shpresën, po edhe ambicien e partive opozitare kosovare për pushtet dhe për shtet dhe, nëse të njëjtat i reduktojmë në një tematikë të vetme – se përse opozitarizmi nuk funksionon dhe përse ai ishte aq periferik e aq formal në skenën aktuale politike të Kosovës – duhet të kuptojmë si rrethanat specifike në të cilat demokracia po ndërtohet, ashtu edhe shkaqet e këtij periferizmi, sa interesant po aq edhe absurd.

Kjo çështje mund të shtrohet edhe më ndryshe: pra, përse opozita në periudhën e ngërçit nuk arriti ta konvertojë pakënaqësinë sociale dhe atë politike në një kapital të duhur simbolik? Paraprakisht më duhet ta sqaroj se problemi nuk ishte vetëm i natyrës organizative, por ishte edhe i frymës strukturore. Që nënkupton se opozita nuk arriti ta katapultoj e artikulojë sa duhet, të paktën në elektoratin e saj, dallimin midis këtyre dy detyrimeve që kanë të bëjnë me etikën politike dhe normën kushtetuese. Pra, duke u dëshmuar si e paaftë për këte rol ndërmjetësuesi aktiv që ka të bëjë me raportin mes shoqërisë e shtetit, ajo duke u ngujuar në pozicionet indeferente në fakt e mundësoj dhe afirmoj kompromitimin e themeleve të “Republikës së parë” (asaj të Kaçanikut) dhe “Republikës së dytë” (asaj ahtisariane), e me këte e ndihmoj fillimin e instalimit të “Reublikës së tretë” si opsesion jetik i Albin Kurtit

Dhe për ta kuptuar këtë çaloshje, apo këtë mungesë angazhimi të opozitarizmit, na nevojitet një analizë pak më subtile që shkon përtej aritmetikës elektorale dhe strukturës sociologjike, që ka të bëjë me frymën e besimit, natyrën e komunikimit dhe metodologjinë e mobilizimit qytetar. Por, për ta bërë këtë, paraprakisht duhet ta sqarojmë se çfarë mungon te opozita kosovare që ka rënë në këtë derexhe periferizuese në mendjet e qytetarëve. Pra, si mund të aktivizohen resurset e saj të “fjetura” në mënyrë shumë më efektive dhe në funksion të interesit të shtetit dhe vendit, tani kur para vetes kemi një muaj jo të plotë për ta testuar rejtingun e saj elektoral.

Në këtë kontekst, sonda jonë na dërgon në disa argumente që, në fakt, asaj mund t’i adresohen jo vetëm si mangësi, por edhe si defekte serioze strukturore.

1. Mungesa e narrativës madhore e mobilizimit  qytetar

Së pari, defekti kryesor i opozitës kosovare qëndron jo edhe aq te vetëkënaqësia dhe komoditeti i të qenit bashkëpjesëmarrëse e vendimmarrjeve parlamentare, anipse ato ishin të pakëta në këto 3–4 vite, por te mungesa e asaj që në sociologjinë e lëvizjeve sociale shquhet e njihet si “narrativë” apo skemë kuptimore mobilizuese e motivuese për votuesit potencialë, që u jep arsye e motivim për aktivizëm qytetar, gjë që p.sh. LVV në vazhdimësi e ka bërë si kur ishte në opozitë ashtu edhe tani në mandatin qeveritar.

Pra, thënë më ndryshe, problemi i opozitës kosovare qëndron në faktin se kur debaton kundër qeverisë, ajo fare nuk bën përpjekje të japë alternativa të qarta, antipode e mobilizuese. Por gjithnjë edhe ato pak kritika e vërejtje që i jepte, në të shumtën e rasteve nuk ishin fare substanciale e ekzistenciale për elektoratin, por ricikloheshin kryesisht si inerte e formale. Dhe nëse pyesim se përse ishte kështu, përgjigjja më adekuate është se të tri subjekteve parlamentare opozitare u mungonte ai rrëfimi politik premtues, si drejtësia sociale, zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit, kriza apo ideja për një shtet funksional.

Por, si të aktivizohet ky potencial i “fjetur” diku në margjinat e zhvillimeve dhe proceseve aktuale që po i maturon shoqëria kosovare? Pra, si të ndërtohet kjo ide e re dhe e paprekur nga establishmenti aktual i LVV-së që, dorën në zemër, narrativat e mëdha (bashkimi i kombit, luftimi pa kompromis i krimit dhe korrupsionit, etj.) nuk i ka përmbaruar ende…

2. Kapitali simbolik dhe kriza e figurave publike

Së dyti, opozita aktuale duhet ta kuptojë më në fund se politikëbërja aktive në një tip demokracie çfarë po e ndërtojmë ne ende funksionon mbi parimet e asaj që shquhet si kapital simbolik (karizma e liderit, besimi në atë që premtohet, kredibiliteti dhe autoriteti moral, etj.).

Tjetër problem që mua dioptria sociologjike ma “detekton” ka të bëjë me faktin dhe aktin se në kulturën tonë emancipuese shumica e fytyrave opozitare ka kohë që kanë filluar të perceptohen si dështakë, si të konsumuar e të paaftë për të ofruar ndryshime të prekshme, sidomos për kontingjentet e reja elektorale që futen në tregun e punës. Kjo na dëshmon se brezat e rinj politikanët aktualë shumë më shumë i projektojnë si njerëz që përveç interesave dhe karrierës së tyre personale asgjë tjetër nuk kanë në mendje. Kësaj bindjeje shto këtu edhe hipotekën e fajësisë për qeverisje me përplot skandale dhe marrëveshje të dëmshme që edhe pas dy dekadash nuk arritën t’i finalizojnë proceset dhe sfidat e sovranitetit bashkë me ato të negocimit me Serbinë.

Pra, në perceptimet publike opozitarët ka kohë që projektohen si kastë që u mungon ajo që në politikë shquhet si autenticitet politik, apo integritet i pakontestuar e i pakomprometuar i bagazhit politik. Thënë edhe më ndryshe, opozita e tanishme, pra tri subjektet parlamentare, në rast se dëshirojnë të futen në një konkurrencë të ashpër me LVV-në, duhet pa asnjë dyshim të promovojnë fytyra të reja që përfaqësojnë interesat dhe gamat e brezit të ri (mos të harrojmë që për çdo vit në Kosovë futen kontingjente të reja ku numërohen 30 deri 35 mijë votues!), pastaj të distancohen nga përvojat e kaluara si Marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 që po ashtu mund t’i avancojnë vetëm të rinjtë që dinë, munden dhe e rrisin konkurrencën tashmë të aahpërsuar dhe të politizuar politike.

3. Aktivizimi i votuesve dhe strategjia e re mobilizuese

Së treti, mendoj gjithashtu se opozitarët, nëse dëshirojnë ta rrisin “peshën e tyre specifike” në sytë e elektoratit që tashmë ka një tjetër “orbitë” emancipuese e profesionale, duhet të fillojnë të hulumtojnë mënyra të reja për të aktivizuar potencialin e votuesve të heshtur (“vota gri”), apo si thuhet votuesve të pavendosur, të cilët nga përvojat e kaluara zgjedhore e sidomos ato të 28 dhjetorit, ditën të përmbysin kalkulimet hipotetike të opozitës lidhur me dobësimin e LVV-së. Kurse për zgjedhjet e 7 qershorit mbetet për t’u vërtetuar apo demantuar afinitetet, synimet, po edhe ambiciet e këtij kontingjenti, për mua shumë inteligjent për ta “mirëmbajtur” qëllimin e tyre premtues ndaj LVV-së.

Një këshillë tjetër jo obliguese për të gjitha partitë parlamentare, po edhe ndonjë të re që ka vendosur t’ia mësyjë altarit të Kuvendit të ri që do të dalë pas 7 qershorit, ka të bëjë me një strategji e ofertë të re (që kanë të bëjnë me politika konkrete, si punësimi, mirëqenia, se po na vjen një krizë e thellë dhe sidomos një premtim për arsimin, se jemi duke prodhuar analfabetë funksionalë) shumë më praktike e pragmatike për studentët, për diasporën e sidomos për shtresën e mesme urbane. Sepse aty kanë shanse ideale për ta rikuperuar veten dhe programin e tyre.

4. Monologu i mbyllur dhe humbja e terrenit shoqëror

Sepse, siç jemi dëshmitarë në të gjitha zgjedhjet e deritanishme, partitë politike tona komunikimin e vet politik e kanë zhvilluar kryesisht me degët e veta militante nëpër terren, duke harruar tërësisht kontingjentet e shtresave për të cilat po aludoj. Në këtë fushatë që veç ka nisur duhet pasur parasysh edhe një element tjetër përmbajtësor që në gjuhën sociologjike shquhet si “hegjemoni kulturore”, apo si narrativë dominante që e ka ndërtuar me mjeshtri LVV, e të cilës opozita gjatë ngërçit fare nuk arriti t’i konkurrojë qeverisë në dorëheqje, ngase ishte “pronësuar” më heret.

5. Nga zhurma në argument, kriza e diskursit opozitar

Opozita po ashtu, nëse do me rritë kuotën e votave, e ka për obligim që gjatë fushatës të mos mërizojë, por të reagojë në debate që do mbahen. Dhe atë jo me zhurmë e kakofoni, por me argumente bindëse shkencore dhe me gjuhë që e kuptojnë të gjithë, sidomos kur janë në pyetje temat rreth ekonomisë që është në krizë, rreth shëndetësisë kaotike, rreth dukurisë së migrimit të pandalur, rreth arsimit të ngecur, etj.

6. Fragmentarizimi dhe nevoja e koordinimit të brendshëm strategjik

Gjithë kësaj strategjie, kur i shtohet edhe një qasje e re bashkëpunimi ndër-opozitar që ka munguar kahmot shkaku i polarizimeve dhe humbjes së besimit të ndërsjellë në koalicionet e brishta, shanset mund të kapitalizohen dukshëm. Fragmentarizimi i tepruar opozitar, subjektet parlamentare kosovare i ka bërë shumë më konkurruese mes vete sesa me qeverinë.

Atyre tani u duhet një koordinim minimal strategjik që mund të gjendet me mirëkuptim në formë të koalicioneve tematike (jo domosdoshmërisht elektorale), pastaj në formë të mesazheve të përbashkëta për tema kyçe që kanë të bëjnë me interesin e shtetit, ku emocioni në debate ka me qenë instrument shumë i rëndësishëm në mobilizimin e votuesve. Fakt që elektoratin kosovar e bën tejet të ndjeshëm emocionalisht janë edhe vuajtjet e sakrificat që u paguan si faturë për lirinë dhe shtetësinë që e gëzojmë sot të gjithë.

7. Dobësitë tjera shtesë që duhet pasur parasysh opozita

Nëse, përveç hipotekës për qeverisje të dobët në të kaluarën ende të freskët në memorien kolektive qytetare, dobësi tjera shtesë të opozitës kosovare në pesë vitet e fundit mund të përmbledhën edhe këto: mungesa e unitetit, mungesa e një alternative të qartë ndaj qeverisë Kurti, dobësia në komunikim me publikun dhe rënia e besueshmërisë në sondazhe. Këta faktorë kanë bërë që opozita të mos arrijë të mobilizojë elektoratin dhe të mbetet në hije të qeverisë Kurti 2. Ajo po ashtu asnjëherë s’ka arritur të artikulojë qartë qëndrime të forta për dialogun me Serbinë, pastaj për proceset dhe sfidat e integrimit evropian apo menaxhimin e krizave ekonomike dhe zbehjen e standardit jetësor. Ajo në shumicën e këtyre temave ekzistenciale më shumë ishte në rolin e kritikuesit sesa të ofertuesit të një alternative konkurruese me LVV-në.

Në thelb, kriza e opozitës kosovare ishte krizë e ndërmjetësimit publik, ngase ajo dështoi ta lidhë interesin e lakmisë për pushtet, që është i përkohshëm, me interesin e patriotizmit për shtet, që është i përjetshëm. Dhe nëse, në zgjedhjet e 7 qershorit, ajo sërish nuk arrin ta artikulojë dhe strukturojë qartë vijën ndarëse mes lakmisë për pushtet dhe përgjegjësisë për shtet, duke e shndërruar këtë dallim në veprim politik, atëherë ajo nuk do të mbetet thjesht në periferi, por rrezikon sikurse në Shqipëri të shndërrohet në një zhurmues politik, por pa ndonjë ndikim real.

Në këtë rast, opozita kosovare nuk do të humbasë vetëm zgjedhjet, por do të pësojë edhe një debakël të qartë në përpjekjen për të fituar legjitimitetin e pretenduar për një rol politik substancial në vend. E opozita që nuk ndërton narrativë alternative konkurruese në skenën politike, nuk mund të shquhet opozitë e njëmendtë, por vetëm një komentatore dhe altoparlante e pushtetit.

Në fund të fundit, fuqia e opozitës aktuale nuk do matet tani vetëm me praninë e saj në studiot e shumta televizive, por me aftësinë për të animuar besim, alternativë dhe bindje te qytetari i larguar. Pa këtë sens dhe aftësi mobilizuese, ajo edhe më tej do të mbetet në margjinat e zërave shterpë pa jehonë të madhe dhe pa ndonjë peshë të theksuar që do ndikonte në rrjedhat dhe sfidat që po e presin Kosovën në agjendat evroatlantike dhe sidomos me Serbinë.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Nga Beogradi në Tiranë: A po paralajmërojnë protestat studentore një ndryshim rajonal dhe fundin e një cikli politik?

25 Tetor, 2026
FOKUS

Turqia dhe Greqia: Mosmarrëveshje e re për të drejtën detare në Mesdhe

25 Tetor, 2026
FOKUS

Mundësia e fundit për një Serbi evropiane

24 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Nga Beogradi në Tiranë: A po paralajmërojnë protestat studentore një ndryshim rajonal dhe fundin e një cikli politik?

25 Tetor, 2026

Vuçiçi: I humbëm këto zgjedhje, fitoi lista e studentëve

25 Tetor, 2026

Gjermania do të marrë pjesë në stërvitjen e parë ushtarake të “Koalicionit të të Vullnetshmëve” në mbështetje të Ukrainës

25 Tetor, 2026

Serbi, mbahen zgjedhjet pas dy vitesh protestash studentore; Vuçiçi përballë sfidës politike

25 Tetor, 2026

Turqia dhe Greqia: Mosmarrëveshje e re për të drejtën detare në Mesdhe

25 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.